GJOKË DABAJ: SHQIPTARËT DUHET TË DINË KUSH JANË (IV)

(Pashtriku.org, 28. 05. 2012) – Ne nuk do t’u hyjmë këtu argumentimevet të hollësishëm. Bëmë vetëm një parashtrim fare të shkurtër të historisë sonë që nga ardhja e sllavëvet e këndej. Duam vetëm të vëmë në dukje që kultura e lashtë e ilirëvet, tashmë iliro-arbërore, filluar prej shek.VII e këndej, deri e pakta në shek. XII, ka ndikuar shumë fuqishëm në krejt kulturën sllave, jo vetëm ndër sllavët e Jugut, por edhe te ata të Lindjes.
Iliro-albanizmat në gjuhët sllave
Në ilustrim të kësaj që thamë, po sjellim me këtë rast vetëm një pjesë të vogël iliro-albanizmash, që i gjejmë sot në gjuhët sllave dhe që sllavistika e derisotme, fatkeqësisht, as që i ka vënë re. Por, para se t’i rendisim dëshmitë e gjuhës, duam të vëmë në spikamë nja 2 a 3 pika, të cilat ballkanologjia e veçanërisht albanologjia dhe sllavistika (përfshirë aty edhe sllavistikën jashtëballkanike), do të duhet t’i mbajnë parasysh për t’i korrigjuar në të ardhshmen.

___________________________________________

1. Kontaktet midis parashqiptarëvet (protoshqiptarëvet) dhe sllavëvet nuk kanë ndodhur vetëm në trevat ku sot jetojnë shqiptarët, ose në një periferi të ngushtë përrreth këtyre trevave, por kanë ndodhur në një hapësirë gjeografike shumë më të gjërë, e cila fillonte në rrjedhat e epërme të lumit Sava dhe shtrihej deri në Selanik e në Konstantinopol. Në Konstantinopol, sepse atje ish kryeqyteti i shtetit të tyre dhe njerëzit shkonin atje më shumë se kudo gjetkë. Kjo ishte hapësira ku parashqiptarët jetonin në ata shekuj. Por sllavët kishin kontakte të përditshëm me pjesëtarë të kësaj popullate edhe jashtë këtyre hapësirave, atje ku sot jetojnë rusët, ukrainasit, bjellorusët, çekët, sllovakët. Parashqiptarët, në kuadër të shtetit të Bizantit, lëviznin në ato hapësira sllave në radhë të parë si tregtarë, por edhe si zejtarë, muratorë, drupunues, artistë, si lundërtarë, si nëpunës a përfaqësues të shtetit dhe sidomos e në numër të konsiderueshem, si misionarë të krishtërimit. Shkonin atje bashkë dhe krahas me pjesëtarë të tjerë të Perandorisë Romake Lindore, me grekë, me dakë, me armenë, me thrakas, me sllavë të Jugut, dhe përhapnin në ata vise kulturën e Perendimit. Gjuha ruse, kjo që është sot, i ka themelet e pasurimit të vet pikërisht në gjuhët që vinin prej Gadishullit të Ilirikut. Më saktë, gjuha ruse i ka themelet e pasurimit të vet: në latinishten, në ilirishten dhe në greqishten. Kur themi THEMELET E PASURIMIT, kemi parasysh, midis tjerash, FONDIN THEMELOR të fjalorit rus: COЛHЦE, ЛУHA, MOPE, CMPT, ЖИЗHЬ… Fondi themelor i fjalorit rus është i mbushur së pari me fjalë latine. Mirëpo, dihet nga rrethanat historike që atë lëndë latine nuk ua kanë çuar rusëvet latinët. Atëherë, kush ua ka transmetuar rusëvet leksikun latin? Doemos popujt e lashtë të Gadishullit të Ilirikut, midis të cilëvet më të shumtët në numër, po edhe ndër më të familjarizuarit me gjuhën latine, ishin parashqiptarët. Kjo është një tezë, e cila detyrimisht duhet të zërë vend në studimet e ardhshëm dhe, ose të argumentohet me sa më shumë mbështetje faktike, ose të hidhet poshtë për mungesë argumentesh.
2.Teza që parashqiptarët ishin “një popull blegtoral”, ndërsa sllavët e ardhur ishin “një popull bujqësor”, kjo përrallë entuziastësh të ekzaltuar, njëkohësisht edhe cinikë, nuk i qëndron kritikës shkencore. Ajo duhet të zëvendësohet me pohimin që parashqiptarët, si një popull i lashtë i këtij vendi, kanë qenë bartës dhe transmetues të gjithanshëm të qytetërimit ndër sllavët e ardhur. Sllavët e ardhur morën prej parashqiptarëvet: Edhe mënyrën se si bëhej bujqësia, edhe mënyrën si mbaheshin e shtoheshin bagëtitë, edhe mënyrën si ndërtoheshin qytetet, që prej bërjes së një shtëpie deri te muret e kështjellavet, edhe mënyrën si bëhej tregtia, edhe mënyrën si lundrohej në detra e liqene, edhe mënyrën si nxireshin e përpunoheshin mineralet, mënyrën si administrohej shteti dhe, më në fund, edhe mënyrën se si duhej t’i luteshin Zotit. Të gjitha këto, sllavët e ardhur, i kanë marrë, si prej ilirëvet, në kontaktet e tyre të përditshëm rreth e rrotull enklavavet të tyre të quajtura skllavini, ashtu edhe prej popujvet të tjerë të këtushëm lashtovendës. Duhet theksuar se, në një formë të veçantë, sllavët morën kulturë e qytetërim edhe prej grekëvet, kryesisht për 2 arsye: së pari, grekët, në ata shekuj (shekujt VII, VIII dhe IX) kishin në duart e veta pushtetin qendror të Perandorisë Romake Lindore dhe së dyti, grekët u dhanë sllavëvet shkrimin, gjë që sllavët i shndërroi në etni të vetëjetueshme. Që të bëhesh etni e vetëjetueshme, në radhë të parë duhet që të kesh shkrimin tend, me të cilin të shkruash gjuhën tënde.
3.Teza e Shtadtmyllerit mbi formimin ose formësimin e kombit arbëror në hapësirat e Matit të sotëm, Mirditës, Krujës e Librazhdit, nuk ka të bëjë fare me ekzistencën madhore të etnisë parashqiptare në Gadishullin e Ilirikut. Ajo ka të bëjë thjeshtë me emrin ARBËNË, që e kish zanafillën pikërisht në këta vise, si dhe me faktin që, për shkak të qëndresës epokale që i patën bërë këta vise sllavizimit, si dhe helenizimit, këtë emër e bënë të vetin edhe ata ish-“fise” të tjerë iliro-epiroto-maqedonas, të cilët nuk ishin sllavizuar apo helenizuar deri atëherë. Vetëm kështu mund të pranohet teza e Shtadtmyllerit. Përndryshe, nëse pretendon që ARBËRIT “u shpërndanë” prej Matit e prej Fanit dhe zaptuan fizikisht veriun, veriperendimin, lindjen, juglindjen deri në Thesaloniqi dhe jugun deri në Ambraki, ajo tezë vetëvetiu bie poshtë njëherepërgjithmonë.
4. Gjuha kishtare starosllave, e quajtur ndryshe gjuha sllave e vjetër kishtare, e cila përmendet shumë në sllavistikë e, lidhur me të, edhe në albanologji, është një gjuhë tepër e re në krahasim me gjuhën e parashqiptarëvet. Ajo ka zënë fill të dokumentohet jo më parë se në sh IX. Duke qenë kështu një gjuhë shumë e re, ajo nuk mund të merret si gjuhë dhënëse, në raport me parashqipen, të paktën deri në sh X, kur shkrimi sllav, i formuluar prej Cirilit e Metodit, kish filluar ta shndërrojë gjuhën sllave në gjuhë kulture. Pra, deri në sh X gjuha shqipe duhet të ketë shumë pak huazime prej sllavishtes. Përkundrazi, deri në sh X është parashqipja, krahas me gjuhët e tjera lashtovendëse, ajo që u ka dhënë lëndë jetësore, jo vetëm gjuhëvet sllavojugore, por të gjitha gjuhëvet sllave.

__________________________

  

__________________________

Këto ishin 4 tezat tona të cilat do të duhet të trajtohen në të ardhshmen në thellësinë dhe në gjërësinë që u takon.
Po sjellim tash këtu një numër të vogël, nga numri mjaft i madh i toponimevet dhe i hidronimevet që sllavojugorët i kanë trashëguar prej parashqiptarëvet anembanë ish-Gadishullit të Ilirikut: Dikur ARBA, sot RAB, ishull në Dalmaci. Dikur AUTARIATAE, “fis” në Prebalitanë, sot TARA, lumë në shtetin Mali i Zi. HADRIATICUM, sot JADRANSKO MORE, Deti Adriatik. Dikur BOSANIOS, sot BOSNA, lumë në shtetin Bosnjë e Hercegovinë. Edhe vetë makrotoponimi BOSNJË është i trashëguar prej parashqiptarëvet. Dikur BRATTIA, sot BRAČ (Braç), ishull në Dalmaci. Dikur DRAVUS, sot DRAVA, lumë në shtetin Kroaci. Dikur DRINUS, sot DRINA, lumë-kufi midis shtetevet Bosnjë e Hercegovinë dhe Sërbi. Dikur DALMATAE, sot DALMACIJA, trevë bregdetare në shtetin Kroaci. Dikur DECADARON, sot KOTOR, qytet në shtetin Mali i Zi. Dikur PHARUS, sot HVAR, ishull në Dalmaci. Dikur HISTRI, “fis” ilir, sot ISTRA, gadishull në shtetin Kroaci. Dikur ISSA, sot VIS, ishull në Dalmaci. Dikur IADER, sot ZADAR (Zarë), qytet në Dalmaci. Dikur CORKYRA NIGRA, sot KORČULA (Korçulla), ishull në Dalmaci. Dikur CURICTAE, sot KRK (Kërk), ishull në Dalmaci. Dikur LABEAT, sot BLATO (Bllato), emërtim malazias për Liqenin (e Shkodrës). Dikur MELITE, sot MLJET, ishull në Dalmaci. Dikur METEON, sot MEDUN, vendbanim në shtetin Mali i Zi. Dikur MARGUS, sot MORAVA, lumë ne shtetin Sërbi. Dikur NARONA, sot NERETVA, lumë në shtetet Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci. Dikur NAISSUS, sot NIŠ (Nish), qytet në shtetin Sërbi. Dikur OENEUS, sot UNA, lumë në shtetin Kroaci. Dikur PANNONIA, provincë, sot PANONSKA RAVNICA (Fusha e Panonisë), në shtetin Kroaci. Dikur RISINIUM, sot RISAN, qytet në shtetin Mali i Zi. Dikur SISCIA, sot SISAK, qytet në shtetin Kroaci. Dikur SAVUS, sot SAVA, lumë në shtetet Kroaci dhe Sërbi. Dikur SIRMIUM, qytet, sot SREM, krahinë në shtetin Sërbi. Dikur SALONE, sot SOLIN, qytet në shtetin Kroaci. Dikur TERGESTE, sot emërtimi sllav: TRST (Tërst) për Trieste, qytet në Itali. Dikur TRAGURIUM, sot TROGIR, qytet në Dalmaci.
Kur themi trashëguar, nënkuptojmë që, kur kanë ardhur sllavët, në krejt këta vise ka banuar dikush. Ndryshe s’kishin si trashëgoheshin këta emra vendesh, lumenjsh etj. etj. Këtij konstatimi të pakundërshtueshëm ne i shtojmë edhe këtë: Në të gjithë këta vise, popullsia lashtovendëse ka jetuar, në fqinjësi me kolonitë e imigrantëvet, për një kohë shumë të gjatë, të paktën 3 shekuj, pa u asimiluar. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk ka reshtur së dhëni popullatës së ardhur, jo vetëm elementë të gjuhës e të kulturës shpirtërore, por elementë të rëndësishëm të të gjitha fushave të jetës e të jetesës. Sllavët gjithashtu nuk kanë reshtur së absorbuari prej vendësvet gjithçka që atyre u duhej.
Dëshmi, që sllavët nuk kanë reshtur së absorbuari kulturë iliro-arbërore, janë edhe njësitë onomastike të mëposhtme. Dhe kjo ka ndodhur, siç e kemi thënë tashmë disa herë, jo veç në vendet ku jetojnë edhe sot shqiptarët, por në krejt hapësirat ku dikur kanë jetuar të parët e shqiptarëvet.
BALTOVO, vend në Sllavoni, Kroacia veriore, shpjegohet me fjalën shqipe baltë…
(Me qenë se qëllimi i këtij libri nuk janë analizat etimologjike, ne do të mjaftohemi këtu vetëm me një renditje të thjeshtë, pa u ndalur në shpjegime. Kërkojmë ndjesë për ata toponime të cilët mund të mos rezultojnë vërtet të burimit iliro-arbëror, sepse dihet që etimologjia është shkenca më e pasigurtë dhe më e pabesë në Botë.)
BOSANSKE LIGATICE, në Bosnjë, nga ligatë. BREZOVICA, në Mal të Zi, nga i bardhë (*badhëzë). BERI, në Mal të Zi, nga bari, ruajtës bagëtish. BRIĐE (Brigje), trevë në Mal të Zi, banorët: BRIĐAŠI (brigjashi), nga breg. BRIĐEZA (Brigjeza), gjithkështu në Mal të Zi nga breg. BUKUMIRI, në Mal të Zi, nga bukë dhe mirë. BULLGARI, vend i bullgarëvet, nga bulgër. (Vo! Duhet parë dhe mundësia e kundërt.) BURRMAZI, në Hercegovinë, nga burë i madh. CETINJE (në dokumente: Zentina), në Mal të Zi, nga me zanë (*zantinë). CUCE, në Mal të Zi, nga sutë (*tësutëzë). CUCIĆI (Cuciqi), në Mal të Zi, nga sutë (*të sutë). DRETELJ, në Hercegovinë, nga dredhël. DINARA, në Dalmaci, nga dhi. OMBLA, në Dalmaci, nga i âmbël. FOČANSKE LIGATICE (Foçanske Ligatice), në Bosnjë, nga ligatë. FRUSHKA GORA, në Vojvodinë, nga me fry. FIRZA, në Mal të Zi, nga fier. ĐENOVIĆI (Gjenoviqi), në Hercegovinë, nga gji (deti). ĐEČ (Gjeç), në Bosnjë, nga Gjekë. ĐINOVO BRDO (Gjinovo Bërdo), në Mal të Zi, nga Gjin. MIHALJANE, në Mal të Zi, nga mbi halënë. KRAJINA, në Bosnjë, nga krah (anë). UKRAINA, vend i ukrainasvet, nga krah (anë). KRUSI, në Mal të Zi, nga krueth. KRIMALJ, në Mal të Zi, nga krye mal. LEKIĆI (Lekiqi), në Mal të Zi, nga Lekë. LJEŠANKA NAHIJA (Leshanska Nahija), në Mal të Zi, nga Llesh ose Lesh. LEŠKOVI DO (Leshkovi Do), në Mal të Zi, nga Leshko. LIGATI, në Bosnjë, nga ligatë. LOVĆEN (Llovqen), në Mal të Zi, nga lak (leqe). LJIG, në Sërbi, nga i lig. LUGOMIR, në Sërbi, nga lug i mirë. MAJEVICA, në Bosnjë, nga majë. MALONŠIĆI (Malonshiqi), në Mal të Zi, nga mal. MIRAS, në Mal të Zi, nga i mirë. MORAČA (Moraça), në Mal të Zi, nga me ra (*mëratësha). NIKŠIĆ (Nikshiq), në Mal të Zi, nga Nikë. NJEGUŠI, në Mal të Zi, nga mjegull (dikur: niegull). OKLJAJ, në Kroaci, nga me qa (dikur: me kla). PERAST, në Mal të Zi, nga rrasë (*mbë rrasëtë). PEŠTAN (Peshtan), në Sërbi, nga *poshtënë. RAČA (Raça), në Sërbi, nga me ra (*ratësha). RAS, në Sërbi, nga rrasë. RIPANJ, në Sërbi, nga me rjepë. ROGAME, në Mal të Zi, nga rogë. SENJ, në Kroaci, nga thinjë. SINJAJEVINA, në Mal të Zi, nga thinjë. SPUŽ (Spuzh, në dokumente: Spëllzh), në Mal të Zi, nga s dhe *pyllëzë. SORE, në Mal të Zi, nga sorrë (?). SUKA, në Mal të Zi, nga sukë. SUKEZA, në Mal të Zi, nga sukëz. SUTJESKA, në Mal të Zi, nga sutë. ŠALJEZA, në Mal të Zi, nga shalë. ŠEKULARE (Shekullare), në Mal të Zi, nga me (u) shkulë. ŠINĐON (Shingjon), në Mal të Zi, nga Shën Gjon. ŠTEK (Shtek), në Mal të Zi, nga shteg. UGNJE, në Mal të Zi, nga ujë (*ujna). UB, në Sërbi, nga ujë (*ujbë, krs. ubël). VERIGE, në Mal të Zi, nga varg. ZALAZI (Zallazi), në Mal të Zi, nga zallëzë. ZAŠTEK (Zashtek), në Mal të Zi, nga shteg. ZETA (dikur Zenta), në Mal të Zi, nga me zanë (*zenëtë).

_______________________________

_________________________

Do të renditim tash një varg tjetër albanizmash në gjuhët sllave. Janë patronimet, llagapet apo emrat e familjevet, të cilët në mënyrë fare konkrete dëshmojnë për procesin e sllavizimit të shumë banorëve parashqiptarë në të gjitha ato hapësira. Kjo na dëshmon që ne nuk u kemi dhënë sllavëvet vetëm kulturë, por edhe përmbajtje të konsiderueshme gjenetike.
Vëmë në dukje që të gjithë këta patronime janë vërtetuar jashtë Shqipërisë. Jo jashtë Republikës së Shqipërisë, por jashtë Shqipërisë! Pra, përtej kufijvet të Atdheut tonë, në hapësira të gjëra ku banojnë sllavët.
BALJAŠEVIĆ (Balasheviq), nga balash; BALJEVIĆ (Baleviq), nga balë; BALJOŠEVIĆ (Balosheviq), nga balosh; BULATOVIĆ (Bullatoviq), nga baltë; BRIĐANIN (Brigjanin), nga breg; BURIĆ (Buriq), nga burrë; BURMAZOVIĆ (Burmazoviq), nga burrë i madh; CUCKIĆ (Cuckiq), nga sutë (*tësutësë); ČALOVIĆ (Çalloviq), nga i çalë; DEDIĆ, nga Dedë; DREKALOVIĆ (Drekalloviq), nga Ndrekë; GAŠIĆ (Gashiq), nga Gashi; ĐOKIĆ (Gjokiq), nga Gjokë; ĐOLOVIĆ (Gjolloviq), nga gjolle; ĐONOVIĆ (Gjonoviq), nga Gjon; ĐEKANOVIĆ (Gjekanoviq), nga Gjekan; EGRIĆ (Egriq), nga i egër; ГУPEBИЧ (Gureviç), Rusi, nga gur; KALJEVIĆ (Kaleviq), nga kalë; KALEZIĆ (Kaleziq), nga kalëzë; KILIBARDA, nga kalë i bardhë; KLJAJEVIĆ (Klajeviq), nga me qa (dikur: me kla); KLJAJIĆ (Klajiq), nga me qa (me kla); KRCUNOVIĆ (Kërcunoviq), nga kërcu(n); KRIJEVIĆ (Krijeviq), nga krye; LALEVIĆ (Llaleviq), nga lalë; LALIĆ (Llaliq), nga lalë; LEKIĆ (Lekiq), nga Lekë; LEKOVIĆ (Lekoviq), nga Leko; LEŠEVIĆ (Lesheviq), nga Llesh; LEŠIĆ (Leshiq), nga Llesh ose Lesh; LEŠKOVIĆ (Leshkoviq), nga Leshko; LEŠOVIĆ (Leshoviq), nga Llesh; LJOPIČIĆ (Lopiçiq), nga lopë; LJUMEZIĆ (lumeziq), nga lumëz; MALEŠOVIĆ (Maleshoviq), nga një rasë e vjetër e arbërishtes: *ënë malëshi(t); NIKEZIĆ (Nikeziq), nga Nikëzë; NILOVIĆ (Nilloviq), nga Nilë; NUŠIĆ (Nushiq), nga Nush; PLJAKIĆ (Plakiq), nga plak; PRENTIĆ (Prentiq), nga Prend; PRENTOVIĆ (Prentoviq), nga Prend; ŠALJIĆ (Shaliq), nga shalë; ŠEŠELJ (Sheshel), nga sheshël; ŠEŠLIJA (Sheshlija), nga shesh; ŠKULETIĆ (Shkuletiq), nga me shkulë; ŠKUNDIĆ (Shkundiq), nga me shkundë; ŠOĆ (Shoq), nga shok; ŠOŠKIĆ (Shoshkiq), nga shoshkë; ŠTEKOVIĆ (Shtekoviq), nga shteg; ŠTILJANOVIĆ (Shtilanoviq), nga me shti (shtijë); VEŠOVIĆ (Veshoviq), nga vesh (Vesho); VUKŠALIĆ (Vukshaliq), nga Vukë dhe shalë; ZEMIROVIĆ (Zemiroviq), nga zâ (i) mirë; ZOGOVIĆ (Zogoviq), nga zog; ZOTOVIĆ, nga Zoto.
Rrënjët e një pjese të këtyre patronimeve janë të importuara edhe në shqipen. Kështu që, siç ndodh shumë shpesh në marrëdhëniet ndërgjuhësore, shqipja në ata raste nuk është dhënëse e parë, por është ndërmjetëse. Siç thamë edhe pak parë, Kombi shqiptar këta emra familjesh i ka dhënë me gjithë njerëz. Te toponimet ka dhënë tokën dhe emrat, te patronimet ka dhënë edhe njerëzit, edhe emrat. Njerëz, pasardhësit e të cilëvet, si do të shohim më vonë, kanë bërë kërdinë mbi bashketniasit e vet të dikurshëm.
Sa i përket fjalorit të përgjithshëm, në qarqet shkencorë ka zotëruar dhe zotëron mendimi se gjuhën shqipe e ka përmbytur leksiku sllav, thuajse në të njëjtën masë me leksikun latin, ndërsa roli dhënës i shqipes në gjuhët sllave, thuhet, ka qenë aq modest, sa gati nuk ia vlen as të përmendet. Kjo ka ndodhur nga mosnjohja e historisë. Ose mosdashja për ta njohur historinë. Studiuesit i kanë vështruar shqiptarët në gjendjen që janë sot. Nuk i kanë perceptuar në thellësi të kohëvet. I kanë konceptuar në sinkroni, jo në diakroni. Puna ka ardhur deri atje, sa kur gjendej një tufë fjalësh në rumanishten, të njëjta ose të ngjashme me shqipen, shkencëtarët injorantë habiteshin: Si ka mundur të ndodhë një gjë e tillë?! Ku janë takuar këta 2 popuj?! Dhe as që u shkonte mendja atyre pseudodijetarëve që këta 2 popuj kanë kaluar një jetë të tërë, para “Romës”, gjatë “Romës” dhe pas “Romës”, shekuj pa mbarim, në fqinjësi dhe në përbashkësi. Merret me mend se sa larg mendjes së tyre ishte dhe është mundësia që parashqipja të ketë dhënë farë kontributi psh edhe në gjuhën ruse. Përmirësimin në këtë fushë do të mund ta sillte vetëm një rishikim nga e para i balkanologjisë, i substratit ballkanik, si në raport me etnitë më të vjetra, helenë dhe latinë, ashtu edhe në raport me etnitë që kanë ardhur më vonë në histori, sllavë e të tjerë.
Janë me mijëra njësitë leksikore, të cilat sllavistika dhe albanologjia duhet t’i rishikojnë e rishqyrtojnë, në pikëpamje etimologjike, duke pasur këtë herë në themel të vëmendjes faktin historik shumë të rëndësishëm që iliro-arbërishtja është gjuhë shumë më e vjetër se starosllavishtja kishtare. Ne, sërish të detyruar, për shkak të temës, që t’i lëmë për një rast tjetër shpjegimet më të përimtuar, do të renditim këtu një numër fare të vogël prej atyre fjalëve, të cilat mendojmë se duhet t’i rishqyrtojnë albanologjia dhe sllavistika në të ardhshmen.

_______________________

Si tituj të njësivet kemi vënë fjalët e sllavishtes jugore qendrore, pastaj kemi shënuar hamendjen tonë, nga ç’fjalë e parashqipes mund të ketë shkuar ajo në atë gjuhë, kemi sugjeruar, në mjaft raste, shtrirjen e atyre fjalëve edhe në gjuhën ruse. Është e kuptueshme që, një pjesë lexuesish, të cilët nuk janë të udhëzuar në punë të gjuhësisë, mund t’i kapërcejnë pa i lexuar pasazhe të kësaj natyre.
1.BALEGA, bajgë, nga *balëgë. (Fam.fjal. më se 4 njësi)
BARZAST, i bërdhylët, nga *i bardhëzë.
BDETI, me ndejtë zgjuar, nga *me bdi (me pritë ditën).
BIGAR, stalaktit, çmërs, bigorr, nga *mbi gur.
BILJKA, bimë, nga *me mbi. (fam. fjal. më se 7 njësi)
BLATO (bllato), 1.baltë, 2.liqen, nga *balëtë. Krs. rus: БОЛОТÓ (ballato). Fam.fj: më se 9 njësi)
BLAVOR (bllavor), bullar, nga *bullar.
BOS, i zbathur, nga *bath [(z)bath, (m)bath]. Krs. rus: БОСÓЙ (basoj). Fam.fj: më se 10 njësi)
BRAV, berr, nga *berr. Fam.fj: më se 9 njësi)
10.BREG, breg, nga *mb(ë) reg. Krs. rus: БÉРЕГ (bjerjeg). Fam.fj: më se 15 njësi)
BREME, barrë, nga *e barme. Krs. rus: БРÉМЯ (brjemja). Fam.fj: më se 15 njësi)
BREZA, mështekën, nga *bardhëzë. Krs. rus: БЕРËЗA (bjerjoza). Fam.fj: më se 9 njësi)
BRIGA, brengë, nga *me bre. Fam.fj: më se 17 njësi)
BUJATI, me u hazdisë, me u fry, nga *mb(ë) ujë. Krs. rus: БУЙНЫЙ (bujnëj). Fam.fj: më se 16 njësi)
BUJOL (bujoll), kovë e vogël druri, nga *mb(ë) ujëlë.
BUJON, lëng mishi, nga *mb(ë) ujënë.
BUNAR, pus, bunar, nga *me bunue. Fam.fj: më shumë se 3 njësi)
BUS, plis dheu, bucë, nga *butësë. Fam.fj: më se 13 njësi)
CILJ, cak, qëllim, nga *me qëllue. Krs. rus: ЦЕЛЬ (cel). Fam.fj: më se 4 njësi).
20.DIM, tym, nga *tym. Krs. rus: ДЫM (dëim). Fam.fj: më se 29 njësi)
DINAR, monedhë (e njohur jo vetëm te sllavët), nga *dhi, njësi shumë e hershme shkëmbimi. Fjalë e përhapur në shumë popuj. Fam.fj: më se 3 njësi)
DLETO, daltë, nga *dalëtë.
DRHTATI, me u dridhë, nga *dridh(ëh). Krs. rus: ДРОЖAТЬ (drozhat). Fam.fj: më se 10 njësi)
DRUGA, drugëz, nga *dru.
DRVO, dru, nga *dru. Krs. rus: ДEРEВO (djerjevo). Fam.fj: më se 58 njësi). Është një shembull se si, gjuhët, pasi të kenë huazuar qoftë edhe një fjalë të vetme, mund të pasurohen pafundësisht me mjetet e vet. Kështu ndodh edhe me tokën: Të merr ai tjetri një pëllëmbë vend dhe ndërton aty për vete një qytet. Por ka një dallim: Kur tjetri të ka marrë tokën, i dëmtuari je ti, kurse kur të ka marrë fjalën, je ti ai që ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë, sepse janë të parët e tu… je ti ai që u ke dhënë kulturë të tjerëvet.
FRULA, fyell, nga *me fry. FRULAŠ (frullash).
FRUS, fruth, nga *fruth.
GRABITI, me grabitë, me rrëmbye, nga *(kë)rrab(ë), (kjo nga *me rrëmbye). Krs. rus: ГРAБИTЬ (grabit). (Fam.fj: më se 33 njësi).
GRAD, qytet, nga *gardh. Krs. rus: ГOРOД (gorod), por edhe OПOЛOT (apallot), kështjellë, nga ПЛOT, gardh. Fam.fj: më se 68 njësi)
30.GRANICA, kufi, nga *guranëzë. Krs. rus: ГPAНЬ (granj), cak, kufi, nga *guranë. Fam.fj: mëse 21 njësi)
GREJATI, me ngrohë, nga *me ngrohë (e kundëra: me ngri). Krs. rus: ГPETЬ (grjet). Fam.fj: më se 19 njësi)
GREPŠA (grepsha), dantellë, nga *grep.
GRINTAV, që grindet, nga *me u grindë (*me gri). Fam.fj: GRINTATI, GRINTAVAC, rimarrë prej nesh me formën grindavec.
GRINUTI, me u vërsulë, me u hedhë, nga *me u ngritë.
GRINJA, tenjë, mole, nga *me gri. (Fam.fj: më se 27 njësi)
GRKLJAN (gërklan), laring, nga *grykël. Fam.fj: GRKLJANI (gërklani), GRKLJANSKI (gërklanski).
GRLO (gërllo), fyt, nga *ang (*angërlë). Krs. rus ГOPЛO (gorllo). Fam.fj: më se 28 njësi)
GROB, varr, nga *gropë. Krs. rus: ГPOБ (grob). Fam.fj: më se 19 njësi).
ГOPCTЬ (gorst), grusht, nga *gurëstë.
40.HALABUKA (hallabuka), zallamahi, nga *hallabyk! (Nëpër të folme krahinore të shqipes njihet fjala-pasthirrmë: Hallabyk!) Fam.fj: HALABUČITI (hallabuçiti), TARLABUKA (tarllabuka), TALABUKA (tallabuka).
HLEB, bukë, nga *elbëh. Krs.rus: ХЛEБ (hljeb). Fam.fj: më se 13 njësi)
HRANA, ushqim, nga *me hanger (*e hangërnë). Krs. rus: ХPAHИTЬ (hranjit). Fam.fj: më se 33 njësi).
HUNJAVICA, rrufë, nga *hundë. Fam.fj: më se 4 njësi).
HVALA (hvalla), falemnderit, nga *lauh – *hual- *fal. Krs. rus: ХBAЛÁ (hvalla). Fam.fj: më se 30 njësi).
ЯKOPЬ (jakor), spirancë, nga *hekur.
KACA, tinar, fuçi, nga *kadëzë. Krs. rus: KAДKA (kadka).
KAJATI SE, me u pendue, nga *me kajtë (mund të jetë forma dialektore e njohur e trevavet veriore). Krs. rus: KAЯTЬCЯ (kajatsa). Fam.fj: më se 15 njësi).
KALJAC, dhëmb syri (te kali), nga *kalë.
KATUN, tëbanë, nga *katund (*kë-të-end).
50.KAZATI, me kallëzue, nga *kalli (*kallëzë). Krs. rus: ПOKAЗATЬ (pakazat). Fam.fj: më se 65 njësi).
KIŠA, shi, nga *kë-shi. Fam.fj: më se 14 njësi).
KLAS (kllas), kalli, nga *kallës. Krs. rus: KOЛOC (kollas). Fam.fj: më se 13 njësi)
KLET, me mallkue, *me kla (ndoshta dikur *me këlye). Krs. rus: KЛЯACTЬ (kljast). Fam.fj: më se 25 njësi).
KLJUN, sqep, nga *kël-hundë. Krs. rus: KЛЮB (kljuv). Fam.fj: më se 21 njësi)
KLJUSE, gërdallë (kalë), nga *kalë-së. Krs. rus: KЛЯЧA (kljaça) Fam.fj: KLJUSAD, KLJUSINA.
KOKULICA, e qethur e rrumbullakët në majë të kokës (te priftërinjtë), nga *kokë-ulë ose *kokë-(ë)l(ë)-zë.
KOLENO, gju, nga *gëlun. Krs. rus: KOЛEHO (kaljeno). Fam.fj: më se 7 njësi).
KORAK, hap, nga *k(ë)rah-kë. Fam.fj: më se 13 njësi).
KOREN, rrënjë, nga *kë-rra-një. Krs. rus: KOPEHЬ (korjenj). Fam.fj: më se 17 njësi).
60.KOSA, kosë, mjet korrës, nga *korrësë. Krs. rus: KOCA (kasa). Fam.fj: më se 24 njësi).
KOŠUTA (koshuta), drenushë, sutë, nga *kë-sutë. Fam.fj: më se 5 njësi).
KRAJ, skaj, mbarim, nga *krah. Krs. rus: KPAЙ (kraj). Fam.fj: më se 37 njësi. Midis tyre edhe emir i një shteti.)
KRASTA, dregëz, nga *me krue (*kruestë). Fam.fj: më se 11 njësi).
KRESTA, lafshë, nga *krye (*kryestë).
KREŠTATI (kreshtati), me bërtitë (sa ke në kokë), me krrokatë, nga *krye (*kryestë), nëse s’është onomatope. Krs: KREŠTALICA (kreshtalica), grifshë.
KRILO (krillo), krah (shpendi), nga *krah [*krih-(ë)lë] Krs. rus: KPЫЛO (krëllo). Fam.fj: më se 17 njësi).
KRINKA, maskë koke, nga *krye [*kry(e)n-kë].
KRUH, bukë, nga *grunë [*gru(në)h]. Fam.fj: më se 4 njësi).
KRULENJE, gurgullim, nga *krue, burim. KRULITI, me gurgullue (*me krulue).
70.KUKOLJ, bimë që i ka farëzat të kokëluara, të mbledhura në një guaskëz, nga *kokë-l(ë).
KUKURUZ, misër, nga *kokërrzë. Krs. rus: KУKУPУЗA (kukuruza). Fam.fj: më se 10 njësi).
LJAGA, njollë (e pistë), nga *me lagë.
LAKAT (llakat), bërryl, nga *(i) lakëtë, i kthyeshëm. Krs. rus: ЛOKOTЬ (llokot). Fam.fj: më se 11 njësi).
LJIGAV, i jargët, nga *lye-gë. Fam.fj: LJIGAVAC, LJIGAVOST.
LIZATI, me lëpi, nga *me lye-zë. Krs.rus: ЛИЗATЬ (ljizat). Fam.fj: më se 33 njësi)
LUG (llug), korie, pyll i vogël, nga *me ulë [*ul(ë)-g(ë)], me metatezë. Krs. rus: ЛУГ (llug). Fam.fj: më se 6 njësi).
MAGARAC, gomar, nga *(ë)më-gar. Fam.fj: më se 11 njësi).
MAGLA (maglla), mjegull, nga *m(ë)-ag-ëlë. Fam.fj: më se 15 njësi).
MLEČANIN (mleçanin), venedikas, nga *(ë)m(ë)-let (Krs. arbërisht: lëti, për latin). Forma të tjera në sllavishtet: MLECI, venedikasit, U MLECIMA, ndër venedikas, MLETAČKI (mletaçki), i Venedikut.
80.MLEKO, qumësht, tâmël, nga *(a)m-ël-kë. Krs. rus: MOЛOKO (mallako). Fam.fj: më se 16 njësi).
MRAK, errësirë, nga *me u errë [*(ë)m(ë)-err(ë)-k(ë)]. Krs. rus: MPAЧHЫЙ (mraçnëj). Fam.fj: më se 16 njësi).
MRAZ, ngricë, nga *mardhëzë. Krs.rus: MOPOЗ (maroz). Fam.fj: më se 30 njësi).
NEDELJA, e dielë, javë, nga *diell [*n(ë) e diele]. Krs. rus: HEДEЛЯ (njedjelja). Fam.fj: më se 9 njësi).
ODRIPAN, zhelan, me rroba rripa-rripa, nga *rrip, *i rjepur, i bërë rripa-rripa.
ORAH, arrë, nga *arrëh. Krs. rus: OPEХ (arjeh). Fam.fj: më se 10 njësi).
OŠURITI (oshuriti), me përvëlue, nga *zhur, shkrumb. POŠURITI (poshuriti).
OTAC, atë, nga *atë [*at(ë)-s(ë)] gjegjësisht [*at(ë)-ac,*at-(j)ec]. Krs. rus: OTEЦ (atjec). Fam.fj: më se 9 njësi).
PEĆI (peqi), me pjekë, nga *me pjekë. Krs. rus: ПEЧЬ (pjeç). Fam.fj: më se 40 njësi).
PELENA, shpargën, nga *pjellënë. Krs. rus: ПEЛEHA (pjeljena). Fam.fj: më se 6 njësi).
90.PIRITI, me fry në zjarr, me fry era, nga *pir, rrënja e emrit pirust, etnonjësi ilire shumë e njohur. Fam.fj: më se 12 njësi).
PITATI, me pyetë, nga *me pyetë. Fam.fj: më se 33 njësi).
PITI, me pi, nga *me pi. Krs. rus: ПИTЬ (pjit). Fam.fj: më se 46 njësi).
PIZMA, urrejtje, mëri, nga *pezëm. Fam.fj: më se 4 njësi).
PLANINA (pllanina), mal, nga *pyllënë. Fam.fj: më se 11 njësi).
Po e ngarkojmë kështu lexuesin me një lëndë përshtypjerisht të panevojshme. Por vetëm përshtypjerisht, sepse thelbërisht, në një libër si ky, të këtilla përkujtesa janë më se të kërkueshme. Do të shohim më poshtë që janë madje më se të domosdoshme. I ke dhënë tjetrit, në këtë rast popullit fqinj verior, bashkë me tokën e bukës, edhe emrin e bukës, i ke dhënë emrin e qytetit, i ke dhënë emrin e fushës, e ka marrë prej teje mënyrën si punohet toka, ka mësuar prej teje si ndërtohen kështjellat, fortesat (me gardh e me gur), ka mësuar prej teje ritet për t’iu lutur Zotit. Duke pëfituar nga pastrategjia jote, ta ka marrë Singidunin (Beogradin), ta ka marrë Naissusin (Nishin). Tash kërkon edhe Mitrovicën, Deçanin, Brezovicën, madje edhe Durrësin!
Në anë tjetër, fqinji jugor, pasi i ka marrë prej nesh emrat e perendivet, mënyrën si nxiren mineralet dhe si bluhen meli dhe gruri, ta ka rrënuar paharrueshmërisht Trojën (pas gjasavet që rrinë ende nën mjegull), t’i ka marrë ishujt, të Egjeut dhe të Jonit, bashkë me të gjithë mitet, ka arritur t’i përfshijë në kufijtë e vet shtetërorë edhe Artën, Janinën, Grebenenë, dhe tash kërkon Himarën, Grykën e Këlcyrës, madje mundësisht edhe Kavajën, pasi t’ia ketë nxjerrë edhe asaj eshtrat përmbi dhe!
Nuk po merremi më tutje psh me shenjat që na ofron Virgjili te “Eneida” e tij, apo me të fshehtat që ende rrinë të mbuluara nën varret e etruskëvet, por po duam të themi: A nuk meriton pak më shumë dashamirësi ky Komb kaq i madh në qenien e vet dhe kaq i margjinalizuar në politikën e përditshme?!
PLEME, fis, nga *e pjellme. Krs. rus: ПЛEMЯ. Fam.fj: më se 17 njësi).
POJAS, rrip i leshtë, brez që ngjishet rreth ijevet, nga *ije (*ijas). Krs. rus: ПOЯC (pojas). Fam.fj: më se 6 njësi).
POJITI, mu dhënë ujë (bagëtivet), nga *ujë. Fam.fj: më se 4 njësi).
POKLISAR, lajmëtar, kumtar, nga *me klithë. POKLISARSTVO.
PRAG, prag, nga *për-ag. Krs. rus: ПOPOГ (parog).
PRČ (përç), cjap i patredhur, cjap mbarsës, nga onomatopeja *përc dhe prapashtesa *-(ë)sh. Fam.fj: më se 14 njësi).
100.PRDA (përda), pordhë, nga *pordhë. Fam.fj: më se 21 njësi).
PRISPETI, me mbërritë, nga *i shpejtë (*i spe-të). Krs. rus: УCПETЬ (uspjet). Fam.fj: më se 30 njësi).
PRLJATI (përlati), me fëlliqë, me ndy, nga *me përlye. Fam.fj: më se 11 njësi).
PRLJITI (përliti), me djegë pak, me përvëlue, nga *me përvëlue. Famfj: më se 8 njësi).
PRPUŠKATI (përpushkati), me përpushë (pula), nga *me përpushë.
PRSA (përsa), parzma, nga *parësë. Fam.fj: më se 15 njësi).
RAME, sup, nga *krah-më. Fam.fj: më se 10 njësi).
RAVAN, i rrafshët, nga *me ra. Krs. rus: PABHИHA (ravnjina). Fam.fj: më se 46 njësi).
PAЗ (raz), herë, ndoshta nga *herëzë.
REKA, lumë, nga *me rrjedhë (*rrjedhkë). Krs. rus: PEKA (rjeka). Fam.fj: më se 8 njësi).
110.REKESA, zbaticë e detit, nga *rrëkesë.
RONITI, me zhytë, me rrëzue, nga *me ra (pjesorja e vjetër: *ranë). Krs. rus: POHЯTЬ (ronjat). Fam.fj: më se 18 njësi).
PУKOПAШHЫЙ (rukopashnëj), trup me trup, nga *ruka, dorë, dhe *pash.
RUNDAV, me qime, me push, nga *me rrue (*i rruntë). Fam.fj: më se 16 njësi)
SENO, sanë, bar i thatë, nga *me tha (pjesorja e vjetër: thanë). Krs. rus: CEHO (sjeno). Fam.fj: më se 8 njësi).
SINJAST, i përhimë, nga *thinjë. Krs. rus: CИHETЬ (sinjet). Fam.fj: më se 12 njësi).
SISATI, me thithë, nga *me thithë. Krs. rus: COCATЬ (sasat). Fam.fj: më se 20 njësi).
SLAMA (sllama), kashtë, nga *lâmë (*s-lâmë). Krs. rus: COЛOMA (salloma). Fam.fj: më se 14 njësi).
SOKO(L) [soko(ll)], fajkua, nga *zog-ël(ë). Krs. rus: COKOЛ (sokall). Fam.fj: më se 14 njësi).
STADO, kope, grigjë, nga *stan [*(i)(e) stantë]. Krs. rus: CTAДO (stado).
120.STOPANIN, zot shtëpie; stopan, nga *tëbanë (*s-tëbanë). STOPANICA.
STRANA, brinjë, nga *stër-anë. Krs. rus: CTOPOHA (starana). Fam.fj: më se 30 njësi).
STREHA, strehë, nga *stër-re (vend ku nuk shikohesh, vend ku nuk vihesh re). STREJA.
STRM (stërm), i rrëpinët, nga me stër-ra [ (i) stër-ramë]. Fam. fj: Më se 12 njësi).
STROPOSHTATI SE, me u rrëzue, me u rrokullisë, nga *me u stër-poshtë.
STRUGATI, me gërrye, nga *dru (*s-dru-gë). Krs. rus: CTPУЖKA (struzhka), bujashkë. Fam.fj: më se 9 njësi).
STRUKA, strugë, mbulesë e leshtë kundër shiut, nga *stër-uj(ë)-gë. E njëjta prejardhje duket se haset edhe te emri STRUGA, shtrat lumi (pa ujë), vathë, zgavërr.
SVRAKA, laraskë, nga *sorr(ë)-kë. Fam.fj: më se 5 njësi).
ŠEPATI (shepati), me çalue, nga *me shqepue (*me u shqepë). Fam.fj: më se 11 njësi).
ŠPELUNKA (shpellunka), strofull, nga *shpellë.
130.ШПEHËK (shpjenjok), thumb i tokëzës, nga *me shpue [*shpuen-k(ë)].
ŠPINAKL (shpinakëll), një prej pëlhurave (velave) të anijes, nga *shpinë (*shpin-ak-ël).
ШПИHДEЛЬ (shpindjelj), bosht, nga *me shpue [*shpuen-të-(ë)l] ШПOPA (shpora), mamuzë, nga *me shpue (*shporë).
ШПУЛЬKA (shpuljka), gjep, rrotull, masur (në makinë qepëse), nga *me shpu (*shpie) ose *me shpue.
ŠPURAK (shpurak), akrep, nga *me shpue (*shpuer-ak).
ŠTIPATI (shtipati), me pickue, nga *me shtypë. Krs. rus: ЩИПATЬ (shçipat). Fam.fj: më se 19 njësi).
ŠTRUNJAČA (shtrunjaça), dyshek, nga *me shtrue. Fam.fj: më se 3 njësi).
ŠTUR (shtur), i zbrazët, i thatë, nga *me shthur ose *(i) vështirë. Fam.fj: më se 3 njësi).
ŠUT (shut), shyt, pa brirë, nga *shyt. Fam.fj: më se 5 njësi).
140.ŠUTJETI (shutjeti), me heshtë, nga *me shue (zërin) (krs: zâ i shutë). E njëjta formë në rusisht ka kuptim tjetër, të kundërt me heshtjen. Fam.fj: më se 8 njësi).
TALAS (tallas), valë, dallgë, tallaz, nga *thellës. Fam.fj: më se 6 njësi). (Edhe në greqisht kjo fjalë duhet të jetë një iliro-albanizëm)
TATA, atë, nga *të-atë. Dim: TATICA.
TETKA, hallë, teze, nga *të-et (motra e të et). Krs. rus: TËTKA (tjotka). Fam.fj: më se 13 njësi).
TMURAN, i errët, i mbyllët, nga *murr (*të murrënë).
TRK (tërrk), vrap, nga *turr. Fam.fj: më se 37 njësi).
TROHA, thërrime, nga *trohë. Fam.fj: më se 23 njësi).
TURA, lëmsh, shkul, tufë, vandak, nga *turrë. Fam.fj: më se 15 njësi). Foljen POTURITI¹ G.Majeri e krahason me turr, por nuk besojmë të jetë i saktë.
TURIN, turi, nga *turi(n). Fam.fj: më se 5 njësi).
UBAO, ubël, pus në trevat karstike të Dinaridevet, i cili nozullohet me ujë të pastër nga burime të nëndheshëm. Vjen ose nga *ujbël [*uj(ë)-b(ë)-ël], ose nga *ujâmbël.
150.URDA, urlë, qumësht i ntrashur, i thartë dhe i kripur, nga *urdh (*urth), djegësirë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut.
USAHNUTI, me shterrë, me tha, nga *me tha(h). Krs. rus: CУХOЙ (suhoj). Fam.fj: më se 71 njësi). (Vo! Rrënja e të gjitha këtyre fjalëve është *sah [*tha(h)] Të gjithë ndryshimet e tjerë tingullorë janë zhvillime të brendshëm të sllavishtevet.)
UŠULJATI SE (ushuljati se), me u futë barkas, nga *shul, shulas
VAL (vall), valë, dallgë, nga *valë. Krs. rus: BAЛ (vall). Fam.fj: më se 7 njësi).
VAJKATI SE, me shprehë keqardhje, me u qa, nga *vaj (vajtim).
VATRA, zjarr, nga *vatër, vend ku ndizet zjarri. Fam.fj: më se 13 njësi)
VEDRO, enë druri, vedër. Ka në rrënjë fjalën *dru dhe është iliro-albanizëm në disa gjuhë. Krs. rus: BEДPO (vjedro). Fam.fj: VEDARCE, VEDRICA.
VERIGA, vargua, zinxhir, nga *me var (*varg) (*me vjerrë). Krs. rus: BEPEHИЦA (vjerjenjica). Fam.fj: VERIŽICA (verizhica), VERIŽNI (verizhni), BEPËBKA (vjerjovka).
VIG, kurth, grackë, nga *vig, kalim i ngushtë.
VIRITI, me përgjue, nga *me vu re. Fam.fj: nmë se 10 njësi)..
160.VLAGA (vllaga), lagështirë, nga *me lagë. Krs. rus: BЛAГA (vllaga). Fam.fj: më se 8 njësi).
VRAN, i zi, nga *me vra (pjesorja e vjetër: *vranë). Krs. rus: BOPOHOЙ (varanoj). Fam.fj: Më se 16 njësi).
VRAS, ngërç, nga *me vra (*vras, që vret).
ЗAPHИЦA (zarnjica), vetëtimë, nga *zjarr (*zjarrnëzë).
ЗAPEBO (zarjevo), flakë e kuqe e zjarrit, nga *zjarr.
ŽAR (zhar), prush, nga *zjarr. Krs. rus: ЖAP (zhar). Fam.fj: më se 34 njësi).
165.ŽEĆI (zheqi), me djegë, nga *me djegë (*dégō). Krs. rus: ЖEЧЬ (zhjeç). Fam.fj: më se 21 njësi).
Besojmë se kjo është një lëndë e mjaftueshme nisëse, për të dëshmuar që ndikimi i iliro-arbërbvet në kulturën e sllavëvet, jo vetëm në gjuhë, por në krejt kulturën e atyre popujve, ka qenë krejt ndryshe nga ç’është përfytyruar deri më sot.
Lënda që parashtruam kërkon punë institucionale. Fonetistë, njohës të morfologjisë, njohës të ligjevet të fjalërormimit, mbi të gjitha, njohës jo të sipërfaqshëm të gjuhëvet përkatëse. Nëse do të vërtetohej gjithanësisht dhe bindshëm që këto 165 fjalë-bazë, apo shumica e tyre, janë vërtet iliro-albanizma, atëherë, duke llogaritur të gjitha njësitë leksikore që lidhen me këto fjalë-bazë, do të dilte që vetëm prej këtyre dhe vetëm në gjuhët sllavohugore qendrore e rusishte të ketë mbi 2000 iliro-albanizma. Themi mbi 2000, vetëm prej këtyre. Po prej së tjerash që nuk janë renditur këtu?!
Sidoqoftë, për të gjithë, edhe për ata që nuk u përkasin këtyre degëve, mendojmë se është tashmë e qartë: Deri në shekullin X kahja e ndikimit kulturor ka qenë: Nga banorët e lashtë të Ilirikut në drejtim të sllavëvet, qoftë të atyre të ardhur, qoftë edhe të tjerëvet, jashtë Ilirikut. Vetëm në shekullin X e këndej fillon ndikimi i sllavëvet mbi popujt e gjetur dhe kjo ndodh për 2 arsye: Se sllavët tashmë e shkruanin gjuhën e tyre dhe se ata ia dolën të krijojnë shtetet e vet. Ia dolën të krijojnë shtetet e vet, me kishë të vetën dhe me administratë në gjuhë të tyre.
Kjo, midis tjerash, bëri që, ndërsa sllavët zgjeroheshin, arbërit, një ndër etnitë ushqyese të kulturës së sllavëvet, të silleshin deri në zgrip të zhdukjes. Por zhdukja nuk ka ndodhur, vetëm falë vitalitetit të jashtzakonshëm e në shumë aspekte të çuditshëm e të pabesueshëm, që kjo etni ruan në vetëvete në disa mijë vjet.

______________________________

______________________________

Erdhi, pas romakëvet pushtues, pas grekëvet uzurpues dhe pas sllavëvet, edhe Turku, kulturasgjësuesi më i kobshëm për Kombin tonë. Edhe ai, me krejt qenien e tij regresmbjellëse, na solli deri në teh të greminës së mosqenies, por prapë nuk ndodhi shuarja totale. Shpëtuam për pak. U ringjallëm. Erdhëm kështu si erdhëm deri në shekullin XXI. Tash duhet kujdes i madh. Tash vërtet duhet kujdes i madh.
Shënim: Mbasi kish përfunduar krejt ky libër dhe ne po bënim përmirësimet e fundit, falë ndihmës së Prof.Dr.David Lukës dhe z.Lindë Luka, drejtoreshë e bibliotekës universitare në Shkodër, na ra në dorë “Fjalori etimologjik i gjuhës ruse” i dijetarit gjerman Maks Fasmer (Max Vasmer). Është një vepër disavëllimëshe, përkthyer nga gjermanishtja në rusisht dhe botuar në Moskë më 1964. I konsultuam edhe me këtë fjalor shembujt që ishin sjellë këtu si iliro-albanizma në gjuhën ruse. Gjuhëtari M.Fasmer ka bërë atje dhjetëra krahasime të secilës fjalë ruse me fjalë të të njëjtit kuptim apo të afërta në gjuhë të tjera, por vihet re që pothuaj asnjërës prej këtyre që kemi marrë ne si shembuj (gati 80 copë) nuk i është përcaktuar prejardhja. Madje 19 prej këtyre i ka krahasuar edhe me fjalë të shqipes, gjë që te sllavistë të tjerë rrallë haset, por prapë shihet që mosnjohja sa duhet e gjuhës sonë, sidomos e ligjevet të fjalëforminit dhe e tingujndryshimevet, ka bërë që as ky dijetar të mos arrijë në konkluzione, qoftë të veçeveçshëm, qoftë përgjithësues. Në këtë mënyrë, gjatë konsultimit fjalë për fjalë edhe të fjalorit të M.Fasmerit, ne e pëforcuam mendimin që shtegu, tashmë i hapur, do t’i çojë gjuhëtarët (ata që do të merren me këtë fushë në të ardhshmen) në zbulime mirëfilli bafasues, por njëkohësisht tepër të dobishëm në marrëdhëniet midis kombevet.
FUND

Total
0
Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura