IBRAHIM KELMENDI – KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (1)

IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (1)

Nga Sheradin Berisha

Më 4 mars 2024 në rrjetin tim fb, e postova këtë shkrim:

RRUGËTIMI IM NË RADHËT E LNÇKVSHJ-së (22)

Nga Asllan Muharremi

***

Ibrahim Miran Kelmendi pasi e ka lexuar shkrimin ka nisur një diskutim për këtë temë:

Miran Kelmendi 

JUSUF GËRVALLA:

“Edhe një lajm jo fort të mirë kam për ju. Me insistimin e Shpendit, për të mos thënë me presionin e tij, Shpendi shkoi në Kosovë për një qëndrim të shkurtër, disa kohë para vitit të ri.” [Letër e JG, dërguar SN, më 14 janar 1981.]

ASLLAN MUHARREMI:

“Në dhjetor të vitit 1981, i kam bërë telefon Jusuf Gërvallës dhe e kam njoftuar se do ta prisnim “Zërin e Kosovës” në Bled të Sllovenisë, ashtu siç ai ishte pajtuar me Xhafer Durmishin, i cili ato ditë, me porosi të tij, kishte ardhur në Kosovë.” 

Ja, si ndodhin edhe pa dashur pasaktësitë “teknike”. Asllani shkruan se Xhafer Durmishi ka shkuar në Kosovë me porosi të Jusufit, sepse ashtu duhet t’ia ketë thënë Durmishi, ndërsa Jusufi i ka shkruar tjetërgjë SN.

Por ty nuk të interesojnë kundërthëniet mes tifozëve të Sabri Novosellës, për arsyet që ende nuk i di!!

Citimin e Asllanit e huazova nga:

***

Shaban Muharremi

Ky publikim a po flet për letrat e Jusufit apo diçka tjetër, gospodin Miran Ibrahim Kelmendi? Rrugëtimi i Xhafer Durmishit ka qenë me punë dhe pikërisht edhe për ´Zërin e Kosovës´. Letra e Jusufit e spjegon shumë qartë, ndërsa Asllani dhe Xhaferi e kanë spjeguar gjerësisht dhe saktësisht më parë, po ngase ty të djeg që s’ke asnjë sekond aktivitet ilegal në Kosovë, kjo është tjetër gjë. Jusufi, Xhaferi e Asllani janë shumë të saktë, zotri i metropoleve të nëntokës e mbitokës europjane e më gjërë.

***

Asllan Mihaliqi

Udhëtimi i Xhafer Durmishit në Kosovë, në dhjetor të vitit 1981, ka pasur dy qëllime: futjen e organit “Zëri i Kosovës” në Kosovë dhe rimarrjen e kontakteve me shokët e LNÇKVShJ-së. Xhafer Durmishi, në koordinim me Jusuf Gërvallën, nga dera e shtëpisë së Jusuf Gërvallës në Untergrupenbach, ka ardhur në shtëpi të shokut të tij të LNÇKVShJ-së, Sheremet Saraçi. Ardhja e Xhafer Durmishit tek unë, është bërë, veç të tjerash, me qëllim të marrjes së kontakteve edhe me shokët e krahut të Ramadan Pllanës. Tani, 42 vite më vonë, Ibrahim Kelmendi, për qëllime që vetëm ai i di, ka marrë llupën në dorë dhe po përpiqet që të gjej dykuptimësi në letrat e Jusuf Gërvallës dhe kujtimeve të mia. Madje, Ibrahim Kelmendi, po përpiqet të na vë kundër njëri-tjetrit: Jusuf Gërvallën dhe mua, ushtarin e tij. Me keqardhje më duhet të them se kjo përpjekje e Ibrahim Kelmendit, s’është asgjë tjetër pos një përpjekje Sizifi. Në letrën e Jusuf Gërvallës nuk ka asgjë të pasaktë, ashtu nuk ka asgjë të tillë as në librin tim. Xhafer Durmishi ka ardhur në Kosovë në koordinim me Jusuf Gërvallën. Ibrahim Kelmendi as nuk është pyetur e as që ka ditur për këtë udhëtim në shërbim të lirisë së Kosovës. Ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e zemrimit të tij?

***

Sheradin Berisha

Ibrahim Miran Kelmendi

Disa gjëra që doja t’i them, i thanë Shaban Muharremi dhe Asllan Mihaliqi. Megjithatë unë po të shkruaj diçka tjetër lidhur me këtë çështje.

Janë dy pika:

E para, thelbi i çështjes është se iniciativa për shkuarjen e Shpendit (XHD) në Kosovë ishte e tij jo e Jusuf Gërvallës. Por, jusufi pajtohet dhe i jep detyra Shpendit. Jusuf Gërvalla i shkruan ato fjalë në këtë letër të cituar prej teje, me qëllim – sepse çfardo që t’i ndodhte Shpendit (ramja në burg, apo diçka e ngjashme) Shpendi do t’a kishte më leht të thoshte se ky aktivitet (shtrirja e LNÇKVSHJ-së dhe futja e ‘Zërit të Kosovës’ nr.1 (nëntor 1981) e ka bërë vetën. Dhe në këtë rast pasojat do të ishin minimale, në të kundërtën do të ishin të rënda, jo vetëm për Shpendin!

E dyta është se, Jusuf Gërvalla ia ka dhënë paratë për biletë dhe çdo nevojë tjetër gjatë rrugës për Kosovë. Pa lekët e Jusufit, Shpendi nuk do të mund ta bënte këtë udhëtim, dhe do të detyrohej t’i merrte borgj dikujt!

Për qëllimin e shkuarjes së Shpendit (Xhafer Durmishit) në Kosovë, (më gjerësisht se çfarë thanë Shabani dhe Asllani), mund të mësosh në vazhdimin 20 të këtij rrugëtimi:

RRUGËTIMI IM NË RADHËT E LNÇKVSHJ-së (20)

Nga Asllan Muharremi

———

  • Ilustrimi: Shaban Klaiqin (së bashku me Islam Rafunën) ishin arrestuar gjatë hyrjes në Jugosllavi (Slloveni) nga Austria, për t’a sjellur Zërin e Kosovës, deri në Bled ku do t’a merrte Xhafer Durmishin bashkë me një veprimtar të LNÇKVSHJ…

Sheradin Berisha 

Miran Kelmendi  – Deshta me vazhdu diskutimin te tema ku bëhej fjalë fillimisht për vizitën që t’a ka bërë “në vjeshtë 1979” në Bochum Hydajet Hyseni “Kaloshi” (siç e quan ti “delirant” e “misionar komunist) dhe çështje të tjera të sajuara në librat, shkrimet dhe kumtesa tuaja “shkencore” që kanë të bëjnë me Jusufin, Kadriun dhe shumë zhvillime gjatë vitit 1981 dhe jo vetëm. Por këtë temë dhe ato diskutime nuk i gjej në faqen tënde! Mundësisht më trego pse nuk është në faqe kjo temë për t’i diskutuar edhe disa çështje që kanë mbetur pa u ndriçuar?

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, atë postim e izolova sepse e kishte sulmua covidi “sheradin berisha”. Nuk kam vullnet me hangër MJALTË me ty, po dëshirove, vazhdo ha vetëm! FLM edhe për keqkuptim!

***

IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES 

Ibrahim Miran Kelmendi 

Shpreh keqardhje për shlyerjen e temës, aty ku i kam argumentuar me fakte sajimet dhe gënjeshtrat tuaja kundërthënëse, për takimet me Hydajet Hysenin (vjeshtë 1979), me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën (mars – prill 1981) dhe jo vetëm. Të gjitha këto të botuara në librin “Atentatet” si dhe në shkrime e kumtesa “shkencore” që kanë të bëjnë edhe me zhvillime të shumta para, gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, që u organizuan në disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe në Bruksel të Belgjikës!

Me shlyerjen e këtij diskutimi shumë përmbajtësor, ti mendon se ke shlyer (zhdukur) të vërtetën! Jo Ibrahim! Faktet nuk zhduken, ato s’pushojnë së ekzistuari vetëm sepse ato injorohen prej teje!

Rrjedhimisht “e vërteta është rrugës, e asgjë s’mund ta ndalë” thotë shkrimtari i madh francez, Emile Zola (1840 – 1902)

Ibrahim, më mirë është të lëndohemi nga e vërteta, se sa të ngushëllohemi me gënjeshtra. Vetëm hipokritët (të shtirurit, shtirakët) ofendohen e ndihen keq nga e vërteta. Më duket që ti i takon këtij grupi të njerëzve.

Albert Einstein ka një thënie epokale. Ai thotë: “Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha”. Realisht ty nuk të besohet as në çështje të mëdha, se në të voglat jo se jo! 

Ti Ibrahim në historinë e kësaj periudhe të Lëvizjes ke mbetur pa dyshim anëtari më kundërthënës (kontradiktor) i saj!

Edhe një herë shpreh keqardhje për Ty!

***

TEMA E SHLYER NGA IBRAHIM MIRAN KELMENDI 

Ibrahim Miran Kelmendi 

Sot duke menduar mu kujtua se, tema të cilën e ke shlyer kishte një foto të Pal Shtufit (që kishte dalë bashkë me një shok të tij) të shkëputur nga një kolazh fotosh të cilat ai i ka sjellur si kujtim me tekstin: “Kujtesë e nostalgji… Në Gjermani, kur ishim të ri” (Pal Shtufi, Fb, më 27.02.2024).

  • Në fotografnë (e shkrepur në vitin 1980 në Shtutgart) janë bërë disa komente, dhe ti në mbrëmjen e 27 shkurtit foton bashkë me komentet i ke bërë temë diskutimi në faqen tuaj të facebookut!

Temë e hapur për diskutim, më 27. 02. 2024:

MIRAN KELMENDI 

Pal Shtufi 

Miran Kelmendi, ky djali me syze është Kristë Veseli, ai që i pati marrë nga ti etiketat “Fronti Kuq Popullor” – në atë kohë në Düsseldorf. Mos ju koftë hallall, jarabi, çka kam hjekë për to…!

***

Miran Kelmendi – Kërkoj falje.🙏 Nuk kam dit më mirë.

***

Pal Shtufi, Paramendo, prej kësaj jete me shku në burg jugosllav të asaj kohe – çfarë terrori i pata bë vetes!

***

Miran Kelmendi, Pal, as atëherë, as më vonë, nuk ka ndodh me burgos lopë apo gomar.

***

Ndërkohë jam kyqur edhe unë në diskutim, ku me të dhënat që i ke përdorur t’i kam demaskuar të gjitha gënjeshtrat e sajuar! A është kështu Ibrahim Miran Kelmendi?

Ilustrimi: tema e shlyer nga Ibrahim Miran Kelmendi 

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, nuk e kam fshi, por e kam izolua, sepse ti u angazhove me e ndryshua tematikën. Më duket, por provokon me të bllokua, që të mund të ankohesh për censurë, por po të duroj, sepse…

***

Sheradin Berisha 

Ibrahim Miran Kelmendi unë nuk e kam ndryshuar tematikën! Arben Krasniqi, duke komentuar fotografinë e Pal Shtufit me Kristë Veselin, ka shpreh çudi se qysh ju paskan lënë me vesh farmerka në atë kohë (duke pas parasysh ideologjinë e kohës), ndërkohë ti i shkruan Arbenit se “në vjeshtë 1979 “Kaloshi” [Hydajet Hyseni] të ka vizituar në Bochum, pa paralajmërim dhe pa të njohur. 

Dhe thua se më pati mbajtur ligjeratë moralizuese të paktën dy orë, dhe gjoja të ka thënë se me u pranuar në organizatën tonë kusht e ke me u qeth dhe mos me vesh më xhinsa (farmerka) etj. 

Dhe duke u nisur nga ky koment yti jam kyqur në diskutim në këtë drejtim, pa e ndryshuar tematikën! 

Unë nuk po të provokojë, por po t’i demaskojë gënjeshtrat e sajuara, në libra e në shkrime të publikuara!

Ibrahim, ti mua mund të më bllokosh, ama të vërtetën nuk mund dot ta bllokosh!

Të faleminderit për mirëkuptim e keqkuptim!

****

Miran Kelmendi 

Sheradin, punë të mbarë! Të shpreh keqardhjen për hidhërimin që e ke, pse edhe unë nuk e kam merituar të më vrasin…

PS.: Metodë për të më demaskuar do të ishte t’i kërkohe intervistë Hydajt Hysenit dhe nëse ai do të përgjigjej se nuk më ka vizituar, edhe unë do bëhesha me ty për ta demosakuar Ibrahimin për mashtrues. Mirë do të bëje, në cilësi studiusi, t’i kërkoje policisë zvicërane t’ia dorëzonte Arkivit të Kosovës shkrimet që i ka bastisë në banesë të Kadri Zekës gjatë natës së 17-18 janarit 1982. Besoj aty do të gjeje shënime për 5 prillin 1981, nëse Kadriu e ka pas shprehi me mbajt shënime për angazhimet e tij. Etj., etj.

***

Sheradin Berisha 

Ibrahim Miran Kelmendi nuk jam sadist, njeri mizor, për këto fjalë ti për mua që i përdor! Asgjë nuk më ke bërë ti mua që të mbajë hidhërim! Leni këto broçkulla! 

Sërish po gënjen!

Unë nuk e vë në dyshim vizitën e Hydajet Hysenit, te ti në Bochum, por kam vënë në dyshim shumëçka tjetër. Meqë temën e paske “izoluar” (nuk e ke shlyer), atëherë sille këtu diskutimin për çështjen e Hydajet Hysenit dhe jo vetëm, që ta kuptojnë edhe ata që po na lexojnë për demaskimin argumentues që ta kam bërë! Pres që ta publikosh këtu gjithë diskutimin tim!

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, mos po do edhe me t’i ledhatua koçet për lavdërimet po m’i bënë, pos me t’i ripublikua “demaskimet”?!

***

Sheradin Berisha 

Mirë Ibrahim Miran Kelmendi, vazhdo ta ushqeshë këtë gjuhë natyrale që e ke për zemër, ndërsa unë në ditët në vijim, do të merrem me temën e “izoluar”, si dhe me ato dëshmi që kanë mbetur pa u publikuar, për shkak të “izolimit” (lexo – shlyerjes) së kësaj teme nga faqja jote e fb. Kjo temë do të botohet fillimisht në pashtriku.org e pastaj edhe në fb. 

Të uroj shëndet e gëzime. Ntm

VIJON…

© Pashtriku.org

_______________________________

IBRAHIM KELMENDI KUNDËRTHËNËSI I LËVIZJES (2)

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura