FRYMËZIM VJESHTE

Nga Rexhep Kasumaj

Frymëzim vjeshte

(Një sprovë…)

Vdekja e fundit e “Katarinës”…

1.

Berg Karabach, (Azerbajxhan i pasur), kjo krijesë sfidante dhe e pajetë, shpërbëhet tani para syve tanë. Tash sa vjet, kishte lëmuar iluzione armene e hapur shumë varre në Dhéun e huaj, duke lënë mijëra nëna me duar në gji…

Është midiskohë inerte. Dhe dalëzotësit nga Kremlini i trëmben rrokullimës së vet. Aventura putiniste në Europë i vetmon xhuxhërit e tyre rendprishës n’për zona të huaja gjithandej.

Dhe, ndaj, Karabahu rrëzohet. Shpallet nul, si  t’mos ketë qenë kurrë.

2.

Knin, (Kroaci e bukur veriore), më herët, në fundshekull. Një Enklavë (SAO) serbiane, shkërmoqej shpejtësisht.

Në gjurmë kolonësh serbë, kishte pretenduar një shtet korrespondent për të ngritur Belgradin në shkallë Imperiumi gjithëballkanës.

Por, më parë, duhej prishur ëndrrën armikut latin…

Keni blerë armë duke shkelur embargon, e qortonin Kroacinë. Natyrisht, nuk do të blinim

stilolapsa në luftë, ishte përgjigjur Stipe Mesiqi legjendar.

Ndaj erdhi stuhia rrafshimtare. Ishte pjesë fati, vullneti suprem dhe revansh historie në shtjellën e dekompozimit, ende të pakryer, të Jugosllavisë së dytë.

Dhe, natyrisht, fillesë vitale e pavarësisë së një populli mijëravjetësh kulturë…

3.

Së voni, tani, sipas një vargori rendor, Veriu i Kosovës, hallakatet njëj udhe të rrahur. Dhe, pra, shteghapuri elementar.

Një analogji tipike vjen me idenë e urtë dhe pragmatike të transferimit të banorësisë së Veriut të Kosovës drejt Rashkës, thellë në Serbi.

Dhe është ngjashmërisht e drejtë e racionale, sepse ashtu si serbët enklavorë të Kninit apo armenët e  Azerbajxhanit, nuk gëzojnë kurrësesi aftësinë për koekzistencë të qetë e të civilizuar politike.

Veçse, si e shpjegoi nismën e vet Briti i hollë Denis MacShane, largimi i serbëve do të bëhej njëj patronazhi humanitar dhe financiar të perëndimit…

4.

Pastaj, mbetet dhe pak punë në Bosnjë e Maqedoni, që, së fundmi, të varrosej e vdekura e mijëvjeçarit të ikur, “Katarina” e dashur e Vuk Drashkoviqit, e, poaq romantike, e Edvin Ramës, qarë ditë e natë me njëmijë palë lot!

______________

Nga Rexhep Kasumaj

TERRORISTËT QË VIJNË TASH NJËQIND VJET…

(Bashkimi si një aksident historik)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura