HAPET EDHE NJË PIKË SHKOLLORE NË ZVICËR

Hapet pika shkollore në Amrisvil të Kantonit të Turgaut!

…Dhe sot Pavarësia e Kosovës në Amrisvil (Amriswil) të Kantonit të Turgaut (Thurgau) nuk do të dukej kaq e bukur pa këta fëmijë shqiptarë, të cilët pikërisht me datën 17 shkurt 2024 filluan mësimin në shkollën shqipe….

Edhe buzëqeshja duket më e bukur me abetare në dorë! – Nxënësit e Shkollës Shqipe në Amrisvil të Kantonit të Turgaut së bashku me mësuesen e tyre Valbonë Alili

Të shtunën me datë 17 shkurt 2024 Shkolla Shqipe hapi dyert edhe në Amrisvil të Kantonit të Turgaut, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në gjuhën amtare. Thënia popullore “gjuha ruhet aty ku shkruhet” po zë vend gjithnjë e më  tepër me hapjen e pikave shkollore në mbarë Zvicrën. Përkushtimi dhe angazhimi i prindërve dhe mësuesve nën drejtimin  e veprimtarëve të arsimit, siç është rasti në këtë pikë shkollore  Nexhat Hysenit (Lapsh) dhe Vaxhid Sejdiu (Shkolla shqipe – Zvicër) nuk mund të kalonte pa një sukses të veçantë në këtë drejtim.

Nxënësit: Luela Shala, ⁠Ayana Kamberi, Elina Aliu, ⁠Elsa Kamberi, Leard Alili, ⁠Ayad Kamberi, ⁠Elias Aliu, Jasin Aliu, ⁠Kanita Saiti, ⁠Elsa Jusufi, ⁠Aida Jusufi, ⁠Azra Eljezi, Emin Memedi, ⁠Anisa Fejzi, Asja Eljezi, Zejnep Memedi dhe Beyan Fejziu të cilët erdhën  në orën e parë të mësimit ishin të gëzuar, se më në fund po fillonin me mësimet në gjuhën shqipe. Të gëzuar ishin edhe prindërit, të cilët numëronin  një mori faktesh se pse pikat shkollore duhet të jenë sa më afër fëmijëve dhe vendbanimeve të tyre. Pra ky gëzim për hapjen e pikës shkollore ishte përhap gjithë andej dhe pritet që në javët në vijim të kemi më shumë nxënës në këtë pikë shkollore dhe mësuesja do të fillonte punën për ndarjen e nxënësve në grupe më të përshtatshme për orët mësimore në vazhdim.

E gjithë kjo dëshmon se aty ku punohet dhe veprohet sukseset nuk mungojnë. Po ashtu vlen të vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i mësueses Valbona Alili me prindërit e kësaj ane si dhe të veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, të cilët brenda një kohe të shkurtër arritën që bashkërisht këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet.  Mësimi në këtë pikë shkollore do të zhvillohet çdo të shtune nga ora 10:00 – 11:45, në adresën Romanshornerstrasse 248, 8580, Amriswil.

Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve të kësaj ane që sa më shpejtë që është e mundur t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shollën shqipe sepse nuk ka gjë më të bukur kur fëmijët tanë përveç që e njohin gjuhën  e vendit apo edhe gjuhët tjera, njohin edhe gjuhën amtare.

Ashtu si4 do të thoshte edhe poeti ynë kombëtar Ndre Mjedja në vargjet e tij antologjike pe¨r gjuhën shqipe:

“Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.”

Sektori për informim

Total
0
Shares
7 comments
  1. В случае возникновения проблем с доступом к аккаунту на торговой площадке Kraken, воспользуйтесь официальной ссылкой, чтобы восстановить доступ.
    кракен даркнет реклама трек Алгоритм действий подробно описан в пошаговом руководстве,
    которое поможет пользователям быстро
    и эффективно восстановить контроль над своими средствами.
    Руководство разработано профессиональными специалистами,
    которые учли все нюансы взаимодействия с платформой.
    Следуя инструкциям, вы легко восстановите доступ
    к аккаунту и обезопасите свои активы.

  2. Кракен — популярная торговая площадка,
    известная своей анонимностью и безопасностью.
    торговая площадка кракен отзывы Чтобы воспользоваться этими преимуществами, следуйте этим шагам: 1.
    Создайте анонимный аккаунт, не предоставляя личных данных.
    2. Используйте виртуальную частную сеть
    (VPN), чтобы скрыть свой IP-адрес. 3.

    Храните криптовалюту на аппаратном кошельке
    для дополнительной безопасности.
    4. Включайте двухфакторную
    аутентификацию (2FA) для защиты своих средств.
    Лично я использую Кракен уже несколько лет, и
    мне очень нравится его приверженность анонимности.
    Я никогда не испытывал проблем с безопасностью и ценил возможность покупать и продавать криптовалюту,
    не раскрывая свою личность.
    В целом, Кракен — отличный вариант для тех, кто ищет
    анонимную и безопасную торговую площадку.
    торговая площадка кракен отзывы предоставляет дополнительную информацию об опыте
    других пользователей.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura