ILJASA SALIHU: LOTI

 Kumanovë, 02. 06. 2013 – (Edhe bixhozxhiu më i rryer nuk ka mundur të luaj ndonjëherë lotari duke vënë në hipotekë lotin!) – Gruaja është shtatzënë, fryti tashmë i kishte bërë një muaj e gjysëm – me t’u kthyer i biri me të shoqen e tij prej ambulancës gjinekologjike, nxitimthi e njoftuan nënën e tyre tashmë të thyer në moshë. Nëna duke kapur me dorën e djathtë krejt nënvetëdijshëm përparësen e gjatë, filloi të qajë, sytë iu mbushën dhe i rrodhën lot. Edhe prindërve të posa nisur drejtë një emërtimi të tillë, filluan t’i skuqen sytë, pra një parapërgatitje për t’ia dhënë vajit. Këto janë lot gëzimi do të thoshte gjyshi plak, i cili shpesh qante duke mos manifestuar lot, duke e lutur njëkohësisht Zotin që të kemi sa më shumë lotë të kësaj natyre. Muajt ecnin me hapat dhe krahët e lejlekut! Vije dita që fryti tashmë duhej braktisur embrionin e tij të dashur dhe të ngrohtë. Celularin në dorë secili, duke pritur secili ndonjë lajm prej sicilit punonjës të repartit gjinekologjik të spitalit të përgjithshëm. Cingëron celulari, familja vihet në mëdyshje, se cilit është duke i cingëruar. E kapë njëri, dëgjohet një zë kumbues, sikur të jetë në ndonjë zgafellë kumtuesi, duke thënë, urime, keni djalë, djali dhe gruaja janë mirë.

Loti i Salës, pas humbjes në zgjedhje dhe dorëheqjes nga kreu i PD-së!

Duke falënderuar Zotin për këtë begati, sërish rrëke fillon të rrjedhë loti. Gjyshi thotë, dhëntë Zoti të kemi sa më shumë lotë të kësaj natyre. Fëmija ngadal dhe me dashuri në mesin e të dashurve rritet. Duhet të ndahet prej qumështit të nënës. Nënës i dhimbest për këtë ndarjeje, por duhet ndarë patjetër. Nën rrungajën e kësaj sfilitjeje, sërish shohim lotin e nënës. Pas një kohë, fëmijën duhet ndarë prej dhomës, ngase tashmë nuk ka kuptim të bëjnë gjumë të përbashkët. Në çastin e ndarjes prej dhomës, sërish loti ia thotë këngës. Dita e parë e fëmijës në shkollë është një emocion i veçantë për prindërit. Sërish skuqje të syve. Mbarimi i klasës së tetë dhe i shkollës së mesme, pastaj regjistrimi në fakultet, sërish shoqërohen me shtratin e lotit. Fejesa e martesa e të birit, sërish i lag mollëzat e prindërve të dashur. Ndarja prej shtëpisë, ose shkuarja në mërgim, sërish ujisin lulet e vyshkura me lot prindëror. Dikur vdekja e prindërve do ta bënte fëmijën që me afsh ta ndiente dhimbjen e dikurshme të tyre. Lot në lindje e lot në vdekje, lot gëzimi diku e lot mallëngjimi diku tjetër, por sidoqoftë lot atje e lot këtu!
Loti është një lëng pa ngjyrë dhe i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, që del nga gjëndrat e syrit kur kemi ngacmime në zemër dhe në sy. Kur lotojmë parimisht jemi duke qarë, edhe pse mund të qajmë duke mos lotuar. Loti nuk e përshkon vetëm anijen e rrjedhës së familjes. Loti ndonjëherë hidhet krejt panevojshëm, por ec e bëhu t’i pronar i një kontrolli a qeverisje të tillë. Unë dua ndonjëherë të mos qajë, por nuk mundem, edhe pse vetëm pas një kohë mund edhe të turpërohem prej atyre pllangave të hedhura së koti. Është emocion që nuk preket, mund të mbahet për një kohë, porse shpërthimi i një llave përvëluese nuk varet prej teje, edhe pse përlotja a paraqitja me lëkurë të lagur prej lotit të përket vetëm ty. Loti i përket burrave dhe grave. Kësilloj, duke mos lotuar nuk bëhemi më burra, ngjashëm si gratë duke lotuar nuk bëhen më burreca.
Nëse flasim për ujitjen e Kosovës si dukuri që i ngjallë fushat e vdekura, atëherë papandehur se edhe këtu mendja do të na shkonte tek loti. Lot me rastin e pushtimit të egër serb, lot përgjatë pushtimit, periudhë kjo kur fëmijët ushtar ktheheshin në shtëpi të vetëvrarë, edhe pse në të vërtetë ishin të vrarë, ngrohtësia e tyre prej nënave pritej me lot deri në pranverë, porse ata nuk u ktheheshin as në stinën e verës, pastaj burgosjet, lufta, vrasjet deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008, nuk mund të karakterizohet kjo periudhë duke e përjashtuar lotin, ku fushat e gjëlbërta shpesh u thanë prej rrëshirës së lotëve, edhe pse këta pandehnin se janë duke i ujitur lulet e zverdhura.
Dikur pamë lot me rastin e përzgjedhjes së Enver Hoxhës në krye të shtetit, pastaj lot për viktimat e shkaktuara prej dorës së tij gjakatare, si dhe në fund lot diku të krokodilit e diku lot prej zemre, me rastin e vdekjes së këtij diktatori të madh. Lot gëzimi të përzier me lot mallëngjimi për rënie të një sistemi, lot gëzimi për ardhjen e një fryme të re dhe lot të pashtjelluar përgjatë ecejakes së atij sistemi.
Së fundmi, pamë edhe lot gëzimi prej socialistëve dhe lot dëshpërimi prej demokratëve. Lot në fillim të fjalimit të Sali Berishës dhe lum lotësh në përmbylljen e atij fjalimi, fjalim ky që u përcoll me dorëheqjen e tij.
Lot përgjatë paraqitjes së ndonjë oferte të caktuar, lot përgjatë pritjes dhe lot në fazën përmbyllëse të saj, qoftë ajo me lajme përmbyllëse të mira a të hidhura!

………………………………….

Berisha tërhiqet nga kryetar i PD – Tema TV 26 qershor 2013

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura