Ilir Bytyçi: Dështimet e misioneve të OKB-së në botë

Prishtinë, 12 shtator 2020: Si për ironi të fatit sot mu kujtua për të shkruar në pika të shkurtëra për dështimet e OKB-së kjo u ndërlidh me ditën e përkujtimit të viktimave në Srebrenicë. Andaj për fillim një historik i shkurtë i kësaj organizate që u themelua e shumë shpresa, por që kishte momente kur nuk mund të funksiononte për shkak të dallimeve në mes të Fuqive që kishin ndikimin e tyre në organizatë.
Ajo u themelua më 1945 nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore. Dhe për këtë arsye ata nuk i dhanë kompetenca të plota asamblesë së përgjithshme, ku ishin të përfaqësuar të gjithë anëtarët, por krijuan një Këshill të fortë Sigurimi, në të cilin ata kishin një vend të përhershëm dhe mund të vendosnin veton e tyre. Të drejtë të cilën e përdorën qindra herë duke i mbivotuar rezolutat. Në fillimet e saj OKB-ja ishte një organizatë shpresëdhënëse Pasiqë mori vendime të rëndësishme siç ishte në vitin më 1948 kur u shpall Deklarata e të Drejtave të Njeriut.
Por me kalimin e viteve brenda radhëve të aleatëve të luftës filluan të krijohen ndasitë dhe armiqtë midis tyre; nisi kështu konflikti mes shteteve komuniste të Lindjes dhe botës së lirë Perëndimore, më një fjalë kishim të bëjmë me bipolaritetin gjë që çoi në përçarjen e Këshillit të Sigurimit. Kur prekeshin direkt interesat e fuqive të mëdha ShBA dhe Bashkimi Sovjetik, OKB-ja paralizohej. Kjo situatë zgjati deri nga fundi i viteve 80-të shekullit të kaluar.
Misionet e OKB-së përgjatë Luftës së Ftohtë ishin intervenimi më i madh i trupave të OKB-së ishte në gadishullin Korean përkatësisht në paralelin 38 ÌŠ në vitet 1950-1953, që rezultoi me ndarjen e gadishullit Korean në dy pjesë dhe humbje të mëdha nga palët ndërluftuese dhe për të vazhduar me një konflikt të ngrirë dhe shumë tensione edhe në ditët e sotme në mes të dy Koreve asaj Jugore proamerikane dhe Veriore komuniste.
Por Konfliktet nëtë i cilat ishtë prezente kjo organizatë ishte edhe në Sinai ku ndërmejëtsoi një luftë të hapur që vazhdon ende është fjala për konliktin arabo-izraelitë që mori përpjestime të mëdha, pas vitit 1948 kur u themelua shteti Izraelitë duke marrë territore të Palestinës, kjo natyrisht e ktheu rajonin e Lindjes së Mesme në arenë përplasjesh në mes të Izraelit dhe vendeve arabe (Egjiptit, Sirisë, Irakut, Jordanisë) duke bërë që shumë shpejt aty konfrontoheshin dy superfuqitë e të cilat e kishin ndarë botën dy taborre. Kjo bëri që nga viti 1956 pas Krizës së Suezit për të ruajtur paqën u kujdesën trupat e OKB-së, deri më 1967 por koha e dëshmoj që ato trupa nuk e vendosën paqën, por ishin vetëm një instrument i cili e shtyu konftrontimin e arabo-izraelit që lëkundi ekuilibrat gjeoplitikë në Lindjen e Mesme. Po ashtu do të kemi edhe misionin në Haiti 1988, ku edhe aty ende vazhdon destabiliteti politik dhe ekonomik në vend pa mundur që të vendoset një rend kushtetues, por vetëm një paqe brishtë me një përspektivë të zymtë për të ardhmen. E dështimi i madh për OKB-në, ishte padyshim Bosnja dhe Hercegovina e cila përjetoi një nga luftërat mëtë përgjakshme në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore andaj papërgjegjësia e këtyre trupave ishte Gjenocidi në Srebrenica, që ndodhi para syve të tyre duke bërë që kjo organizatë, nuk është e gatshme për ruajtjen e një paqe përkundrazi hapi një konflikt i cili mori jetën e mbi 8 mijë meshkujve dhe burrave myslimanë në Srebrnicën e cila ishte konsideruar si “zonë e sigurt”, por largimi i atyre trupave holandeze bëri që serbët tʼi fërkonin duart dhe të bënin gjenocidin mëtë madh në Evropë pas Holokasutit. Por as Kosova(1999) nuk mund të ndahej nga ato të sipërmendurat sa i përket shembullit të keqqeverisjes dhe të një administrate burokrate dhe të korruptuar dhe me shumë skandale siç ishte UNMIK-u, ku pasojat e saj ende janë të prekshme dhe mbesin një problem për shoqërinë kosovare në vitet vijuese.
Për sa i përket dështimeve arënë e veprimeve të papërgjegjshme ishte kontinenti afrikan, ato vërehen nga largësia kështu nga viti 1988 deri në vitin 1993 kishte më shumë misione të helmet-kaltërve për paqe. Por këto misione paqësore nuk mundën të shuanin konfliktin civil në Somali i cili edhe në ditët sotme është problem madhor për sigurinë detare për shkak të piratëve somalezë, por dështimi më i madh ishte në Ruandë, ku nuk mundën të menjanonin gjenocidin më 1994. Në ngjarjet të cilët vazhduan në 3 muaj ku humbën jetën 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi nga ana Hutuve. Edhe një faktor tjetër është në mos efikasitetin e kësaj organizate janë veprimet që ndërrmarrin shtetet për ti ikur manovrave të gjata dhe një politike pa vendimarrje ato zgjedhin një rrugë jashtë selisë së OKB-së. Edhe sot ende vepron në shumë vende të botës pamundur të plotësojë agjendën e saj për shkak të problemeve dhe dallimeve brenda anëtarëve të kësaj organizate.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura