PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: 100 VJET NGA TRAKTATI I FSHEHTË I LONDRËS (26 PRILL 1915 – 26 PRILL 2015) (2)

Prishtinë, 25. 04. 2015 – (Pse i tradhtoi Italia aleatët: Berlin-Wjenë më 26 prill 1915 në Konfrencën sekrete në Londër?) – Në radhët e oficerëve anglezë më shumë, por edhe në radhët e oficerëve francez si dukuri kishte dymendësi a të ndihmohet ushtria e Serbisë në shkatrrim e sipër sidomos në janar të vitit 1916. Dokumentet flasin për plasaritje të mëdha edhe në radhët e Antantës. Pra plasaritja në radhët e paktit Wjenë-Romë-Berlinë gjatë Luftës së Parë Botërore nuk ishte e vetmuar. Në këto kordinata populli duhet të mësoi se në politikë nuk ka çmime, besë dhe moral, por ka vetëm interesa të kohës, klanit dhe synimit për fitore me çdo çmim. Pra, lexues të nderuar, mos u çuditni, nëse një klan politik sot lavdon e nesër e shanë aleatin e deri djeshëm, sepse kjo “zejtari” është e njohur prej se ekziston njeriu.
Me çfarë çmimi dhe shpërblimi Italia u kthye në grazhdin profitabil të Paktit Paris-Londër-Petërburg tregon më së miri dokumentacioni i përpiluar para dhe pas 26 prillit 1915. Lidhur me këtë duhet theksuar se më 26 prill 1915 për intersa gjeostrategjike Anglia, Franca dhe Rusia e shpërblyen Italinë. Dhe shtrohet tash pyetja a ka tradhti këtu. E eksplikuar shkencërisht JO. Politika dhe reshtimi politik nuk njeh moral, as besë, as fe, as doktrinë. Po, PLASARITJE madje serioze ka pasë edhe në radhët e ANTANTËS. Ja shembulli. Në janar 1916 kur ushtria e Serbisë ishte buzë shkatrrimit të plotë e vëndosur në Shqipërinë e Mesme, do të pasojë Ultimatumi i carit të Rusisë, Nikollaj II, drejtuar Anglisë dhe Francës: “Nëse ushtria serbe nuk ndihmohet menjëherë, duke e nxjerr nga Shqipëria, atëherë Rusia do ta shkëputë aleancën me Antatën dhe do të lidhë paçe separate me Gjermaninë”. Dihet rrezultati i këtij ultimatumi. (Shiqo: Veliki dani Serbije 1914-1918, Beograd 1994, f. 82). E vërteta – një vit më vonë Rusia doli nga Pakti, por atëbotë në Luftë (1917) hyri SHBA. Dhe çdo gjë dihej, Antanta e përgjysmuar me Amerikën e plotë, do ta vëndosin fatin e luftës.
Është lehtë t`ia thesh të ligut dorën, sepse ajo ty nuk të dhemb, por herët a vonë ajo dhunë të kthehet bumerang nëse lufton të ia shkatrrosh tjetrit jetën, ardhmërinë, vitalitetin e virgjër kombëtar. E pra, lexues të nderuar shiqoni sa lehtë Fuqitë evropiane bënin TREGTI me tokat e huaja, me trojet e të vegjëlve e të pambrojturve; shiqoni se sa lehtë i ndërronin rrolet dhe rreshtimet jashtë Fuqitë evropiane; shiqoni si e kuptojnë krimin dhe padrejtësinë; shiqoni se si dhe sa me hipokrizi jetojnë mbi padrejtësitë ndaj popujve dhe njerëzve Fuqitë evropiane; shiqoni se si na ka shpëtuar vetëm rastësia dhe ideali për jetë të lirë dhe të brabartë në paqe. Ne nuk kishim, nuk kemi dhe nuk do të kemi zgjidhje tjetër, vetëm ta respektojmë të drejtën tonë, po edhe të drejtën e tjetrit. Ne si shkollë kombëtare e Gjergj Kastriotit dhe Adem Demaçit, nuk guxojmë të sillemi (nëse na jipet rasti) me dhunë ndaj të tjerëve, ashtu si janë sjellë ata me neve në asnjë variantë. Për aq vlerë se ka ZOT dhe e sotmja, nesër bëhet dje. Nuk është rastësi që ZOTI i Plotfuqishëm në fund të KURANIT thotë: PASHA KOHËN.

Biblioteka e Kongresit Amerikan, publikon hartën famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës (26 prill 1915), i cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.
***
TEKSTI INTEGRAL I MARRËVESHJES SË FSHEHTË TË LONDRËS – MË 26 PRILL 1915

(Në shtypin e Kosovës botohet për herë të parë integralisht-h.b)
“Me urdhër të qeverisë së tij, markezi Imperiali, ambasadori i madhërisë së tij mbretit të Italisë, ka nderin t`njoftojë shumë të nderuarit sër Eduard Grein, sekretar shteti kryesor i madhërisë së tij britanike për punët e jashtëme, dhe shkëlqesave të tyre zotri Pol Kambon, ambasador i Republikës Franceze dhe zotri kont Bekendorf, ambasador i madhërisë së tij perandorit të të gjitha Rusive, ta pranojnë këtë
MEMORANDUM
Neni 1
Një konventë ushtarake do të përfundohet menjëherë midis shtabeve të përgjithshme të Francës, të Britanisë së Madhe, të Italisë dhe të Rusisë. Kjo Konventë do të caktojë minimumin e forcave ushtarake që Rusia duhet t`i përdorë kundër Austro-Hungarisë, me qëllim që të mos lërë këtë Fuqi të përqëndrojë të gjitha përpjekjet e saj kundër Italisë, në rast se Rusia do të vëndosë të drejtojë përpjekjen e saj kryesore kundër Gjermanisë. Konventa ushtarke do të zgjidhë çështjen e armpushimeve, që varet kryesisht nga komanda e përgjithshme e ushtrive.
Neni 2
Nga ana e vet, Italia merr përsipër të përdorë të gjitha burimet e veta për të vazhduar luftën së bashku me Francën, me Britaninë e Madhe dhe me Rusinë kundër gjithë armiqëve të tyre.
Neni 3
Flotat e Francës dhe të Britanisë së Madhe do t`u japin Italisë ndihmën e tyre aktive dhe të vazhdueshme gjer në shkatrrimin e Flotës Austro-Hungareze ose gjer në përfundimin e luftës. Një konventë detare do të përfundohet menjëherë për këtë qëllim midis Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Neni 4
Në Traktatin e Paqës, Italia do të marrë Trentinon, Tirolin, Ҫizaplin dhe kufirin e tij gjeografik dhe natyror (kufirin e Brenerit) si dhe Trieshtën, rrethet e Goricës dhe të Gradiskës, gjithë Istrinë gjer në Kvarner, duke përfshirë edhe Voloskën dhe ishujt Istrinë të Kersos, Lusionos, si dhe ishujt e vegjël Plavnik, Unie, Kanidol, Palacoul, San-Pietro di Nembi, Azinelo, Gruica dhe ishujt e vegjël aty afër.
Shënim me rëndësi
Kufiri i nevojshëm për të siguruar zbatimin e nenit 4 do të caktohen si në vijim:
Nga Piz Umbrailli gjer në veri të Stellovës, ai do të ndjekë kreshtën e Alpeve Rretiane gjer në burimet e Adixhes dhe të Esiakut, duke kaluar atëherë në malet e Rreshenit dhe Brenerit dhe në lartësinë e Oexkist dhe Cilerit. Pasatj kufiri do të shkojë drejtë jugut, do të kalojë nëpër malin Toblah dhe do të arrijë te kufiri i sotëm i Alpeve Kërnike. Ai do të ndjekë këtë kufi gjer në malin Travis, dhe pas malit Travis vijën ujëndarëse të Alpeve Juliane nëpër qafën Predil, malin Mangarat, Trigllav dhe vijen ujëndarëse të qafave Pobergo, Podlaniskam dhe Idria. Duke filluar nga kjo pikë, kufiri do të ndjekë drejtimin juglindje drejt Shenebergut, duke lënë jashtë territorin italian gjithë pellgun e Savës dhe të degëve të saj; nga Shenebergu kufiri do të zbres drejt bregdetit në mënyrë që të përfshijë Kastuan, Matulien dhe Volosken në territirin iatlian.
Neni 5
Italia do të marrë gjithsejt provincën e Dalmacisë brenda kufijëve të saj të sotëm administrativ, duke përfshirë në veri Lisarikën dhe Tribaninë dhe në jug gjer në një vijë që niset nga kepi Planka në bregdet dhe që ndjek drejt lindejes majat e lartësive që formojnë vijën ujëndarëse në mënyrë që të lihet brenda territorit italian të gjitha luginat dhe lumenjët që zbresin drejt Shibenikut si fjala vjen Qikallën, Kërkun, Butisnicën dhe degët e tyre. Ajo do të i marrë të gjithë ishujt që ndodhen në veri dhe në perëndim të Dalmacisë nga Premuda, Selve, Olbo, Vis, Maun, Pag dhe Vis në veri gjer në Mlet në jug, duke përfshirë aty Sent Andrean, Bishevën, Visin, Hvarin, Torkolën, Korçullën, Kasiollënn dhe Lastoven, si dhe shkëmbijtë dhe ishujt përreth me Pelagruzhën me përjashtim vetëm të ishujve Cirona e Madhe dhe e vogël, Bua, Solta dhe Braç.
Do të jenë të neutralizuar:
1. I gjithë bregdeti nga kepi Planka në veri gjer në rrëzën jugore të Gadishullit Peleshac në jug, në mënyrë që të përfshihet ky gadishull i tërë.
2. Pjesa e bregdetit që fillon në veri në një pikë të ndodhur 10 kilometra në jug të kepit Cavtatit dhe që zbret në jug gjer te lumi Vjosa, në mënyrë që të përfshijë gjirin dhe portet e Kotorit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit, Durrësit pa u prekur të drejtat e Malit të Zi që rrjedhin nga deklaratat e këmbyera midis Fuqive në prill dhe në maj 1909; prandaj këto të drejta kanë të bëjnë vetëm me territorin e sotëm malazez dhe nuk mund të shtrihen në territoret dhe në portet që mund t`i jipen Malit Zi. Si rrjedhim asnjëra pjesë e bregdetit që i përket sot Malit të Zi nuk mund të neutralizohet. Do të mbeten në fuqi kufizimet që kanë të bëjnë me portin e Tivarit, të cilat vetë Mali i Zi i ka pranuar më 1909.
3. Më në fund ishujt që nuk i jipen Italisë
Shënim
Katër Fuqitë e përmendura ua ndajnë territoret e numruara Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Në Adriatikun e sipërm gjithë bregdeti prej Volloskës në kufi me Istrën deri te bregdeti verior i Dalmacisë, që përfshinë bregdetin e sotëm hungarez dhe gjithë bregdetin e Kroacisë me portin e Riekës dhe skelet e vogla si Novi dhe Karllobag gjithashtu ujdhesat Krk, Prviç, Grgur, Goli dhe Rab. Ndërsa në Adriatikun jugor në regjionet për të cilat aspiron Serbia dhe Mali i Zi, tërë bregdeti nga kepi Pllanka gjer në lumin Drin me portet e rëndësishme: Split, Dubrovnik, Kotor, Tivar, Ulqin, Shëngjin, me ujdhesat Drevniku i Madh, Drevniku i Vogël, Qeovë, Shollta, Braç, Jakllina, Kolloçep. Porti i Durrësit do t`i mbetej shtetit të pavarur MUSLIMAN (!) të Shqipërisë.
Neni 6
Italia do ta ketë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit dhe një territor mjaftë të gjërë për të siguruar mbrojtjen e këtyre pikave – nga Vjosa në veri deri në lindje ku piqet në kufirin verior të rrethit të Himarës në jug.
Neni 7
Në qoftë se Italia merr Trientin dhe Istrën në përputhje me përmbajtjen e nenit 4, Dalmacinë dhe ishujt e Adriatikut brenda kufijëve të shënuar në nenin 5 dhe gjirin e Vlorës (nenin 6), dhe në qoftë se pjesa qendrore e Shqipërisë REZERVOHET për të formuar një SHTET të vogël autonom të neutralizuar, ajo nuk do të ketë kundërshtim që pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen, po qe se këtë e dëshirojnë Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Bregdeti, duke filluar nga kufiri jugor i zotërimit italian të Vlorës (neni 6) gjer në kepin Stillo (s), do të neutralizohet. Italia do të ngarkohet që ta përfaqësojë shtetin e Shqipërisë në mardhënjet e saj me botën e Jashtme. Italia pranon, nga ana tjetër, ta lërë, në çdo rast, në lindje të Shqipërisë një territor të mjaftueshëm për të siguruar qenien e një kufiri të përbashkët midis Greqisë dhe Serbisë në perendim të Liqenit të Ohrit, duke mos i prishë interesat e të dy palëve aspiruese në tërë liqenin.
Neni 8
Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi ishujt e Dodekanezit, të cilët ajo i okupon tani e tutje (sot për sot).
Neni 9
Përgjithësisht, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia pranojnë se Italia është e interesuar për ruajtjen e ekuilibrit në Mesdhe dhe se, në rast coptimi të plotë ose të pjesëshëm të Turqisë Aziatike, ajo duhet të marrë një pjesë të përshtatshme në zonën e Mesdheut ngjitur me krahinën e Adalias, ku Italia ka fituar tanimë të drejta dhe iteresa që përbëjnë thelbin e konventës italo-britanike. (Është fjala për marrëveshjen për ndërtimin e një hekurudhe në vijën Izmir-Ajdin në Anadoll, e lidhur në mes Italisë dhe Britanisë më 19 V 1914, – firma private, vrejtje nga profesor Arben Puto, Tiranë 1987. f. 639). Zona që do t`i jepej eventualisht Italisë do të kufizohet, kur të vijë koha, duke pasur parasysh interesat reale të Francës dhe të Britanisë së Madhe. Interesat e Italisë do të merren parasysh edhe në rastin kur tërësia territoriale e Perandorisë Osmane do të ruhej dhe kur do t`u bëheshin ndryshime zonave të interesave të Fuqive të Mëdha. Në qoftë se Franca, Britania e Madhe dhe Rusia do të zënë territore nga viset e Turqisë Aziatike (Anadolli) gjatë luftës, zona mesdhetare ngjitur me krahinën e Adalias brenda caqeve të shënuara këtu sipër, do t`i lihen në sundim Italisë, e cila do të ketë të drejtë për t`i pushtuar përgjithmonë.
Neni 10
Italia do të marrë në Libi të drejtat dhe privilegjet që i përkasin tani sulltanit (Turqisë), sipas traktatit të Llozanës (1913, po edhe më 1923, vrejtje – HB).
Neni 11
Italia do të marrë pjesën që do t`u përgjigjet përpjekjeve dhe sakrificave të saj në dëmshpërblimet eventuale të luftës, kundër Boshtit: Wjenë-Berlin.
Neni 12
Italia deklaron se bashkohet me deklaratën e bërë nga Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, me qëllim që ARABIA dhe vendet e shejta muslimane në Arabi të lihen nën autoritetin e një pushteti musliman të pavarur, për aq kohë sa të ketë nevojë për ndryshime në favor të nënshkruasëve të këtij Pakti katërpalësh.
Neni 13
Në rast se Franca dhe Britania e Madhe do t`i zgjerojnë pushtetet e tyre koloniale në Afrikë në dëm të Gjermanisë, këto Fuqi pranojnë në parim se Italia ka mundësi të kërkojë kompensime si e drejtë e saj, sidomos në zgjidhjen në favor të çështjeve që kanë të bëjnë me KUFIJTË e KOLONIVE italiane siç është – Eritreja, Somalia, Libia dhe kolonive fqinje të Francës dhe Britanisë së Madhe. (Lexoni lexues të nderuar se sa me lehtësi këto Fuqi e kanë nxi jetën e popujve në robëri për interesa të tyre kriminale shfrytëzuese dhe skllavëruese. Kjo frymë dominon në çdo nen të kësaj Marrveshje – HB).
Neni 14
Britania e Madhe merr përsipër të lehtësojë marrjen e menjëherëshme në kushte të drejta, të një huaje prej të paktën 50 milion sterlinash, që do të emetohej në tregun e Londrës.
Neni 15
Franca, Britania e Madhe dhe Rusia do të përkrahin kundërshtimin që do të paraqesë Italia kundër çdo propozimi që do të synojë të pranohet një përfaqsues i Selisë së Shenjët në të gjitha bisedimet për paqe, dhe për zgjidhjen e çështjeve që do të ngriten nga kjo luftë kundër Bllokut Berlinë-Wjenë.
Neni 16
Kjo marrëveshje do të mbahet në msheftësi. Vetëm aderimi i Italisë në deklaratën e datës 5 shtator 1914 do të bëhet menjëherë i ditur botërisht pas shpalljes së luftës nga ana e Italisë, ose e shpallin Berlini dhe Wjena kundër saj. Pasi morën shënim për memorandumin e sipërm, përfaqsuesit e Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, të autorizuarit rregullisht për këtë qëllim, përfunduan me përfaqsuesin e Italisë, gjithashtu i autorizuar nga qeveria e tij, këtë Marrëveshje:
Franca, Britania e Madhe dhe Rusia japin pëlqimin e tyre të plotë për memorandumin e paraqitur nga qeveria italiane.
Në lidhje me nenent: 1, 2, 3 të memorandumit që parashikojnë bashkëpunim ushtrak tokësor dhe detar të të katër Fuqive, Italia deklaron se do të hyjë në LUFTË sa më parë dhe brenda një muaji të shumtën nga dita e nënshkrimit të këtyre dokumenteve që na obligojnë të gjithëve të luftojmë nën një front kundër një fronti armik, Berlinë-Wjenë.
I bërë në Londër, më 26 prill 1915
Nënshkruajnë: Benkendorf (në emër të Rusisë); Pol Kambon (në emër të Francës); Eduard Grei (në emër të Britanisë së Madhe) dhe Imperiaali (në emër të Italisë).

***
Pas këtij traktait, në të njëtën ditë të përfaqsuarit në Konferencën sekrete të Londrës – më 26 prill 1915 e lëshojnë një Deklaratë ku thuhet se pasiqë Italia t`i shpallë luftë bllokut kundërshtar (Berlinit dhe Wjenës), palët do të lëshojnë një informatë dhe do ta bëjnë të njohur marrëveshjen, por kuptohet jo përmbajtjen e saj të msheftë. Gjithashtu të katër Fuqit më 26 prill 1915 obligohen me një deklaratë se nuk do të bëjnë marrëveshje paqësore në shkallë të veçantë për luftën që po zhvillohej në të gjitha frontet, e paparë në histori.
______________
(Ky dokument është marrë në formën e plotë nga Libri: Arben PUTO, çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së Imperializimit, II, Tiranë 1987,f. 634-642); Dokumenti është konsultuar dhe krahasuar edhe me origjinalin në rusishte, në frengjishte dhe në Italishte. Sidomos është konsultuar edhe me botimin kroatisht, A. Mandiç, Fragmenti… f. 162-165).

Edward Grey (1862 – 1933)

***
Pazaret me tokat e huaja ishin në modë, janë dhe do të mbesin?

Pazaret me tokat shqiptare si dhe lidhur me moslejimin që të themelohet shteti shqiptar janë zhvilluar edhe në nivelet e qeverive të Wjenës dhe Berlinit. Për “ilustrim” në këtë studim të shkurtër po i japim vetëm disa qëndrime. Në kreun e politikës Wieneze për ekzistencën apo mosekzistencën e shtetit shqiptar kanë qenë prezente shumë ide kundërthënse, madje edhe kur filloi Lufta e Parë Botërore. Ja disa qendrime. Gjenerali Konrad mendonte më 7 janar 1916 që Shqipria duhet të ndahet me Greqinë dhe nëse është e mundëshme edhe me Bullgarinë. Baroni Burian, ngulte këmbë se Shqipëria Veriore dhe e Mesme duhet me çdo çmim të mbetet sferë e interesit austrohungarez.
Kur Austro-Hungaria i okupoi viset shqiptare, qeveria e saj i harroi premtimet. Së bashku me Bullgarinë i ndanë sferat e okupimit. Wjena, natyrisht se e mori Mitrovicën si nyje e rrugëve që lidhë Selanikun, Vushtrinë, Gjakovën, Pejën, Shkodrën, Durrësin dhe pas një pazari të vogël Elbasanin e “anekesuan” nga Bullgarët sferës së vet të pushtetit kolonial. Bullgaria në akord me Wjenën më 6 IX 1915 kishin një Pazar të ri. U morën vesh që “Shqipëria të themelohet si autonome”, por që një “kohë do të qeveriset si e ndarë”. Prandaj në këtë lojë Bullgaria përfitoi: Prishtinën, Prizrenin, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Dibrën e në fillim edhe Elbasanin. Ja pra çfarë çlirimi i tokave shqiptare, çfarë civilizimi na sollën okupatorët e rinjë, të cilët bënin gara se a mund t`ia kalojnë Stambollit dhe Beogradit me krime dhe punë të dhunëshme në ndërtimin e rrugëve, jo për nevoja të popullit, por për nevoja gjeostrategjike ushtarake. Italia në këtë “pazar” të tokave shqiptare e kishte okupuar Vlorën dhe një piesë solide të Lindjes së tokave të saj, aq sa i lejoi edhe Londra, Parisi dhe Peterburgu më 26 prill 1915. Ky orientim i fuqive nuk ishte “teatër’ por lojë e vjetër, e Re, për të treguar se vlera jonë është sa dëshira e të mëdhenjëve. Me këtë lexim të Marrëveshjes së Londrës nga 26 prilli 1915 duhet të kuptohet se në politikë nuk ka MIQËSI as dashuri, por ka interes dhe vetëm interesa.
Të shohim tash se si qëndronte Qeveria e Berlinit ndaj çështjes shqiptare në fillim të Luftës së Parë Botërore. Në këtë rast po e veçojmë vetëm Mbledhjen e 16 XI 1916 ku ishin Gjenrali Franz Isstvan, Baron Burian von Rogerz, m. p. j., gjenrali Franz Baron Courad von Hotzendorf-shef i Gjeral Shtabit. Që të dy gjeneralët kërkojnë në shtator 1915 ANEKSIMIN e Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, për asgjë tjetër, por që ta interesojnë Greqinë dhe Bullgarinë për tokat shqiptare në mënyrë që “strehimin” e italianëve në Vlorë, Gjirokastër dhe më gjërë ta bëjnë çështje të lëkundur. Bullgarët, këta gjenralë i konsideronin okupator të natyrëshëm në Prishtinë, Prizren, Preshevë, Shkup, Tetovë, Gostivarë, Dibër e deri në Elbasan. Francezët në Korçë i konsideronin se duhet të luftohen, por jo pse ishin okupator, por pse u pengonin që të shtrihen më lehtë kah Selaniku, drejtë Dardanelit dhe më tutje në Lindjen e Afërt ku pesha e krimeve ende është në modë të Fuqive. Pse jo kur janë të ndarë në tarafe politike sikurse ishim ne më 1914-1920 e mëtutje. Këto qendrime duhet të sheshëzohen se nuk ka okupator të “mirë” e okupator të kqinjë. Patëm okupator të rrethanave dhe momentit, por të gjithë ishin të njejtë. Na coptuan dhe sot po e paguajmë haraqin për ta dhe në ta. Në fund më duhet ta citojë këtë vargnim gjenial: “S`janë jo të huajtë që e shpëtojnë Shqipërinë, Janë shqiptarët dhe askush tjetër. Mbanie në MEND se është fjalë e VJETËR”. Të kemi miqë, pra të sinqertë që i duam dhe na duan, por hipokrizinë dhe dyftyrësinë ta menjanojmë sa më shumë nga politika, gjithnjë në favor të njeriut aktiv dhe punëtor.
Politikat dhe shtete që e mbrojnë jetën, lirinë, të drejtën në punë, të drejtat qytetare dhe politike, përdorimin e gjuhës, shkollimin, themelatat humanitare, arsimimin publik, themelatat fetare dhe private, do të konkludoja se janë afër gjetjsë së një modeli të sundimit. Deri më tash çdo sitem ka rënë në provimin e drejtësisë, e cilka kurrë deri emtash nuk u sanksionua se duhet të shndërrohet në matematikë njerëzore, shtetrore dhe publike.
Të përfundojmë
Më 1880 ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll, shkëlqesia e tij Lordi Goshen, mori guxim të propozojë formimin e një Shqipëria nga Selaniku e deri në Mitrovicë dhe rrethinë në verilindje të saj, ku kulmin do ta ketë në Sanxhak të Jeni Pazarit. Por kjo profeci mbeti vetëm ide që do të mbahet mendë në kokat e ftofta dhe të nxehta të shqiptarëve. Lidhur me këtë nuk mund ta anashkalojë një shënim të të respektuarit Faik Konica: “…Udhëtoja më 1913 në Shqipëri të Sipërme me Kontin Karl Trauttmansdorf, një djalë nga të parat shtëpi t`Austrisë, kushëri i Berchtold-it…” Konica pastaj e përshkruan udhtimin nëpër Durrës kah Shkodra për t’u gjetur në Obot. Aty, mendje holli Konica, i përshkruan fëmijët duke i thënë bashkëudhtarit: “Vini re syt` e mëdha, plot me dritë dhe me një hie trishtimi, buzët e tyre të nënqeshura, dhe qëndrimin e tyre plot me DINJITET. Vërtetë tha Trauttmansdorffi…”. Për histori ata bënë një fotografi. Por përshkrimi i Faik Konicës nuk mbetet këtu. I përshkruan Malësorët se janë “…folës të lindur, që dinë të lidhin një kuvënt dhe t`a zgjatin pa mërzi të dëgjonjësit, është bukuri t`i vëzhgojë njeriu kur këmbejnë SHAKA të shishme, duke j`a hedhur si top njëri tjatrit me hollësi. Dhe me ç`dinjitet qëndrojnë kur bëjnë muhabet: në mes të shakave më të lira, nuk harrojnë veten dhe kurdoherë siellja e tyre ka një erë zotërie…” Madje në Dukagjin burrat “…edhe kur kuvëndojnë miqësisht në mes të tyre, sikur ZIHEN dhe do t`i hidhen çdo minutë në fyt njëri tjatrit…”. Këto veti të trishtimit të fëmijëve në shiqim të parë dhe të rriturve krenar në shpirt, ishin realitet i fëmirisë sime, sepse ishim lind dhe rriteshim nën trysninë xhakatare të okupatorit. Jashtë shpirtit tonë ishte trishtimi, por në gjak ishte krenaria se jemi shqiptar. Po do të mendoi dikush sot se të rriturit tanë nuk kishin shkollë. Eshtë e vërteë, por robëria anadollake i kishte “shkolluar” sa që politika Orientale e konsideronet atë Perendimorën një kohë të gjatë “foshnje që memzi ecën”. Këtu diku flen mendjemadhësia jonë ende. …
Po, i kisha dhjetë vjetë më 1953. Atëbotë erdhi një Delegacion AMERIKAN, i thonin për t`i vizituar fshatrat e Llapit. Pse erdhën në fshatin tonë ishte si duket zgjidhje e tyre. Na takuan duke luajtur në një lendinë të pastër për lakmi. “Ekologji ma të pastër nuk mund të ishte për ta. Po fëmijët? Të gjithë ishim të shnëndoshë, nganim pas një topi të bërë me harrna. Ameriaknët u ndalën dhe syrvejonin. Të gjithë ishin të një rritje mesatare. Ne ishim më të rritur se sa ata. Filluan të na masin sa jemi të gjatë, sa kilogram i kemi, a kemi ndonjë smundje, a konfrotohemi në mes veti. U përplasëm se të gjithë jemi si një vëllazëri që kurrë nuk përlahemi. Për vetitë tjera shëndetësore po shihni, u tha më i vjetri që i kishte 12 vjetë. Vërtetë ishte ashtu. Në fund, ai që dukej se ishte Shefi i tyre, u afrua dhe na bëri rresht për me na shpërblyer me bombona. Na fotografoi të gjithëve. Ne nuk e dinim çka është ai aparat fare. Neve, prindët na kishin mësuar se nuk guxojmë të marrim prej askujtë asgjë, me asnjë çmim. Amerikanët u stepën…? Prap ai shefi, pyeti në gjuhën e vet: Pse nuk i merrni. Përkthyesi na tha mendimin e tij. Ne heshtëm. Njëri prej neve që ishte më i vjetri në një moment sikur e zgjati dorën për ta marrë pakon me bombone…? Ne të tjerët e shiquam me neveri, dhe ai menjëherë e kuptoi. Ndejtëm nja dy minuta ashtu dhe Amerikanët dhe shoqëruesi që ishte shqiptar u larguan me një buzëqeshje krenare. Ne që mbetëm të luajmë sikur iu ngërmuam atij që deshi ta marrë peshqeshin. Por jo, qëndrimi ynë ishte një stërvitje morale e trishtueshme, sepse të mëdhenjët (prindët) na kishin thënë: “as me zë të lartë nuk guxoni të flisni sepse kolonistët shkojnë e tregojnë në milici, dhe pastaj neve na marrin në burg. Nuk guxoni të prekni në pasuri të huaj kurrë”.

Tash po e përshkruaj psikologjinë e atij shokut të fëmirisë që tentoi t`u merrte bombonat e ofruara prej amerikanëve nga Kryqi i kuq. Bashklojtari ynë, sikur deshi të rrëfehet para neve: “Pasha KURANIN, si bënin be llapjanët dikur, nuk deshta të vjedhë”! Ne të gjithë ia krisëm qeshjes dhe filluam të luajmë. Ja sa moral i lartë ishte, edhe me ia marrë dhuratën dikujtë, na kishin mësuar prindët se “është hajni”. E sa sisteme i kemi kaluar nga 26 prilli 1915 deri me sot 26 prill 2915? Vështirë se kemi mbetë të dlirë dhe virgjër në adetet dhe zakonet tona. Po të huajtë nuk e kanë gabimin, por neve na mbetet të kthehemi pak mrapa në moralin tonë, se kemi çka të marrim dhe edukojmë të tjerët. Po, ne ishim të varfër, por robëria na ka mësuar mos t`i kërkojmë FALJE as beut, as gospodarit, as zotërisë. Ne nuk duhet ta helmojmë botën me të ligat e tyre. Tani në politikën e tyre, po trajtohemi si një foshnje orientale!?

– FUND –

___________________
PJESA E PARË:
PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: 100 VJET NGA TRAKTATI I FSHEHTË I LONDRËS (26 PRILL 1915 – 26 PRILL 2015) (1)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3924

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura