GJEKË GJONAJ:NJË LIBËR QË ZBARDHË TË VËRTETËN PËR QËNDRIMIN E SHKRIMTARIT M.D.SERVANTESIT NË ULQIN

Ulqin, 26. 09. 2016: Numrit të madh të studimeve tona dhe të huaja të cilat objekt studimi kanë zbardhjen e të vërtetës për qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll me famë botërore,Miguel De Servantesit në Ulqin i shtohet libri më i ri “Miguel Servantesi në Ballkan” (Të dhëna historike rreth qëndrimit të Servantesit në Ulqin), të autorit dr. Bahri Brsikut.
Ky libër i botuar pak ditë më parë nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi për nga tema që trajton është mjaft interesant për lexuesit shqiptarë, dhe jo vetëm, veçmas për ata studiues të cilët i janë qasur seriozisht zbardhjes së të vërtetës se a ka qenë apo jo Servantesi rob i detarëve shqiptarë në Kalanë e Ulqinit. Dr. Bahri Briksu në këtë vepër prej 140 faqesh, duke u mbështetur në të dhëna të reja historike, studime, kumtesa e ligjërata të intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë,siç janë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, studiuesi i mirënjohur dr.Moikom Zeqo e të tjerë, pastaj në veprën e studiuesit arab “Shqiptarët në botën arabe” sikurse edhe në kallëzime popullore, mite e legjenda, dëshmon qartas për qëndrimin e Servantesit në Ulqin. Në këtë mënyrë dr.Brisku hedhë poshtë tezat e të gjithë atyre studiuesve që në punimet e tyre shkencore provojnë të mohojnë ose të vënë në dyshim të vërtetën e qëndrimit të Servantesit në Ulqin, me theks të veçantë të studiuesit të dalluar nga Ulqini dr. Ruzhdi Ushaku. ” Çështja e burgosjes së Servantesit në Kalanë e Ulqinit është fakt real, i cili fuqishëm mbështetet në të dhëna të qëndrueshme historike, logjike dhe materiale” (faqe 42) shkruan Briksu. Ai më tej duke polemizuar me dr. Ushakun shton: “Personat që disponojnë logjikë dhe mençuri krijuese e pranojnë që qëndrimi i Miguel Servantesit në Ulqin është dëshmuar më tepër se duhet për një realitet të tillë dhe që kjo është një fitore e madhe jo vetëm për Ulqinin, por për mbarë shqiptarët se u dëshmua që nëpër shekuj kemi qenë super fuqi detare në Mesdhe e më gjerë” (faqe 60). Dhe autori kapitullin e parë “Miguel Servantesi në Ulqin” e mbyll me këtë përfundim: “Ruzhdi Ushaku, duke vërejtur që me këto dokumente është zënë rob sigurisht dhe duke dëshiruar që të mos pranojë faktet e vërteta kundra shkrimeve të tija, zgjedhën metodën ordinere dhe banale”, faqe 61.

Në pjesën e dytë të këtij libri Dr.Bahri Briksu është fokusuar në disa fragmente botimesh të Kapllan (Resulit) Buroviqit, që kanë të bëjnë me mohimin e gjenezës iliro-shqiptare (prejardhjes së popullit shqiptar).
Dr. Briksu,duke e trajtuar ” Çështjen e Kapllan Buroviqit” me tone gjithë kundërshti, pohon se “Kapllan Buroviqi është një kopjues (plagjiator ordiner), faqe 76, … ” Ti , Buroviq, duhet ta dish që as në luftën e Trojës nuk është folur greqisht, por pellazgo-ilirisht”, faqe 78, … Ti Kapllan, duhet të kuptosh që në këto trillimet tuaja lidhur me disa që gjoja ty po të përkrahin në përpjekjet për damtimin e integritetit kombëtarë, nuk na ke paraqitur asnjë provë për këtë që shkruan !” , faqe 84… “Unë duke e njohur rrënjësisht këtë flliqan shumë herë kam njohtur opinionin shqiptar që të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të tij armiqësore të tija kundra shqiptarëve”, faqe 110.
Libri përmbyllet me një satirë mjaft të gjatë kushtuar falsifikimeve e mashtrimeve të Kapllan Buroviqit në dëm të shqiptarëve. Padyshim se ky libër do të ngjallë interesim tek lexuesi. Sepse, s’do mend se çdo studim i ri serioz për të qenurit apo jo të Servantesit rob në Ulqin është i mirëseardhur dhe i mirëpritur.

Total
0
Shares
4 comments
  1. Good day! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not
    seeing very good gains. If you know of any please share.
    Cheers! You can read similar blog here: Najlepszy sklep

  2. Hello! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine
    Optimization? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords
    but I’m not seeing very good results. If you know of any please share.
    Thanks! You can read similar text here: List of Backlinks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura