L’UNIVERS ISRAELITE (1930) / KUSH ËSHTË HERMANN BERNSTEIN, HEBREU I LINDUR NË RUSI, AMBASADORI I RI I SHBA-ve NË SHQIPËRI

Francë, 21 tetor 2019: “L’Univers Israélite” ka botuar, më 21 shkurt 1930, një shkrim në lidhje me ambasadorin e ri amerikan të emëruar në Shqipëri, z. Hermann Bernstein, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Hermann Bernstein

Një gazetar hebre ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
“Gazetat njoftojnë emërimin e Hermann Bernstein, një gazetar i njohur hebre, si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Lindur në Mohileff (Rusi), Bernstein u nis për në Amerikë në moshën njëzet vjeçare. Ai zgjodhi aty profesionin e gazetarit.
Gjatë Luftës së Madhe, ai mori pjesë në ekspeditën e famshme paqësore të Fordit, e cila dështoi në mënyrë të mjerueshme. Por pasi mbaroi lufta, Ford u bë anti-semit dhe sulmoi mikun e tij, duke provokuar një gjyq që përfundoi në pajtimin midis Bernstein dhe Ford-it. Ky i fundit madje hoqi dorë nga idetë e tij anti-semite.
Bernstein iu përkushtua popullarizimit të letërsisë ruse në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu disa shfaqje ruse, të cilat u interpretuan në New York në dekoret e piktorit Sam Ostrovsky dhe patën një sukses të madh.
Ai ishte gjithashtu drejtor i të përditshmes yidich “Der Tog”; kohët e fundit, ai vizitoi Rusinë sovjetike, ku u interesua kryesisht për kolonitë bujqësore hebreje.
Bernstein i tha një gazete hebreje të NewYork-ut se falë mbështetjes së… Ford-it, ai u emërua ambasador në Shqipëri.
Ne nuk mund të dyshojmë më në sinqeritetin e industrialistit të madh amerikan. “Miqtë e mi më të mirë janë armiqtë e mi të vjetër” ka thënë një burrë shakaxhi, siç thonë në anën tjetër të Atlantikut.”

Aurenc Bebja, Francë – Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura