SHKODRAN IMERAJ: KOSOVA ËSHTË REPUBLIKË, NUK ËSHTË PERANDORI BIZANTINE!

Deçan, 11. 01. 2013 – (Letër e hapur: Krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës) – Pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, për pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore në Deçan, vendosa që të Ju drejtohem me këtë letër të hapur, krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Me anë të kësaj letre publike, dua të kërkoj që të vihen në veprim të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (përfshirë Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca), për t`u respektuar kushtetuta dhe ligjet e institucioneve legjitime të shtetit tonë.
Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Ditë me parë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga gjykatës shqiptar, ka marrë Vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Siç dihet, të nderuar krerë të institucioneve të Kosovës, këto prona në vitin 1993 dhe në vitin 1997, në kohën e masave të dhunshme, dhe kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, ju dhuruan Manastirit të Deçanit. Për hir të opinionit të gjerë, më duhet ti publikoi të dhënat e dy dokumenteve:
1. Pronat e Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr.1235, 9 gusht 1993. Palët nënshkruese: Gruiq Zoran, Sekretar i Episkopisë Prizren-Rashkë dhe nga Republika e Serbisë, falësi Vukqeviq Dragisha. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 11 hektar, 40 ari dhe 51 m².
2. Pronat e Ndërmarrjes shoqërore “Apiko”, ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr. 4464/2914-97, 5 nëntor 1997. Palët nënshkruese: Manastiri i Deçanit, Iguman Teodosije Shibaliq dhe nga Republika e Serbisë, falësi Dr.Millan Jovanoviq. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 12 hektar, 5 ari dhe 12 m².

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Dihet që pas 23 marsit të vitit 1989, kur u suprimua me forcë Autonomia e Kosovës, dhe kur në të gjithë territorin e Kosovës, u vendosën masat e dhunshme, e deri më 10 qershor të vitit 1999, kur përfundoi me sukses Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës, regjimi famëkeq i Sllobodan Millosheviqit, ka marrë shumë vendime në dëm të popullit shqiptar. Të gjitha vendimet, ligjet dhe aktet e tjera ligjore të periudhës 1989-1999, për të gjithë shqiptarët janë dhe duhet të jenë të pa pranueshme.
Andaj, duke e marrë si shkas, Vendimin e disa ditëve më para të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga gjykatës shqiptar, e cila duke iu dhënë përparësi ligjeve të miratuara gjatë viteve ’90, dhe duke u thirrur në disa marrëveshje antiligjore në mes të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM) dhe Misionit të UNMIK-ut, merr vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, më shtyri që të shkruaj këtë letër publike, duke kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të vihen në veprim.
Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Si qytetar i Deçanit, kërkoj nga ana e Juaj krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që të filloj procedurën sa më parë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, për të nxjerrë një Ligj Special ose një Ligj të Veçantë, i cili në përmbajtjen e vet të ketë në thelb hedhjen poshtë të të gjitha vendimeve, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, të cilat i ka marrë Republika e Serbisë dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë periudhës 23 mars 1989 e deri më 10 qershor 1999.
Nxjerrja e këtij ligji, të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do të jetë një punë e mirë dhe do të jetë një shërbim i mirë që do të ju bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve të drejtësisë në shtetit tonë, të cilat mos të vazhdojnë të sfidohen me ligjet e ish sistemit pushtues serb në Kosovë.
Po ashtu nxjerrja e këtij ligji, do të zgjedh një herë e përgjithmonë shumë pa qartësi në Kosovës e sidomos në sistemin e drejtësisë dhe do të parandalon një herë e përgjithmonë sfidimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë me ligje diskriminuese të Serbisë, e siç është rasti i fundit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në lidhje me pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, të cilat po parashihet që t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.
Unë me këtë rast shtroj një pyetje publike për Kreun e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Sahit Sylejmani, se si duke u thirrur në Marrëveshjet diskriminuese të vitit 1993 e 1997, lejon që Dhoma të cilën ai e drejton, të sjell një vendim i cili këto prona shoqërore, të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat u ngritën me djersën dhe punën e shumë e shumë familjarëve tanë, t`i falen Manastirit të Deçanit.??
Unë nuk mund të kuptoj së si gjyqtarëve shqiptar, si gjykatës në Dhomën e Posaçme, iu mbanë ndërgjegjja kombëtare, morale e profesionale të shpallin legjitime një marrëveshje e cila është bërë nga regjimi vrastar i diktatorit të fundit në Ballkan Sllobodan Millosheviqit.

………………………………………………………….

KTV- INTERAKTIV, 10. 01. 2013: FLET RASIM SELMANAJ

Me vendimin e fundit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, si historian, më shtynë të mendoj se Kosova a është Republikë apo Perandori Bizantine? Nga historiografia e dimë që në Perandorinë Bizantine, perandorit iu ka falur toka manastireve dhe kishave. Shqiptarët e Kosovës e posaçërisht ata të Deçanit dhe rrethinës, nuk kanë prona për të humbur, dhe mbi të gjitha nuk kanë prona për t`i falur Manastirit të Deçanit, respektivisht një manastiri i cili gjatë luftës së fundit (1998-1999), kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për çlirim nga pushtuesi serb, priftërinjtë e këtij manastiri i kanë bekuar me ujin dhe tymin e shenjtë, qindra e qindra paramilitarë serbë, të cilët me pastaj në pjesë të ndryshme të komunës sonë por edhe me gjerë, kryen krimet me makabre duke vrarë, masakruar e dhunuar me qindra shqiptarë të pafajshëm.
Unë nuk dua të besoj, që sot ka gjyqtarë dhe gjykata në Republikën e Kosovës, kur e dimë që sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që të nxjerrë një vendim, duke legjitimuar ligjet dhe vendimet diskriminuese dhe anti-shqiptare të kohës së sundimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Sot, është koha e fundit, që organet me të larta ligjvënës në Kosovë, të thonë fjalën e vet. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhen të hartojnë dhe të miratojnë Ligjin Special ose Ligjin e Veçantë me të cilin do të shpallën të pa vlefshme të gjitha ligjet dhe aktet e tjera diskriminuese të viteve 1989-1999. Në fund, shpresoj të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që institucionet të cilat Ju drejtoni do të vihen në veprim. Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, duhet të thonë fjalën e vet, të cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse falë votës së popullit Ju jeni në krye të institucioneve dhe Ju duhet të jeni zëri i jonë dhe të jeni në mbrojtje të të drejtave tona.
– Autori është anëtar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” -Dega në Deçan dhe asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë.

=============================================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

– LEXONI – 
OFERTA ‘HISTORIKE’ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN

E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!
KLIKONI KETU

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=719

…………………………………………………….

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura