LE TEMPS (1921) / KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE, ME INICIATIVË TË FAN NOLIT, ËSHTË SHKËPUTUR NGA AJO GREKE

Francë, 31 dhjetor 2019: Dhjetor 2019: “Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke
Na shkruajnë nga Korça :
“Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë.
Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse.
Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

 


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura