KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

Më 9 shkurt 2021, pesë ditë para votimit të 14 shkurtit, e kam bërë këtë analizë:

Nga arkivi i FB, 9 shkurt 2021

KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

Nga Sheradin Berisha

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundim të fushatës ekektorale dhe asnjëri kandidatë për kryeminstër nuk foli, (madje as që e zunë në gojë) dialogun me Serbinë! Pse s’e kanë në fokus? Sepse mendojnë që humbin votus!

Sidoqoftë kryeministrin e ri në tavolinën e punës fillimisht e pret dialogu ‘Ahtisari plus (+)’ me Serbinë!

Rrjedhimisht e presin negociatat e dhimbshme dhe si të tilla të pakapërdishme!

Të pakapërdishmet në tavolinë do të jenë:

– Asociacioni (Zajednica),

– Minishengeni,

– Shkëmbimi i teritoreve (ndryshimi i kufijve),

– Statusi Special (i veçant) për Mitrovicën dhe 44 kishat dhe manastiret “serbe”,

– Dhënia me koncesion (për shumë vjet) të Ujmanit dhe Trepçës…

***

Sipas të gjitha parashikimeve zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i fitojnë VV – Lista VJOSA. Nëse nuk do të ketë probleme me çertifikimin e rezultateve (për shkak të mospranimit të votave të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut – për rastin tashmë të njohur) si dhe ndonjë ankese nga partitë politike në Gjykatën Kushtetuese, sërish për Albinin (për shkak të dënimit sikurse u penalizua në listën e votimit), atëhere Albin Kurti do të jetë kryeministër!

Në nëntor 2019 kur Albin Kurti mbronte qëndrimin se, taksa ndaj mallrave të Serbisë duhet të zavendësohet me reciprocitet (përkundër insistimit të ambasadorit amerikan Grenell, që taksa të hiqet pa vënë reciprocitet) në një analizë kam shkruar:

“Albin Kurti përballë sfidave, dhe jetëgjatësia e tij si kryeministër në peshojë!!!

A DO TA PËRBALLOJ ALBIN KURTI PLANIN E ‘ELITËS BOTËRORE’ E CILA E DËMTON INTERESIN E SHUMICËS NË KOSOVË?!

 ***

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215245396664625&id=1125324528

Dhe vërtetë jetëgjatësia e tij si kryeministër ishte e shkurtër, pikërisht shkaku i dialogut me Serbinë! Më 25 mars 2020 u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin!

Edhe kësaj radhe për Albinin dialogu me Serbinë është sfida kryesore, e cila do t’ia përcaktojë jetëgjatësinë në detyrën e kryeministrit!

Lidhur me këtë çështje më 27 janar 2021, kam bërë edhe këtë analizë:

KRYEMINISTRI I DIALOGUT!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218365954356617&id=1125324528

=============

Nga arkivi i FB, 9 shkurt 2021

KRYEMINISTRIN E RI E PRET DIALOGU AHTISARI PLUS (+)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218453038053655&id=1125324528

________

SHTOJCË

Një analizë për reflektim

Kush nuk pranon agjendën e Brukselit… rrëzohet!

KRYEMINISTRI I DIALOGUT DHE I NEGOCIATAVE ME SERBINË!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura