ING.AHMET ҪOLLAKU: NAFTA NЁ SIRTARЁT E QEVRISЁ SHQIPTARE!

Tiranë, 03. 07. 2015 – (Duke nisur nga dita 26 mars 2015 në Shqipëri do të importohen pa taksa TVSH-je disa lloje kafshësh, ku vlen të përmenden gomari, struci, deveja, etj. – Nga shtypi shqiptar)
1
Nga shtypi Shqiptar mësoj se Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vendosur të shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave për blloqet e lira të naftës që do tu jepen kompanive të huaja private, duke anuluar kështu dy urdhrat e mëparshëm. Afati i ri i dorëzimit të ofertave do të jetë 15 korriku dhe se në këtë ofertë përfshihen Blloqet 4, 5, C, i Panajasë dhe Blloku i Dumresë… Më tej thuhet se shtyrja bëhet, pasi disa kompani ndër më të mëdhat, kanë kërkuar më shumë kohë në dispozicion për studimin e të dhënave dhe përgatitjen e ofertave…

Deri më sot, zonat hidrokarbure kanë qënë nën administrimin e “Albpetrol”, e cila i ka transferuar ato tek kompanitë private përmes negociatave të drejtpërdrejta. Me ndryshimin e ligjit, Qeveria thotë se blloqet e reja do t’i nënshtrohen garës në një proҫes të hapur dhe fituesit do të zgjidhen përmes kritereve të paracaktuara…
2
Këto zigzage qeveriatre më japin rastin të radhisë faktet e më poshtëme, jo për t’iu kundërvënë ndonjë istitucioni shqiptar, por për të treguar aparencën e komunikimit të institucioneve qeveritare me publikun e specializuar, ndryshe nga sa është shprehur kohë më parë shefi radhës Edi Rama. Këtu më poshtë do të lexoni ҫfarë bëhet me administratën qeveritare. Kur ky trajtim bëhet me mua, imagjinoni komunikimin me popullin e thjeshtë!

Harta e blloqeve të kërkimit të naftës në Shqipëri.

Para disa vitesh kompania sizmike Gustavson nisi studime në zonën Papër deri në Tiranë, të cilën së pari e kishim studjuar ne shqiptarët, dhe pas nesh kompanija Franceze Coparex. Më pas kompanija Gustavson u konvertua në kompani Manas Petroleu(!). Ne shqiptarët e kishim vlertësuar këtë zonë me shumë perspektivë.
Po vidhej puna e mirëfilltë shqiptare.
Së pari iu drejtova vetë kompanisë Gustavson, ekipit te saj, z. Alexander Becker, z. Jan Tomcenek dhe z. Erik Herlyn (Chief operating officer). Vetëm ky i fundit më kushtoi pak vëmëndje. Ai më përcolli një e-mail, me anën e të cilit më falenderonte që interesohesha për operacionet e tyre në Shqipëri dhe se dëshironte të bisedonte me mua… Dikush më pas (!?), pa dyshim ndonjë shqiptar, (aforizmi thotë, i joti të bënë gropën), mundet të jetë konsultuar me këtë kompani, dhe z. Erik Herlyn e këputi komunikimin me mua…
Biznesi i kësaj kompanie në Shqipëri ka shumë mistere. Ajo përlau Coparexin dhe, siҫ më tha më pas një koleg, kjo kompani bënte vetëm retushime grafikësh shqiptarë, të cilët më tej i shiste si punime të vetat… Tmerri më i madh në Shqipëri bëhet me pasuritë minerale, me gjeologjinë, me të drejtat e autorit, me fondet e gjeologjisë, po sidomos me naftën shqiptare. Kompania mixt Shell-Petromans Energy, me materialet e gjeologëve tanë T.Velaj, H. Bakiu, A.Mema, K.Rama e tjerë, po shëmbin malin e Shpiragut. Në këtë zonë janë shpuar disa puse. Konkretisht pusi Shpirag-2, ka arritur fundin 5,553 m. Nuk është pak. Shpenzimet totale në dollarë një Zot i di. Pra, kjo kompani mixt do naftë pa tjetër, prandaj po e sheshon me buldozier malin e Shpiragut kurse ne Shqiptarët, nafëtarë dhe jo naftëtarë, autorë dhe jo autorë, bëjmë parada në facebook me detashmentin fiktiv “Armata e Naftëtarëve”, pa marrë guximin më të vogël tu kundërvihemi haptazi qeveritarëve tanë, që vjedhin dhe mashtrojnë… Po kjo kompani i ka vënë syrin edhe objektit të Paprit. Konkretisht ajo ka retushuar profinin tonë gjeologjik, që kalon në pusin Pa – 4, projektuar dhe shpuar nga ne shqipatët, duke e quajtur punë të tyre. Si mund të qeveriset një vend, që ka 246 lloje djathrash, thotë Charles de Gaulle.
Pa dyshim, për këto probleme shumë të rëndësishëm, që kanë të bëjnë me studimin e mirëfilltë shqiptar, kam bërë përpjekje të komunikoja me Qeveritë Shqiptare të ҫdo krahu. Kështu, në vitin 2008 iu drejtova me një letër zyrtare direkt ish K/Ministrit të asaj kohe, Z. Sali Berisha. Nga Ai mora letrën me nr. 17/585 Prot,dt.9.12.2008, ku më thonë se me porosi të Tij letra ime do t’i dërgohej Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z. Genc Ruli. Kjo letër është firmosur nga z. Elham Sharra, Drejtor i Komunikimit me Publikun. Në të njëjtën kohë unë i kisha nisur letër edhe vetë z. G. Rili.
Më 30.12.2008, nga Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, nëpërmjetë Drejtorit Adrian Jasimi, mora shkresën nr.10774/3 prot. ku ai tenton të më sqarojë duke ju shmangur studimit tonë shqiptar, që kishte të bënte me vjedhjen e punës shkencore. Ai në atë letër bënë histori të investimeve në Shqipëri, liҫensimin e kompanive të huaja dhe lidhjet Hidrokarbure. Pra, ai hidhet degë më degë, duke e vendosur veten në pozicionin e specialistit të mirëfilltë të naftës shqiptare. “Gjeologjia e Shqipërisë është shumë e komplikuar (!!), dhe duhen investime të konsiderueshme që të paraprijnë vërtetësimin e tyre”, thotë ai, dhe më tej shton se ju (është fjala për mua), ndërkohë mund t’ia paraqisni idetë ndonjë kompanie dhe, nëse është e nevojshëme, ne mund tu vëmë në kontakt me përfaqësuesit e saj, madje edhe tu krijojmë mundësi për prezantimin e studimeve tuaja… Fatkeqësisht, Ai nuk bëri asgjë për të më dhënë mundësinë të prezantohem me këto kompani të huaja të naftës në Shqipëri. Administrata Shqiptare bënë shërbimin e rojës së gadishmërisë ushtarake pranë istitucioneve shqiptare.
Po për këto probleme, në vitin 2014 iu drejtova edhe qeverisë së z. Rama. Këtë radhë bëra saktësime gjeografike dhe përcaktim zone. Me shkresën nr. 5957-1 prot. dt.2.19.2014, administrata e z.Rama, më përgjegjëse Znj. Ana Rafti-Drejtore e mardhënieve me qytetarët, më vuri në dijeni se letrën time ia ka dërguar për ndjekje Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Nga kjo e fundit, nëpërmjetë z. Koli Bile-Sekretar i Përgjithshëm, mora shkresën me nr.5251/1 prot. dt. 29.9. 2014, ku ai më porosiste të bëja më shumë saktsime, të jepja kordinatat e puseve (?!), për të bërë më tej korrespondencën me blloqet e kërkimit.
Sipas administratës qeveritare, ne shqiptarët duhet tu japim të huajëve edhe koordinatat e puseve ku të shpojnë(!) Më pas Ai thotë se, do të mundësojmë komunikimin me ju për të bërë saktësimet e kërkimeve… Por, deri më sot edhe me këtë dinasti nuk është bërë asgjë konkrete…
Në letrën që i nisa këtij istitucioni dhashë kordinatat e katër zonave të cilat unë i mendoj shumë me perspektivë, konkretisht:
1. zona e parë përfshihet në sektorin:
– X0.00-Y5.00,
– X0.00-Y5.00,
– X5.00-Y5.00,
– X5.00-Y5.00,
2. zona e dytë në sektorin:
– X0.00-Y5.00,
– X0.00-Y5.00,
– X0.00-Y5.00,
– X0.00-Y5.00,
3. zona e tretë në sektorin :
– X0.00-Y07.50,
– X0.00-Y07.50,
– X0.00-Y07.50,
– X0.00-Y07.50, dhe
4. zona e katërt në sektorin :
– X0.00-Y0.00,
– X05.00-Y05.00,
– X06.00-Y0.00,
– X05.00-Y05.00.
Në letër theksoj se vlerësimi dhe përvetësimi i këtyre të dhënave nga ndonjë person tjetër zyrtar ose jo zyrtar shqiptarë apo kompani e huaj që bënë kërkime për naftë në territorin e Shqipërisë, do ta quaja vjedhje dhe do ti drejtohem zyrave juridike që mbrojnë të “Drejtën e autorit”…
Gjithashtu, këto ia përcolla edhe zyrës së AKBN, e cila e dredh Shqipërinë nga të katër anët. Nëse doni të skanoni korrupsionin Shqiptar, studjoni gjithë arkivat zyrtare të kësaj zyre, bashkë me personelin që ka punuar ose punon aty. Veҫse mos harroni të kujtoni se shumë nga ai personel tekniko-administrariv, që ka bërë ato negociata dhe marrëveshje konçensionare monstruoze, ia ka mbathur jashtë shtetit, fshehur tashmë nëpër kompanitë e huaja me karta identiteti të tjera, kurse ca të tjerë janë këtu pranë nesh, dhe nuk u bënë syri tërr…
Sa i grabiten Shqipërisë në një ditë – naftë? Sipas ministrit Gjiknuri, në vitin 2013 Shqipëria ka prodhuar 1 milion e dyqind mijë tonë naftë. Çmimi i naftës në botë ka qënë mesatarisht 105$ fuçia. Marrim çmimin 90 dollarë fuçia dhe rezulton se kjo sasi nafte ka vlerën 540 milionë $. Pra, në ditë na janë grabitur 1 milion e 480 mijë dollarë. Në vitin 2014 Shqipëria prodhoi një milion e katërqind mijë tonë. Vlera e kësaj nafte është 630 milionë $. Në këtë raste na janë grabitur një milion e 726 mijë dollarë amerikanë në ditë Po në krom, në bakër-flori?.. Është tmerr i vërtetë, kurse qeveria jo vetëm nuk bënë transparencën e konçensioneve,por do të shkërmoqë gjithë Shqipërinë! Ne bëjmë sehir!

Harta e zonave të lira për kërkimin e naftës në Shqipëri.

Nga AKBN më dt.8.9.2014 mora shkresën nr. 7501/1 prot. firmosur nga z.Dael Dervishi, Derejtor Ekzekutiv. Ai thotë se aktualisht blloqet e kërkimit për naftë dhegas në vëndin tonë administohen nga Albpetroli, kurse AKBN ndjek zbatimin e marrëvëshjeve të lidhura, prandaj, ju sugjeroj, -vazhdon Ai, – të merrni kontakt të drejtëpërdrejtë me kompanitë që kanë interes për zonat ku juve keni projekte të gatshme studimore… Ah, dua t’i them zotërisë, si nuk e kuptoni apo bëni sikur nuk e kuptoni, se këto projekte me vlera kolosale, janë projekte tona shqiptare, të popullit tonë… Unë nuk pres kurrë që Banka Botërore, apo zyra e financimit të Bashkimit Europian të na thonë: Ju shqiptarët keni naftë, eksperiencë një qind vjeҫare, specialistë…Ne do tu japim 800.000.000 euro të zhvilloni këtë industri fitimprurëse. Ju keni plot rrugë të dilni nga kjo varfëri e turpëshme…
I nderuari z.Dael Dervishi e di mirë, se të gjithë specialistëve të naftës shqiptare u është mbyllur dera e komunikimit me këto kompani të huaja, bilez është vështirë të komunikosh edhe me vetë AKBN. Vite më parë fola me një koleg, që punonte në ato zyra.
Ai i trembur më tha që të mos bëja zë me asnjë që kemi biseduar bashkë, se ndryshe do ta hiqnin nga puna. Pra, siҫ kuptohet, është më lëhtë të hysh në Pentagonin Amerikan sesa nëpër institucionet që merren me naftën shqiptare. Kjo derë u mbyllet specialistëve të naftës shqiptare.
3
Për problemet e naftës në përgjithësi, dhe për ato specifike në veҫanti, unë u kam drejtuar letra të hapura në shtypin shqiptar, si z. Berisha dhe z. Rama. Të gjitha janë në faqet e internetit. Për këto letra të hapura, zotërinjtë nuk treguan interesin më fillestarë, të paktën të më ҫonin dy gisht letër. Ja, kështu komunikojnë qeveritë shqiptare dhe administratat e tyre me specialistët dhe popullin e vetë…
Për qeveritë shqiptare, unë specialisti i naftës nuk jam asgjë. Përse këto AKBN, Albpetrol, Ministiria e të tjera institucione Hidrokarburesh, nuk gjejnë një rrugicë të kominikojnë me specialsistët e vërtetë të naftës shqiptare, të cilët dinë jo vetëm zonat perspektive, por edhe ku duhet shpuar. Nuk është gjë e thjeshtë t’i ofrosh një kompanije të huaj një studim të gatshëm, një objekt konkret për të cilin nëse ata do ta përgatisnin vetë, do harxhonin shuma të mëdha, kurse për objektin tonë konkret, ata do të harxhonin një shumë minimale parash, vetëm për ta verifikuar, për tu bindur për saktësinë e vizatimit. A ka gjë më të ndershme dhe më të thjeshtë se kjo?! Të gjitha këto të ardhura, do të shkonin në rritjen e mirëqënies dhe ekonomisë shqiptare! Sepse dihet nga të gjithë, se studimi sizmo-gjeologjik i një objekti për shpim, ka gati po atë vlerë monetare sa edhe vetë shpimi i pusit.
Nëpër digasteret shqiptare, janë instaluar disa specialistë, që dinë vetëm të servilosen, të komunikojnë tinëz vetëm me ministrin. Këta beniaminë pengojnë ҫdo llojë komunikimi të specialistëve me institucionet shqiptare. Pa u krehur këto plehra, nuk do të ketë ecje
përpara. Shqipëria nuk do të zhvillohet me propagandën, “do të nxitim poҫerinë e Korҫës”. Përse qeveria shqiptare nuk fton në një takim të gjithë specialistet e naftës shqiptare të njihen me këto oferta vendase, se vetëm këta do t’i ngrejnë ato paketa në nivele të larta!?
Komunikimi i popullit me institucionet qeveritare është baza morale e një shteti demokratik. Specialistët e naftës nuk kanë asnjë rrugicë komunikimi me institucionet qeveritare, sepse këto rrugica janë të mbyllura ose të minuara. Z. Rama ka mbajtur një leksion për punën e administratës qeveritare, ndërsa për naftën, kujtohet pas një ëndërre të keqe! Thirrjet nëpër fushata, ku veshi nuk të zë fjalën naftë, janë ulërima për pushtet!

– Autori është ekspert i naftës në Shqipëri. Kontakti me autorin: [email protected].

***
PROF.DR.VANGJEL KICI: NAFTA SHQIPTARE DHE POLITIKANËT E KORRUPTUAR
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=1762

===================================

Kërkimet për naftën, Tirana përplaset sërish me Athinën.

Rritet tensioni Tiranë – Athinë – News, Lajme – Vizion Plus

AKBN kërkime për naftën në detin Jon.

Blloqet e naftës në shitje…

Deti Jon, Pezullohen kërkimet për naftë, Tsipras nuk vjen në Tiranë.

Kërkimet për naftë në Shqipëri.

……………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura