A KA MORAL KJO BANDË VAMPIRËSH …?

A KA MORAL KJO BANDË VAMPIRËSH …?

A ka moral kjo bandë vampirësh, politikan dhe qeveritar, që pasurohen me gjakun e fëmijëve që mjerimi po i skllevëron nëpër malet e kromit për bukën e gojës?

Atëdhetari Shqiptaro-Amerikan z. Gary Kokalari, në Dhjetor 24/2021, bëri një deklaratë të fortë para opinionit publik për një fakt të pamohueshëm hajdutërie, ku e shikoi dhe dëgjoi e gjithë bota, populli dhe emigrantët shqiptar kudo që ndodheshin në atë kohë, se Ilir Meta ishte lidhur me biznesmen dhe bënte pazare të pista për korrupsion. Deklaratën e z. Gary Kokalari mund ta lexoni në linkun më poshtë:

http://www.gazetadita.al/ndava-me-ambasadoren-kim-videon-qe-mjafton-ta-coj-meten-te-saliu-kokalari-e-paralajmerova-te-numeroje-gishtat-pasi-ti-jape-doren/?fbclid=IwAR3S90raZTlSzVaB9Sr1snqG5UFXWCKlXwuFhuJXcx5pwWv_VvBlXrYb99s

Në videon Meta-Prifti, Ilir Meta na doli me zë dhe me figurë për korrupsion, ishte shkaktari kryesor që irritoj popullin për demostratë në të cilën ndodhën katër vrasje dhe disa të plagosur në bulevard në 21 Janar/2011, por mardhëniet e ngushta të tij me kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha, në atë kohë k/ministër, që korruptuan organet e drejtësisë me parat që i vjedhnin popullit, arritën të manipulojn ҫdo gjë dhe Ilir Meta fitoi pafajsinë ligjore, por jo atë morale para publikut shqiptar dhe opinionit botëror. Ai konsiderohet si politikani më i korruptuar dhe koka e korrupsionit në ballkan.

Megjithatë, bëri ҫbëri, gjithëҫka që ai bëri në atë kohë dhe më vonë, ato nuk u bënë asnjëher pengesë për vazhdimësinë e karierës tij në politkë dhe bashkëqeverisje, duke kaluar herë djathtas dhe herë majtas. Ky hajdut mafioz dhe i lidhur ngusht me krimin, në koalicion me qeverinë Rama arriti të futi bandën e tij të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI-së) në postet më kyҫe të administratës shtetërore në të gjitha nivelet drejtuese, atje ku lëvizte paraja pa kursim dhe vetë arriti të drejtoj parlamentin shqiptar dhe më tej në postin e presidentit republikës ku vazhdon akoma dhe sot. Ai ka qënë dhe është njeriu kyҫ në politikën shqiptare, lajmësi që mban lidhur të majtën me të djathtën, Ramën me Berishën dhe Lulin apo Partinë Socialiste (PS) me Partinë Demokratike (PD) dhe të 3 këto banda mafioze politike, kanë formuar bandën e madhe, e cila ka 30 vjet që grabit hapur ekonominë tonë, shtyp me gjithë forcën e saj dhe pa mëshirë atë shtresë të varfër të popullit, ku ҫdo gjë ka dal jashtë kontrollit, dhe mbizotron vetëm vjedhja, korrupsioni, ndërsa bota e krimit kombëtar ka vendosur lidhjet e saj me atë ndërkombëtar dhe së bashku dejtojn shtetin.

Por nuk është vetëm rasti i videos Meta-Prifti, gjithë kariera e tij në politikë dhe qeverisje është shoqëruar me vjedhje dhe korrupsion, që në zanafillën e tij si k/ministër në qeverinë e Fatos Nanos (për më shumë ndiqni linkun më poshtë:

Këto fakte tregojn se veprimtaria e tij korruptive është shtrirë në të gjitha degët e ekonomisë, por sidomos në ato më të rëndësishmet dhe më fitimprurëse se ajo që ҫfaqet në atë ngjarje tronditëse, sepse ajo ishte një aferë e zakonëshme që Ilir Meta ja u kërkonte vartësve të tij në ҫdo projekt apo tendër që realizohej. Ai me Sali Berishën shkatërruan gjithë Industrinë Shqiptare, të rëndë dhe të lehtë, të ngritur me djersën dhe mundin e popullit, uzinat, fabrikat, kombinatet, etj., bile dhe parkun e madh të sondave të shpimit që posedonte industria naftës, ku gjithëҫka e ҫuan për skarp dhe parat i ndanin bashk, shkatërruan institucionet dhe bërthamat shkencore, për ta patur më të lehtë vjedhjen e pasurisë kombëtare. Faktet tregojnë se ai është përfshir në bashkëpronësi në minierat e bakërrit, kromit, uzinat e përpunimit të tyre, por emri i tij nuk ka munguar të lakohet edhe në industrinë e naftës, me kompaninë konҫesionare Bankers Petroleum që shfrytëzon vendburimet Patos-Marinës-Kuҫovë, ku ai me siguri është bashkëpronar, por dhe në afera të tjera.

Le të analizojmë shkurt konҫesionin në minierat e bakërrit dhe në atë të kromit Bulqizë: Në vitin 2000 kur Ilir Meta ishte k/ministër, janë dhënë me konҫesion minierat e bakërrit, fabrikat e pasurimit, etj., ku ai rezulton të jetë bashkëpronar me konҫesionarin mafioz turk (për më shumë ndiqni linkun më poshtë:

ndërsa në vitin 2001 është dhënë me konҫesion miniera kromit Bulqizë bashk me fabrikën e pasurimit Burrel dhe Ferro-Kromit në Elbasan, ku faktet tregojn se ai është bashkëpronar. Këto janë dy nga pasuritë minerare më të mëdha në vendin tonë, që kanë patur rol kryesor në zhvillimin e ekonomisë në kohën e socializmit. Mirpo pas privatizimit, aksionet e kësaj të fundit, kanë ndërruar disa pronar në 2007, në 2013 dhe tani në 2021, pra ҫdo 6 vjet ka ndërruar konҫesionarin, por ky i fundit e prishi radhën dhe po ikën pas 9 vitesh, ndërsa ky i riu që po merr konҫesionin, flitet se na qënka prapë një turk. Me siguri do jetë kushëri me atë mafozin e bakërrit dhe të mos ҫuditemi se lajmës duhet të jetë Ilir Meta, sepse po ndodh në kohën kur ai, pritet të heq vellon e presidentit dhe po bunkerizon bashkëpronësinë e tij në pasuritë konҫesionare, para se të largohet.

Ndonjëri mund të mos e besoj këtë, por nuk është rastësi që pikërisht në kohën kur ky hajdut, Ilir Meta, drejtonte parlamentin, në 2016 ka shtuar afatin e kontratës për konҫesionin e kromit Bulqizë me 10 vjet deri në vitin 2040, dhe më pas në vitin 2017 ka shtuar afatin në 42 vjet për kontratën e konҫesionit bakërrit, që shkon deri në fund të vitit 2043, ku ka hequr edhe detyrimet ndaj shtetit, qysh në kohën kur ky mafioz ishte k/ministër. Pra këto pasuri natyrore janë të destinuara të vidhen për rreth 40 vjet nga konҫesionarët në bashkëpronësi me Ilir Metën, pa përmëndur këtu kastën e politikanëve dhe qeveritarëve që janë futur aty nga ҫdo qeveri që ka qënë në pushtet në gjithë këto vite.

Siҫ theksuam më sipër, historia grabitëqare e Ilir Metës nuk përfundon me kaq, ky është një nga njerëzit që insistoi fort për Leonidha Çobon, që të ishte drejtor i kompanisë Bankers Petroleum në Shqipëri, në kohën kur ajo mori me konҫesion pellgun më të madh të naftës ku janë vendburimet Patos-Marinës-Kuҫovë, ku Ilir Meta duhet të jetë një nga bashkëpronarët kryesor që bëjnë ligjin në këtë kompani, ku po vjedhin dhe po shkatërrojnë pasurinë natyrore bashk me konҫesionarin, etj., për tu pasuruar. Miqësinë me Lonin e lidh militantizmi me partinë, LSI. Ishte pikërisht Leonidha Çobo që e shoqëronte, mbase dhe e financonte me parat e naftës Ilir Metën në të gjitha takimet elektorale që zhvillonte në rrethin e Fierit.

Banda politike mafioze shqiptare dhe qeveritë në gjithë këto vite janë integruar plotësisht në vjedhjen, korrupsionin dhe shkatërrimin total të pasurive natyrore bashk me konҫesionarët apo oligarkët, pa përmëndur përfshirjen e tyre në pasuritë e tjera publike. Shumë është folur dhe shkruar për këto probleme, nga specialist të fushës, gazetar dhe media të ndryshme, me fakte konkrete dhe me emra hajdutësh, por një gjë është tepër interesante për tu theksuar, të gjithë këta, politikan, deputet, qeveritar, drejtues kryesor në forumet partiake, qeveritare apo këshilltarët e tyre, në opozitë apo në mazhorancë, asnjeri nuk është prononcuar deri më sot, bile edhe kur janë pyetur nëpër takime ose ju është kërkuar direkt, rreth këtyre batërdive dhe pasojave të rënda që ato kanë shkaktuar në ekonomi apo në fukarallëkun e popullit, por ata vetëm heshtin pa fund dhe shmangen. Ky është një fakt tjetër shumë domethënës dhe i pa mohueshëm se këta, të gjithë bashk, janë të përfshir në korrupsion dhe vjedhjen e tyre, por dhe mbrojnë njeri-tjetrin me fanatizëm sipas marëveshjes që kanë bërë.

Para ca muajësh Loni u denoncua nga Bankers Petroleum se kishte mashtruar duke vjedhur kompaninë e tij në shuma të mëdha, por njëkohësisht dhe shtetin shqiptar ndërsa për këtë të fundit kompania nuk e akuzoi. Në atë kohë u fol shumë se është në proces gjyqësor, por aktualisht nuk po flitet më, ҫdo gjë si zakonisht ka rënë në heshtje të plotë, dhe me sa duket duhet ta kenë përcjell jashtë shtetit me pashaport diplomatike, njëlloj si Adriatik Llallën apo hajdutët e tjerë që kanë lidhje direkte me kokat e politikës dhe qeverisë. Këto konҫesione dhe vjedhjet do vazhdojnë gjatë gjithë kohës edhe pasi ky monstra, Ilir Meta, të jetë në pension pleqërie, më pas nuk dihet se ҫdo bëhet. Ndokush mund të pyes se vetëm këto janë të gjitha bëmat e vjedhjes dhe korrupsionit të Ilir Metës?, nuk besoj babëzia e familjes Meta-Kryemadhi për pasuri duket e paimagjinueshme, prandaj këto janë ca indicie dhe fakte që drejtësia, SPAKU, duhet ti hetoj, po qe se e urdhëron Edi Rama.

Redaksia Gazetës Pamfleti, më 3 Janar/2022

Total
0
Shares
1 comments
  1. Sheradin! Mos shiko kot gazetat e shitura te illuminati sepse ato e tregojne qellimisht gjendjen me te keqe se sa eshte ne te vertet. Prandaj tek gazeta dita pershembull gazetaret te shitur (permes shoqerise se hapur etj.) publikojne reklama ne gjuhen serbe . Eshte e qellimshme. Hidhi nje sy faqe mentealternativa1.blogspot.com qe te kuptosh me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura