Sharr (Blaq), 19. 10. 2016: “Na bashkoftë Zoti në Parajs”! Se bashkimi ynë kombëtar do të realizohet kur Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian” i gjason thënies: “Na bashkoftë Zoti në Parajs”. Të gjithë ata që mendojnë se kështu bëhet bashkimi, janë optimist kristalesh nga akulli. As një shtet që është bërë pjesë e BE-së nuk ka hyrë atje si i coptuar, i varfër, i korruptuar sikurse janë trojet shqiptare, por kanë hyrë si shtete të konsoliduara kombëtare.
Mendim të këtillë, se bashkimin do ta bëjmë në “Parajsë” kanë udhëheqësit e deritanishëm të Kosovës, diplomacia kosovare me argatët e tyre dhe disa analistë të politizuar partiak.
A e dijnë këta zotërij kohën se kur Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (ku jetojnë shqiparët) do të bëhen pjesë e BE-së?
A janë të sigurtë këta zotërijnë se ky Bashkim Evropian do të mbetet ashtu si është sot, sepse ai mundet edhe të reformohet, të reduktohet, t’i ndryshojë kushtet dhe kriteret e pranimit dhe zgjërimit të tij, kur kemi parasysh edhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe nga ky bashkim?
Po e marrim se vendet ballkanike, do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian brenda 20 viteve. Atëherë sipas këtyre optimistëve të kristalët nga akulli, edhe 20 vite duhet të rrijmë duar kryq duke shpresuar se dikur do ta gjejmë bashkimin në këtë “Parajs”. Të njejtit atje më me andje e shofin bashkimin e Kosovës me Serbinë dhe me vendet tjera se sa me Shqipërinë. Po su bashkove me nënën, nga e cila padrejtësisht të ndanë të tjerët, bashkimi me të tjerët nuk ka kurrfarë kuptimi.
Të gjithë ata që mendojnë esull, thonë se ne duhet lëvizur nga statuskuoja dhe do të pyetnin: Kush e pengon sot Kosovën që të integrohet me Shipërinë dhe me pjesët tjera shqiptare në aspektin ekonomik, në aspektin e këmbimit tregtar, të komunikacionit, të turizmit, shëndetësisë, kulturës, sportit, arsimit etj?
Me këto integrime që përmenda me siguri se punët do t’u vejnë shumë më mirë të dya shteteve, por edhe pjesëve tjera etnike shqiptare, do të zhvillohej ekonomia dhe mirëqenja e popullsisë dhe atëherë, edhe kundërtshtarët më të mdhej të bashkimit, në të dyja anët e kufirit do të binden se bashkimi kombëtar është i domosdoshëm.
Nga na lindi sot neve kjo kryeneqësi, se ne do të integrohemi vetëm dhe vetëm në “parajsën” e BE-së. Jam i vetëdishëm se aktualisht nuk mund të bëhet bashkimi i plotë kombëtar, qoftë edhe me referendum, sepse ka një varg pengesash.
Si pengesë e parë, që e pengon bashkimin janë të dyja udhëheqësitë e të dyja vendeve, sepse thotë populli: “Më mirë i pari e në katund se sa i fundit e në qytet”. Pengesë tjetër është edhe mos formulimi i një platformeje, se si duhet të konsolidohet ky bashkim, si shtet i bashkuar me një qendër administrative, si federatë e bashkuar apo konfederatë me dy qendra administrative. Pengesë tjetër është edhe propaganda dashakeqëse, se këto dy pjesë nuk duhet bashkuar asesi.
Në kohërat më të këqia, edhe atëherë kur kemi qenë brenda Jugosllavisë, qindra profesorë nga Shqipëria i kanë kontribuuar arsimit tonë univerzitar. E sot kur shqiptarët qeverisen nga shqiptarët, nuk e kemi as të vetmin rast që një profesor të Kosovës ta shohim në Shqipëri dhe anasjelltas. Si ka mundësi të bashkëpunojmë me shumë shtete në shëndetësi, të cilat po hapin spitale për përfitime komerciale në Kosovë dhe që po i rjepin pacientët nevojtarë, e me Shqipërinë mos të bëjmë as përpjekjet më të vogla. Shqipëria ka mundësi që në aspektin shëndetësor me i ndihmuar shumë shëndetësisë dhe pacientëve shqiptar të Kosovës. Pacientët nga Kosova po hargjojnë me qindra euro për shërim nëpër spitalet evropiane. Shumica e pacientëve që nuk kanë mjete edhe po i dorzohen vdekjes.
Çfarë bënë qeveritë tona (e Shqipërisë dhe e Kosovës), që u takuan disa herë, përveç fotografimit të tyre. Në fakt ato nuk nënshkruan asnjë memorandum të bashkpunimit dhe nuk u hetue asnjë lëvizje. Pse shkojnë dhe fotografohen kot mu në rezidencën e Lidhjes së Prizrenit. Të fotografohesh për sy e faqe atje, është njejtë sikur ta heqish nga një gurë nga ai monument historik kombëtar.
Në një emision të Rudina Xhungës u përballën dy mysafirë të ftuar nga Shqipëria dhe dy nga Kosova (Buzhala dhe Pallaska). Tema bosht e emisionit ishin deklarimet e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe reagimet e ministrit Enver Hoxha ndaj këtyre deklarimeve. U befasova për të mirë me qëndrimin dinjitoz të mysafirëve nga Shqipëria, por aspak nuk me befasoi qëndrimi, sidomos i analistit që është i veshur me kostum partiak politik- Pallaska, nga se e dija sepse edhe herave tjera është dëshmuar si analist i kurdisur.
Nuk po mund të kuptoj fare, se çka foli keq dhe me çka e dëmtoi Rama – Kosovën, në këto dy vizita që i bëri në Beograd, çfarë të keqe i solli Luginës së Preshevës të cilën e vizitoi 2 herë!? Ai pa ngurim foli para parisë së Serbisë dhe prezencës ndërkombëtare dhe mediale, që prezantuan në ato takime. Ai u tha në sy udhëheqësve të Serbisë: “se Kosova është shtet i pavarur; se Kosova është punë e kryer dhe duhet ta pranoni si të vërtetë; se Trepça është brenda në shtetin e Kosovës dhe skeni çka lypni ju atje; se ju vazhdoni të arrestoni njerëz që udhëtojnë nëpër Serbi, si rasti policit të arrestuar; se nuk jam i kënaqur me pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që kanë në krahasim me pjesët tjera serbe, etj.
Dhe askund nuk deklaroi se ai është udhëheqës i Kosovës dhe se flet në emër të Kosovës. Ai më këtë i bëri shërbim të dyfisht Kosovës, sepse ua tha troç serbëve ato që do të duhej thënë nga udhëheqësit dhe diplomacia kosovare, dhe e dyta, edhe një herë ua përkujtoi ndërkombëtarëve, se ju që deri sot e ndihmuat Kosovën, sikur keni filluar ta margjinalizoni atë, dhe se u janë perzier kabllot, e keni harruarr se kush ishte agresor dhe kush viktimë gjatë gjenocidit serb, i cili u krye në Kosovë ndaj shqiptarëve. Me thuani lexues se cili udhëheqës apo diplomat nga Kosova, për 17 vjet rresht ua tha troç sikurse Edi Rama, kryeministrit Vuçiq dhe ndërkombëtarëve, përveç në dy seanca të OKB-së, kur ambasadorja Vlora Qitaku përfaqësoi diplomacinë tonë, e cila sipas mendimit tim kishte shkëlqyar me diskutimin e saj.
Dhelpra, kur nuk kishte mundur t’a mbërrij rrushin në hardhi, kishte pas thënë: “qenka i tharbët”. Edhe kryediplomati Hoxha dhe fancat e tij, edhe i ashtuquajturi analist Pallaska, deklarimet e Edi Ramës i konsiderojnë si paternaliste, ndërhyrje në kompetenca shtetërore të Kosovës, se ai paska folë në emër të Kosovës e jo për Kosovën etj. Mund të jetë e vërtetë kjo, edhe unë do ta konsideroja paternalizëm, ama sikur Hoxha të paktën një herë t’i kishte ngritur këto çështje, në ndonjë takim, që ka pas me parinë apo diplomacinë serbe, kudoqoftë në ndonjë takim. Të paktën unë nuk e kam parë një angazhim të tij në këtë drejtim. E pyes ministrin Hoxha sa shtete e pranuan Kosovën nga aktiviteti diplomatik shumëvjeçar i tij? Nuk e kam të saktë se cili ka dhënë më shumë frut në këtë aspekt: Pacolli, i cili me hargjimet e veta ka lëvizur nëpër botë, e që nuk ka qenë detyrë e tij, apo Hoxha, që ka lëvizur me paranë e popullit dhe që detyrë parësore e kishte si kryediplomat!?
Nuk e di ku është edukuar dhe arsimuar analisti Pallaska, i cili rrjedh nga një familje shumë e njohur. Ku e merr gjithë atë fuqi kundërshtuese rreth bashkimit me Shqipërinë, ku e merr gjithë atë urrejtje cinike për Vetëvendosjen dhe shprehet: “Vetvendosja është e krijuar për t’a shkatrruar shtetin dhe për t’a aneksuar Kosovën Shqipërisë…” Mendimi im është se aneksimin e Kosovës në Shqipëri, ai e merr më tragjike se sa atë ta aneksojë ndonjë shtet ku nuk ka shqiptarë. Ne sot i njohim të gjitha partitë politike të Kosovës, më të mirat dhe më të këqiat që kanë. Edhe Vetëvendosja është parti politike që vepron në Kosovë, besa me një përqindje të përafërt me 2 partitë politike më të mëdha në Kosovë. Edhe ajo sigurisht se ka ndonjë defekt. Fjala e analistit nuk lëndon vetëm udhëheqësinë e partisë cilado qoftë ajo, por edhe tërë elektoratin e saj.
Deklaratat e Pallaskës në këtë emision kanë qenë, sa destruktive, aq edhe të dëmshme. Vëllëzërit tonë nga Shqipëria që e kanë përcjellur emisionin, sigurisht se nuk kanë qenë të kënaqur. Fjalët e tija kanë përcjellur imazh të keq të ta. Dhasht Zoti që ata ta kuptojnë si rast të izoluar. Të anashkalosh dhe të mos jesh mirënjohës për të mirat e Shqipërisë nuk janë tjetër përveçse bukëshkelës. Ua zë për të madhe mediave televizive, që në këto debate, nuk e kyqin edhe audiencën për të reaguar, në këto momente, kur kësi analistash tentojnë të shkaktojnë përçarje midis shqiptarëve. Mendimtarëve dhe analistëve si Pallaska duhet t’u thuhet: Zotëri ju do ta konsideronit përzirje në punët e brendshme të Kosovës pranimin e një milion refugjatëve shqiptar nga Kosova; ju do ta konsideronit paternalizëm, kur Pandeli Majko, kryeministër i asaj kohe nuk lejoi daktisjen e shqiptarëve nëpër botë, e që ishte dëshirë e millosheviqëve që ta zbrazin tërësisht Kosovën nga shqiptarët; ju do ta konsideronit paternalizëm armatimin e ushtrisë sonë në kohën e Berishës; ju do të pandehnit se ndihmesa e gjeneral Kudisi Lamës dhe shumë eprorëve tjerë që i bënë Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës ishte përzierje në punët e brendshme të Kosovës; apo ndoshta mendjen ua ka marrë era dhe do të thonit se Tahir Sinani dhe shumë dëshmorë që dhanë jetën për Kosovë, kanë treguar paternalizëm ndaj Kosovës, dhe mos të numroj edhe shumë gjëra tjera..
Jo vetëm ty si analist partiak, por edhe shumë të tjerëve, u është turbulluar mendja dhe keni harruar, se Kosova nuk është shkëputur me vullnetin e vet nga Shqipëria; ju ka ikur nga mendja edhe aspirata e rilindasve tanë për bashkim kombëtar; ndoshta pse je shumë i ri apo nuk ke lexuar fare, se për bashkim kombëtar, shumë patriot shqiptar nga Kosova kanë vuajtur me decenie nëpër kazamatet e Jugosllavisë; po si mund të harrosh mijëra të rinjë e të reja që në luftën e fundit u sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar. Tregom me cilin flamur këta çlirimtar u sulën kundër njësiteve fashiste serbe, më thoni nuk ishte inspirim për luft ky flamur apo këngët e rapsodëve Vladi -Shaqiri?!
“Bashkimi e bën fuqinë” thonë të urtët. Po mos të ishte i mirë bashkimi, ShBA’të nuk do të luftonin dhe harxhonin aq mjete deri sa i kanë bashkuar 50 shtete; po mos të ishte bashkimi i mirë as India nuk do t’i bashkonte rreth 400 shtete në një federatë; po mos të ishte i mirë bashkimi as gjermanitë nuk kishin me u bashkuar. Sot bota ka shumë shtete, dhe se shtete më të forta dhe më të qëndrueshme, janë të gjitha ato shtete, që në ombrellen e tyre shtetërore kanë arritur ta fusin tërë kombin.
E kuptoj analistin e parafrazuar dhe mendimtarët e tij, që sot ndihen të mbrojtur dhe komod, sepse Kosovën pas luftës po e sigurojnë forcat e KFOR-it. Forcat e KFOR-it nuk mund të qëndrojnë gjithmonë në Kosovë. Historia nuk harrohet, në të gjitha luftrat që janë bërë në Ballkan, më tepër e ka pësuar kombi shqiptar, dhe atë, për të vetmin faj që nuk ka arritur ta konsolidoj dhe bashkoj tërë kombin në një shtet. Në Ballkan kanë përfunduar shumë beteja, ama luftës nuk i është vënë pika. Ka shumë çështje të pa zgjidhura që mund të derivojnë konflikte dhe beteja tjera. Një shtet kombëtar shqiptar do të ishte më i fuqishëm dhe më i sigurt edhe në këtë aspekt.
Lexues të ndruar, ky është mendimi im, dhe ju e keni mendimin tuaj. Unë po mendoj se Edi Rama, edhe pse nuk kam ndonjë simpati të madhe për të, me deklarimet që ka bërë në Beograd, veçse i ka ndihmuar Kosovës, dhe nuk e ka nënçmuar shtetin e Kosovës. Denigrim dhe nënçmim Kosovës po i bëjnë udhëheqësit tonë dhe diplomacia jonë, e cila shumë gjatë po vrapon vetëm në maratonën e demarkacionit dhe të formimit të një mini shtet serb në Kosovë.