ILIR MUHARREMI: NDIKIMI I NIETZSCHES TE KAMY DHE NIHILIZMI

Prishtinë, 28. 08. 2015: Albert Kamy (1913–1960)- Friedrich Nietzschen (1844 – 1900) e sheh si profetik nëse flitet për nihilizmin dhe mohimin e përgjegjësisë së Zotit. Profetizmi qëndron te çlirimi i botës me asgjësimin e Zotit. Por, Nihilizmi këtu nuk ka të bëjë me profetizmin, absolutizmi i unitetit botëror i krijuar pa mite ngritët pa njeriun. Nihilistët imponojnë dukuritë objekteve dhe vlerave. Nëse Kamy prek ardhmërinë mbi bazën e Nihilizmit bëhet shumë metodik dhe strategjik. Nëse Nietzsche ka ëndërruar funksionin e apokalipsit nuk e ka arritur, e dinte fytyrën neveritëse përfundimtare. Ai mbështetej në rilindjen e fundësisë. Por, a mund të jetohet pa besuar në asgjë? Sipas tij, përgjigja është pozitive. Kamy këtu sheh revoltën: “A mund të jetohet i revoltuar?” Po, dhe duhet zbuluar kufirin në vetvete për të rifilluar prapë. Këtu nuk e kam fjalën për kujtesën, por për një presion të përhershëm. Nëse të dytë i shtyjmë deri në fund, nëse rilindim në një tokë të shkretë pa asgjë, fillimi sërish do ta aprovojë jetën. Absolutizimi i ekzistencës ka të njëjtën rilindje: vuajtjen dhe gëzimin.
Nëse krijomë një ligj të ri, duhet shkatërruar një të vjetër. Këtu Nietzsche fillon me vrasjen e Zotit dhe kamuflimin e tij brenda ekzistencës. Edhe Kamy ngjanë me Nietzschen sepse sipas tij, kuptimi jashtë gjendjes së tij është i panjohur. Çfarë do të thotë kjo? Ai mund të kuptoj vetëm atë që shprehet në terma njerëzore, atë që e prek dhe që i bënë qëndresë. Kjo botë nuk është e arsyeshme dhe ai strehohet në absurdin i cili varet nga njeriu dhe bota. Këtu lidh urrejtjen me qenien. Aventura e tij ndjek rrugën e vet. Bukur e thënë rrugën e vet sepse rruga është e parathënë, këtë gjejmë brenda tekstit të Kamys. Ai mban të vërtetë absurdin dhe e shpreh si rregullues të marrëdhënieve me jetën. Përshtatja më e mirë është e sjelljes së tij që ndjek të gjitha rrjedhojat. Ky mendim mund të jetoj në këto shkretëtira vetëm nëse gjen ushqimin e vet. E keqja dhe e mira, lufta dhe paqja, në fund triumfon arti-krijimi. Sfida e bukurisë me pjesën e mbetur të së keqes. Nëse e pyetim Netzschen çka vjen pas kësaj? Ai do pohonte se nuk kundërshtohet ajo që njeriu e di. Nëse ngacmojmë klimën ateiste, këtu menjëherë kuptimi ngjizet mbi vetveten. Në esencë është radikal, aq sa është bota radikale dhe konstruktive me panjohuri. Nihilizmi është qëndrim që ç’vesh perceptimin dhe interpretimin e realitetit nga vlerat që njeriu iu imponon objekteve dhe dukurive. Nga kjo na del se objektet dhe dukuritë nuk kanë asnjë vlerë nga vetvetja, përveç atyre që ne u imponojmë.

Friedrich Nietzsche (1844 – 1900) dhe Albert Kamy (1913–1960)

Prirja më radikale e Nietzsches është vendimi i ateizmit. Bota vazhdon së rrotulluari nuk ka finale. Zoti nuk ka lidhje me të dhe është i padobishëm sepse nuk kërkon ta korrigjoj. Kamy përkrah Nietzschen në këtë teori, por mohon gjykimin në emër të asgjësë. Nga asgjëja del asgjë. Bota nuk mund të gjykohet, vetëm të rikonstruktohet me art. Krijimi mbi mundësinë e së bukurës. Çdo gjykim tjetër i bërë për të është shpifje jetësore. Bota lartësohet nën ndikimin e artit, në fakt nga vetja lëviz si mrekulli force, por arti mundëson mësimin e pa fillimit, pafundësisë, madhësisë së bronztë që asnjëherë nuk bëhet as më e madhe as më e vogël, pa harxhime, pa humbje nga rrotullimi i “asgjësë” siç e quan edhe Nietzsche duke e përsëritur me art. Vetëm arti mundëson kuptimin dhe iluzionin e përsëritjes. Kamy këtë ndikim e morri nga Nietzsche duke mos ngritur asnjë fjalë më tej. Nëse pajtohemi me kthimin e njëjtë apo të ndryshëm brenda kornizës, aktivizimi i hyjnores luan lojën.
Nëse mohojmë Zotin, atëherë qëllimi është i zëvendësimit të tij. Bota nuk përmirësohet nga prodhimi i zotave, vetë bota prodhon zotin dhe e mohon. Bota është e tejmbushur me zota, njeriun nuk tejkalon zotësinë e tij. Nëse jemi dakord me përsëritjen e botës atëherë rikrijimi i botës dhe i vetes nuk ndalet. Këtë Nietzsche e quan krijim- arti. Në një kuptim më të gjerë artist i madh. Nietzsche shfrytëzon nihilizmin me përftimin e moralit, e kundërta e artit. Sjellja morale, e rekomanduar nga mistikët, në vetvete është dekadente, kundërshton forcën e vetvetes, mishit, gjakut duke e ironizuar njeriun pasqyrues të vetvetes. Këtu Kamy ngjan me Nietzschen duke e cilësuar këtë si dënuese të universit mbi pasionet e klithmave në emër të një bote të harmonishme, krejtësisht imagjinare. Nëse është imagjinare, atëherë besohet, por nihilizmi shpreh pamundësinë e besimit, krijon dëshirën e të bërit e të jetuarit dhe të ofruarit. Njeriu vetëm mbetet shërbëtor i fatit dhe vrojtues i pasqyrës së tij. Kamy këtë e cilëson si dobësi të çdo idealizmi.
Marrim nihilizmin dhe revoltën, revolta ç’veshët në sytë e Kamys tek Nietzsche me thënien “Zoti ka vdekur”, diçka si fakt i kryer. Mund të besohet më shumë në këtë “Nietzsche ka vdekur”, tash fillohet me Zotin. Ai e çnderon këtë botë të përshtatshme për sprovimin e zotave, duke mos bërë projektin e vdekjes, por rigjetjes së fatkeqësisë. Vetëkënaqësia e Nietzsches me këtë thënie shpie në apokalapis, por lindja e këtij besimi ne vete lind nga madhështia ideale për forcën e mohimit. Në anën tjetër Van Goghu mendon se nuk duhet gjykuar Zotin në këtë botë. Ai këtë e thotë nga pakënaqësia e të qenit në këtë botë. Simfonia e protestës ngritët mbi revoltën. Në pikturë ai heq dorë nga zoti, por vuajtja e të qenit njeri me raportin Zot është një fuqi më e madhe krijuese. Jeta e tij kontradiktore nuk jep shpjegime. Gabojmë nëse mendojmë se kjo sasi përvojash varet nga rrethanat e jetës, kjo varet vetëm nga ne. Atëherë, botën duhet pranuar me bashkëveprim duke ndjerë të mirën dhe të keqen. Kur diçka refuzojmë ngritim fatkeqësinë e arritshme. Nëse pretendojmë mbretërinë qiellore, arritjet janë në botën tonë të brendshme. Kjo nuk arrihet me vepra siç e cilëson Nietzsche Krishtin, ngaqë feja mbështetet tek e brendshmja në formë të drejtpërdrejt pa të jashtmen. E jashtmja mund ta duroj vetëm vetveten dhe nuk duhet të jetojë një lidhje mes këtyre të dyjave. Nëse mohojmë çdo gjë qiellore, atëherë përgjegjësia është më e madhe ndaj jetës. Ne dhe vetëm ne duhet krijomë rend dhe ligj. Në anën tjetër nëse kërkohet të adaptohemi qëllimeve dhe tregimeve të shkruar më parë, nënkupton përçmimin e vetës, mëkatin më të madh ndaj trupit dhe shpirtit, por gjithnjë mbetet vendimtarja te shpirti i cili le hapësirë për të besuar në të panjohurën. Ndoshta këtu është ajo lidhja më idiote që u propagandua në librat e shenjtë dhe pikturat mesjetare. Vetë fryma fetare përkrah nihilizmin, gjersa jetës imponon një kuptim imagjinar, pengon zbulimin e kuptimit të vërtetë jetësor.

Nëse njeriu tashmë ka mbetur pa zotë, ku mund të ndjehet si në shtëpinë e tij? Madhështia e shpirtit qëndron në çlirimin e vërtetë duke pranuar detyra të reja. Qilimi nuk është liria e shpirtit, por madhështia dhe nëse liria e shpirtit nuk është përjetësia, mungesa e tij sjell edhe më pak liri. Atëherë, brohorit Kamy se nëse asgjë nuk është e vërtetë, nëse bota është pa rregulla, asgjë nuk është e ndaluar. Por, për ta ndaluar një veprim duhet një vlerë dhe një qëllim. Edhe të kundërtën, çdo gjë është e ndaluar, prapë kërkohet vlera dhe qëllimi. Një mendim edhe më i thellë: “Nëse asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka është e lejuar”. Të mohohet dhe të lejohet, prapë mohohet për tu lejuar ose ndaluar. Vështirë është ta përcaktojmë të vërtetën dhe të pavërtetën, dhe kur arrihet në këtë shkallë çdo gjë ndalet, liria izolohet me vullnetin e saj. E vërteta sipas Nietzsches është toka dhe hyjnorja të dyja aterojnë mbi të. Hyjnorja mohohet që të kthehet prapë tek ajo. Ai e përfundon këtë vullnet për pushtet si art, por bota konsiderohet si vepër arti që gjeneron vetveten. Nëse është vullneti për pushtet, atëherë njeriu nuk fiton siguri, por besim në sigurinë. Kamy Nietzschen e sheh të luhatur në ekstremitet duke nënshkruar emrin e Dionisit në letrat e çmendura. Në një farë kuptimi Kamy e sheh revoltën e Nietzsches që shpie në lartësimin e së keqes. E keqja pranohet si zëvendësuese e së mirës, por jo si revansh ndaj së mirës. Kamy këtu nuk mund ta tejkaloj Nietzschen dhe tejkalimin e së keqes e quan si ilaç, gjetje të reja kundër faktit dhe dhimbjes. Dhimbja mbetet si instrument gëzimi për eliminim. Ka edhe më shumë te Nietzsche-ja, shpikja e artistëve tiranë, por për masën e pa pjekur tiranët janë më të natyrshëm. Nihilizmi mbështetet në ndërgjegjen më të lartë dhe më të mprehtë të Nietzsches. Por, nëse njeriu nuk gjen shpërblim nga Zoti, Kamy e sheh së duhet ta kërkoj në tokë. Bota nuk ka drejtim të caktuar nëse pranohet kjo, atëherë kalojmë menjëherë në tejkalim dhe lartësim. Por, nëse dështojmë në zotërimin e tokës, kjo është mese e sigurt, ne i bindemi. Atëherë rezultati është bashkëveprimi e jo pushteti, se nëse vullneti ngritët mbi pushtet logjika e brendshme e nihilizmit dështon me rezultat ndaj pushtetit.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura