GJOKË DABAJ: GJIRIZET E AMNISTIVET DHE ERA E RËNDË E AJËRNDOTËSVET KOMBVRASËS

Durrës, 20. 07. 2013 – Vajmedet, nëse ia nisim, pa i thirrur mendjes dhe pa e mbledhur mendjen, t’i çojmë duart përpjetë, për të miratuar AMNISTI pas AMNISTISH. Amnistitë ndaj çdo lloj KOMBVRASËSI dhe ndaj çdo lloj AJËRNDOTËSI, që e nxjerr BARKU i atyre KOMBVRASËSVE, na shndërron edhe vetë ne në një masë amorfe, gjë që të vrarët e të masakruarit tanë nuk do të na e falnin kurrë.
Për momentin po marr 4 të atillë AJËRNDOTËS, që, me qëllime të caktuar, kanë për detyrë ta ndotin krejt ajrin tonë politiko-diplomatiko-mediatik.
(Mundohu sa të duash të rezervohesh në fjalor, në ambiente gjirizesh, është e pamundur!)
I pari është një AJËRNDOTËS femër: Karla del Ponte. Ajo e ka qelbur, kutërbuar Tribunalin e Hagës dhe, me sa duket, ka shkuar të lëshojë (doemos, erë ajërndotëse) edhe në instanca më të larta… të përpjekjevet gjithnjerëzore për t’u VETËPASTRUAR.
I dyti është prapë një AJËRNDOTËS franko-zviceran, Dik Marti, i cili e lëshoi avullin e vet frymëzënës në Parlamentin e Europës. Dhe s’po dimë, a e larguan atë erë të thartë, parlamentarët tanë të nderuar, apo iu ambientuan hundët dhe tash s’po u bën më përshtypje, për shkak, ndoshta, të parimevet të tyre EKSTREMISHT “DEMOKRATIKË”.
I treti na doli, jo dhe aq papritur, Fatos Lubonja, një AJËRNDOTËS karakteristik përzierjesh befasuese, të cilat, në barkun e Kombit tonë, s’ka si të mos shkaktojnë diare nga më të bezdisshmet.

I katërti, AJËRNDOTËS, më i vogël, por që erën e ka tepër pikante, na del një i quajturi Arben Idrizi. Ka edhe emrin ARBEN, pa lëri të tjerat! Ashtu siç edhe ky i këndejmi, që, mbase edhe aksidentalisht, e kanë quajtur: FATOS.
Nuk besoj të jetë e rastit që krijesa të këtilla, të destinuara për t’u depozituar nëpër depo që vetëm atyre u përshtaten, këtë herë, këta 2 të fundit, por që s’është e mundur të mos jenë vazhdë e 2 të parëvet, të na shfaqen fill pas miratimit të ligjit të AMNISTISË në parlamentin e Prishtinës.
Duke u marrë me këtë lloj thartirash, (që të mos them ndryshe), kuptohet që gjirizet politiko-diplomatikë anteuropianë dhe antinjerëzorë,
– kërkojnë që ne shqiptarët t’i harrojmë SHQIPTARVRASËSIT E MIRËFILLTË! Kërkohet t’i harrojmë VRASËSIT, të ardhur që nga Sërbia në Shqipëri, kastile PËR TË NA VRARË!
– Kërkohet t’i harrojmë VRASËSIT, të ardhur që nga Mali i Zi, në atë pjesë veriore të Shqipërisë, kastile PËR TË NA VRARË!
– Kërkohet t’i harrojmë VRASËSIT, të ardhur, madje, që nga Rusia, kastile PËR TË NA VRARË, këtu në Prizren dhe këtu në Gjakovë! A e dini sa RUSË SHQIPTARVRASËS ka pasur në vitin 1999, VRASËS VULLNETARË, nëpër Kosovë?!
Prania e të 4 këtyre AJËRNDOTËSVE, herë të verdhë, herë të kaftë e herë të murrmë, sa vjen e bëhet mirëfilli EPIDEMINDJELLËSE. Nëse lejohen të rrinë aty ku janë, ky lloj AJËRNDOTËSISH do të shumohet dhe mund të vijë ashtu një ditë, kur nuk do të mund kurrsesi të pastrohemi prej tyre.
Vajmedet, nëse hundët tona do ta mësojnë veten për ta duruar këtë kutërbim kaq padurueshëm të vjellashkaktues!
Vajmedet, nëse ia nisim, pa i thirrur mendjes dhe pa e mbledhur mendjen, t’i çojmë duart përpjetë, për të miratuar AMNISTI pas AMNISTISH. Amnistitë ndaj çdo lloj KOMBVRASËSI dhe ndaj çdo lloj AJËRNDOTËSI, që e nxjerr BARKU i atyre KOMBVRASËSVE, na shndërron edhe vetë ne në një masë amorfe, gjë që të vrarët e të masakruarit tanë nuk do të na e falnin kurrë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura