BESIM M.ZYMBERI: “VUÇIÇU, NIKO NE SME DA VAS BIJE!!!” (VUÇIÇ, ASKUSH S’GUXON T’JU RRAHË!!!) /FOTO + VIDEO/

Ferizaj, 12. 07. 2105 – Në Potoçare, Vuçiç nuk u godit nga boshnjakët! Në Potoçare, Vuçiçi u godit nga gurët e vetë, që i kishte hedhur para njëzetë vjetësh dhe jo vetëm! Doli se nuk ishte aq “qiellor”, siç ishte edukuar me dekada nga ideja serbomadhe e supremacisë kulturore, ideologjike! Në Potoçare, Vuçiç u gjet i shpërfytyruar nga kundërmimi i mykut të idesë së vetë të mëhershme, të trashëguar!
Në Potoçare, Vuçiç ndoshta kujtoi se e kaluara nuk të ndjekë prapa! Gaboi rëndë! U godit, për shkak se nuk hoqi dorë asnjëherë nga ajo! Në Potoçare, shkoi njeriu i cili, kërkimfaljen do të duhej ta kishte përdorur, së paku që të pretendonte një qetësi qortuese e gjykuese në ditën e e gjykimit…!
Srebrenica, Krusha, Dubrava, Likoshani, Çirezi, Prekazi, Reçaku, Meja e plot të tjera, nuk janë vetëm krime shtetërore serbe! Janë vetë shpirti i fytyrës së shtetit serb! Janë, reflektimi në pasqyrë nëpërmjet atij shpirti, i tërë shoqërisë serbe!
Respekt veçantive njerëzore si, Dimitrije Tucoviç, Kosta Novakoviç, Sfetozar Markoviç, Bogdan Bogdanoviç, Milan Nikoliç, Filip David, Natasha Kandiç, Sonja Biserko, Miroslav Filipoviç etj…!
Respekt veçantive politike serbe si, Çedomir Jovanoviç, Nenad çanak, Zharko Koraç etj…!
Por, shoqëria serbe, do të bartë edhe gjatë në qafë gurët e së kaluarës, derisa ajo voton në shumicë mishërimin e saj nostalgjik me të “drejtën qiellore”, të përfaqësuar sot nga Nikoliç, Vuçiç e Daçiç! Në emër të ç’kodi njerëzor, etik e politik, këta njerëz mund të flasin për paqen, bashkëjetesën, të ardhmen etj, para se të rrëfehen para vetë serbëve dhe fqinjëve për përgjegjësinë direkte në akte të tmerrshme gjenocidi …!?

Potoçare, dëshmoi edhe një herë se Serbia, si ideologji ngulfatëse ndaj kulturave tjera, nuk është shëruar nga sëmundja e duarve të përlyera! Kjo sëmundje, edhe nuk shërohet fare! Por, mund të pranohet publikisht përgjegjësia për zymtësinë e saj të tmerrshme, për t’ju dhënë një rast brezave të ardhshëm…!
Vuçiç, në Potoçare, mësoi atë që nuk e dinte 20 vjet përpara: se është i cenueshëm! Mësoi se e kaluara nuk është statistikë, por përmbajtje! Mësoi se e kaluara, është vazhdimësi dhe të zë pritë në të sotmen e të ardhmen…!
Në vitin 1987, Millosheviç, u tha serbëve të Kosovës, në zemër të Kosovës: “Niko ne sme da vas bije!”
Hodhi gurët në emër të shoqërisë serbe, jo për të parën herë në histori! Shoqëria serbe, atëbotë e më vonë, nuk e kuptoi asnjëherë se ata gurë, që po ia ngarkonte në qafë vetë shteti i vetë, do të bëheshin aq të rëndë e të rëndë…!
Po nuk i hoqi qafe ata gurë nëpërmjet edukimit human, qafa nuk e mbanë dot peshën e atyre gurëve dhe mund të këputet me gjithë ta…
“Vuçiçu, niko ne sme da vas bije…” – Osim sami sebe, zharom koji vam se vraça sa neba, gde ste crnom zapisali vashe “nebesko pravo, bozhije pravde, nebeskok srpskog naroda”…! (Vuçiç, askush s’guxon t’ju rrahë…”- përveç vetë-veten, me prushin që po ju kthehet nga qielli, ku me të zeza e patët shkruar të “drejtën tuaj qiellore, të të drejtës së zotit, të popullit qiellor serb…!”)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura