Në 20 vjetorin e sulmeve në SHBA!
KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT 2001 NË SHBA?!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 12 shtator 2021
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. kështu ka thënë, presidenti i 32’të i SHBA-ve, Franklin D. Roosvelt (1882 – 1945)
Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Prandaj, edhe 11 shtatori 2001 (si një nga ngjarjet më të rënda të këtij fillimshekulli) nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë, për t’i hapur rrugë luftës në Afganistanë (në vjeshtën e vitit 2001) dhe luftërave tjera të përgjakshme në Irakë e në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme,…!
Një përmbledhje nga një studim më i gjatë!
1 – 11 shtatori 2001 ishte padyshim dita më e zezë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas verzionit zyrtarë, në mëngjesin e asaj dite, 19 terroristë të Al Kaidas rrëmbyen katër aeroplanë, dy prej tyre goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju – Jork siti, i treti goditi Pentagonin, ndërsa i katërti, u rrëzua në perëndim të Pensilvanisë dhe nga ky sulm i përgjakshëm terrorist (që ishte planifikuar nga kreu i Al Qaidas Osama bin Ladeni) u mbytën rreth 3000 njerëz të pafajshëm!
Turning Point: 9/11 and the War on Terror | Official Trailer | Netflix
***
2 – Shumë analistë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe dëshmitarë okular që përjetuan këtë ngjarje, mendojnë se e vërteta e 11 Shtatorit nuk ishte ashtu siç përshkruhet zyrtarisht nga administrata e Shtëpisë së Bardhë.
E Vërteta e 11 shtatorit në TV Shqiptare:
***
3 – Gazetari dhe shkrimtari Jim Marrs në librin “Komploti i terrorit”, ka theksuar se: “provat e argumenteve që sillen në libër të çojnë në përfundimin se sulmet e 11 shtatorit u orkestruan nga një element brenda qeverisë së SHBA’së”.
Jim Marrs: Beyond 9/11
***
4 – Sipas raporteve të gazetave amerikane, mëngjesi i 11 shtatorit 2001, ka nisur me një seri lojërash e stërvitjesh luftarake nga punonjësit e Komandës së Mrojtjes Aerohapsinore Amerikano Veriore. Loja është menduar që të krijonte një “krizë imagjinare” në formën e një “stërvitjeje të mbrojtjes ajrore që simulonte një sulm mbi SHBA’të, dhe pikërisht në kuadër të kësaj “stërvitjeje” e “krize të imagjinuar” u kryen sulme të vërteta ajrore mbi Kullat Binjake, në Nju Jork dhe mbi Pentagon, në Uashington D.C!
***
5 – Ndërmjet orës 9:06 dhe 9:16, kur Kullat binjake të QBT’së po digjeshin dhe njerëzit që ndodheshin në to përballeshin me vdekjen, Presidenti Bush u lexonte nxënësve, për afro 10 miniuta, përrallën “Pata ime e dashur”!!!
Në orën 9:31, Presidenti Bush, duke folur nga shkolla në Florida, e deklaroi katastrofën në Nju Jork si një sulm të qartë terrorist.
Historiani Webster Tarpley analizon sjelljet e Bushit në klasë para nxënësve:
Historian Webster Tarpley Analyzes Bush’s Behavior on 9/11
***
6 – Brenda pak orësh, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, FBI’ja publikoi emrat dhe fotografitë e 19 rrëmbyesve të dyshuar, edhe pse më vonë doli se shumë prej këtyre “terroristëve” ishin gjallë në Lindjen e Mesme!
Lexoni këtu: Sunday, 23 September, 2001, 12:30 GMT 13:30 UK Hijack ‘suspects’ alive and well
http://news.bbc.co.uk/2/hi/1559151.stm
Resurrected Hijackers Suicide Hijackers Identified by the FBI Proclaim Their Innocence
http://911research.wtc7.net/disinfo/deceptions/identities.html
***
7 – Lideri laburist në Angli, Jeremy Corbyn, mendon se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA (në Nju Jork dhe në Pentagon) u manipuluan nga Perëndimi në mënyrë që të niste lufta në Afganistan. Ai kritikon kryministrin britanik Tony Blair dhe presidentin amerikan, George W. Bush se e kishin përdorur 11 Shtatorin 2001, për të hyrë në luftë. Z.Corbyn pretendonte se u manipulua në atë mënyrë, që Osama bin Laden të dukej përgjegjës për ngjarjen e rëndë!
Jeremy Corbyn unmasked: How ex-Labour leader claimed 9/11 was ‘manipulated’
***
8 – Ish’guvernatori i Floridas dhe senatori demokrat i SHBA, Bob Graham në TV kombëtar në Amerikë ka thënë, se sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin një punë e brendshme dhe se 19 rrëmbyesit (e aeroplanëve) nuk i kanë kryer sulmet… Unë – mendoj se është e pabesueshme për të besuar se 19 persona, shumica e të cilëve nuk flasin anglisht, shumica e të cilëve kurrë nuk kishin qenë në Shtetet e Bashkuara më parë, shumica e të cilëve nuk kanë një arsim të lartë, mund të kenë kryer një detyrë të tillë të ndërlikuar, pa një mbështetje nga brenda Shteteve të Bashkuara.
Sen. Bob Graham: FBI Covered Up Role of Bandar and Saudis in 9/11 Attacks (Pt.1/2
***
9 – Teoricieni Australian, Phil Young, ka thënë se sulmet e 9/11 ishin një punë brendshme e planifikuar nga shërbimet sekrete amerikane… Në një video prej 4 mintuash Phili tregon, që pas sulmit një tjetër objekt i vogël lëshohet nga pjesa e pasme e aeroplanit duke vazhduar fluturimin me një shpejtësi të madhe.
UFO’s, Mystery Planes and Helicopter on 9 11 Twin Towers by Phil Young
***
10 – Richard A. Clark, Ish shef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare kundër terrorizmit, në dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste, ka akuzuar, CIA’n se ka rekrutuar terroristët që kryen sulmin më 11 shtator 2001!
Richard Clarke interview: 9/11 and CIA Malfeasance
***
11 – Sipas gazetave prestigjioze amerikane, më 10 shtator 2001, (një ditë para sulmeve) “Grupi Carlyle” mbajti një takim në Hotelin Ritz Carlton në NYC. Në këtë takim ishin të pranishëm ish-presidenti George H.W.Bush dhe Shafiq bin Laden, vëllai i Osama bin Ladenit dhe shumë biznesmenë nga Arabia Saudite!
Ilustrim: lexoni këtë artikull në këtë lidhje:
Xhorxh W. Bush dhe Bin Laden Family, takim në Ritz Carlton Hotel, NYC, një ditë para 9/11 (George W. Bush and the Bin Laden Family, Meeting At Ritz Carlton Hotel, NYC, One Day Before 9/11)
Carlyle Group – Bush connection to Bin Laden
***
12 – Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, anëtarët e familjes së Osama bin Ladenit me rreth 140 sauditë, me lejen e administratës Bush, u larguan nga SHBA’të me dy avion të mëdhenj reaktivë për në Arabinë Saudite!
Bin Laden Family Evacuated
https://www.cbsnews.com/news/bin-laden-family-evacuated/
***
13 – Në vitin 2006 një grup prej 50 akademikësh amerikanë krijuan grupin e studimit për të vërtetën e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA Kryesuesi i këtij grupi Dr.Stiven E. Jones bëri bujë kur deklaroi se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”.
Interview With Steven Jones, 9/11 Truth Now.
***
14 – Ndërsa Dr. Morgan Reynolds, ish drejtor i Qendrës së Drejtësisë Kriminale në Qendrën Kombëtare për Analiza Politike në Dallas, deklaroi publikisht se, historia zyrtare e rrëzimit të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte “false” dhe se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar!
DR. MORGAN REYNOLDS – THE 9/11 PLANES HOAX
***
15 – Për shembjen e kullave të QBT’së nga shpërthimet me eksploziv, ka deklaruar edhe William Rodriguez, ish roje në Qendrën Botërore të Tregtisë si dhe shumë dëshmitarë të tjerë okularë. “Kishte një shpërthim para se aeroplani i parë të godiste kullën”, thotë dëshmitari William Rodriguez.
Lexo këtu: Die Aussage von William Rodriguez
https://www.cover-up-newsmagazine.de/william-rodriguez-9-11
***
16 – Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në një intervistë dhënë për stacionin danez TV-TV2, ka deklaruar se në pluhurin e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, ka zbuluar nano-thermite të paaktivizuara. Ai së bashku me Profesor Dr. Steven Jones dhe shtatë kolegë të tjerë, kanë bërë një studim të gjerë shkencor mbi zbulimin e eksplozivit në QBT’të. Dhe një eksploziv i tillë i të teknologjisë së lartë nuk mund të blihet në dyqane tjera, por vjen vetëm nga rezervat ushtarake. Dr.Niels Harri ka thënë se: “Kjo substancë (nanothermiti) mund të shërbej për dy qëllime: Ajo mund të eksplodoj dhe të këpus apo të shkrij gjërat. Më duket se të dy efektet – si shoh unë – janë përdorur (aty).” Nga zbulimi i tyre z.Harri deklaron se: “Metali i shkrirë është derdhur nga Kulla e jugut disa minuta para rrëzimit. Kjo tregon se e gjithë struktura është dobësuar më parë. Pastaj eksplozivi i rregullt ka hyrë në lojë. Rrënimi është dashur të jetë në kohë të duhur. Një pas një, të gjitha rrugët poshtë!” “Fotografitë” tregojnë se në ndërtesa kanë vendosur një “sasi të madhe”, sepse “çdo gjë edhe çeliku është bërë pluhur” – ka dekalruar shkencëtari Niels Harri, në këtë intervistë dhënë stacionit danez TV-TV2.
Për nanothermite lexoni këtu: Niels Harrit: Alles über Nanothermit und 9/11
https://nanothermit.wordpress.com/tag/niels-harrit/
NIELS HARRIT FORTÆLLER OM BYGNING 7
***
17 – Ish këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon! Tramp, e bëri publike këtë gjë, gjatë një turneu solo në Londër në 21 nëntor 2012 dhe më vonë shpjegoi se përgjigjet dhe komentet e dërguar me e-mail si dhe që i ia dërgoi Steve Mascord te Hotel Meal.
“Ajo që ndodhi më 9/11 besoj se nuk kam për ta kaluar lehtë në jetën time. Kam 250 libra për këtë çështje dhe çdo DVD që ka qarkulluar që i referohet të gjitha detajeve dhe faktorëve të analizuar të kësaj ngjarje historike, për gjithë njerëzimin në mbarë botën dhe sigurisht që nuk besoj se ishin avionët shkaktarët e rrëzimit të dy kullave binjake!”, deklaroi Tramp.
Gjithashtu Tramp, vuri në dukje dhe një fakt tjetër shumë tronditës i cili ka kaluar në heshtje pa u komentuar nga të gjitha mediat globale duke pohuar: “Është dhe diçka të cilinë shumë pak njerëz e dinë, pra në orën 17:00 të pasdites, 10 orë pas rrëzimit të dy kullave binjake u rrëzua dhe një tjetër kullë (World Trade Center) brenda 9 sekondave pa e goditur asnjë aeroplan (është fjala për rrëzimin e ndërtesës 7 të Qendrës Botërore të Tregtisë (QBT’së), një ndërtesë 47 katëshe e cila nuk u godit nga avionët!”.
Për më tepër lexoni këtu:
Former WHITE LION Singer MIKE TRAMP: ‘Planes Did Not Bring Down’ World Trade Center
MIKE TRAMP’s New Christmas Single Was Written Shortly After 9/11
https://www.blabbermouth.net/news/mike-tramps-new-christmas-single-was-written-shortly-after-911/
***
18 – Më 11 shtator 2001, në orën 17:25 pasdite për 30 sek., u shemb papritur ndërtesa e shtatë 47 katëshe e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, pavarësisht se ajo nuk është goditur nga ndonjë avion e as s’ishte dëmtuar nga ndonjë zjarr i madh. Pra derisa dy Kullat Binjake u shembën nga sipër poshtë, ndërtesa 7 e QBT’së u shemb nga poshtë sipër, në formë klasike të rrëzimit me komandë!
Shikoni se si rrëzohet 47 katëshi i QBT’së!
30-Second Reel of Building 7 Collapse Footage
***
19 – Sa i përket sulmit mbi Pentagon, gazetarja ushtarake, Barbara Honegger, në bazë të shumë provave ka thënë, se: Pentagoni u sulmua me bomba rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël se avioni…
9/11 Pentagon Attack. Behind the Smoke Curtain by Barbara Honegger
***
20 – Prokurori Stenley G.Hilton, një republikan që ka shërbyer si shef i stafit të Senatorit Robert Dol, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër:
1. presidentit Bush;
2. zëvendëspresidentit, Dick Cheney;
3. Ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld;
4. drejtorit të CIA’s, George Tenet;
5. drejtorit të FBI’së, Robert Mueller;
6. këshilltares për Siguri Kombëtare, Condoleeza Rice dhe
7. prokurorit të përgjithshëm, John Ashcroft.
Padia akuzon se zyrtarët e administratës “kanë konspiruar të gjithë me qeverinë e Arabisë Saudite përpara datës 11. 09. 2001 për të financuar, nxitur, rekrutuar, lejuar dhe ndihmuar e mbështetur disa individë për të kryer sulmet e 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon. Hilton, ka thënë gjithashtu se, “Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s” dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”.
Ai ka thënë se: “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni, bazuar në informatat që kishte mbledhur nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së etj., ka zbuluar prova për zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë të cilët kanë bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme këto që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod”.
Stenley G.Hilton