KATËR SHENIME FUNDJAVE …

Nga Rexhep Kasumaj, Tetor, 2023

Katër shënime fundjave…

(Me shumë errësi në mes)

1.

Zbërthim…

Siguria e Izraelit është një “Staatsräson” gjerman.

Kështu do të shprehej para një kohe Kryebanori i rrugës së famshme Willy Brandt 1., në Berlin.

E zbërthyer pak, “Staatsräson” domethënë arsye e lartë, e ftohtë dhe brutale e shtetit. E pra, pa ndërhyrjen e keqardhjes, mëshirës apo dhimbjes…

Por kjo është frymëjeta e politikës n’për mote dhe, ndaj, çelësi i kancelerive kudo në botë, të bardhë a të errët.

2.

Fajtor i parathënë

Kryendërmjetësi europjan, mefistoja katalonjës Borrel, sërish mbanë anë.

Kësaj radhe në një mënyrë më tinëzare. Duke qëndruar në barasdistancë, në fakt, krejt vetishëm do të mbështeste sërish Serbinë.

Sepse, ndryshe, duhej të lëvizte drejt palës së gatshme për Marrëveshjen e vullnetmëdhenjëve. E kjo ishte Kosova, si ngaherë.

Por ai shpërqëndron vëmendjen dhe qorton të dy palët njëkohësisht!

Fajin e Serbisë i’a atribuon përjestimisht Kosovës. Si një status i parakuptuar. I paravendosur! Thjeshtë, ajo bëhet me faj pse është, ekziston dhe ulet në tryezën e fatit dhe padrejtësisë!

3.

Shpëtimtari

Për shkak të Vuçiqit të lëmuar, Traktati i paqes ka ndaluar aty ku mbeti. Serbi, duke futur kryet në gjiriz jashtë realitetit që e vret, pret i gozhduar një Rend të ri Europe. Dhe, ashtu, refuzon prapë firmosjen e tij. Ah, kjo dhimbje e mallkuar dore…

Por krerët e Europës, janë gjetur në pikëqendrën e një gabimi të madh.

Ndaj them: përse nuk e ftojnë Ramën e Tiranës në ndihmë?

Ky magjistar i rryer, me plot ngjyrnajë e zhele, duhet të hidhet në zjarr.

Dhe, ashtu, t’a përjosh vëllain e vet të mirë Vuçiq për të pranuar Marrëveshjen me Kosovën e shqiptarët, tek bredh jetimërisht nga Brukseli në Ohër e sërish së prapthi, e kështu në pambarim…

Eh, sa përvlohet ai në gjendje të vështirë e të mezipritshme për Fjalën, një të vetme, nga Edvini i tij i dashur…

4.

“Schrederisazja” elokuente

Urtia e njohur se çdo e keqe sjell një të mirë, rrah të provojë sërish praninë e saj.

Përveç epruvetë interesash të ngushta jetike, një miqësi e hershme elitare mes ish-kancelarit Schröder e hazjajin Putinit, shohim të ketë ndikuar dhe begatimin elokuent të leksikut politik.

Në Rusi tashmë është farkuar e qarkullon një përskajim i ri interesant.

Për të shitblerë një politikan që do të kryente punë pas perdes në hemisferën perëndimore, sugjerohet prerë e shkurt: ”Schederisazja”, që i bie një si „shrëderim“ apo ta “shredërosh” dikënd, që s’është pos një ekuivalent i shprehjes për korruptimin e tij.

Në fakt, veç luftës së versionit të tyre adolfjan në Ukrainë, rusët kanë prorë për të bërë në oborrin e vet të kënetëzuar. Rendi i oligarkëve, përndjekja e opozitarëve, përsekutimi i mendimit të lirë – janë tipare shenjëzuese të këtij rendi të egër despotik.

Mirëpo gjetja e tyre ingjenioze i referohet, jo përplasjeve vetore, por relatave globale. E tillë, frymëzuese dhe e kursyer, ajo mund të ketë përhapje të gjerë drejt kulturash të tjera, gjithandej botës.

Por, ah kjo e bekuara gjuhë shqipe! Më lehtë dhe elegantisht se asnjë tjetër, identifikon mesazhin e saj.

Fjalërënda „me e shredërue“ (ta shredërosh ose shredëroje), përkon përsosmërisht me fjalën e kategorisë morale, “me shnderue”, (pra, shnderim, t’a shnderosh) dikënd deri në fatkeqësi.

Po a s’është kjo e njëjta gjë?

Nëse, pra, t’ia trafikosh dikujt shpirtin, ta çmoralizosh atë, qenkësh „shredërim“, aherë a nuk është bëma e barasvlershme me „shnderimin“, madje më keq ende, me „shnjerëzimin“ e tij?

Aq më tepër kur ai, paraprakisht, është pajtuar me groposjen e vet…

A do të aplikohej dhe si do të fjalëformohej, tutje, ky përskajim i bekuar në Kosovë?

A ka, vallë, tani një inercie nga kohë e shuar, apo, mbase, janë mbetje zvarranikësh si krimbat pas shiut, që vriten e priten për vendzënje në tempullin e lavdisë korruptive…

Ndaj, si jehonë klasike mbi kohët, ende do të thoshim „me e hashimue (t’a hashimosh) dikënd, ose, më drejtë në praktikën rutinore, “mustafim” pastaj, pse jo, t’a  “hysenizosh”, dhe sa paq o Zot, “grabovcoje” derëziun, që nënkupton t’a prishësh, çorodisësh, shnderosh e shnjerëzosh atë.

Por, sidomos kur vepërliga është totale, kur përveç vesit të pështirë të mitosjes, ngërthen dhe përbetimin e dhimbshëm kundër Votrës, aherë përcaktori “edvinizim” ose, e lakuar pak, “ediramoje“ shfytyranin, do të jepte saktësisht këtë neologjizëm shpëtimtar.

Mirëpo, si ndodh shpesh, pikërisht kur oferta është bujare, përzgjedhja e një nyjëtimi me simbolikë përfaqësuese, bëhet e vështirë.

Kjo punë kërkon konsultim të gjerë me njohës të tregtizës politike, me linguistë, mandej me mjeshtër të kumbimit artistik dhe, padyshim, me analistë të zott e stilistë të dëshmuar të sedërhollës shqiptare…

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, KATËR SHENIME FUNDJAVE! EU, VATËR SHKRETIME TUNDÇAVE!! ËËËH, PO
    NËSE NUK MËSOJMË NGA HISTORIA, DO TË NA PËRSERITEJ A TERSE NGRITREJ
    MIZORIA, KRIZOGRIA, NGA MARRËVESHJE O, VARRERESHJE TOTALE, GLOBALE,
    SA FATALE AQ KANIBALE; QË MERR VETËVEDIN NË QAFË, DHE TERË VENDIN ME
    GAFE; MË KATASTROFALE, MË KANIBALE; DUKE RISJELLUR, RIPJELLUR AH, UJK
    BISHËN SI KUJK ISHËN, KISHËN, TRISHËN; PËR SHFAROSJE, ZHVARROSJE A, QË
    KËSO PËSO NGA DHËMPIRE RIZGJUAR NGA VARRI, TRISHTRUAR O, NGA ZJARRI
    QË NUK NGOPEJ AS KOPEJ OUUUH, ME GJAK EDHE PRAG MBARË SHQIPTARISË
    QË SHKRIPKA VËRRISË; A, PO NA THËRRASIN DHE BËRTASIN HIJET TË SHPRITIT
    PRIRJET TË HIRTIT, NGA VARRI OR ZJARRI, NGA GJENË TOKË O, NËNË LOKË PËR
    KRENE KOKË, PËR RINËNSHTRIM, RINËNSHKRIM, RISHPETIM, RISHQETËSIM ËH,
    QË PRAPË TEPRAPË, KAPITULLIM OR, RRAPITULLKRIM, RIKTHIM O RIASGJASIM
    RISHKATËRRIM EDHE KËSAJ TROHË MOHË KOSOVË AHTISARI, HORPROVE ATIJ
    VARRI OUH, ZJARRI NGA HOLOKASUTE MË GJENOCIDALE, SHFROSJES TOTALE
    ZHVAROSJES GLOBALE, MBARË PELLAZGO ILIRO ËËËH, SHQIPTARE!! MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura