HAZIR MEHMETI: MBRËMJE PËRKUJTIMORE KUSHTUAR GJENIUT ME ORIGJINË SHQIPTARE, KARL GEGA (FOTO ARKIVORE)

Vjenë, 29. 04. 2015 – Organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e Gjeodetëve Shqiptarë “Karl Gega”, në St.Pölten u mbajt mbrëmje kushtuar gjeniut austriak me origjinë shqiptare, Karl Gega. Krahas përkrahjes nga autoritetet vendore, manifestimin e ndihmoi edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri. Që në nisje, treni nga Vjena për në qytetin e bukur të St.Pöltenit të kujtonte gjeniun me rrënjë shqiptare me pavdekësinë e veprës së tij madhore, ku ndër të shkëlqyerat mbeti hekurudha me urën madhështore të Semeringut e cila pushtoj lartësitë e maleve drejt Adriatikut. Ishte kjo një mrekulli kohe dhe sot krenari e zhvillimit njerëzor në gjithë globin. Salla në bibliotekën moderne të qytetit me treqind e gjashtëdhjetë mijë tituj librash ishte e mbushur përplot vendor e mërgimtarë shqiptarë e nga kombe tjera. Tubimin e hapi Dr.Willibald Rosner, drejtor aktivi të qytetit. “Carl Ritter Von Ghega ka rrënjë shqiptare, u lind në Venedik si pjesë e bregdetit Mesdhetar, hapësirë me një kulturë të lartë e të zhvilluar. Nga Venediku e vazhdoi jetën dhe veprën e tij si qytetar austriak në Austri. Këtu gjeti mundësinë e shprehjes së dijes së tij gjeniale dhe në këtë kuptim sonte është me vlerë përkujtimi i rrënjëve të tij dhe prezantimi i librit me shumë të dhëna mbi jetën dhe veprën e Carl Ritter Von Ghega”.

Në fjalën e tij përshëndetëse z.Sami Ukelli, ambasador i R. Kosovës mes tjerash tha: “Ndihem i gëzuar në këtë mbrëmje ku flitet për një gjeni dhe librin kushtuar atij. Nga historia e afërt u fol negativisht rreth kosovarëve të cilët vërshuan Austrinë dhe sonte do flitet në kuptimin pozitiv. Ju e përmendët si austriak me rrënjë shqiptare, është folur se ishte austriak me origjinë italiane, por mendoj, se Karl Ritter Von Gega ishte një evropian i cili me përpjekjet e tij ka tentuar të lidh popuj, ndërton ura mes popujve”.
Prof.Dr .Ismail Kabashi, përshëndeti në emër të kryetarit të Shoqatës, Dr. Gëzim Bisha, i cili nuk ishte prezent. ”Shoqata jonë u themelua në vitin 2011 në Shkup dhe qëllimi ynë ishte që t’u bëjmë shqiptarëve të mësojnë diç më shumë lidhur me Karl Gegën. Rreth tetëdhjetë për qind e shqiptarëve nuk dinin asgjë për Garl Gegën e as për origjinën e tij shqiptare. Veprimtarinë tonë në trevat shqiptare e kanë ndihmuar ambasadorët e Austrisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, për çka i falënderoj. Rrugëtimi ynë në rikujtimin e Karl Gegës do të vazhdoj me përkrahjen e organeve austriake deri në vendlindjen e tij, Venedik”. Dr.Bashkim Idrizi (UN-Tetovë) prezantoj aktivitetet e Shoqatës “Karl Gega” që nga fillimi i jetës së saj në Shkupin historik deri në mbrëmjen e sontme. Prezantimi i tij u bë në gjuhën angleze, i shoqëruar me fotografi në monitorët e sallës shumë të bukur. “SHMGJSH “Karl Gega” është themeluar për të qenë ombrellë e të gjithë gjeodetëve shqiptarë, duke i bashkuar ata në një pikë të përbashkët, duke shkrirë kufijtë ekzistues për të vendosur në një pikë profesionin dhe gjuhën, dy elementet që ata i bashkojnë”.
Dr.Günther Dinhobl, (ICOMOS) foli mbi jetën e Karl Gegës dhe veprën e tij në ndërtimin e hekurudhave, me të cilat lidhen ekonomitë dhe kulturat e popujve dhe ndërtohet e ardhmja. “Karl Gega u lind në Venedik nga prindërit shqiptarë. Që i ri tregoi interesim për matematikë dhe në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare regjistrohet në Universitetin e Padovës ku pas një viti diplomon duke marrë titullin inxhinier, kurse një vit më vonë edhe titullin e Arkitektit. Pas një viti, pra, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, merr titullin Doktor i Matematikës”. Ai foli mbi teknikën dhe sfidat me të cilat u ballafaqua projekti i Karl Gegës në ndërtimin e hekurudhave dhe urave me gurë në kohën e tij.

Studiuesja Johanna Lachlehner në hyrjen e librit kushtuar jetës dhe veprës së gjeniut Karl Rither Von Gega mes tjerash shkruan: “Ndërtuesi i hekurudhës së Semeringut shquhej për gjenialitetin teknik dhe ndjenjën admiruese estetike të formës.” Pritej të flitet më shumë rreth librit biografik kushtuar Karl Gegës nga Wolfgang Straub, përkthimit dhe botimit të tij. Libri “Karl Gega” i përkthyer në gjuhën shqipe nga Prof.Sejdi Demiri u botua me përkrahjen e tre ambasadorëve austriak në tri shtet tona. Karl Gega, gjeniu austriak me rrënjë shqiptare, e ka merituar një libër me standardet tjera teknike. Në pjesën përfundimtare u dha një film rreth Karl Gegës i marrë nga arkivi dokumentar Televizionit Shqiptar i kohës së diktaturës.
Në mbrëmje ishin edhe Artan Hanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë, Fitim Nuhi, Sekretari i dytë në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Vehbi Miftari (Min. Kult.), Mentor Burovci e Lorik Pustina (M. D.), Mag. Mathias Stadler, kryetari i qytetit të St.Pölten, Mag.Hans Joahim, drejtor Biblioteke, Imer Lladrovci, konsull. z.Faruk Ajeti, sekretar në Ambasaden e Repulikës së Kosovës.
Në fund u dha koktej rasti. Në kalendarin e figurave historike, Karl Ritter Von Ghega renditet ndër njëqind figurat më të mëdha në historinë e kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Therzes, Franz Jozefit, Kafkës etj. Emri i Karl Gegës dhe Aleksandër Moisiut tani më janë ura lidhëse me dy popujve tanë.
– Kontakti me autorin: [email protected].

…………………………………………………………………..

SHTOJCË NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG

Karl Gega /Carl Ritter von Ghega/ (10. 01.1802, Venedik-14.03.1860,Vjenë)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura