HOMAZHE NË 19 VJETORIN E RËNIES SË TETË DËSHMORËVE TË KOMBIT NË FUSHËBETEJAT E GOROZHUPIT (DT3 / TF2) GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’ – NË PASHTRIK, 26 MAJ – 10 QERSHOR 1999

Pashtriku.org, 22 maj 2018:
Të nderuara familje të dëshmorëve
të nderuar bashkluftëtarë të TF2’shit,
19 vjet më parë në DT3 / TF2 (me komandant Fazli Berisha) në zonën e Gorozhupit u zhvilluan betejat më të lavdishme të UÇK’së, në kuadër të Operacionit ‘Shigjeta’ të Pashtrikut (26 maj – 10 qershor 1999), i drejtuar nga komanda e Shtabi Operativ me seli në Cahan…
Në këto beteja të përgjakshme ranë tetë dëshmorë:
1. Bafti N.Haxhiu nga Vitia. Ishte zëvendës komandant i Kompanisë së Dytë, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 – rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).

2. Salih H.Zenuni nga Vitia. Ishte ushtar i Skuadrës së II’të, në Togun e II’të, të Kompanisë së II’të, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj), rreth 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe afër 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.

3. Astrit H.Suli, nga Berati. Ishte komandant i Skuadrës së III’të, në Togun e I’rë, të Kompanisë së II’të, njësia TF2. Astrit H.Suli ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj), 100 – 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe 250 – 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.

4. Aliriza S.Selmani nga Tetova. Ishte ushtar i Skuadrës së III’të, në Togun e I’rë, të Kompanisë së I’rë, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, (në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj), 150 – 200 metra në anën e majtë të karaullës dhe 250 – 300 metra përballë lagjes së parë të Gorozhupit, aty ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.

5. Safet Z.Peci nga Mitrovica. Ishte Komandant i njësisë Speciale – vëzhguese – diverzante, njësia TF2. Ka rënë dëshmor më 31 maj 1999, rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).

6. Ejup T.Kosumi nga Vushtrria. Ishte snajperist në njësinë Speciale – vëzhguese – diverzante, njësia TF2. ka rënë dëshmor më 31 maj 1999 rrëzë Pashtrikut (në pjesën malore).

7. Xhelal B.Sopi nga Dardana – ish’Kamenica. Ishte ushtar i Togut të II’të të Kompanisë së I’rë, në njësinë TF2. Ka rënë dëshmor më 1 qershor 1999, afër 100 metra nën kullën e vrojtimit – përballë Pashtrikut.

8. Zejnullah Rr.Zejna nga Sojeva e Ferizajit. Ishte ushtarë i artilerisë, në njësinë TF2. Ka rënë dëshmor, më 3 qershor 1999, afër 150-200 metra nën kullën e vrojtimit – përballë Pashtrikut.
***
HOMAZHE NË 19 VJETORIN E RËNIES SË DESHMORËVE
Në 19 vjetorin e operacionit “Shigjeta” që u zhvillua në Pashtrik, Këshilli Organizativ i TF2’shit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në vendet ku kanë rënë dëshmorët – në Gorozhup.

1. Me 26 maj 2018, nga ora 10:00 – homazhe në varrezat e dëshmorëve të Kombit, Bafti N.Haxhiu dhe Salih H.Zenuni në Viti;

2. Me 27 maj 2018, nga ora 11:00 – homazhe për dëshmorin e kombit Astrit H.Suli, në Kuçovë të Beratit, dhe nga ora 17:000 – homazhe për dëshmorin e Kombit, Aliriza S.Selmani, në Tetovë;

3. Me 31 maj 2018, nga ora 9:00 – homazhe për dëshmorin e Kombit, Ejup T.Kosumi në Stanofc të Vushtrrisë, dhe nga ora 10:00 – homazhe për dëshmorin e Kombit, Safet Peci – Boletini, në Mitrovicë;

4. Më 31 maj 2018, në ora 12:00, në Gorozhup në vendërënjen e dëshmorëve ku janë vënë pllakat e tyre përkujtimore do të vendosen kurora lulesh për dëshmorët. Vendtakimi do të jetë në fushën e Gorozhupit, afër vendit të rënies së dëshmorit, Salih H.Zenuni.

5. Më 1 qershor 2018, nga ora 11:00 – homazhe për dëshmorin e Kombit, Xhelal Sopi – në Petrovë të Dardanës (ish-Kamenicës);
6. Më 3 qershor 2018, nga ora 10:00 – homazhe për dëshmorin Zejnullah Rr.Zejna, në varrezat e dëshmorve në Ferizaj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për të gjithë dëshmorët e Kombit!
(Përgatiti kryeredaktori i pashtrikut, Sh.Berisha, 22 maj 2018)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura