FATMIR BRAJSHORI: IPKO, KOMPANIA E HAJDUTËVE!

Prishtinë, 25 korrik 2018: Në Kosovë të gjitha kompanit fitimprurëse janë të kontrolluara nga grupet mafioze, të lidhura me grupe simotra në Europë e më gjerë.
Një nga ato kompani është edhe kompania IPKO e cila, mashtron në kontinuitet klientët, u merr parat për kontrat, i detyron të paguajnë dhe s‘u kryen shërbimet.
Një shembull konkret:
Një mërgimtar (emri i njohur), paguan instalimin e Internetit, TV paketën sportive, si dhe reseverin në shumën 70.70 Euro…
Ky i shkreti, megjithëse do qëndronte vetëm dy javë, pagesën për Internet, e kishte bërë për tërë muajin. Meqë në Gjermani ka bisnese dhe i duhej Interneti, ai iku atje, pa ja lëshuar IPKO internetin dhe pa ja kthyer parat e paguara, meqë shërbim s‘i kishin kryer.
***
Ka shumë raste të tilla ku mërgimtarët nga kjo kompani plaçkiten në mënyrë sistematike.
Në shumicën e rasteve, mërgimtarët po ankohen për kartonin e gjelbërt si dhe biletat e shtrenjta të fluturimeve me aeroplan, por ata nuk janë duke e vërejtur që Hajdutja më e madhe është KOMPANIA IPKO.
Nëse një familje pesë anëtarëshe merr 5 numra nga 3 Euro bëjnë 15 EURO (tamam sa pagesa për kartonin e gjelbërt) plus secili bën një mbushje nga 5 deri në 10 Euro do t‘thotë gati 100 Euro…
Kur mërgimtarët kthehen në vendet e tyre residente ku punojnë, numrat i kanë me mbushje por kur vijnë sërish në vendlindje, telefonat i kanë bosh dhe u duhet sërish të paguajnë.

Me një fjalë IPKO u merr parat e mbetura ose si kompani hajdute që është i vjedhë konsumatorët.
Në çdo vend t‘botës, nëse ke bë pagesën për shërbime mediale dhe këto obligime s‘i kryen kompania, ajo klientit i ofron kompensim dhe ofertë pranuese për klientin.
Kompania IPKO që në mënyrë krejt të dyshimtë kishte hyrë në tregun e Kosovës, jo që s‘ia kryen punë kontraktusit, në këtë rast klientit (as që bëhet fjalë për kompensim me gjithë dëmin e shkaktuar) por as që e sheh të udhës të kërkoj falje.
Kompanit e tilla duhet bojkotuar andaj ju shfrytezues të „ shërbimeve“ që ofron IPKOja, kujdes dhe mundesishtë bojkotone IPKO-n!
Mos e ndihmoni një kompani Hajdute, që me parat tuaja, që ua merr padrejtësishtë, pa ofruar shërbime, manipulon qytetarin e Kosovës në radhë të parë dhe mërgimtarin pa mëshirë!
Kompanin IPKO si Hajdute dhe manipuluese duhet ndaluar dhe pamundësuar edhe më tutje veprimtarin e saj mashtruese karshi klientëve.
Po t‘kishim prokurori t‘hajrit në Kosovë, do të duhej dhe do ishte mirë që veprimtaria mashtruese e saj, karshi klientëve të hetohej IPKO nga fillimi i saj me punë në Kosovë e gjerë më sot!
Natyrishtë nëse vet IPKO nuk i ka korruptuar dhe paguar, prokurorët, gjykatësit dhe vet qeveritarët.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura