JETЁSHKRIMI IM HISTORIK NЁ EGJIPT (Shqip-frengjisht)

JETЁSHKRIMI IM HISTORIK NЁ EGJIPT (Shqip-frengjisht)

Nga Dr. Mathieu Aref, Paris më 20. 04. 2026

Ja një Histori e shkurtër e një pjese të jetës sime në Egjipt (1938-1961), gjatë dhe pas Mbretërisë së Egjiptit me origjinë Shqiptare.

Në Egjipt, që nga ngritja në pushtet e Mehmet Ali Pashës (1760-1849) deri në fund të dinastisë mbretërore të përmbysur nga revolucioni i Naserit (1869-1961) dhe klika e tij e oficerëve egjiptianë: gjatë 150 viteve të kësaj dinastie me origjinë Shqiptare, të gjithë fëmijët të lindur në pallatin mbretëror kishin gjithmonë shqiptarë si tutorë dhe roje private.

Gjatë 23 viteve të mia të jetës në Egjipt, unë dhe familja ime i njihnim të gjithë këta Shqiptarë që punonin në shërbim të monarkisë egjiptiane. Babai im e njihte Mbretin Fuad II (1868-1936 – i cili nuk e fliste arabishten por turqishten dhe pak fjalë ship) dhe djalin e tij Faruk I, mbretin e fundit të Egjiptit (i cili fliste arabishten, anglishten dhe pak frengjishten).

Babai e njihte personalisht një ministër të shquar dhe fisnik mbretëror Aziz Izzet Pasha (nëna e tij, Fatma Fazil, ishte një pasardhëse e drejtpërdrejtë e familjes shqiptare të Mehmet Aliut). Izzet Pasha ishte një nga tre regjentët e Mbretërisë së Egjiptit (së bashku me Princin Muhamed Ali dhe Sharif Sabri) gjatë moshës minore të Mbretit të ardhshëm Faruk I, pas vdekjes së babait të tij, Fuad I. Aziz Izzet pasha (1869-1961) ishte gjithashtu ambasadori i parë i Egjiptit dhe më vonë Ministër i Punëve të Jashtme. Ai rridhte nga familja Qoraliu e Tiranës/Shqipëri. Gruaja e tij, përmes nënës së saj, ishte mbesa e Khediv Ismailit (një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mehmet Aliut).

Gjatë regjimit komunist, një nga pasardhësit e kësaj familjeje që mbeti në Shqipëri, Ali Qoraliu, një jurist, u ekzekutua pa gjyq, së bashku me 21 persona të tjerë, në çështjen «Ambasada Sovjetike», nën pretekstin e rremë të «vendosjes së një bombe në ambasadë»!

Mbreti Faruk, pas rënies së tij nga pushteti në vitin 1952, hipi në jahtin e tij, “Al Mahrusa” («E mbrojtura»), i shoqëruar nga rreth tridhjetë persona, përfshirë familjen e tij, kuzhinierin e tij dhe oficera shqiptarë nga Garda Mbretërore e Pallatit. Ai u nis për në ishullin e Caprit në Itali. Më vonë, familja e tij u vendos përgjithmonë në Zvicër. Në vitin 1963, shkova afër Lozanës në Lutry të Zvicrës (ku në atë kohë jetonte familja mbretërore e rrëzuar)… për të takuar Rustem Rahmani-n, një mik i familjes sime dhe një ish-oficer i Gardës Mbretërore të Mbretit Faruk. Biri i Farukut Fuad II (i lindur në vitin 1952), princi i kurorës , ende jeton në Zvicër me familjen e tij.

Fotografitë e bashkangjitura: Mehmet Aliu, Fuad I, Faruk I, dhe princ Fuad II dhe biri i tij dhe dy foto të Izzet Pashës, dy fotot e hahyit mbretëror… dhe një pemë gjenealogjike të mbretërisë Egjipto-Shqiptare

***

Français L’Histoire succincte d’une partie de ma vie en Egypte (1938-1961) pendant et après le Royaume d’Egypte d’origine albanaise.

En Egypte depuis l’arrivée au pouvoir de Mehmet Ali Pacha (1760-1849) et jusqu’à la fin d’une dynastie d’origine albanaise renversée par la révolution de Nasser ()1869-1961 et sa clique d’officiers égyptiens: pendant les 150 ans de dynastie d’origine albanaise tous les enfants nés au palais royal avaient pour percepteurs et gardes privés des Albanais. Durant me 23 ans en Egypte moi-même et ma famille connaissions bien tous ces Albanais qui travaillaient au service de la royauté égyptienne. Mon père a connu le roi Fouad 1er (1868-1936) et son fils Farouk 1er dernier roi d’Egypte.

Mon père a surtout connu personnellement l’éminent et noble ministre de la Royauté Aziz Izzet pacha (sa mère Fatma Fazil descendait directement de la famille albanaise de Mehmet Ali). Izzet pacha fut l’un des trois régents du royaume d’Egypte (avec le prince Mohamed Ali et Shérif Sabri) pendant la minorité du futur roi Farouk, après la mort de son père Fouad 1er. Il fut, également, le premier ambassadeur d’Egypte puis ministre des affaires étrangères. Izzet pacha (1869-1961) descendait de la famille albanaise Qoraliu de Tirana. Son épouse fut, par sa mère, la petite-fille du Khédive Ismail (descendant direct de Mehmet Ali). Pendant le régime communiste l’un des descendants de cette famille demeurée en Albanie, Ali Qorali, un juriste a été fusillé, sans jugement, avec 21 autres personnes dans l’affaire de «l’ambassade soviétique » sous le faux prétexte «d’avoir posé une bombe dans cette ambassade»!

Le roi Farouk (1920-1965), après sa chute en 1952, a embarqué dans son yacht «Al mahroussa» («la protégée») accompagné d’une trentaine de personnes dont sa famille, son cuisinier, des officiers albanais de la garde royale du Palais…Il est parti rejoindre l’île de Capri en Italie. Puis plus tard sa famille s’est définitivement installée en Suisse. En 1963 je suis parti à Lutry en Suisse (où vivait à cette époque la famille royale déchue) rencontrer Rustem Rahmani un ami de ma famille et ancien officier de la garde royale du roi Farouk. Son Fils Fouad II (né en 1952) héritier de la couronne vit toujours en suisse avec sa famille.

Mehmed Ali Pascha – paschamds Webseite!

Photos ci-jointes: de Mehmet Ali, Fouad 1er, Farouk 1er, Fuad II et son fils, deux photos d’Izzet pacha, deux photos du Yacht royal et un arbre généalogique.

————-

ZEUSI DHE PELLAZGЁT …

https://pashtriku.org/zeusi-dhe-pellazg%d1%91t/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura