GAZMEND ISLAMI: LUFTA PËR TË VËRTETËN E UҪK’së!

Nürnberg, 09. 03. 2016: Nuk është rastësi që në momentet më të vështira, në kohën kur bëhet luftë për të vërtetën, dhe të pavërtetën, të hynë në lojë shërbimet informative, që zakonisht orientohen kundër gjithë atyre që kanë mbi vete bagazhin e të vërtetës. Kur nuk mund të eliminojnë fizikisht, atëherë propaganda për diskreditimin e figurës së tij, fillon zakonisht nga ata që i njeh, nga ata që i ke mbrojtur dhe i ke cilësuar si të besueshëm. Kështu është edhe loja me Ambasadorin tonë në Tiranë Ramiz Lladrovcin.
Lladrovci që për shumë kë është i njohur në Mynih të Gjermanisë deri në përfundimin e luftës, u ngrit duke shfrytëzuar emrin e të madhit, Dëshmorit Fehmi Lladrovcit. I shkolluar dhe doktoruar pas luftës edhe pa shkollë të mesme, analfabet me diplomë, i pasuruar me shtëpi milionëshe, del dhe na hap propagandë kundër Rexhep Selimit.
Të fillojmë nga e para
Ramiz Lladrovci pas luftës i bashkohet AAK dhe jo partisë së Hashim Thaçit që vinte nga rajoni i tij, e arsye e vetme ishte që:
– ky e dinte mirë që, Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi ishin kundërshtarët e fuqishëm të Komandantit Adem Jasharit dhe grupit të Drenicës,
– ky e dinte shumë mirë që Fehmi Lladrovci kishte pritur më shumë se një vite për të hyrë në Kosovë edhe pse këtë e kërkonte me ngulm Adem Jashari.

Nuk ka nevojë shumë për të vërtetën dhe gënjeshtrën, mjafton të lexohet libri i Bedri Islamit “Përjetësia e dyfishtë” libri për Fehmi Lladrovcin, (autori, ish kryetar i LPK-së dega jashtë vendit gjatë vitit 1998). Aty flitet edhe për kthimin e Fehmiut dhe rënien në pritë!
Ti marrim për bazë disa deklarata të dhëna gjatë asaj kohe për rastin që ishte themeluar edhe komision i posaçëm. Edhe pse i ngarkuar për pritjen e grupit ishte Xhavit Haliti, ai nuk ishte dalur fare për ti takuar! E para pistë e dyshimit shkon tek këta që ishin kundër hyrjes së tyre. Ja çka thotë Ibrahim Kelmendi në libër.
Ibrahim Kelemendi, faqe 359 thotë:
“Në vitin 1997, Fehmiu kishte vendosur të futej në Kosovë, kryesisht me bashkëluftarët e Adem Jasharit. Egocentristët kompetentë ishin kundër vendimit që kishin marrë këta trima, pasi kishin rënë dakord me Adem Jasharin. Këtë nismë e përkrahu që në fillim Ali Ahmeti, atëherë pjestarë i strukturave drejtuese të UÇK-së. Por hezituan ta përkrahin disa të tjerë, që donin të ishin “shefa” të UÇK-së.
“Me Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij mbanin lidhje Ali Ahmeti, Fehmi e Ramiz Lladrovci. Xhaviti dhe Azemi po i sabotonin edhe përmes ndikimit të tyre në Kryesi të Lëvizjes. E kam me të dëgjuar, por jo të thashethemeve ordinere, se kundër Hashimit dhe Kadri Veselit, UÇK-ja e Drenicës duhet të kishte marrë vendim që t’u ndalohet hyrja në atë zonë”…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura