AZIZ MORINA: KORRUPCIONI NË KOMUNËN E RAHOVECIT!

(Prizren, 19. 11. 2012) – Për korrupcionin dhe krimin e organizuar ekonomik në Kosovë është shkruar shumë që nga pas lufta çlirimtare e këtej. Korrupcioni dhe krimi i organizuar vjen nga qeveritarët e deri në qeverisjen lokale. Në këtë shkrim timin kam prova të mjaftueshme për keqpërdorimet materiale në qeverinë lokale të komunës së Rahovecit, veçanërisht në sektorët e ndërtimtarisë.
Si tjetërsohen, deri në pafundësi paratë e popullit nga udhëheqësit e pandërgjegjshëm në sektorët e ndërtimtarisë në Komunën e Rahovecit?!
Vjedhja e parave fillon me para pozicione fillestare dhe përfundon në forma të ndryshme, duke i mbushur xhepat e zyrtarëve të pandërgjegjshëm, nga buxheti i komunës, që mbushet nga tatimpaguesit e popullit.
Për opinionin publik është e dobishme, që ti sqarojmë vetem disa, nga këto para pozicione, të cilatë janë;
A – Përamasat me parallogari, për punë ndërtimore, të cilat shërbejnë për ta kompletuar, dokumentacionin investivo teknik.
Këto përmasa i punojnë, inxhinierët e diplomuar të ndërtimtarisë dhe të arkitekturës, apo edhe inxhiniera të ndryshëm të pa diplomuar, në lëmitë përkatëse. Mendoj se inxhinierëve të lartë cekur, si bartësit e korrupcionit dhe krimit të organizuar ekonomik, ju mungojnë këto karakteristika: Në radhë të parë edukata familjare, më pastaj edukata përsonale, edukata qytetare, edukata kombëtare, karakteri njerëzor, morali, ndërgjegjësimi, etika, kodi njerëzor, vetëdija njerëzore, kodi profesional e gjëra të tjera. Këta mjeranë edhe pse e dinë kodin profesional, nuk e përfillin, dhe e shkelin me vetëdije të plotë. Pra shkelin mbi te, sikurse të ishte kodi një kufomë pa përkujdesje njerëzore dhe të njejtin, po e nëpërkëmbin sikur të ishin bisha të egra.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

…………………………………………………

B – Këto Oferta për punë ndërtimore, që punohen nga të lartëcekurit, nuk kanë asgjë të përbashkët, me anën profesionale ndërtimore.
C – Kryesit e punimeve prej, [1 deri 95%], nuk kanë staf tekniko-profesional, ose e kanë vetëm sa për sy e faqe në letra, kështu ata manipulojnë në pa kufi, me stafin teknik të tyre. Sepse të gjithë ata inxhinierë që përbëjnë atë stafë, bëjnë pjesë në grupin e inxhinierëve jo profesional dhe servil me karakteristikat të lartëcekura.
SHTJELLIMI I TEMËS KONKRETE MBI KORRUPCIONIN ËSHTË: RREGULLIMI I PËRROIT NË FSHATIN RATKOC
Dosja e Ofertës është publikuar me datë: 11. 04. 2012, me numër të prokurimit: 623-12-032-521. Unë përsonalisht e kam tërheq këtë ofertë, në emër të N.N.SH. “Themeli” Prizren, në të cilën Ndërmarrje jam Drejtor teknik. Pasi e kam punuar analizën me kalkulim të çmimeve, duke u mbështet në çmimet e tregut dhe në koston e jetës, pa e llogaritur rrezikshmërinë e inflacionit, si dhe ngritjen e çmimeve në karburante dhe materiale tjera ndërtimore.
Po e jap sqarimin tim rreth kësaj teme: Kur të lidhet kontrata, me investitorë të ndryshëm, ato janë fiktive d.m.th. nuk vlenë shkalla rrëshqitëse ndaj çmimeve në kontratë, dhe duke u mbështetur në përamasë me parallogari për punët ndërtimore, që kërkoheshin të punohen, për rregullinin e shratit të prronit në fshatin Ratkoc, pas bërjes së analizës dhe kalkulimit të çmimeve, shuma e përgjithshme për kryrjen e punimeve të lartëcekura doli të jetë =383.509,50 €. Mirë po duke u mbështet, në konkurencën e ndyrë dhe tërësisht analfabete, dhash zbritje 32,5%. Kështu çmimi përfundimtar kapi shumën në vlerë prej =259.999,00 €. Edhe pse ky çmim vërtet ishte tejet qesharak. Andaj vendosa të tërhiqem edhe sikur ta fitoj ofertën, sepse vërtetë nuk ja vlen, të punohet me këto çmime kaq të lira, mbase çmime tejet mizore për punëkryesin e punimeve.
Pasi kompletova ofertën me datë: 02. 05. 2012 në orën e përafërt, 13:45 min, e dorëzova në zyrën e prokurimit në Komunën e Rahovecit.
Në orenë 14:30 u bë hapja e ofertave. Vetë unë prezentova në hapje të ofertave. Për këtë ofertë kishin konkuruar Ndërmarrjet e poshtëcekura me këto çmime:
N.P.N. “ VISION PROJECT “ Gjilan me çmim …….242.159,44 E
“ANNEX ” Sh.p.k. Prizren……………………..209.577,61 E
N.P.N. ”PROING” DHE” L.G.CONSTRUKCION GRUP” Prishtinë……182.822,10 E
N.N.T.P.P.”GASHI ING” Suharekë…………………………210.363,50 E
N.P.N. “THEMELI” Prizren………………………….259.999.00 E
N.T.P.” DELLOVA” DHE N.N.P. “GONITI” Rahovec……….147.168.44 E
“ARD GROUP “ Sh.p.k. Prizren……………………..198.445,67 E
“VIACOM“ Sh.p.k. Prizren…………………..188.986,23 E

Vërtetë në pasqyrën e kësaj tabele, shihen anomali mbi anomali. Shumë kohë zgjati procedura, mbi përcaktimin e kryesit të punimeve, nga ana e investitorit. Një ditë, kah fundi i Qershorit, data nuk më kujtohet, Kryetari i Komunës së Rahovecit (Smjal Latifi) i kishte ftuar të gjitha Ndërmarrjet Ndërtimore, që kishin marrë punë nga kjo Komunë, shkova edhe unë.
Tema ishte: Solidarizimi për dhënje të bursave nxënësve dhe studentëve të Komunës së Rahovecit. Kryetari i Komunes z.Smajl Latifi e hapi mbledhjen. Pas fjalës përëshndetëse ai tha: ”Të nderuar, ju kam ftu në këtë takim, që të solidarizoheni e t’ju jepni bursa, nxënësve dhe studentëve…, tani ju e keni fjalën, tha në fund Kryetari. Prej përfaqësusve të Ndërmarrjeve që ishin prezentë, asnjëri nuk e mori fjalën. Pas pakë kohe e mora fjalën unë. Të nderuar, para se të kyqemi në temë, për të cilënë jemi të ftuar, dëshiroj që t’i bashkëbisedojmë, disa dukuri negative, që na kanë ngulfatë e po na ngulfatin për çdo ditë e më shumë. Këto dukuri negative janë:
Parregullsitë në hartimin e përamasave me parallogari, në projekte që po na ofrohen, për të konkuruar për punë në këtë Komunë. Me këtë rast i paraqita dukuritë negative për projektin, mbi rregullimin e shtratit të prrojit në fshatin Ratkoc dhe ndërtimin e rrugës në fshatin Celinë. I diskutum pozicionet kyqe, për këto dy projekte, dhe shumica nga të pranishmit u pajtuan, me vërejtjet e mija.
Kryetari z.Smajl Latifi bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij, tundnin kokat në shenjë mosbesimi. Atëherë ju drejtova Kryetarit, me këto fjalë: Edhe sikur të mi jepnit, këto dy projekte të lartëcekura, nuk do t’i pranoja, sepse çmimet janë shumë të lira, mbëyshtetur në përmasat egzistuese, edhe për kundër faktit se çmimet e mija ofertuese, janë ma të larta në krahasim me ofertusit e tjerë.
Përfundoi takimi, të gjithë ne të pranishmitë, u shpërndamë secili në drejtimin e tij. Pas pak ditësh, u publikue emri i fitusit, të ofertës për rregullimin e shtratit të prronit në Ratkoc.
Emri i Ndërmarrjesë fituese ishte:
N.P.N. ”PROING” DHE “L.G.CONSTRUKCION” Prishtinë, me çmim në vlerë prejë=182.822,10 E.
Anomali dhe absurditet i vaçantë i këtij lloji! Si është e mundur, që puna me vlerë reale prej 383.509,5 E, të kryhet për vlerën 182.822,10 E ?!!.
Parashtrohet pytja, Sikurse ta falte dikush tërë materialin, përsëri çmimi prej =182.822,0 E, është tejet i ulët. Pasi për këtë punë duhet angazhuar, makineri për transport të materialit dhe makineri të rëndë për kryerjen e punimeve ndërtimore. Më pastaj duhet angazhim tejet, i madh, për puntorë e mjeshtër si dhe stafin teknik dhe kur të gjitha këto të mblidhen, nuk do të ketë mbulesë punëkryesi për vlerën prej =182.822, 10 E. Të gjithë ata, që dëshirojnë të njihen me realitetin e kësaj teme, le ta marrin dosjen e ofertës me këto të dhëna.
Data e ofertesë: 11. 04. 2012
Numri i prokurimit; 623-12-032-521.
Titulli i ofertës: Rregullimi i përronit në Ratkoc.
Ose le ta formojnë një komision të pa varur, të përbërë prej inxhinierëve të diplomuar të ndërtimtarisë dhe inxhinjerëve të diplomuar të elektroteknikës. Ku në mesin e këtyre ekspertëve edhe unë do të preferoja të jem anëtar i këtij komisioni meqë me titull jam inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë, si dhe e kam të dhënë edhe provimin profesional.
Krejt në fund të këtij shkrimi, të gjithë ata, të cilët janë të interesuar të kenë qasje, në ketë dosje të ofertës, (por për shkaqe të ndryshme nuk ju mundësohet qasja nga zyrtarët komunal) i ftojë të kërkojnë të dhënat nëpërmjet email adresës time: [email protected], me që unë i posedoj të gjitha dokumentat e nevojshme dhe të domosdoshme. Njëkohësisht thërrasë zyrtarët e Komunës së Rahovecit ,,nëse kanë ndonjë kundër argument, le ta bëjnë publike. Atëherë unë tërhiqem dhe do t’ju kërkojë falje publike, ose le të me padisinë në Gjykatë, për shpifje dhe në gjyqë do kisha patur dëshirë të ballafaqohem, me zyrtarët e komunës së Rahovecit. Në të kundërtën i thërrasë, që të vetë ndërgjegjësohen.
Të nderuar lexues,
pas publikimit të këtij shkrimi, për ju, do të sjellim publikime në vijim mbi parregullsitë tjera, në projektet, që janë duke u realizuar në Komunën e Rahovecit.
– Autori është inzh.i dipl.i ndër. Rr.” Jusuf Gërvalla “ Nr.56/c Prizren – Nr.i tel. 044/862-663

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura