RASIM BEBO: KAROCATA ANTISHQIPTARE VAZHDON…

Addison Çikago IL. USA, 5. 6. 2016 – G. Finlai shkruan: “Vetëm ardhja e turqve, e shpëtoi Greqinë që do të bëhej truall shqiptar”. (the Histori of Grecce”, London., 1851, f. 349.) Ndërsa Pukëvili, në vëllimin 3, f. 212 thotë: “Shqiptarët duket se janë të destinuar të mbulojnë Helladhën me një popullsi superiore në fuqi dhe gjallëri, kundrejt grekëve, të cilët po shuhen pak nga pak”.
Mosmarrëveshjet ndërmjet dy kishave të Lindjes dhe të Perëndimit vazhdonin të acaruara. Kryeministri bizantin Notares deklaroi në vitin 1452, se “preferonte më mirë të shihte në Kostandinopojë çallmën e turqve, se sa kapelën e kardinalit”. Kostandinopoja u pushtua më 29 maj 1453 dhe u bë kryeqyteti turk, që u quajt me emrin Stamboll.
Sevasti Qirjazi Dako, citon historianin amerikan Edwin Jacques: “Mund të duket e çuditshme, por pushtimi turk ishte në dobi të Patrikanës. Mehmeti i II, pushtuesi, duke shfrytëzuar urrejtjen midis Papës dhe Patriarkut i dha Patrik Genadit gradën e pashait, dhe nxori një dekret, që e njihte atë dhe pasuesit e tij si krerë shpirtëror dhe civilë të të gjitha bashkësive ortodokse. Juridiksioni i tij përfshinte të gjithë ortodoksit grekë, shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe sllavë. “ Ky dekret perandorak, e shndërroi Kishën Ortodokse të Lindjes në një shtet brenda shtetit. Ai e vuri atë nën kontrollin e plotë të “grekëve” që banonin në Fanar (lagje në Stamboll). Që prej asaj kohe, forcat e kishës përdoreshin si armë politike në shërbim të “Idesë së Madhe” greke, në helenizimin e kombeve të Ballkanit dhe rikthimit të Perandorisë Bizantine. Për të arritur këtë qëllim, fanariotët e shpallën gjuhën greke të plotfuqishme. Alfabeti grek, librat greke, shkollat greke, kishat greke, u bënë tipare mbizotërues të jetës intelektuale të popujve të krishterë të Ballkanit deri në fillim të shekullit XX. Despotizmi shpirtëror i Patrikanës ishte më keq se tirania politike e turqve. Ata që guxonin të ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishëroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke, si kryengritës rebelë kundër qeverisë, e cila mund t’i burgoste, ose t’i syrgjynoste. Autoriretet turke bashkëpuninin haptas me peshkopët grekë për shtypjen e shpirtit kombëtar të shqiptarëve të krishterë dhe për mbatjen e tyre nën zgjedhën fetare të Patrikanës.

Koto Hoxhi (1824-1895) u bë simbol i heronjve dhe i martirëve të shumtë kulturorë. Punoi krahas Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, më 1879, duke hartuar një alfabet për gjuhën shqipe … fshehurazi futi mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e mesme të Qesaratit në Gjirokastër, ku punoi si mësues prej vitit 1873. Peshkopi i Gjirokastrës e shkishëroi. Pasojat që priste nga peshkopët i kishte të qarta, ai shprehej me entuziazëm: “Jo për kisha e as për xhami / por për mësim e qytetërim /do të vritemi për Shqipëri.”56 Peshkopi i djeshëm i Gjirokastrës e “varrosi për së gjalli” në Xhedikulin famëkeq në kryeqytetin turk. Sevasti Qiriazi e vizitoi Koton … “I fola mes ngashërimeve: Kam ardhur, o atë i dashur që të të sjell … se fara që ti mbolle, ka lëshuar fryte të mbara. Shpirti yt jeton në zëmrën e popullit tënd. “Jo! Tha Kotua, Nuk vdes Shqipëria”.
KU JEMI SOT?… Prof. Dr. ESHREF YMERI, shkruan: “Janullatosi është guvernator faktik në Shqipëri”. (është kopja e peshkop Kara Vangjelit të Kosturit që urdhëron vrasjen e Papa Kristo Negovanit më 10 shkurt 1905 dhe të At Stath Melanit, më 24 dhjetor 1917, (të cilët i vranë si heronj të gjuhës shqipe, shën.im). Prania e Janullatosit është një fyerje e rëndë për mbarë martirët e ortodoksisë shqiptare, si Naun Veqil Harxhi, Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Anastas Kullurioti, At Stath Melani etj.” (Top kannal, 4-12-2004”).
Komunizmi eleminoi Peshkop Visarion Xhuvanin. Ai u burgos u torturua mizorisht. Vdiq i izoluar në manastirin e Shën Gjonit. Vdekja e tmerrshme e Kryepeshkop Kristofor Kisit, në vitin 1964, ditën që do shkonte për në Amerikë etj. Enver Hoxha vazhdoi më keq se grekët, si tradhtar dhe armik i popullit të vet. Me duar e këmbë të lidhura, At Anton Harapi, u pushkatua nga regjimi komunist. Ai ka Thënë: “A e dini se çdo ndërtesë i vihen themelet në dhe’? Edhe pse në varr, ne, hijshëm duhet të jemi gurët e themelit të njasaj binaje, të cilën sot e quajmë Shqipni”.
1944-1990 libri i martirëve të kishës katolike në Shqipëri është, 131 klerikë, që përfshiu dhe genocidin nga të cilët, janë zhduk nga faqja e dheut 61 klerikë katolikë. (Fritz Radovani VOAL 15-3-2016). Për Shqipërinë.
Vetëm para pak kohe, Janullatosit iu propozua vendi i presidentit të Republikës së Greqisë nga kryeministri Cipras, por këtë detyrë nuk e pranoi, pasi gjykoi se “fronti më i mirë për të, do të ishte në dobi të Greqisë, në Shqipëri. “ Vallë vetëm kaq, a nuk kuptohet detyra e Janillatosit në Shqipëri? Çdo gjë që kritikohet se nuk shkon mbarë, është dora armike e priftit grek Janullatos, që drejton qeverinë dhe A.SH., për diskriminim, varfërim dhe forcim të helenizimit në Shqipëri.
Prof. Dr. Eshref Ymeri, citon Doris Pack. Tetor 2015. “Eurodeputetja shpreh habinë për kontigjentin e deputetëve me të dhëna kriminale në Shqipëri … që kjo përcjell një imazh më të tmerrshëm në botë…, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht… informohem rregullisht dhe lexoj përditë shtypin shqiptar. KLASA POLITIKE NË SHQIPEËRI DUHET PASTRUAR, njerëzit nuk durojnë më dhe braktisin vendin”, deklaroi Pack. Ajo e sheh arsyen e emigrimeve masive nga Shqipëria, vetëm te situata e rënduar politike në vend… Pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vënd kandidat? (kjo është lidhja e situatës politike e Athinës që drejton Janullatosi). Sot në shoqërinë shqiptare, duhet vërtetë të shtrojmë pyetjen, nëse duhet të jeshë kriminel për t’u bërë deputet”, u shpreh DorisPack.
Ndërsa Ismail Kadare thotë: “Eshtë e natyrshme, që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit, të vinte ky pasion, shpesh me arsye, pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakëz e kthyer në modë”. (E. Y. Gazeta “SHQIP” marrë nga interneti 14 maj 2016). Një shtet që turret kundër fukarenjve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është. … nga presioni kërcënues i faturave të energjisë elektrike, të prapambetura u shkatërrua qyteti, familjet braktisën vendin dhe lanë pleqtë në shtëpi, “Tu shoftë jeta qeveri”. Nga Rexhep Shahu. (“Kujt duhet t’i besojmë”, 20-5-2016).
Shqipëria me dy fytyra dhe Konferenca e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga Enver Bytyçi:
“A. P. e NATO-s në Tiranë është dhe mbetet padyshim një ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe Shqiptarët. 250 parlamentarë të vendeve anëtare të saj për tri ditë zhvilluan një diskutim të thelluar, me sfidën kundër Rusisë, luftën kundër terrorizmit përfshirë ISIS-in si dhe përballimin e valës së refugjatëve. Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup ndodhin ngjarje kaq të mëdha. Por kryesore është promovimi i Kosovës dhe njohja e të drejtës së saj për të qenë anëtare. Për anëtarësimin në NATO, ministrat dhe kryeministri i vendit, për më tej, nxorën “Shqipëria me dy kokë”. Për herë të parë u njoftua se gomonet çojnë refugjatë shqiptarë, nga brigjet lindore të Adriatikut, në drejtim të brigjeve të ishullit britanik. Ndërkaq një doktor i shkencave Rezart Bejko , mori familjen dhe iku në Itali, për të mos e kthyer më kokën prapa. Vendi i tij i jepte një rrogë të vogël. Deputetja Gjermane e A. P. të NATO-s, foli thjesht për varfërinë dhe pabarazinë e zhvillimit të vendit. Nga Bari i Italisë vjen lajmi bombë: “Një ton e 200 kg drogë, armë dhe tritol të sekuestruara nga rojet bregdetare të vendit fqinjë. Drogë dhe armë në Greqi, në Itali e deri në Holandë e Britaninë e Madhe, nga organizatat shqiptare të trafikut. A nuk është dhe Greqia “mike”që shtin këtë diskriminim të vendit tone?… A. P. e NATO-s u mblodh për herë të parë në Shqipëri 7 vjet pas anëtarësimit të saj. Takimi mblodhi rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatët nga vendet partnere dhe vëzhgues, që diskutuan çështje e sigurisë ndërkombëtare aktuale. (Me shkurtime, Enver Bytyçi “Shqipëria me dy fytyra…” 30 maj 2016). Reforma në drejtësi, Fleckenstein: “Janë kundër saj politikanët dhe “biznesmenë”. “Z. Rama është i qartë prej disa kohësh. Që pas rekomandimit final të Komisionit të Venecias … Unë kërkova që të dy liderët të punojnë së bashku … “
A duhet të kushtëzohet reforma në drejtësi me reformën zgjedhore, siç kërkon opozita pak ditë më parë? Kujt i shërben kjo pengesë- moj e mjera Shqipëri?… Vetëm karocatës greko-ruso-sllave…
Çështja Çame. Nga Rustem Geci, Dortmund Gjermani, më 18maj 2016 njofton: “Gjykata e Hagës vendosi pranimin e Dosjes së çështjes Çame”. Më 12 maj 2016 u mbajt “Konferenca e Konispolit për Çamërinë, nga Albert Habazaj, po punohet për çështjen Çame në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, ku janë bërë shumë konferenca nën parullën “ÇAMËRIA – O SOT. O KURRË”. Qeveria greke po çmendet, më 29 maj 2016 njofton se Çështja Çame nuk ekziston. Dhe risjellja e përsëritur e një çështjeje inekzistente, nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe”, përgjigje nga M. J. Greke. Atyre po u digjet toka nën këmbë.(Gazeta “SHQIP”, 29 maj 2016).
Maqedonia, Danaj: “Shqiptarët po përdoren si popull i dorës së dytë”. Z. Danaj, ju shkruani: “…në Maqedoni ngjarjet po zhvillohen midis maqedonasve. Po shqiptarët janë 40%, komb dhe si territor ku janë? As i përfill kush. As i ka thirrur kush në Bruksel…”. Në vend që ti cilësoni “sllavo maqedonasit” (që janë sllavët) dhe maqedonasit e vërtetë janë shqiptarët. Ka intelektualë që Maqedoninë e quajnë “Iliriadë”, se emrin Maqedoni e kanë bërë të tyren sllavët, që janë në Maqedoni dhe ne shqiptarët na quajnë “ardhacakë” ose “ashkla”, si të dorës së dytë dhe mbetemi të pa përfillur. 40% i popullit maqedonas (shqiptarë) janë myslimanë, që kanë ruajtur identitetin dhe kombësinë shqiptare. Josif Bagëri thotë: “Asimilimi u përballua gjatë 540 viteve të sundimit osman, ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, që sllavomaqedonasit e kanë ndryshuar identitetin tri herë gjatë shekullit të kaluar dhe akoma nuk e kanë të stabilizuar, se e dinë që gënjejnë. Maqedonia është në prag të shpërbërjes. (Tetovë 26-4-2015).
Mali i Zi nga Frank Shkreli: “…E ashtuquajtura akademi malazeze i paraqet shqiptarët si, “Agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllim për t’i shqiptarizuar”. Ja erdhi radha e ofendimit kundër identitetit dhe historisë kombëtare shqiptare edhe nga Akademia e Shkencave e Malit të Zi. Nuk pati asnjë reagim nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgorica dhe as nga shqiptarët nën Malin e Zi. Këta mohojnë krejtësisht ekzistencën e shqiptarëve autokton në trojet e tyre. (internet 19 maj 20160.
Kështu vazhdon radha pas Çamërisë dhe Maqedonisë. Neve na mban si komb dhe shtet lidhja si anëtare e OKB-s dhe miqësia me SHBA, Turqinë dhe Nacionalizmi shqiptar që po zgjohet, se qeveritë tona e çojnë vendin drejt katastrofës. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan më 12-5-2016 lajmin në TV, News 24, intervistën e kryeministrit Isa Mustafa. Si pas atij lajmi, rezulton se “ bashkësia e komunave serbe do të krijohet… Thaçi është armik i regjur i Kosovës dhe punon për interesat e Serbisë, e cila gëzon përkrahjen e gjithanshme të Brukselit, i lejoi asaj të krijojë një tjetër Republikë Srbska në Kosovë. … Hashim Thaçi në bashkëpunim me tradhtarin tjetër, Isa Mustafa, kuklla e pështirë në duart e tij”
Nga Frank Shkreli: “… ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkatërruar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit. Prania e Kosovës dhe prania e Perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës, sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës dhe dominimin rus në Ballkan”. Sot rusofilët kryesor të Kosovës, janë në shënjestër si tradhtarë me damkë nga brenda dhe jashtë atdheut.”
Shteti karagjoz grek, nga ana e vet, po ashtu, nuk dëshiron në asnjë mënyrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar në veriun e vet. Që prej vitit 1913 dhe në ditët e sotme, Greqia, kjo kryekështjellë e gënjeshtrës, e hipokrizisë dhe e mashtrimit, s’ka lënë kusur pa bërë që të marrë Epirin e Veriut, duke harruar qëllimisht faktin që trojet etnike shqiptare shtrihen deri në Artë e Prevezë… Kur mendon se sipër kufijve të tij veriorë, mund të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar, brenda trojeve të veta etnike,
Këtë na e zbulon gazetaria Holladeze Ingeborg Beugel në një intervistë që ka dhënë për, Sarajevo-x.com Ka deklaruar:“… Kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një “Aksi musliman” rreth Greqisë, ku, me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, që bashkë me armikun e saj të vjetër, Turqinë, … do ta bënte Greqinë një “SANDUIÇ” (Në mbështetje të Prof. Dr. Eshref Ymerit, tetor 14, 2014 Opinion, Reagime nga Cene Pushkolli}. D. Agolli: “Në vendin tim, në vendin tend / një kokë e çmëndur po çmend një vend”. (Nga Ilir Levonja).

Rasim Bebo, Addison Çikago IL. USA, qershor 2016.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura