GJOKË DABAJ: ED RAMA TË MARRË ME VETE NË BEOGRAD – ALBUMIN ‘TERRORI I SËRBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT, 1844-1999’ TË NUSRET PLLANËS

Durrës, 08. 11. 2014 – Unë e kam quajtur Ed Ramën si kryeministrin tonë më shpresëdhënës në 2 dhjetëvjetëshat e fundit. Mundet edhe të jem gabuar. Koha do ta tregojë nëse shpresëtarët për ditë më të mira kanë gabuar apo jo. Vizita e tij në Beograd, nëse nuk do ta anulojnë sërbët në çastet e fundit, është një ndër treguesit se sa duhet të shpresojmë ne te vizioni patriotik i Ed Ramës, të cilin vizion vetë ai e ka pagëzuar RILINDJE. Ai po shkon në Beograd dhe ne e dimë që do të përpiqet për të marrë, për vete edhe për vendin e vet, sa më shumë pikë, nga ato që i quajnë kredite. Mirëpo, a do të mund t’i fitojë pikët e nevojshme kryeministri i një populli të arsyeshëm e të durueshëm, në një vend, në një kryeqytet, të mbushur me vrasës shqiptarësh?!
Unë kam shumë frikë që kjo vizitë e Ed Ramës në atë qytet shqiptarëvrasësish, do ta ketë vështirë të sjellë diç më të mirë se ç’patën sjellë “vizita” e Ahmet Zogut në vitin 1924 dhe vizita e Enver Hoxhës në vitin 1946.
Që kjo vizitë të mund t’i tregojë kësaj bote diçka më tepër se ç’di ose se ç’dëshiron të dijë kjo botë, Ed Rama do të duhej të merrte me vete një numër jo të vogël albumesh të Nusret Pllanës “TERRORI I SËRBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT, 1844-1999”. Është një libër me fotografi, përmbajtja e të cilavet shpjegohet në 7 gjuhë. Është promovuar, veç tjerash, edhe në Angli, pra është një libër që njihet ndërkombëtarisht. Pasqyron një histori të hidhur për shqiptarët, por është njëkohësisht një histori, të cilën më shumë se kushdo duhet ta njohin sërbët.

Ed Rama do të duhej të merrte me vete një numër jo të vogël albumesh të Nusret Pllanës “TERRORI I SËRBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT, 1844-1999”.

Pa njohur përmbajtjen e atij albumi, marrëdhëniet midis 2 popujve nuk mund të rregullohen. Po na këshillojnë disa ndërkombëtarë, sigurisht për të lehtësuar punët e veta, se, në marrëdhëniet midis tyre, shqiptarët dhe sërbët duhet të shikojnë nga e ardhshmja e jo nga e kaluara. Por kjo nuk mund të zbatohet. Ne jemi të detyruar të shikojmë nga e shkuara, që të mos na ndodhin prapë tragjedira siç na kanë ndodhur. Edhe sërbët janë të detyruar të shohin nga e kaluara e tyre në raport me ne, nëse duan të shërohen si komb.
Ed Ramën e akuzuan për dronin që fluturoi mbi Beograd më 14 tetor 2014. Është e sigurtë që, as Ols Rama, as Ed Rama, nuk e kanë kryer atë punë. Atë punën e dronit e ka bërë tjetërkush. Atëherë, si do të vendoset Ed Rama në pozicionin që i takon, në krah të kombit të vet? Ai mund të vendoset në pozicionin që i takon vetëm duke thënë kështu: “Ne nuk e kemi opcion atë që ju sërbët e quani Shqipëri e Madhe, por ju duhet pa tjetër të reagoni evropianisht lidhur me qëndrimin e të parëvet tuaj ndaj kombit shqiptar.”
Si shembull i qëndrimit evropian bashkëkohor Ed Rama duhet të marrë të birin e një oficeri nacist gjerman, pjesëmarrës në Masakrën e Borovës më 1943, i cili u ka kërkuar ndjesë borovarëvet për krimin që ka kryer i jati i tij.
Ta marrë Ed Rama albumin e Nusret Pllanës dhe t’ua dhurojë si përkujtesë mikpritësvet të tij. T’u thotë: “Njohja nga ana juaj e këtij albumi është kushti për të vendosur marrëdhënie normale midis nesh.” Nëse ata nuk do ta pranojnë një të tillë përkujtues, atëherë Ed Rama është i lirë ta deklarojë qëndrimin e vet, dmth qëndrimin e kombit të vet, në konferencën për shtyp.
Kjo, për mua, është një nga rrugët që ky kryeministër të mos ndahet nga sërbët siç janë ndarë 2 paraardhësit e tij, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.

___________________________

NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG

SHERADIN BERISHA: MASAKRA NË ABRI TË EPËRME – KRIM I PANDËSHKUR! (I-II)
1. https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1724
2. https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1725
***
SHERADIN BERISHA: MASAKRA E KRUSHËS SË VOGËL – KRIM I PANDËSHKUAR(I -XI)
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424
***
SHERADIN BERISHA: DHOMAT E KRIMIT SERBË NË QENDËR TË PRISHTINËS, KU SHQIPTARËT TORTUROHESHIN ME SHUFRA HEKURI E SHKOPINJ BEJZBOLLI, MBYTESHIN ME ELKTROSHOK E SHARRITESHIN ME SHARRË DRURI!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1853

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura