Pashtriku.org. 24. 01. 20145 – Aktivistët e Aleancës Kuqezi sot kanë bllokuar me barrikada urën e Dragotit që çon në drejtim të Manastirit të Këlcyrës, aty ku neo-nazistët grekë kanë paralajmëruar mbajtjen e festimeve për 28 tetor, i cili konsiderohet si dita e çlirimit të Greqisë. Deputetë të organizatës shoviniste ‘Agimi i Artë’ tok me mbështetësit e tyre kanë pritet të bëjnë vizita në varrezat e këtij manastiri, ku pretendohet se paska ushtarë grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kuqezinjtë gjatë aksionit të tyre kanë vendosur një flamur gjigant në faqen e një kodre në afërsi të Manastirit të Këlcyrës. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të mos lejojë hyrjen e neo-nazistëve grekë në territorin e Shqipërisë. Në të kundërtën, Aleanca Kuqezi ka tërhequr vërejtjen se nëse shteti nuk ndërmerr asgjë, atëherë vetë aktivistët kuqezinj do të ndalojnë hyrjen e provokatorëve grekë.
Postime të Lidhura
PASHTRIKU: PAS 12 ORË BLLOKIMI, PORTALI PASHTRIKU.ORG VAZHDON PUNËN!
Pashtriku.org, 30. 09. 2013 – Të nderuar lexues, Portali www.pashtriku.org, gjatë natës së kaluar – deri në oren…
DR.MOIKOM ZEQO: DHUNA VERBALE E LIGJËRIMIT (PARA)POLITIK
Pashtriku.org, 08. 11. 2014 – Ligjërimi politik është përherë fitimtar, edhe kur partia është në disfatë politike, fitorja…
MOS U NGUT ME KAPËRCIMIN E ETAPAVE!
MOS U NGUT ME KAPËRCIMIN E ETAPAVE! Nga Gjokë Dabaj, Durrës 19 shtator 2021 Askush me mend në…
KËRKOJMË RIVLERËSIMIN E RËNDËSISË SË INVESTIMEVE NË HISTORINË DHE KULTURËN TONË KOMBËTARE
Pashtriku.org, 07. 04. 2014 – Kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ministrive të Kulturës Kombëtare Shqiptare dhe Partive…