KËNGË PËR DITËN E VERËS

Nga Albert HABAZAJ

Këngë për Ditën e Verës

Teksti: Albert Habazaj

Këndon grupi i Shqiponjat e Tërbaçit – nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri”: Shpresa Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Antoneta Goxho Mehmetaj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo Skendaj, Flutura Nanaj, Lavdie Goxho Xhaka; drejtues artistik: Albert Habazaj

Katërmbëdhjetë marsi erdhi,

Ngjyrat më të ëmbla derdhi.

Dhe këtyre hënave

Sot rilind jeta e re.

Erdhi prapë Dita e Verës,

Të mirat – në prag të derës!

Të parët na kanë thënë,

Që kur jeta është zënë:

Është festë që nga paganët,

E dinë të tjerët dhe tanët.

Çamarrokët, për ditë vere,

Në shegë varin guduvére.

Çelin lule trëndafilat,

Këndojnë thëllëza, bilbilat.

Më e bukur bëhet bota,

Jeta, ajri, fryma, toka.

Sa i kaltër u bë qielli,

Sa ëmbël po qesh dhe dielli.

Kullon mirësi natyra,

Pranverë na çel fytyra.

Dit’ e Verës na prufsh fat,

Shqipet fluturojnë lart!

Vlorë, e martë, 14.03.2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura