JEHONA E GËNJESHTRAVE TË RUZHDI SARAMATIT NË EMËR TË “BRIGADËN 128 ME 4 BATALIONE IMAGJINARE”…

Lexoni pastaj komentoni kush të doni!

JEHONA E GËNJESHTRAVE TË RUZHDI SARAMATIT NË EMËR TË “BRIGADËN 128 ME 4 BATALIONE IMAGJINARE” SI GJOJA “BARTËSE E OPERACIONIT SHIGJETA NË PASHTRIK, NGA DRINI I BARDHË DERI TE QAFA E PRUSHIT, KU LIDHET ME BRIGADËN 138 TË KOSHARES”!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 28. 07. 2023

Madhështia e luftës së UÇK-së qëndron në realitetin e zhvilluar gjatë luftës, jo në sajesa e gënjeshtra të qëndisura pas luftës!

“Gjenerali” i Brigadës 128 me 4 batalione imagjinare” Ruzhdi Saramati, për 24 vjet rresht ka gënjyer duke thënë se, “Brigada 128 me 4 batalione imagjinare ishte bartëse e operacionit sulmues luftarak “Shigjeta” në Pashtrik, nga Drini i Bardhë deri te Qafa e Prushit, ku lidhej me Brigadën 138 të ZOD-it”!!!

Më 17 maj 2014 Ruzdi Saramati në portalin “gazetadielli” ka botuar një shkrim me titull: “Jehona e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik”!

Të njejtin shkrim ai e ka lexuar si fjalim në tubimin përkujtimor, të mbajtur në Gorozhup më 31 maj 2014 (ditë e shtunë), në prezencë të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve të luftës, ish kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ish Shefit të SHP të UÇK-së Agim Çeku, ish K-dantit të Divizionit të Kukësit, Kudusi Lama dhe shumë ish eprorëve të Operacionit “Shigjeta” dhe jo vetëm.

MANIPULIMI I OPERACIONIT “SHIGJETA” NË EMËR TË “BRIGADËS 128 MË 4 BATALIONE IMAGJINARE …”

Në vijim ju ftojë të lexoni narracionin e tij të rrejshëm për planin e Operacionit “Shigjeta”, dhe sulmin imagjinar të 24 majit 1999 (sepse sulmi real ka nis më 26 maj 1999) nga “brigada fantome 128 me 4 batalione imagjinare në vijën luftuese: Drini i Bardhë – Qafë Prush”.

Ruzhdi Saramati shkruan:

“Tashmë jemi në 15 vjetorin e “Epopesë së Pashtrikut”, betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku Brigada 28 – 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, në kuadër të operacionit “SHIGJETA”, në Gorozhup e Pashtrik të Hasit u përgadit ushtarakisht në thyerjen e kufirit shqiptaro – shqiptar për t’i sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.

Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA”të hartuar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës. dhe SH.P. i UÇK-së,e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me Njësin Speciale Diverzanto vëzhguese e 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ “SHIGJETA”, me numër J-03/1 datë 31.03.1999. Po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike 1,2,3, njëkohësisht Ruzhdi Saramati komandant i brigades 128 u emërua në drejtimin taktik nr.3…. Operacioni “Shigjeta” ishte hapi vendimtar historik i QPK-së në luftë për çlirimin e Kosovës. Si i tillë, ai u hodh me menquri të paparë që në fillimet e tij e deri tek ai përfundimtar, të largimit të krejt forcave jugosllave nga teritori i Kosovës.

Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.

Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigades me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigaden 138 të Z.O.D.-it.

Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.(Burimi: JEHONA E OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, Nga Ruzhdi Saramati, gazetadielli, 17 maj 2014

***

NGJARJA TRAGJIKE E 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ …

Gjithashtu ky gjeneral i vetëshpallur, për 24 vjet rresht në tubimet përkujtimore të mbajtura në çdo 31 maj, i ka gënjyer edhe  familjet e dëshmorëve, duke deklaruar se djemtë, vëllezërit dhe burrat e tyre në ngjarjen e përgjakshme të 31 maj 1999 kanë rënë dëshmorë, duke luftuar në vijat e para të frontit të luftës në Gorozhup!

Por e vërteta është ndryshe!

Më 31 maj 1999: Sali Saramati, Gani Saramati, Selver Maçkaj, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, kanë rënë dëshmorë pa e krisur asnjë plumb, në një lagje të fshatit POGAJ, diku rreth 1.5 – 2 km larg vijës sulmuese – luftuese të GOROZHUPIT!

Pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Sepse „GJENERALI“ RUZHDI SARAMATI NUK E ZBATOI URDHRIN Nr. 1/07, DATË 30.05.1999 TË KOMANDËS SË OPERACIONIT “SHIGJETA” (VK CAHAN) PËR T’I BASHKUAR NË ORËT E HERSHME TË MËNGJESIT (TË 31 MAJIT 1999) NJËSITË E TF-3 ME NJËSITË E TF-2 TË POZICIONUAR NË VIJËN MËSYMËSE – LUFTUESE NË GOROZHUP, PËRBALLË KARAULLËS SERBE DERI RRËZË PASHTRIKUT …

RUZHDI SARAMATI REFUZOI ZBATIMIN E URDHRIT Nr.1/07, DATË 30 MAJ 1999 PËR SULMIN E PËRBASHKËT TË DATËS 31 MAJ 1999 NË VIJËN MËSYMËSE, DT-3 GOROZHUP!

Sipas raporteve të Komandës së Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan, K-danti i TF-3 Ruzhdi Saramati, nuk ka zbatuar urdhrin Nr. 1/07, datë 30 maj 1999 të lëshuar nga Komanda e Operacionit, për sulmin e koordinuar në orën 4 të mëngjesit të datës 31 maj 1999, nga të gjitha Forcat e TF-ve, të pozicionuar në gjithë vijën sulmuese të luftës…

Një dëshmi!

Gjatë një bisede që kam zhvilluar me Shefin e Shtabit të Komandës së Operacionit “Shigjeta” me VK në Cahan, Nexhip Hajdari, thotë se, pas përpilimit të urdhërit më 30 maj 1999, personalisht kam shkuar në Njësinë e TF-2 (te Antena) për t’ia dorëzuar (eprorëve Kemajl Shaqiri dhe Fazli Berisha) urdhrin për sulm më datë 31 maj, ndërsa Zv.K-danti i Komandës së operacionit, Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF-3, Ruzhdi Saramati. Eprori M.Jashari ka urdhërua K-dantin e TF-3, Ruzhdi Saramatin që dy kompanitë e këmbësorisë me njësitë artilerisë dhe gjenios (që kishin ardhur nga Kalimashi) t’i pozicionoj në vijën mësymëse – sulmuese të Gorozhupit, ku ishin pozicionuar qysh në orët e hershme të mëngjesit, tri kompanitë e TF-2 më njësitë tjera ndihmëse,  Por, R. Saramati nuk ka bashkëpunuar me TF-2 në krye me K-dant Fazli Berisha, dhe ka qëndruar në fshatin Pogaj, rreth 1.5 – 2 km prapa vijës luftuese të Gorozhupit.

Pas ngjarjes së përgjakshme të 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, nga vendngjarja janë larguar (për të mos thënë kanë ikur) 230 ushtarë, të cilët gjatë largimit të tyre në drejtim të Kukësit dhe Cahanit – Krumës, i kishin gjuajtur armët, municionin dhe pajisjet tjera ushtarake! Në mesin e ushtarëve që ishte larguar në drejtim të Cahanit ishte edhe Jetullah Kabashi. Ai ishte lajmëruar në VK e Komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, dhe me këtë rast anëtarëve të Komandës së Operacionit u kishte rrëfyer gjithë ngjarjen që kishte ndodhur më 31 maj në fshatin Pogaj, ku u vranë pesë ushtarë dhe eprorë të TF-3 si dhe u plagosën rëndë e lehtë disa të tjerë.

URDHËRAT E RUZHDI SARAMATIT DHE NEXHMEDIN KASTRATIT PËR USHTARIN E TF-3, JETULLAH KABASHI

Jetullah Kabashi pas ngjarjes së 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, heziton (për shkak të frikës) të kthehet sërish në këtë zonë.

Në arkivin e Operacioni Shigjeta, ekzistojnë dy urdhëra lidhur me ushtarin e TF-3, Jetullah Kabashi.

Më 4 qershor 1999 nga fshati Pogaj (Fronti) K-danti i TF-3’shit, Ruzhdi Saramati i dërgon (Komandës së Operacionit Shigjeta me VK në Cahan) një urdhër për kthimin e Jetullah Kabashit “në Komandën e TF-it 3”, sepse në të kundërtën “do të merret me dhunë”!

K-danti i TF-it 3, Ruzhdi Saramati në Urdhër shkruan:

“URDHËR

JETULLA KABASHI TË VJENË SONTE NË KOMANDËN E TF-it 3. PËRNDRYSHE DO TË MERRET ME DHUNË…

Komandanti

Ruzhdi Saramati

(Nënshkrimi)

04.06.1999

FRONTI”

Dëshmi: lexoni faksimilin e urdhrit të K-dantit, Ruzhdi Saramati, më datë 04.06.1999

***

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komandës së Operacionit (me VK Cahan), gjegjësisht i Komandantit të këtij Operacioni, Nexhmedin Kastrati. K-dant Kastrati në urdhrin e lëshuar, si “sekret ushtarak – tepër sekret” urdhëron transferimin e ushtarit Jetullah Kabashi që të shërbejë në VK Cahan për nevojat e Komandës së Operacionit.

Në vijim lexoni Urdhrin e K-dantit të Operacionit, Nexhmedin Kastrati:

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

SHTABI I PËRGJITHSHËM

KOMANDA E OPERACIONIT

Sekret ushtarak

Tepër sekret

URDHËR

Urdhërohet transferi i ushtarit Jetullah Kabashit që të vijë në dispozicion të K-dës së Operacionit dhe të shërbejë për nevojat e kësaj komande. I lartëpërmenduri, këtë urdhër të zbatojë menjëherë dhe të njoftoj K-dën e TF-3.

NK/ E shumëzuar X 3

1 – a/a

2. K-dantit të TF-3 (Ruzhdi Saramati) – të përmendurit (Jetullah Kabashi)

Komandant:

NEXHMEDIN KASTRATI

(Nënshkrimi)

Dëshmi: lexoni faksimilin e këtij urdhëri të nënshkruar e lëshuar nga K-danti Nexhmedin Kastrati

———–

Si përfundim

“E vërteta nuk dhunohet vetëm nga gënjeshtra, ajo mund të poshtërohet edhe nga heshtja”, ka thënë shkrimtari dhe filozofi  zviceran, Henri Frederic Amiel (1821 – 1881). Prandaj nuk duhet të heshtim përballë këtyre gënjeshtrave të Ruzhdi Saramatit dhe gjithë të tjerëve, të cilët përmes gënjeshtrave dhe manipulimit të fakteve historike, përpiqen ta tjetërsojnë historinë e luftës së Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999).

_________

E vërteta e 31 majit 1999!

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT! (VIDEO DËSHMI) 👇👇👇

_______

Shtojcë

Brigada 128 me 4 batalione imagjinare“ në krye me „gjeneralin“ Ruzhdi Saramati, nën llupën e dëshmive arkivore!

MIRËNJOHJET E GJENERAL BUNKERIT! DËSHMI ARKIVORE PËR KOMANDANTIN E FORCËS TF-3, RUZHDI SARAMATI!

***

Dëshmi për Luftën e UÇK-së në Gorozhup

LUFTA E UÇK-së NË DT-3 GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT „SHIGJETA“ NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999 (VIDEO + FOTO DËSHMI)

***

SPIRO BUTKA DHE RUZHDI SARAMATI, FALSIFIKATORËT E HISTORISË SË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999

***

Ilustrimet: Dëshmi arkivore të Operacionit “Shigjeta”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura