Vjenë, 09. 12. 2015: – Koblez, 21 nëntor 2015 – Martin Camaj: “Ndonëse të ndarë më shumë se gjysmë shekulli, unë jam i juaj, ju jeni të mitë”, 7 mars 1992. M.Çuni, kujtim, “Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”. M.Jupolli “N’udhëtim shekujsh e para Bible/ Të dëgjohet « Nji fyell ndër male/ Shqip/ Shqiponjë/ Shqipëri/.. Themelohet konkursi i vjetor i poezisë “Penda e Artë – Martin Camaj”, fituesi i parë i saj poeti, Mentor Thaqi. Me pjesëmarrjen nga disa shtete të krijuesve e shkrimtarëve shqiptarë u organizua Akademi përkujtimi kushtuar figurë madhor të kombit shqiptar, Martin Camaj. Vet emri i tij zgjon gjithë kureshtjen e lindur nga leximet dikur e tani mbi një figure madhore kombëtare siç ishte Martin Camaj. Vet jeta e tij është enciklopedi me bashkudhëtarin, veprën letrare, artistike, shkencore e filozofike.
Me këtë rast nga përfaqësia diplomatike e Kosovës në Gjermani përshëndeten Valmire Musliu dhe Ajvaz Berisha si dhe aktivistja Donika Gervalla. Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos) Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj”. Musa Jupolli, mbajti fjalën rreth jetës së Martin Camajt, kurse Fran Tanushi lexoi kumtesën e Hans Joachim Lanksch dërguar Akademisë, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë me titull, ”Gjuha dhe struktura poetike e Martin Camajt”. Migena Arllati doli me kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”. Martin Çuni rikujtoi bisedat që kishte me Martin Camajn kur ai i kishte të kufizuara kontaktet me të tjerët për shkak të shëndetit. Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla, hapi akademinë në rolin e nikoqirit duke i falënderuar pjesëmarrësit. Nga mysafirër dhe referuesit po nxjerrim disa rreshta nga fjala e tyre.
Valmire Musliu: “Martin Camaj është një figure të ndritur, synonim i mërgimtarit intelektual, por edhe i mërgimtarit në kuptimin e plotë të fjalës, asnjëherë gjatë krijimtarisë së tij nuk zbrazi mllefin në adresë të vendit të tij të origjinës, përkundrazi, ai arriti që këtë origjinë ta mveshë me petkun e dijes dhe shkencës. Le të na shërbej neve të gjithëve si shembull”.
Prof.Dr.Ajvaz Berisha, “Martin Camaj ishte një ambasador i kulturës kombëtare në Evropë dhe jo vetëm familja e tij, por Shkodra e Shqipëria janë krenar me këtë figurë të madhe”. Kumtesën rreth jetës dhe krijimtarisë së Martin Camajt e mbajti veprimtari e poeti Musa Jupolli, (Francë) Ai mes tjerash tha: “ Lindi në Temal të Shllakut (Dukagjin) më 21 korrik 1927 nga e ëma Terezë dhe i ati Kolë Camaj . Aromë malësori, shpirt lirik, në frymëzim të kësaj natyre, ku drita dhe ujë janë ushqim shpirti, e ardhmja e një pene që do të lë emër të njëshëm në letrat e bukura shqipe ! „ Kam lindë në një vis të egër ‘ ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit, kaq thyeshëm ashtë ky vend“ pra në Temal, një katund i zonës së thellë malore të Dukagjinit , shprehet me shkrim Martin Camaj vetë ! Pas studimeve të suksesshme, Martin Camaj emigron në Itali, ku regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë , gjuhë italiane, filologji romane dhe asaj të letrave shqipe, i ndihmuar nga i devotshmi Ernest Koliqi mentor, ku edhe mbrojti tezën e doktoraturës mbi „MESHARIN“ e Gjon Buzukut .Sukses i pa kontestueshëm i Martin Camajt, veq veprave, këkimeve gjuhësore është edhe Dega e albanologjisë në Munih , të cilën e udhëheqi për 20 vite më radhë! Po shënojmë disa vargje nga poezia e Musa Jupollit, me titull:
Martin Camaj
……………………………..
Shpirt ndezur në mërgim ,
Penë që thërret në zgjim ,
Penë që thëret në takim ,
Penë e Nëntorit të Tretë ,
N’udhëtim shekujsh e para Bible
Të dëgjohet « Nji fyell ndër male »
Shqip
Shqiponjë
Shqipëri,
Prof.Dr.Isak Shema (UN Kos) Kumtesa : “Konceptet krijuese letrare dhe shkencore të shkrimtarit Martin Camaj” .”Në këtë studim timin jam përpjekur të përfshijë disa risi në gjithë ecurinë e studimeve kushtuar jetës dhe veprës së Marin Camajt. Martin Camaj është poetë, prozator, dramaturg, ai është shkrimtarë i letërsisë bash kohore shqiptare. Në opusin e vet letrar, ka zënë vendin e merituar në historinë e letërsisë shqipe. Vlera artistike e veprave poetike, por edhe ajo e krijimtarisë në gjinitë e tjera letrare, rëndësia e studimeve të tij filologjike, e radhisin atë ndër shkrimtarët dhe studiuesit më të shquar të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Ai është frymëzuar nga figura e De Rades dhe ajo mënyra si e ka shfrytëzuar thesarin popullor, por edhe si e ka realizuar artistikisht krejt këtë në veprën e tij. Dhe, ta ndjekim me vëmendje formulimin e tij: “De Rada me veprën e tij”, thotë, “është poet i shquar shqiptar, por edhe evropian dhe botëror. Ky formulim vlen për Martin Camajn duke pasur parasysh arritjet në fushën e studimit e krijimtarisë letrare, por edhe të atyre punimeve për letërsi”. Migena Arllati (Kos), mbajti kumtesën “Martin Camaj dhe simbolika e traditës”
“ Në të gjitha veprat e Martin Camajt, poezia e tij, edhe pse e shkruar në mërgim dhe pa shumë shpresë për t’u lejuar të njihet nga bashkatdhetarët e vet, pavarësisht për prirjet për të shqiptuar dhimbjet dhe përjetimet e përbotshme, metët fund e krye që i dedikohet lexuesit shqiptar, si lexuesi i parë të cilin ai gjithmonë e deshti.
Martin Çuni, revokim kujtimesh. “Pasi nuk kisha telefon në shtëpi, dola në rrugë (kabinën telefonike) dhe solla numrin e Martin Camajt. “Martin i dashur, këtu je në vend të huaj, ruaju e mos thirre vonë me telefon se nuk iu vjen mirë. I kuptoj shqiptarët që janë aq të kujdesshëm në respektimin e ligjeve, zakoneve e rregullave të të tjerëve në vendet e tyre, për çka kam respekt, nuk i kuptoj shqiptarët që po i pranojnë rregullat e zakonet e huaja gjithfarë sorollopi e na sorollatet me kanun në vendin tonë. Pse ai mentalitet? Na kanë prekur gjenet apo mirësia jonë për të tjerët nuk ka kufi edhe nëse na zhbëjnë”.