GËNJESHTRA E HASHIM THAÇIT!

Nga arkivi, 25 Nëntor 2020

GËNJESHTRA E HASHIM THAÇIT!

Nga Sheradin Berisha, 25 Nëntor 2021

“Kush ka gënjyer një herë, mbetet i dyshuar përherë” – George Herbert (1593 – 1633)

Hashim Thaçit nuk ka pranuar asnjëherë se është intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) në Hagë, para datave 13-16 korrik 2020.

Por, sipas dokumenteve të publikuara nga ZPS, Hashim Thaçi në Hagë është intervistuar (është marrë në pyetje) edhe një herë tjetër, më 12 dhjetor 2019!

Në raportin e publikuar nga ZPS me rastin e arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori ka përmendur një intervistë të Hashimit dhënë për T7-shin e Berat Buzhalës, më 1 prill 2020.

Ai me këtë rast ka deklaruar se nuk është marrë në pyetje nga dhomat e speciales. “Nuk jam marrë në pyetje, por është krejt normale me m’u bo ftesa. Edhe nesër me ardhë ndonjë ftesë, nuk është shqetësim imi. Janë intervistuar rreth 220 njerëz, nuk është fare problem”, ka thënë Hashim Thaçi.

Edhe në raportin e hartuar nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar citohet kjo deklaratë e Hashim Thaçit. Aty thuhet: “Thaçi flet nëse ai ishte intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Thaçi në fakt ishte dorëzuar në një thirrje të SPO-së më 17 nëntor 2019 dhe u shfaq për herë të parë në Hagë për intervistë më 12 dhjetor 2019”.

Kur është pyetur nga gazetari se pse nuk është ftuar ende, Thaçi ka deklaruar: “Unë nuk jam evlia me ditë a intervistohem apo jo, por nëse më vjen ftesa, do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë”.

Hashim Thaçi edhe më 4 mars 2020 (në konferencë për media) kur ëdhtë pyetur nga gazetarët, nuk kishte pranuar se ishte intervistuar nga dhomat e speciales. “Nuk jam intervistuar, as në Prishtinë as në Vjenë”, ka deklaruar Hashim gënjeshtari!

Hashim Thaçi për ta mbuluar gënjeshtrën e datës 12 dhjetor 2019, pra ditën kur ishte marrë në pyetje nga ZPS-ja në Hagë, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi duke dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar (më 12.12.2019) Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Poeti i shquar lirik, oratori dhe prifti i Kishës së Anglisë me origjinë nga Uellsi, George Herbert (1593 – 1633) ka një thënie për gënjeshtarët. “Kush ka gënjyer një herë, mbetet i dyshuar përherë”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi me këtë gënjeshtër skandaloze i ka vënë një damkë të zezë jo vetëm pozitës së presidentit, por edhe Kosovës si shtet!

Uroj që të mos përsëritet kurrë më në institucionet e Kosovës shembulli i një gënjeshtari me emrin: HASHIM THAÇI!

—————

Nga arkivi, 25 Nëntor 2020

GËNJESHTRA E HASHIM THAÇIT!

Nga Sheradin Berisha 👇👇👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10217960482500074&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura