PROF.DR.NUSRET PLLANA: RËNDËSIA KOMBËTARE E LUFTËS SË USHTRISË ҪLIRIMTARE TË KOSOVËS

Prishtinë, 06. 02. 2017: (Dr. Veton Zejnullahu, Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare, Prishtinë, 2016)
HYRJE
Studimi i dr. Veton Zejnullahut, njërit nga njohësit më të mirë të konflikteve me përmasë ndërkombëtare, siç e ka përkufizuar edhe në titullin e veprës së tij, trajton dhe analizon shkaqet dhe pasojat e konflikteve, mënyrën e krjimit të tyre, si dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre. Një tematikë shumë e gjerë, shumë specifike, edhe për faktin se është trajtuar pak në kulturën tonë, sidomos ndikimi i raporteve të këtyre konflikteve, sdomos në përmasë botërore, e veçanërisht në pjesën e tokave shqiptare që kanë mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Harta e këtyre konflikteve në veprën e dr. Veton Zejnullahut është shumë e gjerë. Ajo shtrihet në të tri kontinentet, duke përzgjedhur rastet ku konfliktet kanë pasur ndikim jo vetëm në mes vendeve ku janë zhvilluar, por edhe në hapësira të tjera të globit.

Dr.Veton Zejnullahu.

Konfliktete ballkanike dhe shqiptarët
Unë nuk do të marrë në shqyrtim tërësinë e strukturës së ndërtimit të kësaj vepre, por do të ndalem në konfliktet brenda hapësirës së Ballkanit, duke specifikuar rëndësinë ndërkombëtare të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, jo vetëm si pjesëmarrëse në konfliktet e përmasës së Ballkanit, por edhe si faktor vendimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në një të ardhme historike, kuptohet, varësisht nga rrethanat e përgjitshme që do të mbretërojnë në botë. Por, pa marrë parasysh raportet e frocave ndërkombëtare, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka hapur procesin e madh historik të zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Duke u marrë me konfliktet në hapësirën e Ballkanit, autori ka trajtuar kushtet dhe rrethanat në të cilat kanë lindur këto konflikte, duke filluar nga Sllovenia e deri te Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Nëse merret në shqyrtim periudha kohore e këtyre konflikteve, duke filluar nga viti 1991 në Slloveni e duke përfunduar në vitin 2001 në Maqedoni, mund të thuhet se konfliktet në këto hapësira kanë zgjatur më shumë se një dhjetëvjeçar. Pra, janë konfliktet, ku shqiptarët janë përballur me të tjerët që nga vitit 1997, deri në vitin 2001, kur nënshkruhet Marëveshja e Ohrit për ndërprerjen e luftës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Një karaktersitikë është shumë e veçantë për natyrën e konflikteve, ku pjesë e konfliktit janë edhe shqiptarët. Ata, shqiptarët pra, edhe nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, sidomos nën ndikimin e Evropës, ishin të shtrënguar të zhvillojnë luftë çlirimtare, jo në tërësinë e hapësirës shqiptare nën ish-Jugosllavinë, por ashtu të ndarë nëpër disa shtete, prandaj pasojat ishin shumë të rënda dhe shumë të mëdha, kurse realizimi i të drjtave të tyre edhe sot e kësaj ditë le shumë për të dëshiruar, sidomos në Kosovën Lindore, siç do të duhej të quhej ana e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, e cila edhe sot ka mbetur pa emër.
Rruga e njohjes ndërkombëtare të Luftës së popullit shqiptar
Autori ka theksuar rëndësinë e madhe të ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, ku faktor vendimtar ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Mirëpo, procesi i njohjes së kësaj lufte çlirimtare kishte kaluar nëpër disa faza. Dilemat dhe mëdyshjet e qendrave të vendosjes evropiane, por edhe atyre amerikane, mund të thuhet ishin dilema dhe mëdyshje, që këmbëngulnin në ruajtjen e tërësisë së Jugosllavisë, mbase edhe pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë.
Mirëpo, ky faktor ndërkombëtar, nën peshën e luftës çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, më në fund kshte pranuar realitetin që ishte krijuar, andaj bëhet përkrahës i kësaj lufte çlirimtare, kurse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bën aleate të sigurisë ndërkombëtare.
Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike (NATO-s) në caqet ushtarake serbe në Jugosllavinë e mbetur dhe në Kosovë, është dëshmia më e saktë e mbështetjes së një lufteje që ka karakter çlirimtar.
Kosova që në vitin 1995 kishte marrë përgjigjen për pamundësinë e zgjidhjes së gjendjes në Kosovë pa luftë, kur diplomatët amerikanë, Perina dhe Hollbruk, kishin deklaruar, njëri pas tjetrit, se në Dejton është shqyrtuar vetëm çështja e popujve që kanë luftuar.
Po ashtu, një rol vendimtar që të organizohej, të mbahej dhe të përfundonte me sukese një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila jo vetëm ishte pjesëmarrëse, por ishte faktori që vendoste për luftën dhe paqen, ishte faktori që vendoste për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, siç ishte edhe faktori vendimtar i bashkëpunimit ndërkombëtar në gjithë procesin e ndërhyrjes së NATO-s dhe pranisë së trupave të saj në Kosovë.
Autori dr. Veton Zejnullahu, duke trajtuar këto anë të konflikteve, edhe në hapësirat shqiptare që kishin mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë, që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, e deri të Konferenca e Paqes në Paris, më 1920, në një mënyrë, apo në një tjetër, ka specfikuar edhe mundësinë e pranisë së përhershme të konflkteve etnike, kur nuk zgjidhet drejtë çështja kombëtare e një populli, si dhe kur një popull tjetër kërkon ta realizojë të drejtën e tij përmes pushtimeve të territoreve që historiksht nuk janë të atij populli.
Natyra e konfliktit në ish-Jugosllavi, sidomos i luftërave në hapësirat shqiptare, ka qenë dhe është i kësaj natyre.
Përfundim
Studiuesi dr. Veton Zejnullahu i ka vënë theks të veçantë zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut dhe bisedimeve. Kjo anë e studimit të tij, më thotë mendja, dëshmon edhe për hulumtimin e shumëanshëm që ka bërë autori, duke ndjekur secilën anë të konflikteve kudo në botë, si dhe mundësinë e heshtjes së armëve, si njëra nga rrugët e dosmosdoshme për praninë e paqes në mes popujve.
Autorit, studieusit shumë të vyeshëm, dr. Veton Zejnullahut respekt për punën e vyeshme që ka realizuar përmes këtij libri të mrekullueshëm, andaj i dëshiroj shëndet e punë të palodhshme shkencore në këtë fushë të dijes.
Prishtinë, janar, 2017

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura