GARAT E KUIZIT, JO VETËM QË, GJALLËROJNË DHE POPULLARIZOJNË POR EDHE THELLOJNË DHE ZGJEROJNË NJOHURIT SHKENCORE

Fjala e Prof. dr. Tefik Bashës, redaktor i librit

GARAT E KUIZIT, JO VETËM QË, GJALLËROJNË DHE POPULLARIZOJNË POR EDHE THELLOJNË DHE ZGJEROJNË NJOHURIT SHKENCORE

 “Kuizi i gjeografisë në gjimnazet e Gjilanit dhe Kamenicës (1987-2017), 2022, mbajtur në Gjilan, më 7 Maj 2022

Të nderuar të pranishëm

Sot, po promovojmë, një libër publicistiko-popullarizues, por edhe nga pak shkencor, që ka të  bëjë, me një tematikë të rrallë dhe interesante. Fjala është, për librin që ka të bëjë me organizimet e kuizeve të diturisë nga lënda e gjeografisë, të autorit prof. Safet Rexhepi, që kontribuoj më shumë se dyzet vite në ligjërimin e lëndës në dy qendrat e shkollave të mesme: në Dardanë (ish-Kamenicë ) dhe në qendrën regjionale në Gjilan. Tani po sa i pensionuar.

Fjala e Prof. dr. Tefik Bashës, redaktor i librit

Këtë fjalë rasti e kam titulluar:

GARAT E KUIZIT, JO VETËM QË, GJALLËROJNË DHE POPULLARIZOJNË POR EDHE THELLOJNË DHE ZGJEROJNË NJOHURIT SHKENCORE

Interesimi, entuziazmi, dhe, dashuria ndaj lëndës së gjeografisë, profesorit  Safet Rexhepit, sikur nuk i mjaftonte vetëm interpretimi dhe shpjegimi në ligjëratat e rregullta dhe obligative me nxënës, por, ai gjeti edhe një formë tjetër joshëse dhe atraktive, duke i hyrë zgjerimit dhe thëllimit të kësaj dashurie ndaj kësaj lënde, përmes, organizimit të garave të kuizeve të diturisë nga kjo lëndë, ku, përmes garimit, përpiqej të nxis,  thellimin dhe zgjerimin e njohurive përmes organizimit të kuizeve, në orët plotësuese, në kohën e lirë, me të vetmin qëllim:, që të shtoj dashurinë te nxënësit, jo vetëm në njohjen e resurseve dhe  proceseve natyrore dhe shoqërore, por edhe  mënyrës bashkëkohore të shfrytëzimit të tyre.

 Shkenca e gjeografisë, siç dihet, është ndër disiplinat më të vjetra dhe më të hershme. Ajo, fillet e saja, i kishte qysh nga atëherë, kur njeriu kishte shfaq interesime për njohën e ambientit dhe rrethinës së tij jetësore, ku ai jetonte dhe vepronte, e që, ato njohuri, të atëhershme modeste, të madhësisë  botes, shtriheshin, aq sa ishte largësia e pamjes së syrit të njeriut në horizont, (dmth. deri atje ku  puqej sipërfaqja e tokës me  qiellin ). Ajo vazhdon, duke i përcjellë të arriturat deri te transformimi bashkëkohor i  dukurive dhe fenomeneve natyrore e shoqërore. Tani, ajo është  nder shkencat hapësinore planetare dhe astronomike  moderne që po ecë me kohën. Arritjet dhe avancimet shkencore ,ishin dhe do të mbeten si interesime të domosdoshme jo vetëm për shkencëtarët, hulumtuesit ,por edhe për nxënësit, të niveleve të ndryshme. Ato arritje ishin dhe mbeten, njohuri joshëse , që kanë ndikim, në thellimin e njohurive nga kjo fushë interesante dhe multidiciplinare.

Prandaj, nëpër mes organizimit të këtyre garave në kuize, autori i librit, prof. Safet Rexhepi, përpiqej të nxiste nxënësit, që  të thellojnë njohurit, të popullarizoj dhe të shtoj interesimin për njohurit e reja, për disiplinat e saja si: Gjeologjia, Astronomia, Klimatologjia, Hidrografia, Hartografia, Popullsia, Ekonomia, Politika, Turizmi, etj, të gjitha këto, duke i përcjellë nëpër mes garave të kuizit.

Posa fillova të lexoj dorëshkrimin, Profesori Safeti, më ktheu mbrapa në kohë, kur për herë të parë, kishte filluar të aplikoj garat e kuizit nga lënda e gjeografisë, në të cilat, më kishte ftuar disa herë në juri profesionale për vlerësim, kur garuesve ju dhuroja libra, së bashku me te, që  kishin të bënin jo vetëm më këtë fushë, por edhe të Anamoravës,.

Libri, përmes tematikës dhe pyetjeve të parashtruara, bënë kronologjinë e ngjarjeve edhe rrjedhave me të dhëna gjeografike, veçmas ato kombëtare. Është një shembull i mirë, i analizave të thella të ngjarjeve, dhe të dhënave krahasimtare nder vendet, regjionet dhe kontinentet. Veçmas, ndalet në të dhënët nga gjeografia e trojeve kombëtare shqiptare. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm për të vërejtur dhe përcjellë ndryshimet dhe transformimet gjeografike, që adresohen në segmente shumë të rëndësishme kronologjike dhe krahasuese, që lehtësojnë mënyrën e të menduarit dhe të përvetësuarit, e njohurive, për proceset dhe fenomenet natyrore dhe shoqërore, duke u ndalë edhe në analizën e resurseve, nga nivelet lokale, regjionale dhe botërore.

Me shumë përkujdesje, paraqet kronologjinë e numrit të kuizeve, pjesëmarrësve me emër dhe mbiemër, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuizit nder vite. Aty janë prezantuar: vendet, shkollat, profesorët e lëndës së gjeografisë, nxënësit, klasat dhe fitusit në kuize ndër vite.

Ky libër, paraqet një raritet, jo vetëm në fushën e gjeografisë, ku pyetjet gërshetohen jo vetëm nder shtete, por edhe nder  ngjarje, periudha edhe fenomene. Nëpër mes pyetjeve të parashtrua, e bëjnë aq interesant motivimin e nxënësit, jo vetëm për vendin që do e zë në garat e kuizit, por për tematikat dhe përmbajtjet shumë interesante, të përzgjedhura nga autori.

Libri është i përgatitur me shumë kujdes, si i tillë është i rrallë. Këto gara jo vetëm që kanë nxitur konkurrencën e  rangimit, por edhe të nxënuarit dhe të përvetësimit të njohurive nga kjo lëndë, respektivisht  fushë me shumë interes .

Kjo formë, e mbajtjes së garave nga gjeografia , dhe këto kuize, ishin dhe mbeten nxitje dhe motivim për nxënësit e dy shkollave të mesme, në dy qytete të ndryshme ku punoj dhe veproi autori deri në pensionim (Gjilan e Dardanë-Kamenicë).

Futja e frymës garuese, shton interesimin e nxënësve për lëndën, i ep gjallëri duke i popullarizuar edhe të arritura bashkëkohore të kësaj lënde. Në këtë libër, autori prezanton rezultatet e kuzit, në garat e organizuara pa ndërpre brenda dy dekadave, që nga viti 1987-2017, në të cilat kishin marrë pjesë 350 garues ,duke u shpërblyer edhe me mirënjohje dhe çmime të ndryshme, në dy shkollat ne qendra te ndryshme.

Këtë, entuziazëm ndaj kësaj lënde, ai e tregoj, duke shprehë interesimin e tij që nga koha e studimeve, që kishte një interesim të veçan për këtë shkencë duke arritur rezultatet të konsiderueshme ndër gjeneratat e atyre viteve në Departamentin e gjeografisë në Prishtinë.

Me këto aktivitete, ai solli një frymë plotësuese në nxitje, interesim dhe thellim të njohurive për fenomenet e ndryshme natyrore e shoqërore, si dhe një frymë konkurruese për nxënien e këtyre njohurive. Për këto thellime njohurish, obligonte dhe orientonte pjesëmarrësit e kuizeve që të lexojnë publikime të reja dhe literaturë plotësuese.

Autori, i këtij publikimi, kishte ushtruar mase 40 vite këtë mision të shenjtë, të mësimdhënësit të kësaj lënde, dhe në momentin e pensionimit, në bazë kësaj përvoje të gjatë, ka bërë mirë, që finalizoj këtë përpjekjeje dyzet vjeçare, edhe me finalizimin e këtij botimi. Prandaj, edhe e kam sugjerua, që këto të dhëna, të mos mbetet si materiale, por do të ishte me interes që të botohen si libër, si  një risi dhe një nxitje, për organizime garash të tilla, në nivel kombëtar edhe nga lendet tjera.

Prandaj, për fund, do të ishte mirë që ky publikim  i rrallë, i kësaj natyre, të shërbej si një  nxitje dhe model edhe për lëndët tjera, që do jetë një lloj  historiku, që  rikujton dhe rikthen pjesëmarrësit, brezat, shkollat, dhe sukseset e arritura në periudha të ndryshme kohore, bile, bile edhe kur punonim nen okupim, ato ngjallin interesimin shtese dhe motivues, me plotë fanatizëm, për të vazhduar punën, pa marrë parasysh rrethanat kufizuese nga okupuesi, që kishte largu nga objektet shkollore nxënësit dhe studentet e të gjitha niveleve.

Prandaj Prof. Safetit, urime pensionimi, shëndet, mbarësi, si dhe eventualisht, të presim edhe ndonjë publikim tjetër të radhës, me tematikë të ngjashme, nëse nuk ka mund t,i përfshij të gjitha në këtë publikim.

Faleminderit për vëmendje.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

VLORA JONË!

VLORA JONË! Një reflektim i shkurtër nën hijen e Seminarit të XVI-të Mbarëkombëtar për Mësuesit e Gjuhës Shqipe…