HALIL ALIDEMA – METEORË LIRIE (33)

HALIL ALIDEMA – METEORË LIRIE (33)

Nga Sabit Alidema, Pashtriku – 30 Korrik 2021

Ndër të tjera ne organizuam një petecion, prej 30.000 nënshkrimesh dhe e dërguam në Kombe të Bashkuara dhe në Komitetin Evropian për të Drejtat e Njeriut me qëllim që të lirohet Mr. Ukshin Hoti.

Partia e jonë ishte vazhdimësi e Lidhjes së Parë dhe të Dytë Shqiptare të Prizrenit. Ideali i kësaj Partie ishte i kahmotshëm, nga koha e Skënderbeut e më herët. Parti kjo, që kishte pikësynim Bashkimin Kombëtar Shqiptar, ndërsa Kosova Republikë është minimum, por gjithmonë do të luftojmë me të gjitha mjetet për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, që u ndanë pa të drejtë nga Evropa Shtrigë dhe u okupuan nga hijenat serbosllave, greke etj. Për punën që bënte Partia jonë u bë halë në sy të armikut serb, për çka edhe u kontrollua disa herë dhe iu mor materiali dhe dokumentacioni i tërë si dhe vulat. Njëherit, veprimtarë të kësaj Partie u thirrën në biseda informative, u rrahën dhe u burgosën disa veprimtarë të saj. Kështu ngjau me Mr. Halil Alidemën, i cili u detyrua të kalojë në ilegalitet të thellë, njëherë në Shkup, e më vonë në Shqipëri, ushtroj detyrën e shefit për informim të Zyrës së UNIKOMB-it në Tiranë. Ai njëkohësisht ishte edhe komandant i tri ushtrimoreve të ushtrisë që bënin stërvitjet atje.

Për herë të fundit u pamë në Shqipëri, një delegacion që shkuam dhe formuam një Këshill Koordinues të të dy Partive simotra.

Në këtë këshill bënin pjesë:

1.      Mr. Halil Alidemaj, Kryetar

2.      Dr. Bahri Brisku,

3.      Dr. Masar Kodra,

4.      Mr. Tefik Geci,

5.      Sherif Konjufca,

6.      Azem Hyseni,

7.      Dr. Marjan Jaku,

8.      Axhi Millaku,

9.      Ramadan Bunjaku.

Me këtë rast punuam rregulloren e punës. Në këtë komision ishin Sherif Konjufca, Axhi Millaku dhe Ramadan Bunjaku.

Kështu, UNIKOMB-i mori iniciativën pr realizimin e pikave të programit, pikatL 1,2,3, dhe 4. paraqiten pikpamjet tona rreth mënyrës së konkretizimit të projektit të përgjithshëm, me programe të veçanta në drejtim të organizmit dhe mëkëmbjes së Ekonomisë së vogël, si një nga kushtet themelore për zhvillimin e mikroekonomisë me perspektivë kombëtare. Për këtë drejtim patëm formuar ekipet profesionale nga ekspertë të njohur, siç ishin:

1.      Ing. i dip. Xhemajl Fazliu

2.      Ing. i dip. Sadri Berisha

3.      Ing. i dip. Veli Fazliu

FORMIMI I UNIKOMBIT NË MAQEDONI

Të flasësh për Halil Alidemën është një bisedë e gjerë dhe e gjithanshme. Halili është një figurë patriotike poliedrike. Ai ka kryer vepra shumë të mëdha. Halili ishte njeri i vendosur, figurë që ka pasë ndikim të madh te shumë shokë, ndaj jo vetëm unë, por atij ka mund t’i shkojnë pas të gjithë shqiptarët, që e ndiejnë vetën shqiptar dhe që kanë ndjenja patriotike, shpirt dhe gjak shqiptari i kanë shkuar Halilit pas. Edhe ne kemi shkuar pas Halilit për të forcuar bashkimin kombëtar. Halili ka qenë ideali ynë, ishte patriot i madh, kishte ide të shumta. Mirëpo, rrethin që e krijuam në Shkup ka pasur edhe të atillë që nuk janë pajtuar me dëshirën e qëllimet, që nuk na i donin të mirën. Mirëpo, kishim edeh përkrahje prej shumë shqiptarëve, ndaj këtu në Shkup u formua Partia e UNIKOMB-it, që kishte për qëllim bashkimin kombëtar.

Kjo punë u krye në një fshehtësi të madhe për të mund të punonim në ilegalitet të madh. Unë personalisht kam qenë shumë i kënaqur, sepse kemi pasë një burrë strateg para nesh- Halilin. çdo diskutim i tij ka qenë me vend dhe i qartë. Edhe gjatë mbledhjeve që kemi organizuar në Shkup, ku është zhvilluar diskutim me interes për çështjen tonë kombëtare, poër ka pasur edhe njerëz që pendgonin punën tonë, të cilët ne i njihnim, sepse ata dalloheshin në fjalë, në diskutime e në sjellje dhe ne kishim argumente të forta për ta.

Përveq tyre, kishte bashkëpunëtorë që punonin sinqerisht, duke marrë pjesë në veprimtarinë tonë deri në fund.

Disa prej nesh vazhduan punën edhe më tej, në Shqipëri, sepse këtu në Maqedoni ishim të rrezikuar. Atje punuam deri në vdekjen e mr. Halil Alidemës. Unë e Halili flenim te Kadishja, por më shumë te Mala. Te Mala ka punuar në zyrë. Ndërsa tubimet i kemi bërë te unë, te Kadishja e te Mala dhe në zyret e Bashkësisë Islame në Shkup. Sigurimi maqedon shpesh na mori në biseda informative, mbi 43 veta u morën në pyetje. Kurse unë e Kadishja kemi qenë në sy të përcellur prej vitit 1968, ndaj më shpesh na morën në biseda informative mua, Kadishen dhe Zaim Hysenin.

Unë e Halili kemi pasur fletarrestimi nga organet e sigurimit të Maqedonisë. Ata na ndiqnin, e flenim tek unë, te Kadishja e më shumë te Mala. Madje Halili ka pausr fletarrestimi edhe nga sigurimi i Jugosllavisë.

Kemi pasur arkatar dhe dokumentacion, mirëpo meqë filloi hulumtimi dhe bastisja ne dokumentacionin e futëm në dhe, por ai ishte kalbur. Ditar Mitrovica, mësuesi Raif, Daimi, unë, Bahri Brisku, Idriz Kokrruku, Masar Kodra, dr.Limon Rushiti kanë qenë njerëz të zotë, por në mungesë të financave u ngushtua rrethi, u tërhoqën për shkak mundësive.

Para një gazetari që kishte zanafillë të Serbisë, Halili e humbi durimin dhe në këtë mbledhje ai tha: O me Shqipëri o pa Shqipëri unë e nisi luftën me Serbi. Dhe këtu u krijua një tollovi dhe u çuam të gjithë në këmbë. Po të mos ishte djali i Mehmet Shehut dhe Remzi Petrani, gazetar, Halili par me ……? por na e morëm dhe Hamëz gazetari-Morina dhe na strehuan. Ky ishte realitet. Ky incident kishte qenë i përgatitur për likuidimin tonë në krye me Halilin. Këtu kemi qenë UNIKOMBi i Kosovës, i Maqedonisë, dhe i Malit të Zi, kurse me të tjerët nuk jemi përzier.

Këtu kanë qenë të gjitha delegacionet e partive për bashkim kombëtar kundër Serbisë. Kur u formua Shtabi ishte i pranishëm Halili, unë(Havzi Hyseni), ushtrues i ushtimeve ka qenë një shok me mbiemrin Berisha nga Ferizaj dhe për operacione të ndryshme ishte Dritani e Bugari etj.

Disa persona, të cilët Halili i ngarkoi për armatim, e paraqitën Halilin. Unë thashë se ka pasur spiunë, të cilët ikën në Turqi e në Belgjikë.

Aksione të armatosura ka pasur që janë kryer nëpërmjet Dritanit e Bugarit e disa të tjerëve që është i njohur Dritani, ndaj ai mund të ju tregojë.

Gjendja jonë financiare ka qenë shumë e dobët, prandaj Halili filloi të dobësohet e të rrëzbitet edhe fizikisht. Ai shpesh më thoshte, kur unë isha në Shkup, se duhet të vish në Tiranë për ta thënë amanetin e fundit.

Me Ali Ahmetin është takuar njëherë, por disa të tjerë kanë dështuar edhe atë për shkak të Ali Ahmetit armatimi ka ardhur nëpërmjet të një kamioni kah Debelldehu e kah Vitia, pastaj janë shpërndarë. Lidhjet janë bërë me të holla dhe me kalë. Ka pasur aktivistë anonimë, që i kanë kryer këto aksione. Halili i siguronte kamionët me çmime të volitshme nëpërmjet…. nga Shqipëria, Tanusha, Debelldehu, Vitia e nëpër Kosovë, që i përcillte Shtabi Operativ i UNIKOMB-it, armatim i shumtë, i cili ka qëndruar kohë të gjatë edhe nëpër male, ndaj nga lagështia është prishur baruti. Kadri Limani me Sokolin vetë e kanë dërguar kamionin me armatim, sepse ka munguar çdogjë, madje edhe gjilpëra.

Armatimin e drejtonte vetë Halili personalisht. Mirpo, Halili iu ra në sy policisë sekrete. Dhe në kohën kur ishte në pushtet Salih Berisha në Shqipëri, policia sekrete e arrestoi Halilin, e mbajti 9(nëntë)ditë, sepse Shqipëria, e veçanërisht Sala, i frikësoheshin Halil Alidemës.

Halili më tha se dy kamionë me armatim i kam nisur për Kosovë. Mirëpo, meqenëse njerëzve që ua kishte besuar nuk ishin të sigurt, sepse ata janë të lidhur me UDB-ën, atëherë i thashë që t’i kthej prapa…. Këtë armatim e ka kthyer prapa, por nuk e di se në ç‘drejtim i ka dërguar pastaj…

Halil Alidema ka zhvilluar një veprimtari të gjerë me një aktivitet të dendur politik. Ka zhvilluar shumë bisedime edhe me shtete të jashtme. Shumë gjëra sekrete i dërgonte drejtpërsëdrejti në vende të caktuara në Kosovë.

Tetor 2005(Hasanbeg-Shkup)

Havzi Hyseni nga Hasanbegu i Shkupit

NË VLUGUN E VEPRIMTARISË KOMBËTARE, HALILI U NDA PREJ NESH

Halil Alidema u lind më 15.03.1936 nga e ëma Mirzade dhe i ati Bexheti në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, Kosovë. Rrjedh nga një familje me tradita kombëtare. Babai i tij edhe pse u rreshtua në radhët e partizanëve, pas tri ditësh u pushkatua prej tyre më 1945. Halili në vitin 1952 i përfundoi mësimet në shkollën fillore të vendlindjes. Qysh si nxënës i shkollës fillore ai ra në konflikt me pushtetarët serb. Në këtë kohë në shenjë të revoltës ngaj padrejtësive që u bëheshin bashkëkombësve të tij, theu fotografinë e kryetarit të shtetit Jugosllav – Titos. Veprimi i tillë u gjykua dhe djaloshi i ri vuajti një muaj burg. Dëshira e madhe për shkollim e shtyri Halilin të regjistrohet në shkollën e mesme Normale të Prishtinës, të cilën e kreu me sukses në vitin 1960. Krahas mësimeve u muar edhe me sport, ku arriti epitetin e sportistit më të mirë të shkollës. Edhe gjatë shkollimit të mesëm, ai u ndesh me organet policore dhe gjyqësore serbe, vuajti tre muaj burg. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi si mësues në fshatin Firajë, dhe drejtor shkolle në fshatin Malishevë. Organet e policisë serbe i kishin rënë në gjurmë punëtorit e patriotit të palodhur Halil Alidemajt, e kërcënuan edhe me likuidim. Për fat pasoi Plenumi i Brioneve, ku forcat etatiste e antishqiptare morën goditje të rëndë. Në këtë kohë Halili kthehet në venlindje dhe punoi për disa vite mësues. Veprimtarinë atdhetare e vazhdoi pa ndërprerje. Më 6 tetor 1968 vendosi flamurin kombëtar shqiptar në objektin e shkollës, ku edhe u kremtua publikisht festa e 28 Nëntorit. Pushtetarët serb e përcillnin punën atdhetare të Halilit dhe ndërmorën masa, derisa e detyruan prapë të largohet nga vendlindja. Vendoset në Prishtinë ku edhe punësohet në kuvendin komunal. Pas përfundimit të Fakultetit Juridik punoi në Entin Higjienik, në vendin e punës sekretar. Halili edhe këtu bie në konflikt me drejtorin serb, përçka u suspendua nga puna. Pas një kohe punësohet në Fakultetin Filozofik dhe paralel me punën vazhdoi studimet pasuniversitare në Degën e Historisë. Në vitin 1979 Halil Alidema mbrojti me sukses tezën e magjistraturës: “Traktati i Shën Stefanit dhe Ballkani”. Botoi disa punime shkencore nga periudha përkatëse.

Më 13 nëntor 1981 u arrestua dhe u dënua me 11 vjet burg si pjesëtar i grupit të intelektualëve shqiptarë për implikime në demonstratat e marsit-prillit të vitit 1981.

Pas daljes nga burgu u inkuadrua në veprimtarinë kombëtare për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Me rënien e monizmit u angazhua në këshillin iniciativ për formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK). Pas një viti braktisi radhët e LDK-së dhe me një grup bashkëmendimtarësh formuan partinë Uniteti Kombëtar Shqiptar (UNIKOMB). Në mbledhjen e parë Halil Alidema zgjidhet kryetar i UNIKOMB-it. Programi dhe veprimtaria e kësaj partie u ndoq nga pushtuesit serbo-malazez. Halili pas disa muajsh u detyrua të largohet nga Kosova, së pari në Maqedoni e më vonë shkoi në Shqipëri. Në Tiranë vazhdoi veprimtarinë politike, themeloi zyrën e UNIKOMB-it dhe ushtroi detyrën e kryetarit të Këshillit Koordinues të dy partive të Unitetit Kombëtar Shqiptar dhe të degëve jashtë vendit. Gjatë viteve 1992-1993 formoi celulat e para të njësiteve guerile shqiptare për Kosovë, të quajtura “Shqiponjat e Lirisë”.

Në vlugun e veprimtarisë kombëtare më 20.03.1996 Halil Alidema vdiq dhe u varros në Tiranë.

Dr. Haki Kosumi 15.07.2001, Prishtinë

HALILI E TEUTA KANË QENË SI ANËTARË TË FAMILJES SONË

Halili e Teuta kanë ardhur, kanë qëndruar, kanë hyrë dhe kanë dalë si anëtarë të familjes sonë. Ne, me mundësitë tona jemi munduar t’u ndihmojmë për çdo nevojë që kanë pasur. Veshen e mbathen dhe ushqimin ia kemi përgatitur ashtu si e kanë kërkuar. Mundi im nuk më dhimbset aspak. Hallall u qoftë prej meje. Ishalla edhe ai neve na i ka ba hallall. Ne sipas mundësisë tonë në ditët më të vështira iu kemi gjendur Halilit dhe Teutës. Unë kam pasur për detyrë t’u sigurojë veshmbathjen dhe ushqimin. Kemi qenë shumë të sinqertë e të çelur ndërmjetveti. Kemi folur shlirë si me Halilin ashtu edhe me Teutën e me Atdheun. Mirëpo ai (Atdheu) rrinte disi më i tërhequr, rrinte diç më anash. Kurse ne flisnim dhe mahiteshim me ta, sepse kishim besim në njeri-tjetrin sit ë ishim anëtarë të një familjeje. Mirëpo, me politikë unë nuk jam marrë fare. Unë jam bërë kinse nuk më interesonte fare politika. Ndërsa te Halili sa ka qëndruar ten e, kanë ardhur shumë shokë e miq. Unë i kam pesë dhoma, e kam edhe tarracën 7m të gjatë, të gjitha këto shpeshherë kanë qenë përplot me njerëz, shokë e miq të Halilit. Këtu janë mjekuar të plagosurit. Ndoshta shtëpia ime nuk ka pasur ku me ditë se çfarë rregulli, por çdo njeri që ka hyrë në këtë shtëpi, faqebardhë ka hyrë dhe faqebardhë ka dalur. Fjalë prej kësaj shtëpie nuk ka dalur. Ajo fjalë që është folur Brenda në këtë shtëpi, këtu ka mbetur, e jashtë nuk ka dalë kurrë.

–        Kur ka dalë Teuta prej shtëpisë tuaj a e ke përcjellë?

–        Unë e kam përcjellur. I kam gatuar bukë taze dhe ia kam dhënë me veti dhe ia kam shtënë në çantë. Sepse ajo e pëlqente shumë bukën e shtëpisë, duke u interesuar si e gatuajmë atë, si e qesim piten, etj.

–        Kur ia keni dhënë pasaportën tuaj Teutës a e keni ditur përse do ta përdorë ajo?

–        Po, e kam ditur, por me dëshirë time ia kam dhënë vetë që t’I ndihmojë në momente të vështira. Pastaj tre vjet nuk kam shkuar në gjini time, sepse nuk kasha pasaportë. Më ka vdekur nëna dhe nuk e kam parë dhe as në varrim nuk kam mund të marrë pjesë, mirëpo, Hallall i qoftë, nuk mund të bëshë mirë, pa e lënë veten keq, miku i mirë për ditë të vështirë…                           

Zejnepe Nuhiu.

ME HALILIN JAM TAKUAR NË SHTËPINË E MALËS

Me Halilin për herë të parë jemi takuar në shtëpinë e Malës në vitin 1991. Ai kërkonte prej meje t’i ndihmoja që të largohej nga Maqedonia, sepse ishte rrezik që të qëndronte edhe më tej në Maqedoni. Prandaj, ne ia siguruam dokumentet e nevojshme dhe pasaportin për të shkuar në Shqipëri. E pastaj, unë kam shkuar edhe në Shqipëri dhe kam pasur takime të shpeshta me Halilin. Edhe e di përafërsisht se ç‘është biseduar lidhur me Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Rugovën, atëherë ishin temë bisedimi qëndrimet e tyre politike.

Në kohën kur zhvillohej lufta në Bosnje, Serbia kishte embargo të naftës, por Maqedonia e ndihmonte Serbinë, duke i shitur naftë në mënyrë ilegale.

Familja e Halilit një kohë ka jetuar te Mala, ku shpeshherë kam qenë edhe unë, ku jemi takuar edhe me bashkëshortën e Malës. Kjo ishte një familje fisnike dhe shumë bujare, e cila ka pritë dhe ka përcjellë vazhdimisht shumë miq dhe dashamirë të Halil Alidemës.

–        Takimi im i parë me Halilin kishte për qëllim që të njihemi mirë me punën dhe qëllimin tonë të përbashkët dhe të kemi besim të plotë njeri në tjetrin dhe të flasim në besim pa dyshuar fare. Mua më vdiq baba i nuses prej Goshicës. Ne ishim te miqtë e mi. I kisha edhe dy shokë të Banjës së Malishevës, të cilët shkova dhe i mora në shkollën “Vëllezërit Frashëri” dhe i solla në darsëm. Kur kanë ardhur ata në Shkup, ka ardhur edhe Halili të takohet me ta……

Shënim: Incizimi është i dobët, dëgjohen shumë zëra, ndaj pengojnë përcjelljen dhe dëgjimin e fjalës së qartë të Xhemë Abazit nga Shkupi.

Xhemë Abazi nga Shkupi

  • VIJON –  

_________________________ 

HALIL ALIDEMA – METEORË LIRIE (32)

Nga Sabit Alidema, Pashtriku – 29 Korrik 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura