GËZIM MEKULI: MËSIMI PËR HISTORINË E RELIGJIONEVE ËSHTË MËSIM PËR ETIKËN, FILOZOFINË DHE JETËN: ËSHTË LËNDË MËSIMORE DHE NUK ËSHTË PREDIKIM PËR NJË FE TË VEҪANTË

Oslo, 30. 06. 2013 – Shpejtë e shpejtë një reagim për Burim Ramadanin, aktivist partiak… i cili për hatër të Feudalit manipulon me opinionin në lidhje me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për «MËSIMIN» e historisë së religjioneve në shkollat e Kosovës. Ky «politikan me kravatë» falsifikon deklaratën e z. Kurti dhe fjalës «MËSIM» tani i shton edhe fjalën «BESIM». E kjo nuk është as e ndershme e as e sinqertë! Religjinonet historikisht kanë formësuar individin, shoqërinë dhe botën. A duhet të mësojnë të rinjët për dhe mbi religjionet, etikën dhe filozofinë e jetës?
Ka shumë që pajtohen, që fëmijët dhe të rinjët të mësojnë për religjionet dhe stilin e jetës në shkollat e Kosovës. Por në lidhje me atë, se si të bëhet kjo dhe në çfarë përmasash të bëhet mësimi i kësaj lënde, ka shumë mendime dhe diskutime.
Mendoj se mësimi për historinë e religjioneve duhet të futet si lëndë mësimore, mu si matematika, ku këtu do të jenë në fokus aspekti kritik, të drejtat e njeriut dhe objektiviteti. Kjo do të thotë, se mësimi duhet të jete neutral, objektiv dhe duke pasë kujdes që mësimi mbi religjionet të mos këtë aftësinë, që të ndikoj tek nxënësit në një besim të veçantë. Pra, asesi predikim të fesë, por vetëm dituri për historinë e religjioneve të njerëzimt.

Këtu është me rëndësi të veçantë të theksohet se shkolla duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e pavaruar dhe e pandikuar nga fetë. Patjetër, mësimdhënësi duhet të jetë i brymosur me historinë e religjoneve, filozofinë dhe etikën.
Disa edhe janë kritik ndaj futjes se religjionit në shkolla si lëndë mësimore. Unë këtë e kuptoj dhe e pranoj si shprehje e mendimit të lirë, por këtu është “një problem”: Kryesisht në këtë debat janë kyqur partitë politike dhe disa «fshatarë me kravata» e që gjuajnë “gurë e dru” tek ata që mbështesin mësimin për historinë e religjioneve në shkollat shqipe.
Shtrohet pyetja, se pse është ky «një problem?»
Nëse mësimi mbi historinë e religjioneve nuk preferohet nga disa partiak, ateherë pse nuk qenka problem mësimi mbi nazizmin e Adolf Hitlerit, Fashizmin e Duçes, Socializmin e Karl Marksit dhe ideologjive të tjera? Të ndalohet mësimi edhe për këto ideologji? E çka me lëndën «edukatë seksuale», të ndalohet edhe kjo lëndë sepse na qenka «keqndikuese» tek të rinjët!?
Është e natyrshme, për shembull, që fëmijëve tu kristalizohen aktivitetet e ndryshme religjioze, dhe tu flitet se çfarë funksioni kanë këto, për ata njerëz që besojnë në to.
Përvoja, praktika, përsëritja dhe njohja e kulturave të tjera është çelësi i suksesit në botën globale.
– A mos të mësojnë fëmijët tanë për historinë e fesë së Krishterë?
– A mos të mësojnë ata, se çfarë është Bibla dhe çfarë është Kurani?
– Po tjetra, a mos të mësoj fëmiu im se si lindën religjionet?
– Ҫka është feja islame? Ҫka përmban Kurani?
Po, unë mendoj se fëmijët tanë duhet të mësojnë këto, por gjithsesi duke pasur kujdes që mësimi ti ruaj nxënësit integritetin. Pra nxënësi të jetë jashtë «dhomës së predikimit fetar» dhe këto mësime t’i shef nga distanca, e duke mos u ndikuar nga kjo në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Dhe kjo bëhet vetëm duke pasur norma pedagogjike të dedikuara për mësimdhënësit e lëndës së religjioneve. E, këtë nuk mund ta bëjnë «Qobanët e Qobaneshat» e PDK-së, LDK-së, e as të AAK-së. Jo, këtë mësim nuk mund ta kryejnë mirë e me faqe të bardhë as mësuesit e ndershëm që s’kanë as bukë për të mbushur barkun. Që kjo lëndë të futet në shkolla duhet kuadro dhe një sistem cilsor edukativo-arsimor. E këtë nuk e kanë sot «shkollat e Hashimit» e as «shkollat e Ramushit».
Religjioni si kulturë
Themi se religjioni është kulturë. Pajtohem! Disa thonë se për të kuptuar shqiptarët duhet kuptuar fenë Islame. Bukur! Por, ka edhe shumë të tjerë që thonë se për ta kuptuar botën shqiptare duhet kuptuar edhe Krishtërizmin! Epo mirë! Na u dashka të mësojmë historinë e religjioneve për të kuptuar kulturën tonë.
Po si ta kuptojmë ne kulturën botërore, nëse nuk dimë për historinë e Hebrenjëve, Hinduistëve, buddhistëve dhe religjioneve të tjera?
– A e dini se nuk mund ti bëhet një kritikë, vlerësim apo analizë e një vepre letrare që vie nga Europa, nëse nuk e njeh Biblën.
– A e dini se nuk mund të kuptosh apo vlerësosh një vepër letrare nga autorë arab nëse nuk e njeh historinë e fesë islame?
– Po politikën globale si do ta dekodoj një «fshatar me kravatë», që nuk ka njohuri për historinë e religjioneve?
Mësimi për historinë e religjioneve është mësim për etikën, filozofinë dhe jetën: Është lëndë mësimore dhe nuk është predikim për një fe të veçantë.
E sa për ikonën tonë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, mos u koritni. As Perandoria Osmane, as Perandoria Sllave e as sot, Perandoria e «fshatarëve me kravata”, nuk kanë fuqinë të na e përlloqin e të na përzvogëlojnë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura