JEMI BËRË SI LIBRA TË HEDHUR NË MBETURINA!

JEMI BËRË SI LIBRA TË HEDHUR NË MBETURINA!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 31 gusht 2021

Sot në shoqërinë tonë për fat të keq pak (për të mos thënë aspak) lexohet libri, dhe kam përshtypjen sikur antivlera dominon mbi vlerën! Në këtë kohë të rëndë që po kalojmë rrjedhimisht më i miri në mesin e të keqinjëve shihet si një libër i hedhur në mbeturina! Tmerr e trishtim për vendin tim!

***

“Ne jetojmë për librat”, ka thënë shkrimtari, filozofi dhe  kritiku i shquar letrar, Umberto Eco (1932 – 2016)

Për çka jetojnë ata/o që hedhin libra?!

***

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh ato”,  thotë shkrimtari amerikan, Joseph Brodsky, 1940 – 1996.

E ata/o që hedhin libra çka janë?!

***

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke”, nënvizon shkrimtari i njohur argjentinas, Jorge Luis Borges (1899 – 1986).

Në çfarë parajse jetojnë ata/o që hedhin libra?!

***

“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”, shkruan shkrimtari i shquar turk, Orhan Pamuk (1952 – ) fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 2006.

Çfarë ndryshojnë në jetë ata/o që hedhin libra?!

***

Ooo njerëz, gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat!

Çfarë gjurmësh kulture e qytetërimi lënë hedhësit e librave në kontenierin e mbeturinave?!

Lënë gjurmë xhungle!

Ndalë! Mos i hidhni librat!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura