SYTË QË MË PËRCJELLIN

Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

SYTË QË MË PËRCJELLIN

1.

A e dini, a keni menduar te pamja e njeriut se gjëja më e bukur janë të dy sytë. Ka shumë gjëra të tjera, me mjaft rëndësi, p.sh. buzët, që ngërthejnë dashurinë e parë në vetvete dhe pak kush ka mundësi që ta nxjerrë puthjen nga vendi i fsheftë. Të bukurat nuk kanë fund! Secili i gjënë nga një vend tjetër, e për ta do të jetë ajo “më e bukura”. Për mua, janë të dy sytë!

Po, po. Me këta dy sy e kemi parë jetën, kur kemi lindur. Kemi qenë me të qara të dhimbshme, por kur i kemi hapur sytë për herë të parë, e kemi parë mamanë, babain apo gruan që i ka ndihmuar asaj, që të më lindë mua, apo ka qenë spitali i lindjes, dhe gjëra të tjera…

“A propos, a propos de vous” – thuhet ndër fjalët francese. Rreth gjërave, rreth diçkaje, rreth gjërave tuaja. Pra, “gjërat” fillojnë. E “gjërat” vendin e tyre të padiskutuar e kanë në gjuhën e parë shqipe, para gjuhëve të botës, por askush nuk na e njeh e nuk e di mirë vendin e vërtetë të fjalës.

Këtu nuk po merremi me fillimin, as me gjuhët, as me fjalët e para, por te njeriu, me gjërat më të bukura në botë. Njeriu ka lindur në shembullin e Zotrave, me kaçik të vogël e të brishtë, të cilin mund ta prekim lehtë, sepse do të shkatërrohej, si fëmijë i bukur, për të cilin na shkojnë lotët prej zemrës sonë të vogël, njashtu sikurse atij. Fëmija e ndjenë ate se çka është me të vërtetë, e nuk mund t’a thotë sa i lëndueshëm e i brishtë është ai, poashtu deri në vaj, por e pa shkatërrueshme. Duke vazhduar të jetojë dikur do ta kuptojë se ai vend i trupit, që rrah pa pushim gjatë tërë jetës dhe e mbanë atë qenie të gjallë me dashuri, me dhembje, me mall, nëpër të pamunduarat e jetës, e ka një vend të vogël e të rëndësishën, e kjo është zemra e tij!

Zemra është e vogël për njeriun, por e madhe sa e tërë bota! A e shihni ju këtë gjë? Vendi më i madh i botës është zemra, ndërsa vendi më i bukur janë të dy sytë. Me ata sy, të bukur, me të gjitha lojet që ka mundësi të krijohen, e jo të verdhën, sepse ishin të lidhura magjitë e me të ligën e tyre. P.sh.: te arkadianët e lashtë. Ajo është jeta e përkohshme, me larushi të ngjyrave të natyrës së saj! Pa ngjyra, bota do të jetë shumë e varfër.

E them “arkadianët”, sepse logjika ime i pranon si të tillë, e jo akkadianë. Emri u ka rrjedhë nëpër vite prej shqipes, e shqip i thonë “arka” e ja “akka”. Ishte nëna e madhe në mes, që e ruante arkën e tyre, nëpër shtegëtimet e më tutjeshme. Pra nëna, e ama, që i thonë në gjuhën moderne, ka qenë ajo që i ruante gjërat e vlershme, në arkën e madhe. E “akka” i thonë ata që nuk dinë se prej kah rrjedhë emri i tyre. Ky embrion i fjalës “akka” nuk do të thotë asnjë gjë, në asnjë gjuhë tjetër, pos i bashkuar me “akkadianët”!

Le t’i thonë çka të duan. Për mua, kjo gjë nuk ka vlerë e nuk tingëllon e kuptueshme si “arka”. Prej tyre rrjedhë fjala “arkadianë”. Edhe pjesa tjetër, “dia=dianë” është natyrë e ndërtimit të shqipes së vjetër. Në vërtetë, gjuha arkadiane është gjuha e vjetër shqipe, por të tjerët nuk e dinë se ne jemi ende të gjallë. Meqë nuk dinë ndonjë gjë tjetër, i thonë gjuhës së vjetër shqiptare një “gjuhë kopte”, d.m.th. “gjuhë e pa kuptueshme” për ta, deri te i pari, Jezusi, i fesë katolike. Ai është arbani i fundit pagan dhe i pari që është kthyer në një fé. Ne nuk po merremi me të vjetrat, por me gjërat aktuale. Jo, pra! Nuk po merremi me të tjerat, sepse edhe pa sy do të kemi mundësi që të jetojmë. Ka shumë të verbët në këtë botë, të dijshme apo të padijshme, të dukshme apo të padukshme, reale apo ireale, me larushinë e ngjyrave.

Larushinë e gjërave të pamura, i ndruajmë në vetvete, e kjo është qendra e çështjes. Ne shohim, kur i kemi syte. Ah, sytë! Sa vlerë të madhe kanë! E sheh vetë larushinë e ngjyrave! Gjë përrallore!

Nuk do t’i përjetojnë ata njerëz që nuk e dinë vlerën e madhe të syve. Sa keq që të lënë sytë!…

2.

Gjëja që i ka në vete njeriu është se ai nuk e përcepton të drejtën. I thua, por prap nuk e kupton. Bota e brendshme dhe bota e jashtme, në një çast të vogël, i merr dhe i përbin në miliarda forma e miliarda ngjyra përmes syve, e ky është syri. Ne nuk kemi shumë vetëdije dhe nuk i shikojnë apo nuk i mendojmë në atë çast, e përmes syve na përvidhet jeta e tërë, së jashtmi e së brendshmi. E brendshmja na del përjashta e merr përjashta ato që do ai, derisa ne nuk mendojmë për këtë gjë.

Bukuria e syve do mund të shëtisë nëpër mija forma të kërkimit tonë gjatë studimeve, e mija vepra janë, nga të gjitha gjuhët, nga shkencëtarët apo nga mendimtarët e medhenj e të vegjël, të cilët bëjnë prova të japin botën tonë të bredshme, e cila quhet “gjendje e shpirtit”.

Gjendja e shpirtit del për një milionten pjesë të sekundës, sa drejtohet syri jonë, dhe merr miliona laryshi të formave të jetës. Ne po e kujtojmë librin e veçantë e të vogël, si libërth, të Rudof Steiner, i cili është një shkencëtar i dëshmuar nga Zvicra, i Dornach-ut, i cili thotë, kur i mbante ligjëratat e tij në Berlin, me 27 prill të vitit 1909; 20 janar dhe 3 shkurt 1910:

“Sot do të flasim për atë shprehje universale të shpirtit njerëzor që mund të njihet në gjuhë.” [1]

Pra, ajo njihet në gjuhë, dhe cila ka qenë gjuhë e para, por e thonë se janë “gjuhët indo-evropiane”. Prej Indisë dhe në Evropës ka shumë popuj, por cili është ky popull nuk mund të mendojnë ata, e ne jemi në Evropë, ndërsa gjuha shqipe është lënë pa mëshirë si gjuhë e vogël dhe në fillim.

Gjuha arkadiane nuk është fare e përkthyer në asnjë gjuhë, sepse janë gjuhët konvertuale e koncektuale, prandaj këtë gjuhë nuk e flet më askush, e është krijuar “një tjetër gjuhë”, pra gjuha letrare shqipe. Kjo gjuhë mund të deshifrojë emrionet e fjalëve të vjetra, nga koha e vendi kur kanë qenë këto gjuhë në krijim e në qarkullim, edhe prej gjuhës së vjetër simbolike shqipe, ndërsa gjuhet e tjera merren me deshifrimin e rrënjëve…

Po e lëmë njëherë këtë çështje. Ka kohë më tepër të merremi në shkrimet e gjuhës. Në çështjen e psikologjisë dhe të shkencës nuk shikohet kjo gjë. Ajo e jep vetëm shprehjen univerzale të shpirtit njerëzor.

Shpirti njerëzor është shprehje e jetës dhe shprehja e jetës është të qenurit në këtë botë. Të qenurit në këtë botë vie si shprehje e jona në raport me Zotin e Madh, sepse na ka krijuar në shembullin e tij, në jetën tonë të përkohshme. Nuk kemi pse ta shprehim vetveten, kur kjo gjë është brenda neve. Shprehja e jashtme është shprehje e ardhjes sonë në këtë botë nga bota e padukshme, bota paralele dhe bota tjetër, bota ireale, të cilës ne i themi se është “bota e përjetshme”.

Në të vërtetë, duhet t’i shpegojmë edhe këto gjëra: prej kah kemi ardhur në këtë jetë? Ne radhë të parë, a jemi ardhur prej brendisë së tokës apo jemi ardhur prej botës së qiellit, prej galaktikës apo prej galaktikave të tjera.

Pra, nëse kemi ardhur prej qiellit, jemi prej Zotit të Madh, nëse jemi prej brendisë së tokës, jemi të ardhur prej djallit të madh, Kryedemonit. Te dy, nuk flasin asnjë fjalë dhe të heshtur ma përgjojnë. Të ardhurit prej Zotit të Madh nuk kanë kohë për veten e tyre e vrapojnë që të bëjnë mirë, sikur në shpirtin e tij e ka të mirën, të bukurën, të përkryerën, absolutën; ndërsa të tjerët, që kanë ardhur prej Kryedemonit, mundohen të prishin ate çka ka bërë njeriu i mirë në shembullin e Zotit të Madh; që ta prishnin absoluten, të mos ishte e përkryer në asnjë rast, të ishte keq, jo bukur, por e shëmtuar, e ndytë dhe ligë, e kështu, një nga një me radhë.

Centifuga magnetike e globit tonë është rezultat i ndërhyrjes së polit negativ kur nuk e pret në jetë me polin positiv. Gjithnjë na vije kjo gjë në shprehje. Pse jemi kështu e nuk jemi ashtu, siç thotë kundërshtari i jonë, lanet pastë përgjithmonë. Gjithmonë në anën e djathtë të rrugës, në krahun e djathtë të punës sonë të përditshme, në polin positiv të jetës, të urtë e të qetë, kur kundërshtarët tanë janë gjithnjë në anën negative të jetës, në anën negative të punës së përhershme të tyre, pra në polin negativ të jetës.

Të sertë e të çmendur, janë në përditshmëri. Ne e marrin një copë dërrase të jetës e ta bëjmë shtëpinë, e ata vinë me shpejtësi që të na heqin nga dora çekanin e gozhdën. Thonë se këto na i ka shndërruar me magji të praptë “ai”, i yni, që na paraqitet “në anën tonë”. Në vend të Zotit të Madh, ky është Kryedemoni. Ai është kundër njeriut e vetvetes dhe që e ka planifikuar këtë rrëmujë. Rrëmujën vetë e bëjnë, shkatërrimin tonë po ata, prishjen e punës sonë të njëjtit, e argumentet mund t’i gjëjnë që në start, dhe magjinë vetë e kanë, ata janë shkatërruesit. Ne, përpiqemi që të bëjmë shtëpinë, në tokën tonë, për të jetuar thjeshtë e për të mos ua shtrijmë duart para dikujt.

“Ne e kemi parë enigmën e madhe njerëzore nga këndvështrimet më të ndryshme. Detyra jonë sot është të flasim për diçka mjaft të zakonshme. Por ndoshta pikërisht duke u lidhur me diçka krejt të përditshme, ne do të shohim se si gjëegjëzat e jetës mund të na dalin rrënjësisht në çdo hap, si duhet t’i kuptojmë ato dhe duke i zotëruar ato, të thellohemi në thellësitë e vështrimit brenda të rendit botëror. Sepse shpirtërorja dhe më e larta në përgjithësi nuk gjendet diku në një distancë të panjohur, por na zbulohet në gjërat më të përditshme. Në më të voglin mund të kërkojmë më të madhin, vetëm nëse e kuptojmë. Dhe prandaj sot, në ciklin e leksioneve të dimrit të sivjetmë, duhet të përfshihet një reflektim mbi temën e përditshme të të qeshurit dhe të qarit nga pikëpamja shpirtërore-shkencore.”[2]

Shumë mirë! A e kupton këtë njeri të madh të botës çka thotë?! A e dini se i madhi mund të rastisë në një vend të vogël e ta thotë ate që do t’ua kishim thënë në një milion formash të tjera, thjeshtë e nga përditshmëria.

Për çdo ditë i kemi këto mundësi e nuk po i shfrytëzojmë! Diçka e madhe na vjedhet nga koha e jonë e nuk e dimë çka na ka humbur! Për çdo ditë qëllojnë të ligjtë pranë nesh. P.sh.: na vrasin me ndonjë gjë tjetër, sikur na vrisni më parë; na prenin në fyt apo kudo tjetër. Fëmijët tanë na i shponin me singi të vjetra, sikur të prejnë një boston të rritur me mundin tonë, fare pa dhimtë, pa ndonjë fare mundimi apo të luhatjes së mendimit të tyre se po e bënin “diçka të turpshme”. Madje i dëgjojnë me respekt të lartë shuplakat e botës me duartrokitje ndaj tyre, e janë kundër të lumit Zoti i Madh, për ne e për punë të përditshme! E a doni diçka tjetër të kutoni?! Jo, nuk u duhet!

Ne, po i themi shumicës së njerëzimit se jetojnë “njerëzisht”, si njeriu, e nuk janë tjetër pos demonëve, që jetojnë në mesin e njerëzve.

Djalli na mashtron! Po, po. Na e vjedh kohën me lutje, 5 herë në ditë apo njëzet herë në njëzet e katër orë. Të mirat tona na i merr djalli dhe qeshet me neve! Ashtu duket! Njeriu i vërtetë, i dërguar nga i lumi Zoti, nuk e ka asnjë mundësi që të shikojë “përtej jetës” dhe të padukshmes. Kufiri i jetës së përkohshmes aty ndalet e pushon. Andej nuk shohim e këndej lutemi, e lutemi përgjithmonë. Cilit po i lutemi? Vjen djalli me gjuhët e panjohura e na lidh rreth vetes, si të jetë “e mundur” për te, e thjeshtë dhe e aplikueshme!

-Përskaj vajit e ke të qeshurën! Qesh, në vend se të qajsh, sepse Zoti i Madh të ka dhënë zemrën, mendjen e sytë! Jeta është si një pasqyrë e madhe, që do të përjetësosh tërë ate që quhet <jetë e përkohshme>! – e përsëris vetveten.

Më mirë po qesh përmes vajit! Vajit, i cili më degdiset pa pushim. Ulem, e prap ai më ndjekë. Ngritem e prap më ndjekë.

Në cilën maje mali të shkoj, edhe përtej vetes, i mallkuari prap vjen pas meje! Nuk e di! Më bëhet sikur më përcjellin sytë! Gjithnjë s y t ë, me lot!

Sytë e shohin botën! Pikërisht ata më përcjellin…

3.

A propos! Mes vajit e qeshjes është vdekja. E jeta shtrihet midis tyre. Kjo gjë është një segment me pikë e fillim. Sa gjatë shkon jeta, nuk e di askush.

E ardhmja është krejtësisht e panjohur. Ne mendojmë se e paramendojnë, por kot kjo gjë na kalon ndër paramendime. Nuk e dimë a jetojmë edhe më tutje apo vdesim në ndonjë ditë!

Po them se kjo “gjë”, është më e para dhe shkruhet me shkronjën “gj”, që nuk është tjetër pos bashktingëllore shqipe. Ky është vizioni i syrit e vizionet janë janë paramendime, në vend të syrit të tretë, që nuk duket!

I pari ynë e ka pasur syrin e tretë në kafkë dhe ka qenë gjysëm-zot! Ai quhet POLIFEM dhe është i martuar me GALLATËN, i gjetur në shpellën e Spilles, te Vlora, në Shqipëri. Askush apo pak kush e merr nëpër shkrime.

Të tjerët, le t’i drejtojnë sytë kah duan ata! E dinë apo nuk e dinë këtë gjë, unë nuk e di! Të gjithë i kanë me miliarda e miliarda arësye të sjellin përpara gjuhës sonë, por bashëtingëlloren “gj” të shqipes nuk e kanë.

Le të përjargen deri në fund të fjalës, nëse duan! Këtë gjë nuk do ta marrin prej meje! As unë nuk do t’ua jap! Po i shikoj drejt në sy!

Ata që duan ta vjedhin këtë gjë, janë fundi i fundit!


[1] Rudolf Steiner, „Die Ausdrücksfähinkeit des Menschen in Sprache, Lachen und Weinen“, Verlag der Rudolf Steiner – Nachlassverwaltung Dornach, 1970, faqe 7.

[2] Po aty, faqe 66.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

XHORXH GORDON BAJRONI

Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes XHORXH GORDON BAJRONI Nga Xhelal Zejneli                                           Xhroxh Gordon Bajroni (George Gordon…