GËZUAR DITËN E FLAMURIT, I NGRITUR NGA SKËNDERBEU NË KRUJË MË 28 NËNTOR 1443 DHE PIKËNISJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, MË 28 NËNTOR 1912!

Sot i kemi dy festa mbarëkombëtare…

GËZUAR DITËN E FLAMURIT, I NGRITUR NGA SKËNDERBEU NË KRUJË MË 28 NËNTOR 1443 DHE PIKËNISJEN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, MË 28 NËNTOR 1912!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29 Nëntor 2021

578 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të gjithë krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Sipas të dhënave të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rastë iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”…

Dita e Flamurit tonë kombëtar është 28 Nëntori 1443, ndërsa 28 Nëntori 1912 është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e shpallur në Kuvendin e Vlorës – në 121.319 km², por që nuk u bë e tillë deri më sot! Në këtë ditë historike Ismail Qemali ngriti Flamurin e Skënderbeut në ballkonin ku u mbajt Kuvendi! Prandaj për mua kjo datë është pikënisje e Pavarësisë në tërësinë e saj gjeografike!

GËZUAR 28 NËNTORIN 1912, KËTË PIKËNISJE TË PAVARËSISË!

Kliko këtu 👇👇👇

———-

Në foto, me djalin tim Pashtrikun, në Krujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura