ILIR HAJDARI: KEK-u E DHA PROVIMIN – T(m)ERR PËR KOSOVËN

(Gjakovë, 27. 03. 2012) – Hallexhinjtë e Gjakovës, të këtij qytetit të harruar nga qeveria e Kosovës, veçmas nga kryeministri me fusnotë, tash e 12 vjet, u gjet në mëshirën e Zotit dhe në shpresën se s’do të vonoheshin pensionet dhe mbi të gjitha nuk do të ketë reduktime e çkyqje nga shërbëtorët e KEK-ut. Por, ndodhi e kundërta…Pranë stufës, pa zjarr. Pranë dritës, pa dritë… A kjo na qenka liria e shumëpritur?! Pt’huuu!!!
     Nga kryeqyteti i skamjes

     “Livadhet”, rrugët e rrugicat e Gjakovës, të kryeqytetit të skamjes, të rregulluara e të shtruara me izën e Pal Lekajt, s’dukeshin gjëkundi nga pesha e borës së madhe që pushtoj këtë vit qytetin e harruar të Kosovës – Gjakovën, ku lutja më e madhe bëhej që të mos vdiste kush!…
     Një dimër i tillë, s’mbahet në mend që nga viti 1985. Atë botë, thonë dëshmitarët, kishte mobilizim më të madh dhe populli ishte më mirë i përgatitur në tejkalimin e situatës. Këtë e din edhe dr. Pal Lekaj dizajneri i rrugëve të Gjakovës, i cili pak e ushtroi autoritetin e tij për të qenë më afër situatave të pakëndshme që ndodhën në këtë dimër, ku KEK-u u vu në gjah, në mes të dimrit, për të lënë në terr Gjakovën dhe shumë nga familjet e saj, të cilët shpresë të vetme e patën dritën që vinte nga gjiganti i energjetikës së Kosovës KEK, sepse drutë po përfundonin dhe çmimet për një metër dru shkonin deri në 75 euro.
     Hallexhinjtë e Gjakovës, të këtij qytetit të harruar nga qeveria e Kosovës, veçmas nga kryeministri me fusnotë, tash e 12 vjet, u gjet në mëshirën e Zotit dhe në shpresën se s’do të vonoheshin pensionet dhe mbi të gjitha nuk do të ketë reduktime e çkyqje nga shërbëtorët e KEK-ut. Por, ndodhi e kundërta…

Derisa punëtorët e KEK-ut ia mësynin shtyllave elektrike për t’i lënë në terr mijëra familje gjakovare, Hashim Fusnota përqafohet me të parin e Gjakovës, Pal Lekajn!

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

     KEK-u, në këtë dimër të tmerrshëm për gjakovarët, kishte një mision – çkyçjen pa pardon nga rrjeti elektrik për ata që kishin borxhe, por jo edhe për ata që kishin borxhe të mëdha dhe që përmes metodave të ndryshme vidhnin këtë gjigant. Kjo fushatë nisi në mes të furtunës për të vazhduar deri në përfundim të shkrirjes së borës. Si ujqit në gjah, punëtorët e KEK-ut, me atë kamionçinën e bardhë, ua mësynin shtyllave elektrike për të lënë në terr mijëra familje.
     Skena të tilla të përditshme nga punëtorët e KEK-ut, iu ngjanin skenave të llahtarshme të UDB-së, atëherë kur ne, shqiptarët, kishim rrymë, bukë dhe dru. Atëherë lind pyetja:
     – Kush është në krye të KEK-ut të Gjakovës, që jep këso urdhrash mizërie në mes të dimrit të egër për të lënë në terr qytetarët e saj?
     – A do të duhej që këto urdhëresa për çkyçje të shtyheshin bile për një kohë deri sa të kalonte situata emergjente dhe në vend të çkyqjes të krijoheshin alternative të tjera?
     – Kush po i ekzekuton planet e UDB-së së Beogradit në krye të KEK-ut të Gjakovës, që në vend të dritës, të ofroj terrin për qytetarin?
     “Pranë dritës, pa dritë”, një përkthim dhe përshtatje metaforike e vargjeve të Nolit, që vjen e fuqishme dhe aktuale në ditët e sotme, për t’iu kujtuar pushtetarëve të KEK-ut se ky ishte refreni i përditshëm që iu këndohej atyre në këto ditë dimri të madh, në një dimër që KEK-u u kthye kundër qytetarëve të vet, kundër mëshirës, duke iu ofruar fëmijëve e pleqve terr dhe tmerr… Dhe, punëtorët e KEK-ut, tanimë populli i shikon si punëtorët e UDB-së, si ata që kanë ardhur për të keqen e atdheut, kombit, familjes, për t’i prangosur përjetësisht ata. Të mbetesh pa dritë, është pothuajse e njëjtë sikur të mbetesh pa liri. A kjo paskësh qenë liria e shumëpritur?! Pt’huuu!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura