Kupola politike-qeveritare me konҫesionarët oligarkë grabisinë gjithë pasuritë natyrore minerare të shqiptarëve, nën syrin “vigjilent” të drejtësisë!
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Hetimi Bankers Petroleum, urojë të mos jetë një fars apo një inskenim i politikës me drejtësinë, që të mashtroi popullin, se gjoja po ndëshkojm korrupsionin në naftë. U arrestua CEO kompanisë, Hongping Xiao, ish drejtori përgjithshëm, Leonidha Çobo, etj., dhe disa janë në kërkim, se kanë vjedhë pasurinë më të madhe të shqiptarëve, naftën tonë. Kërdinë kanë bërë po s’janë vetëm këta! Ka shumë pushtetarë, është një organizatë ujqërish të mëdhenj e krijuar ndër vite që akoma s’janë prekur-isha dhe prezent: drejtues të kupolës politike, deputet, k/ministra, ministra të energjisë, ekonomisë, financave, drejtorë tatimesh, militantë, familiarë, ndonjë president, djali ministrit dhe ambasadorit, gruaja k/prokurorit, avokatë bankash në shërbim të Bankers-it, drejtorë dhe zyrtarucë që sajuan termat e kontratës, Axhensisë Kombëtare Burimeve Natyrore (AKBN), Albpetrolit, kompani karburantesh/oligarkë ndërtimi që përdor Bankers-i, drejtorë dogane, prokurorë-hetuesë-gjyqtarë-avokatë, k/bashkiakë rreth Patos-Marinës, etj., ku gjoja ai investon, jep donacione ose paguan ndonjë taksë lokale, POR JO, thjeshtë pastron paratë që vjedhë. Të gjithë këta s’kanë asnjë kontribut në naftë dhe asnjëri prej tyre s’është arrestuar ose hetuar deri tani, vërtiten lartë e poshtë, vjedhin akoma dhe fshehinë “shpërblimin” që i jep Bankers-i.
Rihapja e hetimit nga Gjykata Fier, pikërisht tani, i intereson politikës se e nesërmja s’dihet ҫ’farë sjellë, mund të jetë fatale për këta, kurse sot kanë ҫdo gjë në dorë, gurin dhe arrën, e dirigjojn ҫdo gjë vetë dhe vetëm me Patos-Marinës, duanë të mbyllin historinë e dhimbëshme të korrupsionit masiv mbi 30 vite në naftë apo miniera dhe hetimi të mos përhapet në vendburimet tjera, pra në to të vazhdojn vjedhja. Në fund, gjithë kjo batërdi dhe zhurmë do përfundoi me ca vite burg për këta “fakira”, hetimi do mbyllet me kaq, ҫdo gjë do trajtohet si vjedhje brënda kompanisë që nuk prekë detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe ajo do vazhdoj aktivitetin normal, “aksionerët” që fshihet aty do vazhdojn vjedhjen dhe politika për opinionin e gjërë do citoi formulën e famëshme se “vendimi gjykatave është ligj dhe nuk diskutohet”.
Këtë aferë të pastër korruptive, direkt apo indirekt, ka mbi 30 vite që e drejton kupola e lartë politike PS-PD me militantët e saj po me orientim të k/ministrit dhe ministrit të pasurive minerare në ҫdo qeveri: E filluan Meksi-Ruli-Bode, vazhdoi me qeverinë Nano-Bufi-Ahmetaj, etj., pastaj mjeshtrat Berisha-Ruli-Bode, etj., dhe nga viti 2013 Rama-Gjiknuri-Balluku-Denaj-Ahmetaj-Ibrahimaj, etj., e kanë bërë “baltë” fare dhe cilësohen nga opinioni i gjërë, si model i korrupsionit masiv. Janë njëri më mafioz se tjetri dhe struken si minjët pas Bankers Petroleum, etj. Kopeja e hajnave është shumë e madhe në numër, e larmishme nga përbërja, niveli përgjegjësisë shtetërore, politike, profesionale, publike dhe qeveritë me operatorët oligarkë i kanë “qepurë” dhe nënshkruar mirë kontratatë, me qëllim që të grabitet gjithҫka ne zbuluam. Këta janë kryesorët nga duhet të filloj hetimin SPAK-u për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.
Siҫ e kamë theksuar në disa shkrime, Bankers-i po lanë duart me këtë vendburim se po nxjerrë naftë nga objekti më i sipërm i tij, “Suita Goran”, ku rezultatet dhe fitimi s’janë më aq të lata dhe m.q.se kontrata i mbaron së shpejti largohet me kujdes që të “fshijë” gjithҫka nga e kaluara e tij grabitqare-shkatërrimtare. Mbulon katastrofën, por dhe Ramës i intereson largimi se ja falë atë “aksionerëve” që struken aty ose e jepë për ndonjë “qokë” politike, se s’ishte kotë për vizitë kohën e fundit në vëndet arabe, gjoja për të thithur investime në sektorin energjitik. Bëri foto me ta se i do për propogandë dhe ky se ka për gjë të falë pasuritë publike për CREDITET e tij, vetëm të ëmbëlsoj marëdhëniet me perëndimin se shpëton kokën dhe pasurinë nga drejtësia se ka bërë zullume shumë të mëdha. Eh moj Shqipëri, ku të katandisën!
Vjedhja kolosale dhe shkatërrimi me përmasa katastrofike, i pasurive natyrore shtetërore, është historike në llojin e saj dhe unike se ndodh vetëm në vëndin tonë por e rrallë në industrinë minerare në botë, e drejton politika, përfshinë gjithë vendburimet e zbuluara, skemat korruptive janë mjaftë të sofistikuara, të ndërtuara në mënyrë përfekte, vlerat monetare të pasurisë që vidhet dhe asaj që shkatërrohet nga shfrytëzimi barbar janë tronditëse dhe s’rikuperohen më se gjithë fitimin që i takon shtetit, konҫesionarët oligarkë e ndajnë me atë dhe raportojn se dalin me “humbje”, por qeveria si falimenton. Është një krim i pastër shtetëror, e dirigjon kupola politike për t’u pasuruar dhe ka zgjedhur sektorin më me fitim të ekonomisë, këtë të pasurive minerare të zbuluara. Këtu vjedhinë pasuri të mëdha dhe pasurohen shpejt.
Hetimi serioz i korrupsionit në naftë/miniera të filloj me kompanitë, nënkontraktorët e tyre, skematë e vjedhjes dhe që kur qeveria Meksi privatizoi Patos-Marinës në 1994-rën, etj., kontratatë me favore nga kupola politike-qeveritare, AKBN-ja, Albpetroli, Albchromi, me drejtuesitë dhe specialistët mashtruesa që mbushin këto zyra, me bashkitë rreth tyre, etj. Të shtrihet në gjithë vendburimet e naftës, gazit, bitumit, minerat, se mënyra privatizimit, falja pa garë e tyre tek oligarkët dhe skemat e vjedhjes njëlloj janë, “copy paste” por ndryshon vetëm numëri hajdutëve, vlerat monetare që vidhen, dëmi ekonomik-financiar nga shfrytëzimi barbar, etj., se nuk janë më pak se në Patos-Marinës. Hetimi kërkon një ekspertizë të thellë teknike-ekonomike-juridike, nga specialistët më të mirë që ka Shqipëria, brënda apo në diasporë që ende s’mungojnë, të analizohen faktet konkrete, abuzimet me termat e kontratave, zbatimi tyre, etj.
Ndonjëri, mund të pyesë, pse kaq shumë fitim gjenerojn pasuritë natyrore?! Sigurishtë po, në atë kohë, u zbuluan vendburimet, u zhvilluan, u kompletuan dhe shfrytëzuan për 5 dekada nën administrim nga shteti. Vetëm në naftë punonin 25-30,000 punonjës. Nafta/minerat financonin vehten dhe mbulonin gjithë shpenzimet me të ardhurat e tyre, shteti investoi në degët tjera të ekonomisë dhe mbrojtjen. Pas 90-tës nafta ka 5-6 herë më pak punonjës, s’kërkon investime kapitale se është kompletuar me paisje nën dhe mbitokësore. Ka vetëm shpenzime operative, po ndonjë kompani, si Bankers-i, bënë investime të vogëla për interes të saj se aplikon shfrytëzimin barbar që të prodhoj mbi aftësinë e rezervuarit dhe shkatërron strukturën e tij, duke lënë në shtresë rezerva të mëdha nafte dhe puset që po mbyten nga rëra dhe uji.
Nga vendburimet e naftës, në vitet e fundit deri në 90’-tën, nxirrej rreth 1.2 milion ton/vit, ҫmimi në bursë ishte disa herë më i ulët se pas 90’-tës dhe vetëm kompania Bankers në Patos-Marinës, për shumë vite ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton/vit. Kompanitë private përmes doganave të korruptuara e eksportojn të gjithë naftën, drejtuesitë e tyre kanë rroga me miliona Euro/vit dhe abuzojn me sasinë, ҫmimin e shitjes, fryejn shpenzimet, investimet me fatura të rreme dhe punime fiktive. Me k/bashkiakët në zonat e naftës gënjejn për donacione, investime, etj., për të ulë fitimin që të dalin me “humbje” dhe pastrojn parat e korrupsionit, kurse k/ministri urdhëron institucionet të mos ushtrojn kontrolle.
Privatët nxjerrinë rezervat në vendburimet që zbuluan naftëtarët, minatorët dhe specialistët e instituteve shkencore, që kupola politike-qeveritare me qëllim i prishi se ishin kundër privatizimit tyre, por ishin për zhvillim nën pronësi të shtetit, ashtu siҫ i ka rreth 95% e botës. Privatizimi jo vetëm që s’rriti fitimin për ekonominë dhe mirëqënien e popullit, por shkatërroi ato dhe trurin shkencor me eksperiencë në studimet projektuese. Kjo kupolë, krijoi korrupsionin, pasuroi vehten, konҫesionarët oligarkë, kryesisht, vëndas, por dhe të huaj për interesa politike, përzuri shqiptarët, e ҫoi popullin në skamje dhe varfëri ekstreme. Situatë e rëndë u krijua nga prishja nd/jeve të naftës/minierave, parku sondave të shpimit, uzinatë e pasurimit mineraleve, rafineritë e naftës, etj., që Berisha i ҫoi për SKARP dhe punonjësitë i hodhi në rrugë. Futi në lojë konҫesionarët që pasuritë ti eksportonin si lëndë e parë që të vidhej edhe fitimi mbi vlerën e shtuar nga shitja nënprodukteve dhe mineralet e rralla si ari, argjendi, etj., që dilnin prej tyre dhe ishin e ardhur shtesë për ekonominë. Ka 35 vite që pasuritë përpunohen jashtë shtetit, sigurojn fitime për vendet e tyre dhe ne i importojm ato me ҫmime të kripura për nevojatë tona. Uzinat/fabrikat tona ishin të reja, i ndërtoi populli me paratë e tija dhe me pak investime rinovoheshin që të rritej gama dhe cilësia nënprodukteve.
Në 2004-rën qeveria socialiste, ja dha kompanisë Bankers Patos-Marinës dhe i hoqi taksat/detyrimet fiskale. Qeveria Berisha në 2 mandatet e saj heshti me abuzimet/vjedhjet masive të saj, ministri Genc Ruli i hoqi TVSH-në dhe privatizuan me “sukses” gjithë vendburimet tjera të naftës/gazit. Ja falën oligarkëve tyre pa garë, pa kompani, pa eksperiencë, pa kapital investues dhe kundër ligjit privatizimit. Ka zëra se pronarët e Stream Oil & Gas, Tartari-Kapotas, krahas Ballsh-Hekal-it dhe 3 vendburime tjera i “qirasën” edhe me mbi 1,000 ton naftë bruto, që ishte gjëndje atje. Pse kjo naftë pronë shteti i falet atyre?, ishte pikë e marëveshjes apo korrupsion? Kontrata favorizoi vetëm oligarkët, që në 10 vite vodhën gjithë fitimin dhe shteti s’mori kurrë tatim mbi fitimin. Ajo dështoi që vitin e parë dhe Berisha-Ruli si rinegociuan kurrë termat e saj, por nxorën ligje tjera në favor të oligarkëve. Kjo solli dyshime për korrupsion dhe specialistët bënë denoncime, por qeveria asnjëherë s’bëri transparencë për këtë biznes fitimprurës që dilte vetëm me “humbje”. Situata vazhdon njëlloj, por vetëm janë ndërruar oligarkët dhe janë shtuar hajdutët.
Opozita socialiste, atëherë, bëri zhurmë dhe premtoi se pasuritë minerare do ja kthente popullit, por k/ministri Rama, kur mori pushtetin në 2013-tën me urgjencë nisi “kasaphanën” me pazare të errëta, si fillim me favore për koҫesionet. Favoret që i dha Bankers-it janë një skandal se i ligjëroi vjedhjen dhe shkatërrimin e vendburimit brenda afatit kontratës (25+5 vite), tani ai sillet si “pronar” me pasurinë e shtetit prej miliarda Euro. Rama deri sot, jo që se rinegocioi atë por me vendim qeverie-VKM dhe me kokën e vetë i hoqi atij gjithë detyrimet financiare ndaj shtetit deri në fund të kontratës dhe urdhëroi institucionet që mos t’a ngacmojn me taksat e eksport-importit për makineri, paisje shpimi për puset, kimikate, hollues, etj., që ajo përdor, për ndotjen e ambientit dhe e nxiti të përdori metoda shfrytëzimi barbare, bile të operojë dhe puset e Albpetrolit por vetëm të rritet nxjerrja naftës, i miratoi bilanҫet fallco se gjoja del me “humbje”, i pagoi TVSH-në me fatura fiktive dhe i uli ҫmimin e energjisë elektrike. Flitet, nëse është e vërtetë, se Rama ja ka shitur konҫesionin Bankers-it kinez, pa VKM, pa vendim parlamenti, pa referendum popullor dhe kundër ligjit, ky është një krim dhe sabotim i heshtur që duhet hetuar.
Nga fundi mandatit parë, Rama-Gjiknuri, në heshtje, u bënë tmerri vendburimeve të naftës/minierave dhe urdhëruan konҫesionarët ti shesinë ato oligarkëve të tij, si me qënë pronë e tyre. Në 2016-tën, po me atë kontratë, pa garë, pa VKM, urdhëruan kanadezët e Bankers-it të shesi aksionet e Patos-Marinës kinezëve dhe u shitë Delvina. Përkohësisht shtetëzuan Ballsh-Hekalin dhe ja falën “Anio Oil & Gas sh.p.k”, në 2017-tën Cakranin dhe Gorishtin nga kompania amerikane “Transatlantic Petroleum Albania. Ltd”, Amonicën nga “Phoenix Petroleum”, kurse në 2018-tën urdhëruan të lidhet kontrata dhe paiset me liҫencë “Terraoil Swiss AG” e oligarkut Shefqet Dizdari për këto 3 vendburime, ku mafiozët Rama-Gjiknuri shtuan në këtë aferë korruptive zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonial. Pati kontestime dhe padi për garën, por s’dihet ҫ’u bë më vonë. Rama dha pa garë edhe vendburime me 1-2 puse aktiv, që i harroi Berisha dhe Albpetroli e shiste gazin në furrat e bukës. I rrëmbeu ato pak të ardhura dhe ja fali një oligarku tjetër.
Rama, Balluku, Gjiknuri, mediat dhe lëpirës studiosh, pranë tyre, për disa vite propoganduan Shpiragun dhe Shell-in që vërtitej rreth tij. Mashtruan popullin që të harronte vjedhjen galopante nga kupola politike, k/ministratë, ministratë bashkë me konҫesionarët, të zhytur që në 1994-rën, në Patos-Marinës dhe pas 2007-2008-tës në Visokë, Cakran, Ballsh, Gorisht, pionerin e parë të naftës Kuҫovë, etj., që përdornin teknologji/metoda stimulimi efektive. E ngjasonin atë herë me “Val d’Agrin” Itali, herë me “Arabinë Saudite” dhe “naftën premium me 8-16% squfur” të tij, me “naftën e rëndë bituminoze, squfurore” në vendburimet tona, që i quajtën “. . modeste, të keq-përdorura, . . keq-shfrytëzuara”, me siguri nga këta dhe Uzina Përpunimit Thellë Naftës (UPTHN), Ballsh “teknologji të vjetër, të degraduar” deri sa e ҫuan për SKARP! Ta dini mirë ju mashtrues se 10 Shpiragë të zbuloni, se kompensojn dot vetëm naftën që nxjerrë Patos-Marinës dhe jo më të gjithë vendburimet bashkë.
Në vitin 2000, qeveria socialiste dha me konҫesion 10 minierat e bakrit me përmbajtje ari, zingu, argjendi, etj., fabrikat e përpunimit/uzinat e pasurimit tek oligarku saj mafioz turk me afat 30 vjet dhe i trajtoi ato me cilësi të dobët se gjoja shiten me ҫmim më të ulët se ai i tregut, si dhe i hoqi pagesat doganore, ujin, energjinë elektrike, karburantet, taksën e fitimit, mjedisit, rentën minerare, etj., i rimbursoi TVSH-në dhe ministria me urdhër të k/ministrit Rama nuk lejon kontrollin tatimor në këtë konҫesion?
Me këtë strategji privatizimi filloi batërdia në gjithë minierat e kromit. K/ministrat dhe ministri ekonomisë, treshja Meksi, Berisha, Ruli, për t’u pasuruar i parcelizuan ato dhe i falën gjoja me konҫesion por me favore fiskale që të fitojn vetëm oligarkët. Këto nuk sollën fitim për ekonominë por u kthyen në vatra korrupsioni dhe varre për minatorët. Vjedhja masive, shfrytëzimi pa kriter dhe pa investime, shkatërroi strukturën ekzistuese të tyre dhe rezervat e njohura, sepse sejcili primitivisht orienton galeritë vetëm në trupat xeheror me koncentrim të lart kromi, që të nxjerrë dhe fitoi sa më shumë në një kohë të shkurtër. Shfrytëzimi barbar, i nxori ato shpejt jashtë kontrollit dhe rezerva të mëdha xeherori me koncentrim më të ulët ngelën në shtresë ose i hedhin. Bile disa konҫesionarë shesinë galeritë online si me qënë presha. Qeveria me institucionet e saj heshtin dhe drejtësia nuk vepron! Në 2001 qeveria Nano i kaloi minierën më të madhe të kromit Bulqizë, fabrikën e pasurimit Burrel dhe ferrokromit Elbasan, oligarkut saj Saimir Mane, me kontratë për 30 vjet. Ky s’bëri asnjë investim kapital, por e shfrytëzoi atë për disa vite, vodhi aq sa deshi dhe në mandatin e dytë të qeverisë Rama, ministrja Balluku, pa ndryshuar termat e kontratës dhe favoret e qeverive, konfirmoi shitjen e saj tek oligarku turk, mbase ai që operon minierat e bakrit.
Të dy konҫesionet, bakri/kromi me asetet e tyre që operojn turqit me kontratë 30 vjet, gjatë mandatit parë qeveria Rama, me ligj parlamenti i shtoi afatin me 10 vjet, pra e ҫoi në 42 dhe 40 vjet për arsye që s’dihen. Pse ky kujdes për të rritur afatin e kontratave dhe miratimin e favoreve fiskale? Mos këta janë ortakë biznesi me oligarkët? Nga ato nxirret dhe eksportohet sasi e madhe xeherori cilësor me përqindje të lartë bakri me minerale të rralla dhe kromi që sigurojn miliarda Euro fitim. Konҫesionarët, në tërë këto vite deklarojn se gjoja bëjnë shumë shpenzime, investime, pra i fryjnë ato për të ulë fitimin, manipulojn të ardhurat e eksportit, dorëzojn bilanҫe me “humbje” që shmangin detyrimet fiskale dhe shteti s’merrë tatim mbi fitimin. Ky ndahet me kupolën e lartë politike-qeveritare, etj. Shqipëria dhe populli, nga konҫesionet e pasurive minerare “fiton” vetëm ndotjen masive të ambientit dhe shkatërrimin e pronës private në zonat pranë tyre. Bile ato sillen ashpër me popullatën, s’kanë as përgjegjësi morale për pasojat që shkaktojn dhe në lojë hynë qeveria që bënë sikur i ҫ’dëmton me taksat e popullit, se ashtu janë rregulluar termat e kontratës. Populli vuanë pasojat shëndetësore/materiale. Po këto krime kur do hetohen?
Kundër ligjit privatizimit, me VKM ose urdhëra jo verbale, të gjitha qeveritë nga Meksi tek Rama, i dhanë dhe ri-dhanë oligarkëve të tyre vendburimet e pasurive minerare. Ata mbi 30 vite, nxjerrin naftë/gaz, bitume dhe minerale, fryjnë shpenzimet/investimet dhe dalin me “humbje” se vjedhin gjithë fitimin, por aktivitetin e vazhdojn normal, shkatërrojn pronatë private, ndotin ambientin dhe helmojn zona të tëra. Është vjedhje e hapur, e dirigjon kupola politike-qeveritare dhe oligarkët “aktrojn”. Situatë shumë e rëndë, skandaloze, qeveritë njëra pas tjetrës heshtin dhe si falimentojn, se bashkë grabitinë dhe ndajnë me njëri tjetrin gjithë fitimin që del prej tyre. Ato janë biznesi më i fuqishëm, më me fitim për ekonominë dhe rritë mirëqënien e popullit, në gjithë botën. Nga analiza në ecuri e konҫesioneve rezulton se, qeveritë i krijuan atyre me pa të drejt po me qëllim shumë favore financiare, në mënyrë që të mos i paguajn detyrimet fiskale dhe taksat shtetit. Kështu privatizimi tyre e humbi qëllimin për të cilin ato u dhanë me konҫesion, se shteti jo vetëm s’mori më shumë fitim prej tyre po humbi edhe atë që kishte dhe gjithëҫka po shkatërrohet pa mëshirë! Bankers Petroleum me gjithë kompanitë tjera, si krijuan vetë këto skema mafioze por në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e kupolës politike-qeveritare. Kjo klasë politike është e papërgjegjëshme, e korruptuar, antikombëtare dhe me pazare të pista po i shkatërron ato barbarisht. Faktet flasin shumë qartë se, pasuritë natyrore minerare, qeveritë i privatizuan për ti vjedhur, prandaj i regjistruan si biznes që del vetëm me humbje, pa fitim dhe i falimentuar, por koha vërtetoi atë që ne kishim kundërshtuar! E ҫuditshme, kështu do vazhdojm, nga kush pret populli që të ndal këtë masakër që vazhdon mbi 3 dekada me të njëjtin barbarizëm?, mos të presim nga qeveritë se ato janë zhytur vetë brënda!
Vendburimet e pasurive minerare, uzinat/fabrikat e përpunimit/pasurimit tyre, ishin me fitim, politika s’kishte asnjë arsye llogjike, profesionale, ekonomike ti privatizonte dhe mënyra si ju falën me konҫesion e shkatërroi gjithë atë që ishte zbuluar dhe në shfrytëzim. E vjedhë politika me konҫesionarët oligarkë, kurse shteti, ekonomia dhe populli, jo vetëm s’fitojn gjë por humbën atë që kishin. Shqipëria, nga një vend me pasuri të mjaftueshme për popullin e saj, tani rënditet me vendet më të varfëra në botë se nga nëntoka jonë së shpejti s’do nxirret më naftë/gaz dhe minerale. S’ka më shpresë për zbulime të reja, p.m.v perspektivës, se kompanitë shtetërore i falimentuan qeveritë. Të huajët erdhën, kërkuan, nuk zbuluan gjë dhe ikën për arsyet që ne specialistët i kemi bërë publike. Ato krijuan idenë se investimet në kërkim-zbulim janë pa interes për ato. Ringritja e kësaj që po shkatërrohet ҫdo ditë është pa interesë për kupolën tonë politike. Ajo s’do t’a kuptoj se vjedhja dhe shkatërrimi saj po mbyllë kërkim-zbulimin në zonat e reja.
Ju qeveritarë/politikan, që për hallin tuaj jeni akoma në politikë dhe ju në pension, kamë shumë pyetje por vetëm disa po ju drejtoj: Pse i privatizuat vendburimet, se ishin me fitim? me fitimet e tyre ndërtuam Shqipërinë apo fitimin t’a marrinë konҫesionarët? apo ti shfrytëzojn ato barbarisht dhe shkatërrojn? Pse i falët me konҫesion vetëm tek oligarkët tuaj dhe në kompani offshore me pronarë anonim? Pse s’dëgjuat mendimet e specialistëve, ata ishin kundër privatizimit? Pse i hoqët konҫesionarëve detyrimet financiare ndaj shtetit?, ju i privatizuat pikërisht që të rritej fitimi dhe humbëm atë që kishim? Kompania Premier Oil në shumë vite doli pa fitim, dështoi dhe iku, pse futët Bankers-in dhe nuk shtetëzuat vendburimin siҫ kërkuan specialistët e naftës? dhe kur ky prapë dështoi, pse su zbatua ligji falimentimit? Pse lejohet ai 21 vite me “humbje”? Me gjithë këto dështime, pse qeveria Berisha se hoqi ligjin e privatizimit?, por privatizoi gjithë vendburimet tjera? dhe ato prapë dolën pa fitim. Qeveria Rama pse si shtetëzoj ato por ndërroi konҫesionarët? dhe pse i lejon akoma pa fitim? Po privatët si punojnë me “humbje” apo ndajnë fitimin me ju? Presidenti Republikës pse heshtë dhe lejon që këto pasuri të shfrytëzohen me “humbje”?, e lejon kushtetuta këtë? Kur i dhatë me konҫesion, ju dhe konҫesionarët, biseduat me banorët në zonat pranë tyre, se ky aktivitet ka pasoja në ambient dhe shëndetin e tyre? dhe kërkon investime? Kush mbanë përgjegjësi për këtë vjedhje dhe shkatërrim të vendburimeve?, ҫ’do bëhet, kështu do vazhdojm? Pse të gjitha konҫesionet janë dhënë pa garë? Këto pyetje kërkojn transparencë, po ju pse se bëni apo jeni “bashkëoperatorë” me konҫesionarët dhe vidhni pasuritë minerare, prandaj jeni milionerë dhe me biznese! Ky është një krim ekonomik dhe SPAKU nga ju t’a filloj hetimin dhe të veproj pa mëshirë.
Kontrata me ndarje prodhimi 51/49% për shtetin, përdoret vetëm në rajonet e reja të kërkimit por jo në vendburimet e maturuara. Ka shtete që marrinë deri në 70% të fitimit. Ajo dështoi në 1994-rën dhe në 2004-rën, nga dy kompani në Patos-Marinës (vendburimi më i madh), ku shteti gjithë këto vite s’ka marrë kurrë tatim mbi fitimin. Vendburimet tona s’kishin nevojë për puse tjerë se ishin të maturuar dhe në shfrytëzim. I kontrollonte Instituti Teknologjik i Naftës, me projekte studimi. Bankers-i s’kishte pse bënte investime kapitale në Patos–Marinës se ato vetëm po shkatërrojn atë. Ne stimuluam nxjerrjen e naftës me mtoda shumë efektive, që konҫesionari si zhvilloi por i shkatërroi ato. Atë kontratë përdori Berisha kur privatizoi gjithë vendburimet tek oligarkët e tij në 2007-2008-ën dhe Rama kur ndërronte konҫesionarët.
Sali Berisha në një intervistë me gazetarët, para ca kohësh, kur e pyetën për skandalin e Bankers-it, që s’paguan tatim mbi fitimin, ai tha se “qeveria tij për konҫesionet e pasurive natyrore vuri taksën minerare 10% dhe ajo mund të rritej deri në 50% në vartësi të fitimit kompanisë”. Fatkeqësi, ish-k/ministri s’di që tatimi mbi fitimin dhe taksa minerare janë të ndryshme. Taksa minerare, Property Tax, e ka detyrim ligjor, ҫdo kompani që shfrytëzon një pasuri minerare, ndryshe ajo s’ka të drejtë. Këtë e merrë ai që ka pronësinë minerare, shteti ose privati dhe vlera 2-3 % apo tani vonë 10% është e vogël, qesharake. Në Amerikë ajo varion 12.5-25% e të ardhurave bruto që gjenerohen nga nafta/gazi.Tatimin mbi fitimin e merrë shteti.
E fundit që ҫuan për SKARP, me apo pa VKM, ishte UPTHN, Ballsh, e vënë në punë në 1978-ën me kapacitet mbi 1 milion ton naftë/vit dhe dizenjuar për naftatë tona. Rrënimi filloi me qeveritë Meksi/Nano që e përdorën pa kriter, por shkatërrimin e projektoi Berisha kur ja “shiti” oligarkut tij, Taҫi, me gjithë “pajën” 40 milion Euro karburante, gati për treg. Ky s’investoi gjë, por vetëm vodhi dhe ndau gjithë fitimin me “Fondacionin Liri Berisha”. S’pagoi as detyrime fiskale, as të tretët, as punonjësit dhe ja shiti grupit mafioz nga Azerbaxhani, që e përdori sa deshi, vodhi gjithë fitimin dhe e braktisi si mall pa zot derisa mbeti kolateral në bankë. Pastaj qeveria Rama e jepte me qira tek oligarkët e saj. As këta s’investuan, po herë e vinin në punë, herë e ndalnin për lëndë të parë se prodhuesi kryesor i naftës, Bankers-i, me urdhër të Ramës se furnizoi atë se donte t’a eksportonte dhe paratë ti depozitonte në bankat offshore. “Fondacionin Liri Berisha” e përdori dhe Bankers Petroleum që ndante paratë e korrupsionit me familjen Berisha!
Keq-qeverisja/keq-menaxhimi nga Rama kishte për qëllim t’a ҫonte UPTHN për SKARP, që të favorizonte oligarkët e importit karburantëve dhe të nxjerrjes naftës, se në këto flitet se ka interesa Ëngjëll Agaҫi që bashkë me Bankers-in donin t’a ҫonin naftën jasht përmes doganave të korruptuara dhe të mos furnizonin atë, se abuzonin lehtë me sasinë, ҫmimin e shitjes dhe paratë kalojn në destinacion. Kështu e deshën dhe “Baca” e bëri. Punonjësit i nxori në rrugë dhe i jep lëmosha sociale nga taksat e popullit. Shqipëria varet nga importi karburanteve me ҫmimin e tregut botëror, i cili u rritë për konsumatorët tanë dhe ndikon direkt në zhvillimin ekonomik. Qeveria humbi shancin që t’a rregulloj atë në tregun e brendshëm, në rast krizash energjie, që ti vijë në ndihmë konsumatorit. U realizua me sukses objektivi tyre. Ky krim i rëndë shtetëror duhet hetuar në detaje nga SPAK-u.
Mendimet e specialistëve si përfillë as qeveria, as opozita, as parlamenti, as presidenti, se bashkë vjedhin dhe heshtin. Deputeti Braҫe pasi u largua si zv/kryeministër, deklaroi në parlament se shteti s’merrë asnjë lek tatim mbi fitimin nga nafta! Ai di plot fakte, si punojnë skematë e vjedhjes në naftë/miniera, kush fshihet pas tyre por s’dha asnjë emër. Asnjë zë su dëgjua në sallë, nga opozita/mazhoranca, heshtje varri, se të dy palët bashkë me konҫesionarët ndajnë gjithë fitimin e vendburimeve. Ky deputet kaq aktiv, i zgjedhur dhe që paguhet me taksat tona, pse se dërgoi këtë aferë korruptive në SPAK, po ky pse se pyet si dëshmitar? Presidenti Republikës hiqet si garant i kushtetutës, e cila s’lejon shfrytëzimin e pasurive minerare me humbje dhe ai direkt shkelë atë se në heshtje miraton vjedhjen dhe shkatërrimin e saj. Ne specialistët i kemi kërkuar atij me shkrim, që sipas ligjit të ndërhyjë në institucionet përkatëse që të pezullohet aktiviteti kompanive konҫesionare që operojn këto pasuri dhe s’paguajn detyrime fiskale se gjoja dalin me “humbje”, por për 21 vite nuk falimentojn!. Termat në kontrata janë me shkelje serioze dhe pezullohen pa u ndëshkuar shteti. Këto pasuri ti kalojn nën administrim kompanive shtetërore.
I bëjë thirrje SPAKU-ut, nëse janë bijë të këtij populli dhe të pavarur politikisht, të mos heshtin për këtë aferë korruptive në pasuritë natyrore. Hetoni këtë masakër me pasoja kaq të rënda dhe Gjykatën Fier, se ajo ka vite që hapë e mbyllë dosje korrupsioni dhe jo vetëm si heton, por ka tjerë leshë e ka thurë vetëm ҫorape për Bankers-in. Ka plotë fakte, është vjedhje hapur, që vetëm ju mund ti analizoni dhe hetoni. Hetimi mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e një prej vendburimeve më të mëdha në Europë, me pasuri prej miliarda Euro, të përfshijë edhe Bankers-in kanadez, gjithë kompanitë që operojn dhe kanë operuar vendburimet tjera të naftës/gazit, bitumit, minierat, fabrikat/uzinat e përpunimit tyre. Kanë të njëjtat skema vjedhje dhe koka drejtuese është politika, “majtas-djathtas”. Këta janë oligarkët e saj, bashkë vjedhin dhe ndajnë fitimin që del nga pasuritë minerare. Urgjent të ndalet ky aktivitet, të sekuestrohen vendburimet, që të ndaloj vjedhja dhe shkatërrimi. Këto shpëtohen vetëm nëse shtetëzohen!
Rol të veҫantë në korrupsionin Patos-Marinës, me përmasa kaq të mëdha dhe nivele të frikëshme, luanë marëdhënia e bashkisë Fier, ato përrreth, me Bankers-in dhe Albpetrolin. Kjo ekzistonte që më parë por pas 90’-tës kur u prishën nd/jet kryesore në naftë dhe hynë kompanitë konҫesionare, atë e forcoi më shumë korrupsioni, se në rajonin Fier-Ballsh-Kuҫovë, janë vëndburime me pasuri të mëdha nafte/gazi. Nga këtu, Drejtoria Përgjithëshme e Naftës, drejtoi gjithë aktivitetin në naftë. Ishin institutet shkencore, industria nxjerrëse-përpunuese-petrokimike që punonte me naftë/gaz, ekzistonte infrastruktura, armata e specialistëve me eksperiencë, etj. Pra, ҫdo gjë ishte gati dhe përshtatej lehtë në ekonominë e tregut në një demokraci funksionale. Por politika që drejtoi këto proҫese, përbëhej nga idiotë të lindur, pa edukim dhe pa eksperiencë. Drejtoi turmat pa tru që shkatërruan gjithҫka vetëm për interesat e tyre të ngushta dhe këtu krijuan epiqendrën e korrupsionit në naftë me skema mafioze grabitqare shumë të rrezikshme.
Klani politik PS-PD, deputetët e zonës dhe kryesisht bashkia Fier, me miratim të ministrit përkatës dhe k/ministrit në pushtet, historikisht në 35 vite kanë vepruar si grup mafioz, kanë propozuar apo zgjedhur drejtorin e Albpetrolit dhe bordin drejtues, kryesisht militantë injorantë me aromë korrupsioni por jo specialistë të aftë. Zyrtarucët e korruptuar në AKBN me Albpetrolin dhe ministrinë, në zbatim të VKM-ve dhe porositë e veҫanta verbale të k/ministrit për favore financiare, manipuluan termatë e kontratave në konҫesionet e vendburimeve të naftës/gazit dhe ato në zonat e kërkimit, përjashtuan konҫesionarët nga detyrimet fiskale dhe shteti merrë zero tatim mbi fitimin. Albetroli me ligj është kompani kërkim-prodhimi dhe pronarë i pasurive natyrore hidrokarbure që ka nënshkruar kontratatë me kompanitë konҫesionare. Bashkë me AKBN-në duhet të monitorojn aktivitetin dhe zbatimin e tyre, taksat, shpenzimet/investimet, detyrimet fiskale, etj., që kompanitë kanë ndaj shtetit, të tretëve dhe komuniteteve pranë vendburimeve.
Albpetroli u kthye në një kompani që nxjerrë naftë me litra nga puset që si duanë konҫesionarët, mbledh prej tyre pak naftë në natyrë sipas kontratës, nëse ekziston akoma, jep tendëra për shitjen e saj privatit, për ndonjë copë rrugë, për paisje zyrash dhe makina luksi, karburante dhe asgjë tjetër. Flitet shumë për korrupsion në kupolën drejtuese, drejtorët ndërrohen shpesh që të vjedhin të gjithë dhe kryesisht janë militantë injorantë, por jo specialistë nafte. Albpetroli me Bankers-sin financojn partinë në pushtet gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjet lokale në bashkitë e zonave të naftës, punësojn patronazhistë militantë, por jo specialistë. Bashkë me AKBN-në harruan detyrat kryesore që kanë ndaj konҫesioneve, prandaj nafta jonë arriti në këtë derenxhe ku e gjitha vidhet dhe shkatërrohet, kurse ekonomia, shteti dhe populli s’fitojn gjë prej saj. Në mbyllje të fushatës elektorale zv-k/ministrja-ministrja energjisë, lubia Belinda Balluku me lakenjët e saj militantë nga pas, të veshur luks me paratë e korrupsionit në naftë, pa pikë ndrojtje nga naftëtarët, zbritën dhe hodhën valle në vendin e krimit për “sukseset e mëdha” në naftë. Kreu shoqatës naftëtarëve i dha asaj ҫertifikatë mirënjohje për kontribut në naftë. Se di kush është ky, por me siguri ndonjë lëpirës i korruptuar, që jeton aty në epiqëndrën e korrupsionit, që mashtron fukarenjtë naftëtarë me rroga të ulta dhe pensionistët me 10,000 lek/muaj. Ç’farë “kontributi apo suksesi” ka qeveria, ajo dhe ministria e saj në naftë?, përveҫ korrupsionit dhe shkatërrimit të vendburimeve?!
Bankers-i po vlerëson vendburimin me asetet e tij, pra do e shesi se k/ministri ka gjetë oligark tjetër, s’ka në plan t’a shtetëzoi. Bankers-it i duhet bllokuar shitja, se ka pasurinë e tij. Shteti konҫesionarëve ja fali për ti operuar sipas kontratës me të drejta dhe detyrime ndaj tij. Kur mbaron afati ose aktiviteti ndërpritet për arsye të ndryshme, pasuria i kalon shtetit, ato s’kanë të drejtë t’ja shesinë atë të tjerëve, siҫ bëhet tek ne. Konҫesionarët as investuan dhe nuk zbuluan asnjë ton rezerva të reja nafte. Shitja e tyre është skemë e pastër korruptive dhe paratë i ndajnë konҫesionarët me kupolën politike-qeveritare, sa herë ato shiten. S’ka tallje më të madhe se kjo që po i bënë popullit, kjo bandë mafiozesh politikë, me pasuritë e tija.
Në 2020-tën, Bankers-i kinez denoncoi Leonidha Çobon se ka vjedhë kompaninë, u bë ca zhurmë, e hoqën po su arrestua, me siguri u mbyllë dosja. Bankers-i në 2004-rën e mori falas Patos-Marinës me plotë favore financiare. Lonin e vuri në atë post politika, majtas-djathtas, se loboi fortë me Bankers-in kanadez dhe ja arriti qëllimit. Loni ishte drejtor me Bankers-in kinez rreth 5 vite. Media që në fillim investigoi dhe vuri re se aty vjedhja ishte masive. Për Lonin flitej se, në pronësi të familjes ngriti kompani fiktive që gjoja punonin për Bankers-in, abuzonte me qirat e tokave ku operohej, etj. Pra, me këto skema ky s’vodhi vetëm këta por dhe kanadezët, po ata se akuzuan se bashkë kanë vjedhë pasurinë e shtetit. Tani pas 5 vitesh, dikush urdhëroi rihapjen e dosjes dhe arrestuan Lonin po dhe CEO-n e kompanisë Hongping Xiao, etj. Pra, Loni se ka vjedhur vetëm kompaninë. Mirë, po vetëm ky grup vodhi miliarda Euro fitim, që kompania del me “humbje”, ajo s’ka vjedhë fare? Ka plotë fakte për këta dhe kompaninë për korrupsion, shkatërrim të vendburimit, pronave private, ndotja masive e ambientit, mashtrime me skema korruptive, mos pagim taksash dhe detyrimet e shtetit për 21 vite që ajo operon këtë pasuri prej miliarda Euro, ku mendohet se ka nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto dhe me ҫmim tregu ka siguruar 15-20 miliard Euro fitim bruto.
Ky grup në hetim, do bëjë ca vite burg, mbase do i gjejnë ca pasuri, por korrupsioni s’ndërpritet! JO, ai do vazhdoj njëlloj! Loni ka mbi 5 vjet që s’është më drejtor, por Bankers-i njëlloj abuzoi, fry shpenzime, investime, me sasinë e naftës dhe ҫmimin, vidhë, raporto se del me “humbje” dhe si paguan asnjë detyrim shtetit, pra me apo pa Lonin vjedhja vazhdoi njëlloj se vetë Bankers-i vjedhë shtetin. Grupi Loni-Hongping Xiao-n dhe kompania bashkë vjedhin shtetin dhe ndajnë paratë midis tyre. Pra, duhet hetuar me detaje kompania, roli i Lonit dhe Hongping Xiao-s në këtë vjedhje dhe sa është dëmi total që Bankers Petroleum i ka shkaktuar shtetit. Këto “cironka” jo se s’kanë vjedhë por kryesorët janë drejtuesitë e kompanisë offshore, zyrtarucët e saj me emëra 1. 2, politika me qeveritë tona dhe organizata e hajdutëve që fshihet në këtë aferë korruptive të tmerrëshme. Ky model s’ndëshkon korrupsionin, duke hetuar vetëm këta, kështu ai stimulohet dhe hetimi do mbyllet vetëm me Patos-Marinës, pa hetuar atë në vendburimet tjera të naftës/gazit, bitumit, kromit, bakrit, etj., ku skemat dhe “aktorët” luajnë njëlloj. Hetimi vetëm i këtij grupi është show politik i radhës që të largoj vëmëndjen e popullit dhe opinionit botëror se gjoja Shqipëria po lufton korrupsionin, për të shpëtuar Bankers-in dhe gjithë kompanitë tjera që operojn konҫesionet vetëm për të vjedhur pasuritë natyrore minerare. SPAK-u, urgjent duhet ti sekuestroj vendburimin Bankers Petroleum dhe t’ja japi kompanisë shtetërore Albpetrol! Kjo histori privatizimi dhe vjedhje aplikohet edhe në miniera! Kamë bindjen se SPAK-u do triumfoj mbi politikën e korruptuar!
Nje shkrim i dobishem për çdo shqiptar .
I shkruar nga nje shkencetar ne fushen e hidrokarbureve dhe nje patriot i vertet ..
Gjithe institucionet dhe agjensite Amerikane qe meren me punet botrore e mbledhin informacionin tashme me Inteligjence Artificiale .
Keto shkrime duhet te nisen ne Spak per te sherbyer si utherrefyes per te kuptuar mega korrupsionin qe po varros kombin shqiptar .