Prishtinë, 10 shtator 2020: Me ndërmjetësimin e ambasadorit të SH.B.A.ve për çështje të Kosovës, z. Ricard Grenell, Republika e Kosovës e përfaqësuar nga kryeministri Abdullah Hoti dhe Republika e Serbisë e përfaqësuar nga presidenti Aleksandër Vuciq , kanë arritur një marrëveshje me të cilën marrëveshje Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik.
Në Washington delegacioni Kosovar ka udhëtuar me plot optimizëm se po shkohet vetëm me një qëllim: të nënshkruajë marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve, të Republikës së Kosovës dhe atij të Sërbisë, e cila marrëveshje Republikës së Kosovës, do të siguronte ulëse në OKB. Që e gjithë kjo të jetë më bindëse përkujtojmë deklaratën e kryeministrit Hoti i cili tha: Në SH.B.A. po nisemi vetëm me një synim për të nënshkruar marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve, e cila marrëveshje do të siguron Republikës së Kosovës ulëse në OKB. Ju siguroj se nuk do të ketë bisedime as teknike as për çështje ekonomike, këtë ju garantoj.
Fillimisht, duhet të themi se ekipi Kosovar i cili udhëtoi në SH.B.A. kishte një legjitimitet të brishtë. Paraprakisht, jo vetëm që nuk arriti të krijoj një konsesus të të gjithë spektrit politik Kosovar, por kishte plasaritje edhe brenda partnerëve të koalicionit dhe një përçarje e thellë brenda subjektit të kryeministrit .
Në anën tjetër, kemi një përfaqësim të Republikës së Sërbisë nga presidenti Aleksander Vuçiç, që në zgjedhjet e fundit parlamentare koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresiste Sërbe e presidentit Aleksander Vucic siguroi 60.65 % të votave. Prandaj, që në start, i armatosur me armatim më të sofistikuar që quhet UNITETI, delegacioni Serb ishte në avantazh, fatkeqësisht një element shumë me rëndësi që i mungonte delegacionit Kosovarë.
Republika e Sërbisë është shumë e vetdijshme për rrethanat e reja të krijuara në Kosovë. Mirëpo me shume sukses është duke fituar luftën në rrafshin diplomatik, nga fakti se pala negociuse Kosovare është e papërgatitur, e përqarë dhe e pa përvojë.
Delegacioni i Sërbisë arriti një avantazh shumë të madh që para fillimit të bisedimeve, kur arriti të largojë nga teksti i marrëveshjes pikën 10 që parashihte njohjen reciproke të dy shteteve. Me këtë për palën Kosovare gjithçka është dashtë të merrë fund. Humbi arsyeja e shkuarjes në Washington si dhe humbi qëllimi i takimit. U fundosën shpresat për njohje reciproke që njëherë e përgjithmonë të ndajmë rrugët nga fqinjët tanë verior të ushqyer me urrejtje patologjike ndaj gjithë popujve autoktonë të Ballkanit.
Dhe jo vetëm kaq.
Në pikën 1 dhe 2 arrihet pajtueshmëri për implementimin e marrëveshjes për autostradën gjegjësisht hekurudhën Prishtinë – Beograd. Parashtrohet pyetja se me këtë çka përfiton Kosova e çka përfiton Sërbia? Kosova nuk fiton asgjë sepse nuk ka çka të eksporton në Sërbi, përveç eurove, kurse Sërbisë i krijohen favore të mëdha dhe lehtësime për bartjen e mallërave në Kosovë. Pas pushtimit absolut të tregut Kosovarë, përmes autostradës të depërtojë edhe në tregun e Shqipërisë. Ëndrra e kahmotshme e Serbisë për dalje në detin Adriatik bëhet një realitet, ëndërr që ka qenë pjesë e gjitha projekteve famëkeqe të Neqertanijas së Ilija Garashaninit dhe Vaso Qubrilloviqit.
Me pikën 1 dhe 2 ngushtë është e lidhur pika 5 futja e Kosovës në “mini – Schengen “, pjesë e së cilës janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sillu e pështillu martesa Kosovë e Sërbi gjithnjë e më shumë forcohet dhe kurrsesi të vie deri te çkurorëzimi. Është fitore e rradhës, shumë e madhe e Sërbisë në aspektin ekonomik. Serbia nga të gjitha shtetet tjera anëtare është shteti ekonomikisht më i zhvilluar me çka siguron:
a) treg të gjërë për plasimin e mallërave Sërbe dhe
b) vulosë një siguri ekonomike që kurrë më nuk do të kenë taksa e njëanshme e aq më pak masa e reciprocitetit.
Një prej karakteristikave më thelbësore të kësaj marrëveshjeje është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të Sërbëve si dhe privilegjet që do të gëzojnë në Republikën e Kosovës, mirëpo askund nuk përmenden të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Sërbisë dhe ate jo më shumë por në masë të të drejtave që gëzojnë sërbët në Kosovë.
Në piken 11, të dy palet zotohen të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare dhe mbrojtjen e vendeve fetare. Kishat Ortodokse në Kosovë jane objekte fetare të Shqiptarëve Ortodoks. Kishat Ortodokse janë ndërtuar nga shqiptaret ortodoks dhe janë ruajtur ndër shekuj nga shqiptarët (me shumicë muslimane, katolike dhe ortodokse).
Por sa është e gatshme Sërbia për një hap të tillë .
Gjatë historisë vetëm djegie, shkatërime dhe rrënime.
Sipas udhëpërshkruesit Evlia Celebiut, në Sërbi janë rrënuar disa qindra xhami, mesxhide , teqe, medrese dhe hamame. Të përkujtojmë se vetëm në Beograd janë rrënuar 270 xhami dhe mesxhide kurse në Nish mbi 35 xhami dhe 10 teqe prej të cilave sot nuk ekzistojnë asnjë dhe që të gjitha objektet religjioze të shqiptarëve muslimanë.
Ende i kemi të freskëta shfrenimet sërbe ndaj faltoreve Islame që në mënyrë më barbare i rrënuan dhe i dogjën 218 xhami, 4 medrese, materiale të çmueshme arkivore dhe rrënimi me themel i Medresesë së Mehmet Pashes – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Republika e Sërbisë, nëse jo diçka më shumë, së paku të skuqen dhe të shprehin keqardhje për personat e zhdukur, kërkojnë zgjidhje për personat e zhvendosur.
Shumica dërmuese e të zhvendosurve sërb janë persona me histori të zezë dhe duar të gjakosura . Vrasës, përdhunues dhe shkatërues. Të larguarit janë të vetdijshëm për veprimet makabre të kryera ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare, për dallim prej bashkëkombasve të tyre të cilët nuk i kanë duart e gjakosura dhe jetojnë në trojet dhe shtëpitë e tyre.
Mirëpo, nëse palët zotohen për zgjidhje për personat e zhvendosur atëherë këtë cështje duhet të shikojmë më në thelb. Krahas zgjidhjes për popullatën sërbe të Kosovës duhet të bëjmë zgjidhje edhe për popullatën shqiptare të rajonit të Toplicës dhe Sanxhakut të Nishit dhe 250.000 shqiptarëve të shpërngulur nga 700 vendbanime në periudhën dhjetor 1877 – janar 1878. Të shpërngulurit kanë qenë ata “më të fatlumët“ sepse ata që nuk kanë arritur të ikin: gra, femijë dhe pleq janë ekzekutuar.
Duhet gjetur zgjidhje edhe për pronat e shqiptarëve të përzënë me dhunë nga pronat e tyre dhe në ato prona janë vendosur kolonizatorët sërbë dhe malazeze, me ligjin mbi kolonizimin e vitit 1950.
Është për të përshëndetur zotimi për luftimin e terrorizmit . Terrorizmi nuk ka komb, as fe. Si i tillë është i rezikshëm dhe duhet të luftohet ngado që vjen. Me theks të veçant dua të potencojë luftimin e Islamofobisë që është një rezik i madhë për harmoninë dhe tolerancën ndërfetare shekullore tek shqiptarët.
Në pikën 15 të marrëveshjes, Kosova duhet të përmbahet nga një e drejtë shumë fisnike dhe do të zbatoj moratorium njëvjeçar për anëtarësim në organizata ndërkombtare, kurse Sërbia do të ndalojë një veprim shumë të shëmtuar dhe poshtërues pra atë të ndalimit të fushatës së çnjohjeve të Republikës së Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik. Sikur 21 vite të pasluftës të jenë pak edhe një vjet durim dhe sakrificë, izolim të Kosovarëve.
Prandaj, Kosova nga ky takim kthehet si humbës dhe me një marrëveshje që nuk plotëson zotimet për çka janë nisur për të arritur marrëveshje.
Pala Kosovare ka humbur një rast shumë të mirë për të korrur një fitore të madhe diplomatike. Të detyrojë palën sërbe për kërkimfalje dhe pagesën e dëmeve të luftës.
Edhepse jemi shumë vonë me proceset zhvillimore, pa i kryer ne detyrat tona shtëpiake, naivisht shpresojmë se të tjerët do të bëjnë punën tonë, duke harruar se më mirë me duart e huaja, ndërtohet me duart tona.
Proceset zhvillimore ndërtohen me diplomaci.
Diplomacia është arti i bisedimeve. Arti është një dhunti, të cilën dhunti nuk mund ta ketë gjithkush, e aspak jo kjo qeveri në pushtet.
Postime të Lidhura
XHEVAT BISLIMI: PDK’ja e HASHIM THAҪIT – NJË LDK E DYTË NË KOSOVË!
Viti, 31. 08. 2014: Kemi bërë shumë shkrime për rrëshqitjen-ikjen e PDK’së nga programi i saj politik, ekonomik,…
INXH.LULZIM PIRRAKU: KRIZË INSTITUCIONALE NË KOHË PANDEMIE
Prishtinë, 11 prill 2020: Jemi në situatë të një qeverie të shkarkuar e kur kërkesa e Presidentit drejtuar…
FAIK KRASNIQI: (MOS)KALIMI NËPËR URAT NDARËSE TË BALLKANIT!
(Prishtinë, 09. 10. 2012) – Gjithmonë urat shërbejnë si lidhje për të bashkuar popujt, kurse sot (në shekullin…
ENDRIT GASHI: KUSH PO E SFIDON KOSOVËN?!
Shtime, 20. 04. 2014 – Nisur nga fakti se zgjedhjet parlamentare po afrohen, përderisa në anën tjetër bisedimet…