L’EPHIMERIS I ATHINËS (1897): ‘NË SHQIPËRI JANË FORMUAR DISA KOMITETE PËR TË PËRHAPUR IDENË E AUTONOMISË’

Francë, 17 Mars 2018: “Le Temps” ka botuar, të shtunën e 9 tetorit 1897, në faqen n°2, shkrimin e gazetës athinase “L’Ephiméris” mbi çështjen e autonomisë shqiptare dhe kërcënimin e saj nga Porta e Lartë.
Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në shqip, tekstin e plotë :
“Autonomia shqiptare
L’Ephiméris i Athinës, që publikoi disa kohë më parë një seri artikujsh cilësorë mbi lëvizjen shqiptare, mbi kolonitë shqiptare në Itali dhe mbi veprimet e komiteteve shqiptare me seli në Romë, jep sot informacione të reja mbi këtë agjitacion.
Sipas kolegut tonë athinas, në Shqipëri janë formuar disa komitete për të përhapur idenë e “Shqipërisë autonome”. Duket se kjo lëvizje autonome tashmë ka marrë përmasa shqetësuese, sepse Porta e Lartë, e alarmuar, ka urdhëruar që të merren masa ndëshkuese.
Kështu, valitë (udhëheqësi më i lartë në një vilajet të Perandorisë Osmane) janë urdhëruar të monitorojnë nga afër vajtje-ardhjet e anëtarëve të komiteteve, vendase ose të huaja, të ndalojnë me sa më shumë ashpërsi hyrjen në Shqipëri të gazetës së re që botohet në Itali nën titullin Skiperia (Shqipëria) dhe të forcojnë pozitat ushtarake në vendet e rrezikuara nga një kryengritje shqiptare.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura