GJENERAL, NA VODHËN NAFTËN!…

GJENERAL, NA VODHEN NAFTEN!… 

PËRSËRI PËR GJENERALIN E NAFTËS DHIMITËR GJENERALIN

 Nga Ahmet Ҫollaku, Tiranë 04. 10. 2022

„Vendburimet e deritanishme të naftës dhe të gazit janë vëtëm një parathënie e nëntokës Shqiptare“ Dhimitër Gjenerali

I dashur, dikush më tha se je rikthyer në Shqipëri. Kjo më gëzon dhe më bënë të kujtoj bregdetin, Lukovë ku ke linduar, limonat, portokallet, ullinjët, Vajzën e valëve dhe Petro Markon…

Por nuk të kuptoj, përse je vendosur në Tiranë, ku jetojnë qindra raca. 

E kam fjalën, a do të gjej dot.

Ҫ‘është e vërteta, mua më frikësojnë shumë këto rrugë të reja të Tiranës që vijnë erë droge dhe ku përleshen banditët. 

Ah, humbën bukuritë e Tiranës, ajo bukuri kur unë isha student dhe i drojtur  ndiqja  ndonjë vajzë të bukur trotuarëve.

Gjeneral, malli më ka marrë shumë se kemi plot tridhjetë vite pa u parë. 

 Gjeneral, na e vodhën naftën!.. 

Për perspektivën optimiste flas në mbi 50 punime të miat, shumica si drejtues, dhe në mjaftë të tjera si bashkautor me specialistët tanë, dashamirës e respektues. Materialet e këtyre punimeve ndodhen në arkivat sekrete të gjeologjisë në Tiranë dhe në Institutin e Naftës në Fier, më shkruan ti në letrën që më dërgove, para disa vitesh.

A të kujtohet Gjeneral, ne kemi qënë bashkë autorë në puset, Pekisht-51, Paper-4?  

Sikur të na kishin dëgjuar, të shponim puse të tjerë në Pekisht-Dumëre dhe Papër, me siguri do të kishim zbuluar naftë, do të ishim akoma në monizmë, se monizmi nuk ishte aq i keq sa e bejnë këta horra vëndas me të huajt… 

Të shposh në Shpirag duhesh të jesh i çmendur. 

Ti Gjeneral, atëhere, ishe ca i sertë po i saktë, drejtuesit, s’i  mbyllnin mbledhjet pa dëgjuar zërin tënd, ndryshe nuk bënin konkluzione. Fjala jote ishte si shkopi Bonapartit. Edhe Bonaparti ishte ca i shkurtër thonë, por trim dhe i zgjuar.

Gjeneral, unë të kam propozuar për Ҫmimin Nobel, se ti i di kordinatat e naftës Shqiptare që nuk është zbuluar akoma.  E çka më shumë se ty Kadareja? Kadareja bënë art, kurse ti zbulon energji. A mundet të shkruash kur ke ftohtë? 

Gjeneral, e kam këtu FTESËN e  Akademisë së Zagrebit, atë që mban datën 15 Tetor 1971, firmosur nga Akademicu Ivan Hurkoëvic. Pra, ti je Antar i një akademie të huaj që nga viti 1971.  Atëhere ti ishe ca zanza, po ata xhelos dhe disa s’të donin.

Entuziazmohem, kur mendoj perspektivën e lartë për naftë dhe gaz që ka territori shqiptar, dhe jo vetëm këto, por edhe për Cu – Au, W, Cr – Ni, Fe – Ni, Al, P, As, S etj, thua ti në letër.                                         

Mik, shumë halle ka Shqipëria, ne nuk i zgjidhim dot, si thua, t‘ia lëmë  Perëndisë?

Gjeneral, gjysma e raporteve dhe materialeve të naftës në Fondin e Institutit të Naftës,  kanë emrin tënd, firmën tënde, rininë tënde,  por,  në kohën që ti s’ke qënë, në Shqipëri kanë ndodhur gjëra monstruoze, të tmerrshme, të llatarshme… nga ato të Shekspirit.

Liria, përgjegjësja e fondit të institutit, mban mënd vëndet, raftet dhe ngjyrat e materialeve të gjeologut Dhimitër Gjeneralit, si enët e kuzhinës. Pa atë, Liri Aleksin, sikur, nuk do të ekzistonte as Institute Naftës.

Gjeneral, si merret vesh kësaj Shqipërie. Në fillim të shekullit të kaluar, Bismarku tha, Shqipëria, një pikë gjeografike. Më duket se ka pasur të drejtë!

Ti ke qënë i internuar jashtë Shqipërisë, sikurse edhe të tjerët. Tani në Shqipëri është një sistem hibrid internimi, të thonë, ik nga të dush,  me pasaportë apo pa pasaportë,  në Amerikë apo Euriopë… vetëm të ikish.  Patrioti yt Edi Rama thotë, do të marrim punëtorë nga Bangladshi. 

Personalisht kam patur nderin të punoja në terren, për bërjen e hartave gjeologjike, për të studjuar nëntokën mëmë, në fillim për shumë vite (1951-1962) nën udhëheqjen dhe bashkëpunimin e specialistëve të talentuar rusë dhe, me largimin e tyre, si drejtues punimesh me kolegët e dashur bashkatdhetarë. Gjithmonë, ndriçimi i perspektivës dhe optimizmi rritej dhe konkretizohej, çka më kanë ndihmuar edhe punimet e shoqërisë italianë A.I.P.A., të kryera nën udhëheqjen e profesorit të talentuar, Stanislav Zuber, vazhdon ti në letër.

Bota e lirë bënë pazare, plane djallëzore të grabisë naftën dhe pasuritë e tjera, arshivat, fondet. Por ama këta horra nuk i dinë kordinatat e naftës që është poshtë, atë e di vetëm ti.

Gjeneral, unë të propozoj për Nobel, edhe pse as një gjeolog nuk ka marrë këtë çmimin deri më sot.

Vështirë të gjesh gjeologë dhe naftëtarë sot në Shqipëri, kanë ngeluar vetëm ata që u çiftëzuan me qeveritarët dhe bënë kërdinë. Fjalën e kam për ata legenat e AKBN, ALBPETROLIT, ata dy Prof. e Ministrisë. E di çfarë më tha njëri kur unë i dhash një këshillë?  Do të të qëlloj me plumb… Kurse ai tjetri, tani afër bëri një intervistë me Xhugën… 

Intervista vërtetë, janë ato që kemi bërë bashkë, mbi dhjetë, jo këto të patronazhistave të Ramës.  

Gjeneral, vizatimet dhe letrat e tua, janë për tu varur në mur, janë si dorshkrimet e Buzukut, janë plotë me kordinata, izoipse, thellësi, prandaj nuk i këmbehej as një çpikje apo talent. 

Miku im, i kam rënë disa herë telefonit, kam pritur gjatë të lidhem me ty, të të dëgjoj zërin, po ti deri më sot s’je bërë i gjallë. 

Dikush më tha se ke probleme edhe me veshët, nuk dëgjon mirë. 

Eh, miku im, në fund grumbullohen të gjitha, po, më e dhëmbsheja qënka nostalgjia dhe malli për shokët…

Po le të rikthehemi tek nafta, tek dhëmbja jonë, se atë e ke plagë, se na e grabitën këta lugetër, horra, këta që privatizuan Marinzën, Gorishtin, Cakranin, gjithë Shqipërinë…

…Ne vendasit vazhduam vetë. Drejtuam punimet dhe rezultatet ishin marramendëse: U zbuluan vendburimet thesar të gëlqerorëve në Gorisht, Visokë, Ballsh, Krane, Delvinë dhe flakadani Ca-12, në Cakran, në vitet 1972-1977. Nuk e di se përse, por mbas kësaj pati një ndërprerje, që çuditërisht vazhdon edhe sot. Mua mu ngarkua drejtimi teknik i rilevim-revizionimeve të pjesës qëndrore të Shqipërisë, për ribërjen e hartave gjeologjike në shkallën 1:25.000. Këto harta dhe raporte shoqëruese mbulojnë rajonet Patos-Ballsh, Osmanzezë-Berat-Kuçovë, Lushnjë-Dumre-Marak, Elbasan-Papër-Rovë e Tiranë. Sipërfaqja e përgjithshme e mbuluar këtu, me punimet e rregullta në kondicion, arrin rreth 5000 km2 – shpjegon ti, dhe vazhdon: Mbas ngjarjeve të dhimbëshme të viteve 1990, u largova nga atdheu i pasur me minerale dhe naftë e gaz, por kujtesa më ngacmon, më ndrit si harqet e rrufeve, herë pas here.  

Gjeneral, do tu tregoj shokëve adresën tënde aty në Tiranë të të takojnë. Por çfarë do të bëjmë me projektet tanë? Projektet pa zbuluara të naftës?

Tani mallkimi i shqiptarëve është antropologia e Ramës.  

 FUND

________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura