FATMIR BRAJSHORI: ASTRIT DEHARI NUK ËSHTË VRARË NGA SHTETI! AI ËSHTË MBYTUR NGA SHTETI!

Cyrih, 24. 11. 29016: Të shkruash është një nga punët më të vështira dhe shi për këtë, do të doja që, herë-herë të mos isha marrë kurrë me këtë punë ngaqë duhet të jesh, mjeshtër i fjalëve, jo vetëm kur ke t’bësh me raste imagjinative(Poezi, roman, dramë…) por edhe atëherë, kur rastet janë të vërteta dhe të ndodhura…
Pra, shkrimtari apo edhe publicisti, bëhet; herë doras e herë viktimë, pastaj në gjykatore prokuror;mbrojtës i të pandehurit dhe gjykatës,,, Shkrimtari vesh petkat , sipas personazheve që i përshkruan, në librat e tij teksa publicisti merret, me ato që i sheh, për momentin…
Një nga rastet më të rënda, në jetën time është kjo që ka t’bëj, me Astrit Deharin, një bir i prindërve të tij, një vëlla motre e bashkëshort nuseje, një student e kolegë i mirë, i studentëve të mjeksisë, një aktivist politik…
Një ditë gushti , Astriti u burgos! U burgosën s’bashku me të edhe pesë të tjerë, të moshës së njejtë me të dhe të gjithë student, të mrekullueshëm… U burgosën nga « shteti», me akuzë nga më qesharaket për terrorizëm. U mbajtën në paraburgim e burgim, më shumë se dy muaj, ca nga këta , u liruan me dënimin, sërish qesharak « arrest shtëpiak»… Pra « terroristët» tre prej tyre, u lëshuan të shkojn në shtëpi.Tre u mbajtën akoma, pa arsye dhe këtë e di akuzuesi ngaqë po të liroheshin që të gjashtit skenarët e parapregaditur, urdhërdhënësve do t’u dështonin.
TË ANALIZOJM TËRË RJEDHEN E NGJARJES QË I SOLLI VDEKJEN ASTRIT DEHARIT
Të analizojm s’pari vet aktin e sulmit, me bomba të Kuvendit të Kosovës, në javën e parë të gushtit…
Para se të ndodhte « sulmi», në objektin e Kuvendit, skena politike e Kosovës, nuk ishte e qetë dhe ishte gati eksplozive… U rrahën deputetët e Opozitës nga vartësit e Pozitës, para kamerave dhe në ambientet e Kuvendit, ku deputeti do të duhej të gëzonte imunitet; u rrahën për të vetmën arsye sepse, deputetët për të parandaluar shitjen( kupto:faljen) e disa mijërave hektarë të Kosovës, e që njihet me emrin « Demarkacion» dhe formimin e një minishteti, të Serbis në Kosovë, e që tash po njihet me emrin « Zajednica» rezistuan, protestuan dhe sakrifikuan, emër e mbiemër, imazhin e tyre të politikanit dhe intelektualit të popullit dhe jo të pushtetit. Për ta pamundësuar një gjë të tillë, deputetët opozitar, ishin të detyruar të hedhnin gazlotësjellës, falë të cilit gjerë më sot, skenari disfatist i pushtetit u parandalue; u parandalua ose më mirë me thënë u shty gjerë më sot ngaqë për deputetët e pozitës e të cilët aty janë për t’u shërbyer padronëve të tyre, Demarkacioni dhe Zajednica qysh para një viti do të ishte gjë e aprovuar dhe e kryer… Pra pozita, do vepronte si Ahmet Zogu dikur që fali Shën Naumin dhe Vermoshin për të vetmën arsye: që ai të jetë pushteti!…
Hudhja e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës, ishte shumë simpatike dhe ishte një formë e shprehjes së pakënaqësis së deputetëve të opozites, karshi deputetëve të pozitës, të cilët silleshin me indiferens, po njësoj sikur deputetët serbë, në vitin 1990, e të cilët kuvendarëve shqiptarë ua mbyllën dyert dhe i lanë përjashta… Megjithëse i flakën jashtë, deputetët dolën triumfues ngaqë shpallën deklaratën e pavarësis, dikur, sikur që sot, deputetët e Opozitës të flakur jashtë nuk bënë ndonjë deklaratë por u deklaruan s’bashku me popullin se do mbrojn çdo pëllëmb të tokës shqiptare.
Pozita dhe mekanizmat vepruese të shtetit, kryesisht ato të dhunës( policia speciale, « Rossot», pastaj sherbimet e intelegjencës etj etj) konstruktuan ngjarje, njëra pas tjetrës, për t’paraqitur Opoziten e sidomos Lëvizjen Vetëvendosja, si shkatërruese, të rrezikshme dhe anarkike… Nuk mundet të kuptohet ndryshe, ajo farsa e policis, për gjoja bastisjen e lokaleve të VV dhe gjetjen e armëve; armë të cilat i renditen dhe i ekspozuan në TV, po njësoj siç bënte dikur MUP-i serb… Pra, kontrollet policia, i bënte e vetme dhe pa pjesmarrjen, e pronarit të objektit…
Pse bëhej kjo gjë?
Bëhej ngaqë sipas një skenari, tashmë veç të parë dhe të njohur, më herët,- duhej që, jo gjetjet ti bënin gjetje me çmimin edhe të sajimit nga vet policia e pushtetit dhe në shërbim të pushtetit por jo edhe të qytetarit, dhe, duke e ditur që:» opinionit» sa më shumë t’i servohen të paverteta aqë më shumë ka gjasa, që disa nga to të mirren, si të vërteta…
Dhe pikërishtë sulmi me bomba ndaj Kuvendit të Kosovës, gjithnjë sipas meje, ka qenë i orkestruar, i përgaditur dhe realizuar nga strukturat e shtetit. Sipas mendimit tim, i tërë aksioni, në mbrëmje të 5 gushtit më duket, ka qenë i parapregaditur nga strukturat e specializuara për këto gjëra…
Dhe, këta për këtë gjë, kanë pasur skenarin e gatshëm dhe vetëm ju duheshin « koka turku» për këtë gjë! Në media, të nesërmën u tha se nga kalimtarët, ishin parë dy persona që kishin sulmuar Kuvendin dhe të cilët, me motorë kanë ikur në drejtim të rrugës, që shpie për Gërmi…
Natyrisht që sipas skenarit të përgaditur më parë, « kokë turku» ishte paraparë LVV dhe vetëm ishte pyetje e madhe, se kë do të arrerstonin… Nuk vonoj dhe u arrestuan gjashtë aktivistët e LVV,të gjithë studentë të shkëlqyer… U arrestuan edhe pse kurrë dhe asnjëherë nuk u tha :
« Cili nga këta të gjashtit, pra cili prej tyre ka ditur të vozis motorin? Se, cili prej tyre ka pas në pronësi motor apo edhe cili nga ata, ka pas leje për të vozitur një motor( motoçiklet)?
SKENARI I DYTË
Pas hudhjes së granates në objektin e Kuvendit, sipas parapregaditjes së rastit, s’pari do të duhej të përpunohej publiku, me këtë rastë ai i aktivizuar politikisht dhe ai i aktivizuari jashtë politikes. Pra, fill pas këtij sulmi, lexuam në mediume të afërta me qeverin, se aksionin, e kreu një Parti Politike që gjendet mbrenda në Parlament, pastaj dëgjuam budallaqet e deputetes së LDK-ës Besa Gaxherri e cila në popull njihet me një të kaluar të saj jo fort të lavdishme dhe me prejardhje shumë të dyshimtë, që kërkoj ndalimin e LVV dhe që ajo të shpallet terroriste !
Me një fjalë, akoma pa e dhënë fjalën e vet hetuesia,- sipas skenarit të përgaditur më herët, deputetja bullafiqe, e drejtoi gishtin në drejtim të opozites. Pas kësaj, u hap edhe debati në forume të ndryshme, për ndalimin e një partie, e cila, hë për hë, është e vetmja, e cila nuk është kapur nga strukturat shtetërore dhe si e vetmja që është jashtë kontrollit të pushtetit të më të fortit…
Skenari, gjithnjë sipas mendimit tim ishte që, s’pari të përgaditej opinioni gjithëkombëtar, se LVV është një organizatë ekstremiste, e rrezikshme dhe terroriste dhe si e tillë ajo duhej ndaluar. Dhe me ndalimin e saj, si Lëvizje e rrezikshme, të hapej rruga për arrestimin dhe dënimin e krerëve të LVV…
Me që skenari nuk u shkonte siç duhet ngaqë shoqëria civile nuk po bindej – programuesve të sulmeve imagjinare, u duhej dhe kishin nevoj për një dëshmi t’re, me të cilën, ndoshta, përfundimisht, do të eliminonin, LVV nga skena politike…
Skenarin e pergaditur, siç duket ua prishi në tërësi INsajderi, me publikimin dhe transmetimin e « Live shou» të përgjimeve, e të cilat njihen në popull si « Klani Pronto »
SKENARI i TRETË
Meqë vëmendja e opinionit me publikimin e përgjimeve, u zhvendos nga sulmet « terroriste » ndaj Kuvendit të Kosovës dhe LVV në kahje të kundërt, gjithnjë sipas mendimit tim dhe analizës sime si shkrimtar dhe publicist, pushtetit i duhej një ngjarje e re, e madhe, e prekshme dhe të jetë sa më e efektshme, që tërë vëmendja serisht të zhvendoset nga « Përgjimet e telefonave » të aferës Pronto me protagonist kryesor Adem Grabovcin, tek të arrestuarit e LVV dhe tek «sumet e tyre terroriste»…
SKENARI i KATERT
Tashti, duhet të kihet parasysh, që këto që unë, i shtroj këtu, si të mundshme janë vetëm supozime dhe deri sa janë të tilla, cilësohen si die imagjinare…
Të jesh vështrues i ngjarjeve dhe komentues i tyre, të nevojitet një shkallë përqëndrimi dhe përgjegjësie dhe energji akoma, më e madhe për të mundur, të shtyesh më tutje kufijtë, e një gazetarie interpretative… Pra, kjo që po bëj, nuk ka t’bëj me gazetari hulumtuese por me atë interpretuese…Dhe si vëzhgues i tërë ngjarjes, nga jashtë dhe nga larg për aqë sa mund të jem subjektiv po për aqë besoj që mund t’jem edhe objektiv… Ndërgjegja morale dhe ideja personale e liris së çdo individi, veprimi i çdo individi, ideja personale e liris së çdo individi e tejkalon çdo paragjykim dhe bëhet parësore, kundrejt të gjitha ideve dhe veprimeve të kolektivit…
Për këtë arsye idea ime personale është që, shtetit i duhej një aferë, e cila do të duhej të ishte më e madhe, se afera PRONTO, që vëmendja të largohej nga përgjimet, e telefonatave dhe të cilat Insajderi i publikonte në vazhdimësi…
SKENARI I PESTË
A u vetëvra Astrit ? A u vra apo u mbytë Astriti në burgun e Prizrenit ?
U tha nga shumë kush, se shteti e mori të gjallë dhe pastaj e ktheu të vdekur ! Por shteti, e burgosi, nuk e hetoj dhe e mbajti për dy muaj e ca ditë në burg.. Pa i ngritur akuzë… Tre i liroj e tre i mbajti !
Më 5 nëntor u dha lajmi : « Aktivisti i LVV Astrit Dehari që gjendej në burgun e Prizrenit bëri vetëvrasje « ! Thuhet që instikti i parë i veprimit është më isakti dhe më i vërteti. Me t’lexuar lajmin e parë zyrtar nuk e besova ! Mendja më thoshte duke pasur parasysh ato që ceka më lart që nuk kemi të bëjm me një vetëvrasje por me likuidimin e të burgosurit nga qarqe të interesuara të shtetit.
SKENARI i GJASHTË
Deklarata e kryepolicit të Prizrenit se « i burgosuri vdiq nga doza e madhe e medikamenteve » më bëri t’i besoj, se vdekja iu shkaktua nga medikamentet por të cilat, me siguri gardianët, e kanë detyruar, me dhunë, t’i përbij… Ishte lajmi i parë dhe interpretimi iimi i parë… Meqë isha në një promovim libri dhe ku merrnin pjesë shumë të burgosur politik, asnjëri nga ata nuk e besoj lajmin për medikamente ngaqë secili, e dinte që të burgosurit nuk i lihen barna, në qelin e tij : E. në rast se ato i duhen, ai i merr me rekomandimin e mjekut të burgut dhe nën mbikqyrjen e gardianëve…
Ashtu siç u dha lajmi për shpejt e shpejt po edhe ma shpejt u dha demanti se nuk ka vdekur nga medikamentet ngaqë i burgosuri s’kishte përdorur…
Sipas mendimit tim, duke analizuar tërë ngjarjen e medikamenteve kam ardhë në dy përfundime:
E para, Drejtori i policis së Prizrenit ka mundur me qenë qëllimisht, i informuar nga drejtori i burgut të Prizrenit apo edhe nga ndonjë person tjetër se « gjoja i burgosuri Astrit Dehari ka vdekur nga medikamentet « dhe ky pa u menduar fare dhe pa e verifikuar lajmin ua ka shpernda mediumeve…
Dhe e dyta, mundet me qenë që, duke shpresuar që, rasti mundet shpejt me u mbyllë, pa u hetuar në detaje, janë mjaftuar me një sqarim të momentit dhe të lehtë… Sipas mendimit tim, ndoshta, këta nuk e kanë ditur, se sa është fuqia intelektuale e prinderve të Astritit, njohja e tyre me shumë njerez të ilegales së kohës së cilës edhe vet u përkisnin… Me t’parë reagimin e opinionit atëherë u tërhoqën nga varianti i parë, e që ishin medikamentet dhe ia lanë fjalën siç thanë autopsis…
CILAT JANË MUNDESIT E HUMBJES SË JETËS SË ASTRIT DEHARIT?
Unë nuk do të elaboroj edhe një herë tërë ato gjëra që tha autopsia ngaqë për lexuesin janë tashme veç të njohura. Por me lejoni të bëj interpretimin tim se përse mendoj që Astrit Dehari nuk është vrarë ( vrasje bëhet me armë të ftohtë edhe të nxehtë) por është ngulfatur dhe nga një dorë e tretë iu është shkaktuar vdekja…
SKENARI I PARË PAS NGJARJES
Atyre që kishin fabrikuar akuzat për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës, u duhej një dëshmi urgjente dhe e kujtdo qoftë, që do të dëshmonte, se sulmin e kanë kryer po ata dhe pas tyre qëndron dikush nga krerët e LVV… Por meqë nuk kanë mundur, t’i përpunojn me mënyra të ndryshme, siç dëshmuan edhe Prinderit e Astritit, me frikësim për deportim në një vend armiqësor, për ne shqiptarët,dhe, koha po ecte e dëshmi s’kishte, ka të ngjarë që, kanë tentuar të përdorin metodën e fudnit atë të dhunës trupore…
SKENARI i DYTË PAS NGJARJES
Meqë, u tha, se në dhomë të Astritit ishte gjetur, një peshqir, një laps i lidhur me « toj» dhe një sapun me gjak, ngjarja imagjinative të cilën e dikton koka ime mund të ketë rjedhur në këtë mënyrë:
« Astriti ka mundur me qenë nën dhunë të « personave enigmatik » dhe gjatë kësaj dhune, si frikësim i përkohshëm, kanë mundur që të tentojn, t’i fusin diçka në gojë, që pastaj ky të ndjehet i frikësuar dhe të pohoj, ndoshta, ato që ia kërkonin t’i pohonte… Pastaj, duke dashur t’i fusin shishen me mjaltë në grykë të fytit, e kanë shtypur më shumë seç duhet dhe ajo pastaj ka ngecur… Nëse ka qenë me mjaltë, kjo vështirson rrëshqitjen apo edhe nxjerrjen e mjetit sepse: vet mjalta, pa shishe nëse të mbetet në fyt paraqet rrezik serioz për kanalet e frymarrjes..
Këtë punën e dhunës si diçka e mundshme e pohoj ngaqë edhe vet e kisha provuar një gjë të tillë, në vitin 1993, kur në burgun e hetuesis në Prishtinë, më kishin maltretuar dhe në një moment gjatë dhunës, një maltretues më kishte futur në gojë « pendrekun», më të cilin ma ndali frymarrjen dhe duke e nxjerrë pastaj më doli edhe çiellza…
SKENARI I TRETË PAS NGJARJES
Nëse ka ngjarë kjo gjë atëherë mendoj që, peshqiri i përgjakur dhe sapuni i përgjakur janë të spjegueshëm… Nëse, ata që e kanë futur shishen në gojë të të burgosurit, me qëllim frikësimi që pastaj të bashkëpunoj me ta, atëherë do të duhej të ndodhte kjo gjë:
« Njëri nga ata që kanë qenë afër, ka tentuar t’i heq shishen nga goja dhe meqë ajo s’ka lëviz atëherë kanë tentuar me ndihmën e sapunit, që të fërkojn, me dhunë gryken e gojës që pastaj shisheja të rrëshqas dhe të hiqet… Nga këto veprime dhe po ashtu nga pjesa e këputur e zhiletit të rrojes, tregon që, dikush ka bë përpjekje, që me dhunë t’i hap kanalet e frymarrjes së të burgosurit… Sipas dëshmive të avokatit Tomë Gashi, fytyra e Astritit ishte e pastër, s’kishte gjurmë gjaku në fytyrë dhe vetëm ca gërvishtje… Dhe në pyetjen se si spjegohet i tërë ai gjak në dhomën e Astritit unë e spjegova sipas mendimit tim… Me peshqirin e gjakosur është larguar gjaku nga fytyra e Astritit që ka mundur me ardhë nga dëmtimi i bajameve( krenikve)…
SKENARI I KATËRT PAS NGJARJES
Pushteti në panik, be gabim pas gabimi…Për mua gabimi më i madh ishte dhënja dhe publikimi i një videoInçizimi, nga ambientet e burgut, dhe, atë direkt duke treguar, filmimet e ditës kritike…Se videofilmi është i manipuluar, e thanë shumë ekspert dhe jo ekspert, e të cilët duke publikuar nëpër portale të ndryshme, tregonin se sa lehtë mundet të bëhet manipulimi… E lëmë këtë gjë…
E para, shëtitjen të burgosurit e kanë pasur nga ora 14 :00 gjerë në ora 15 :00.. Në film shihet se të burgosurit kthehen në dhomat e tyre pak para orës 16 :00… Po e lëmë këtë faktë si të parendësishëm…
Rëndësia e parë është dhe primare : Si u bë që këtë videofilm të parët e morën dhe e publikuan Berat Buzhala i Expresit, pra ekipi i « Komitetlinjëve » dhe këta pastaj ia dhanë Baton Hagjiut,,,
Lexues të nderuar, mendoni ju që kjo gjë ka qenë e rastësishme ?
Unë mendoj që jo ! E tëra është na valën e skenarit të pergaditur më herët..
Në ketë vend po e bëj një diskrecion…
Nëse ju kujtohet, një ditë pas vdekjes ( « vetëvrasjes», vrasjes, mbytjes së Astritit) u dha një deklarat e një të burgosuri, i cili gjendej në dhomen e njejtë me të vdekurin… Si ishte e mundur kjo gjë? Rasti si rast nuk ishte i thjeshtë ndërsa një i burgosur, një dit pas, jep një deklarat… Deklarata e tij shkonte në përputhje me ato që thonin organet zyrtare…
Dhe tash, publikimi i videoinçizimit nga dy media të dyshimta dhe nga dy persona shumë shumë të dyshimtë: Njeri Berat Buzhala, babain e të cilit UçK-ja e kishte mbajtur të burgosur gjatë luftës si kolaboracionist dhe tjetri Baton Hagjiu i cili, në kohën kur pushteti i Millosheviqit ishte në kulm, ky takohej me Jovica Stanishiqin shefin e sherbimeve sekrete të Serbis… Pra, siç shohim këta të dy kanë përvoj për t’kontaktuar nga shërbimet sekrete ngaqë janë regrut të po atyre shërbimeve..
SKENARI I PESTË PAS NGJARJES
Hetuesi kryesor i rastit Sylë Hoxha doli në konferencë për shtyp dhe deklaroj se « humbja e jetës së Astritit është shkaktuar nga ai vet, pra e kualifikoj si vetëvrasje ». Por, Sylë Hoxha meqë deklaroj se videofilmi i shfaqur ka qenë i vërtet dhe jo i manipuluar atêherë si e spjegon faktin që :
« Nëse e shikoni filmin e shfaqur nga Klan Kosova , ju do t’shihni që të burgosurit kthehën nepër dhomat e tyre aty nga ora 15.53 minuta dhe e tërë ngjarja zhvillohet për katër minuta.. Në minuten 15 :57, ata e bartin Astritin( sipas mendimit tim të vdekur nga qelia) nga dhoma në drejtim, po supozojm të infermieris së burgut dhe pastaj nga aty drejt e në Spital të Prizrenit… Pse Sylë Hoxha nuk tregoj se si është e mundëshme që : Spitali e verteton vdekjen e Astritit në ora 15:20 minuta teksa në filmin origjinal të Sylë Hoxhës, e shohim që Astriti gjerë në ora 15 :57 minuta, i vdekur, akoma gjendet, në dhomën e tij të burgut…
Tashti këtu : o dokumenti i spitalit ku shkruan, se kur ka arritë i ndjeri është fallsifikue ose filmi i shfaqur sipas porosis nga Klan Kosova ???
Në tërë këtë ngjarje ka pikëpyetje të mëdha ????
Për mua, hë për hë s’ka dilemë fare : Astrit Dehari s’ka bë vetëvrasje !
E përsëris: ASTRIT DEHARI S’KA BË VETËVRASJE !
Por në tërë zgjedhjen e kësaj enigme ka shumë skenarë të tjerë të mundshëm, e të cilët për të mos e lodhë akoma më shumë lexuesin, nuk po i shkruaj ngaqë besoj që secili nga ju, e ka një skenar t’vetin për vet rastin si rast…
Me këtë rast , meqë këto që unë i shkrova janë vetëm supozime imagjinare të një shkrimtari dhe publicisti, paraprakisht i kërkoj falje Familjes DEHARI, nëse me këto supozimet e mia, i kam lënduar… Pushtetit nuk i kërkoj falje ngaqë ai edhe ashtu është i lënduar, i sëmurë dhe paranojak : Me një fjalë, më parë ekziston mundësia që pushteti të shkoj drejt vetëvrasjes se një i burgosur politik të bë këtë gjë…
Nga një informacion indirekt që vjen nga ata që e kanë të njohur burgun e Prizrenit, dhe, të cilët punojn në atë burg, më lejoni të shkruaj fjalët e një gardiani i cili, pas humbjes së jetës së Astritit, në bisedë private dikujt i kishte thënë :
« Ne nuk kemi luftuar për një shtet të tillë!»
Unë, fola se detyra e intelektualit nuk është të heshtë heshtë por të flas!
Zoti e ndihmoftë dhe e bekoftë Kosovën!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura