Një analizë për zgjim!
KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PAZARI PËR INTERESA EKONOMIKE!
Nga Sheradin Berisha, më 4 tetor 2023
“E vërteta që nuk thuhet në kohë është më e keqe se gënjeshtra”. Ivan Turgenev (1818 – 1883)
Kosova ka pasuri të mëdha sa i përket arit, argjendit, mineraleve tjera dhe jo vetëm! Kjo është arsyeja kryesore pse Serbia bën një luftë të gjithanshme për të marrë të paktën veriun e Kosovës! Pra, në Kosovë mbi të gjitha është pasuria që nuk heq dorë Serbia!
Gjithashtu nuk duhet të harrohet fakti se, në mars – qershor 1999 edhe bombat e NATO-s (përveç interesit gjeopolitik – gjeostrategjik) ranë mbi Serbi për pasurinë e Kosovës!
Rrjedhimisht të gjitha veprimet që u bënë pas luftës dhe po bëhen në veri të Kosovës, në sipërfaqe janë politike, për të dominuar mbi çështjen ekonomike! Në këtë kuptim del qartë se, s’ka politik pa pas një problem ekonomik!
Edhe pas sulmeve terroriste të Serbisë të datës 24 shtator 2023 në Banjë të Zveçanit, KFOR-it dhe EULEX-it si palë neutrale nuk po iu intereson pavarësia, por siguria, më saktësisht ndërvarësia midis Kosovës dhe Serbisë.
Pse?
Sepse vetëm përmes menaxhimit të sigurisë, faktori politik dominon mbi faktorin ekonomik! Në këtë kontekst interesat gjeopolitike, Kosovën e kanë shndërruar në plaçkë pazari për interesa ekonomike!

________
KRIZA NË VERI MË SHUMË SE POLITIKE ËSHTË EKONOMIKE!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223281367878883&id=1125324528
*
https://www.facebook.com/share/p/1A8ac9dFPQ/
========================
KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!
https://pashtriku.org/kosova-eshte-shnderruar-ne-placke-per-pazaret-e-fuqive-te-medha/