ILIR DEMALIA: PËRSE NUK DUHET TË FLASË BASHKIM SHEHU?! A DUHET T’JA NDALOJMË TË DREJTËN TË SHKRUAJ, TË FLASË, BILE DHE TË JETOJ PO TË JETË E MUNDUR?!

Boston, 26. 01. 2015 – Sot pashë një turr bataresh kundër Bashkim Shehut në lidhje me librin e tij të fundit, “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, djalit të ish – kryeministrit më jetë-gjatë në historinë e Shqipërisë. Njeriut dhe bashkëpuntorit më të afërt të diktatorit Enver Hoxha dhe përgjegjës për krimet gjatë luftës kundër shqipëtarëve dhe pas saj me luftën e klasave si genocid shtetëror. Mehmet Shehu pra, ishte gijotina e Hoxhës deri natën e 17 Dhjetorit 1981 kur vrau veten apo e vranë nuk është e rëndësishme…! Këto na i ka sqaruar Bashkim Shehu në librin ‘Vjeshta e ankthit”, ku askush si ai deri më sot nga fëmijët e kupolës së rregjimit komunist, nuk ka denoncuar krimet e prindërve të tyre!!
Përsa i përket asaj kohe kur i ati ishte kryeministër, vetëm fëmijët e Shehut nuk rrinin me femijët e bllokut, në të kundërt, rrinin me shtresat e thjeshta dhe të persekutuara, në veçanti Skënder Shehu, i cili, në fillim të viteve 70′-të shpëtoj disa të rinjë të Tironës që njiheshin si të rebeluarit e Broadway-it e ishin skeduar si kontigjent interrnimi. Skënderi rrinte me ta dhe herë mbas here e shihje duke pirë me ta ke “Tymi” ngjitur me ish “Librari Florën” ke rruga Dibrës ose siç quhej nga avangarda e rinisë së Tironës në atë kohë Broadway. Pra, Skënderi, ndëhyri ke i ati, duke i thënë: – janë djem të mirë dhe për disa gjëra të nxituara që kanë bërë i marr unë përsipër ti edukoj në Uzinë. Skënderi në atë kohë ishte kryeinxhinjer në uzinën Dinamo.

 Po le të merremi me Bashkimin!
1. Lufta e klasave ishte ajo ç’ka vuajtën shqipëtarët për 50 vjet dhe po vazhdojnë dhe sot në një farë mënyre në demokraturën tranzicionale- shqipëtare. N.q.s ne, do të veprojmë me të njëjtën llogjikë që ti mbyllim gojën dikuj pse është biri X apo nipi Y e.t.c ashtu siç bëri rregjimi komunist dhe i ati Bashkimit për 50- vjet me rradhë… atëherë ku është ndryshimi?!!
Apo, më falni, të “persekutuarit” thonë se ne nuk i vrasim dhe i interrnojmë!
Jo more jo, as keni bythë për ti vrarë dhe as fuqi për ti interrnuar… se aty i keni pasur dhe i kini akoma…jo Bashkimin, por ata që kryen krimet!
Ramiz Alia dilte xhiro sa ishte gjallë si kokoroz midis Tironës dhe nuk i tha kush plaç me gojë… po e përshendesnin me rrespekt dhe të persektuarit! Aranit Ҫelën aty e keni akoma ke Piazza pi kafen çdo ditë, e të tjerët hetues, kryehetues, prokurorë e…..!
Dhe cilët shkruajnë sot kundër Bashkimit?! pikërisht ata të “persekutuar” të Kinostudios që rrinin gjithë ditën te dera që ta buzëqeshnin si JAGO, ata provincialët që kishin ardhur nga konviktet dhe jetonin tek shtëpia në fund të oborrit Kinostudios, që përdorej nga sigurimi, ata regjizorët që rrinin gjithë ditën me Bashkimin dhe natën që Mehmet Shehu vrau veten, pa i thirrur kush, shkuan dhe denoncuan Bashkimin si armik i Partisë – që në pik të mëngjesit në Komitetin e Partisë së Tiranës.
Njëri prej tyre në 91-ishin u bë drejtues i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Shkruajnë ata të pesekutuar që agjitatonin në gazetat e partisë që kontrollohej çdo fjalë… Sofo Lazri e Miti Tona. Janë ata që jargaviteshin me njëmijë mënyra për të krijuar miqësi me çunat a gocat e bllokut, për tu futur si dhëndurrë e nuse, ata që i rrinin mbrapa Klem Kolonecit, Drini Nushit, mbas ndeshjeve mbrapa…., ata e ata…, ata që sjellin gunën nga fryn era, por tani guna ju ka bo si leckat e gabit dhe era i ka dalë dhe po qelb dynjanë.
Për çfarë duhet t’ja mbyllim gojën Bashkim Shehut?
Ҫ’krime i ka bërë vëndit shoqërisë?
A ka qenë propagandues i rregjimit?
A ka kryer ndonjë vepër të dënueshme?
A ka, a ka, a ka?
Pra, nuk ka asgjë nga këto…
Akuzat që vijnë nga jagot e djeshëm janë njësoj si ato që i bënë në hetuesi Bashkimit e Skënderit: Kanë frekuentuar Tavernat e Dajtit e 15- katëshit me të huaj, visheshin, ekstravagante, lëviznin me makinën CITROIEN, visheshin me rroba të shtrejta e marrëzi të kësaj natyre që ngjisin shumë saktë me akuzën kundër Bashkimit në gjygjin e drejtuar nga Aranit Cela.
Bashkim Shehu as ka përfituar si shumë pseudo të “persekutuarit” mbas 90-ës, as ka thënë jam i persekutuar, as është përfshirë në pisllëqet e qarqeve-politike, as mediatike, e as nuk kërkon një gjë të tillë.
Jeton në Barcelonë, boton shkruan, jeton jetën e tij.
– Duhet t’ja ndalojmë të drejtën të shkruaj, të flasë, bile dhe të jetoj po të jetë e mundur?!
– Pse?
– Vetëm pse ka qenë djali Mehmet Shehut?!
Kuptoni pra shqipëtarë dhe mblidhni mendjen njëherë e mirë, se lufta e klasave ka qenë e tillë jo vetëm nga Hoxha e Shehu, por nga ndihma e madhe që kanë dhënë ky soj Jagosh e japin në çdo sistem antivlerash dhe anticivilizuese.
O mjeranë, se shumë prej tyre jetojnë në perëndim dhe USA, se keni kuptuar se bota e qytetruar nuk funksionon me biografi dhe luftē-klasash?! Në të kundërt, me vlera lirie, me vlera njerëzore, me vlera ligjore si një kontratë midis popullit dhe qeverisë, ku çdo berr varet për këmbë të veta.
Në amendamentin e parë të kushtetutës amerikane, e drejta fjalës, shtypit, besimit, të drejtën për tu grumbulluar në protesta është e saksionuar si një e drejtë e patjetërsueshme.
– A e dinë këta injorantë se babai i Mayor of NYC Rudolf Giuliani ka qenë mafioz e i biri u bë general prosecutor of NY e i dha goditjen më të rëndë Mafias?!
– A e dinë këta se i ati President Obama’s është nga Kenya emigrant, dhe e ëma martuar e ndarë tre herë e……
Jo mor jo, këta mjeranë që nuk dinë A-në e të drejtës dhe lirisë, urrejnë çdo gjë nga kompleksi inferioritetit, të pa-aftit që mendojnë se ashtu si në kohën e të atit Bashkimit do të përfitojnë me luftën e klasave.
Bota civilizuar dhe demokratike-liberale ka parametra të tjera, e prandaj janë ku janë. Ne i kemi si i kemi prandaj jemi ku jemi e s’do luajmë nga vendi – ISTIKAMI.

………………………………………….

BASHKIM SHEHU Speciale ABCNews 8 Gusht 2013 (Elsa DEMO)

LIBRI I BASHKIM SHEHUT ABCNews

BASHKIM SHEHU PROMOVON ROMANIN

Bashkim Shehu mbi përkthimet – News, Lajme – Vizion Plus

………………………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura