LETËR E HAPUR DREJTUAR PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË, ZOTIT BAJRAM BEGAJ

Letër e hapur drejtuar Presidentit Republikës Shqipërisë, zotit Barjam Begaj!

Për veprim mbi shkeljet në shfrytëzimin barbar dhe shkatërrimin e vendburimeve hidrokarbure dhe pasurive tjera Minerare, mbi shkeljet e abuzimet financiare të konçesioneve në këto vendburime duke marrë vetëm konҫesionarët gjithë fitimet e këtyre pasurive dhe shteti merr zero fitim, sepse ata deklarojnë se gjoja “punojnë me humbje”, duke mos patur kontroll financiar nga organet shtetërore, si edhe për shkeljet në ndotjen e ambjentit, dëmtimin e pasurive private dhe shëndetit të popullatës në zonat për rreth.

Me këtë letër të hapur ne si Specialistë Nafte këmbëngulim se janë me shkelje të gjitha kontratat e këtyre Konçesionarëve si bazë për të ju pezulluar atyre aktivitetin dhe për të ri-shtetëzuar këto pasuri të mëdha, jetike për ekonominë e vendit, dhe Ju si president të vini në veprim rolin tuaj në ekzekutimin e këtij propozimi të drejtë në dobi të shtetit e të vendit tonë.

Me respekt e konsideratën tonë të lartë!    

…………

(Më poshtë, po japim më tepër detaje për të argumentuar se pse dalim ne me këtë propozim, duke marrë shkasë nga një publikim i bërë këto ditë nga Pamfleti për një aspekt të përsëritur shumë herë të aktivitetit të kompanisë konçesionare më të madhe të naftës në Shqipëri, Bankers Petrolum, për ndotjen e ambjentit, por ne kemi shkruar dhe argumentuar edhe shumë herë të tjera për shkeljet e vazhdueshme, që po të na i kërkoni mund t’jua vëmë në dispozicion).

……………

Nga specialistet e naftës:

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike;

Caush Xhufi, Prof. Doktor i shkencave Gjeologjike

(Ish punonjës të ish-Institutit Gjeologjik të Naftës, Fier)

A përbën ndotja e herëpasherëshme e ambientit një fakt, një shkelje të rëndë në termat e marëveshjes hidrokarbure, që Qeveria Shqiptare t’i pezulloj aktivitetin kësaj kompanie hajdutësh, Bankers Petroleum, që shfrytëzon barbarisht një ndër vendburimet më të mëdhenj në Europë që prej vitit 2005, Patos-Marinës-Kuҫovë, vjedhin gjithë fitimin dhe nuk paguajnë taksat dhe tatimin mbi fitimin në shtet? Rreth këtij fakti të ri mund të ndiqni linkun: https://pamfleti.net/bankers-ne-vend-qe-te-pastroje…/

Për më shumë mund të ndiqni edhe një video tjetër me fakte konkrete, ku kompania konҫesionare Bankers Petroleum shkatërron vendburimin dhe ndot ambientin, ndërsa ata që vuajnë pasojat e tyre janë banorët në zonën për rreth këtij vendburimi:  https://www.youtube.com/watch?v=ec7uq7cnYrk

Po një fakt tjetër, lidhur me koefiҫentin R,që është po ashtu kryesori dhe tepër i rëndësishëm, që u diskutua dhe botua para disa ditësh (15 Shtator/2022) në Gazetën Telegraf, a përbën një tjetër shkelje tepër të rëndë në termat e marëveshjeve hidrokarbure?, a është ai i mjaftueshëm për ti pezulluar kompanive konҫesionare aktivitetin e shfrytëzimit të hidrokarbureve në vendburimet tona. Për më shumë mund të lexoni: https://telegraf.al/…/inxh-isuf-tushe-grabitqaret-e…/

Akoma më shumë, në linkun më posht është një shëmbull ku Kompania Shell ka humbur të drejtën për të kërkuar naftë dhe gaz në “Bregun e Egër të Afrikës Jugut”, vetëm sepse kur është dhënë ky konҫesion nuk është marr mendimi i banorëve, ambientalistëve dhe kompanive të biznesit në atë zonë.

https://telegraf.al/speciale/inxh-isuf-tushe-gjykata-e-larte-dhe-gjykata-kushtetuese-nese-jane-te-pavarura-nga-kupola-politike-dhe-qeverisjet-te-veprojne-ndaj-koncesioneve-te-naftes/

Shkeljet në marëveshjet tona hidrokarbure, të krijuara nga kompanitë konҫesionare në këto 17 vite janë aq të shumëta sa qeveria, në qoftë se do, mund ti pezulloj ato ligjërisht nga aktiviteti dhe të ri-shtetëzoi pasuritë natyrore pa u penalizuar.

Mos qeveria Rama ka frikë që t’i pezulloj kësaj kompanie aktivitetin dhe të ri-shtetëzoj vendburimin, sepse aty fshihen nga pas “aksionerë” të kupolës politike, qeveritarë/ish qeveritarë, deputetë/ish deputetë, këshilltarë të Edi Ramës, etj., që vjedhin dhe ndajnë gjithë fitimin e vendburimit bashkë me konҫesionarin?

A mos ka frikë Opozita Shqiptare Parlamentare ta denoncoj këtë kompani në SPAK për thyerje të termave të marëveshjes hidrokarbure dhe në Institucionet Shtetërore ku ajo bënë pjesë, sepse pas kësaj kompanie fshihen ish qeveritarë dhe ish politikanë të partive të tyre?  

Ju z. President, a jeni në dijeni të kësaj gjëndje skandaloze katastrofale në vendburimet e naftës, ku ҫdo gjë vidhet dhe shkatërrohet barbarisht pa mëshirë sikur të jetë mall pa zot dhe Shteti Shqiptar jo vetëm që nuk ndërhyn, por dhe nuk përfiton gjë nga këto pasuri natyrore hidrokarbure?

Zoti President, në respekt të pozicionit që keni, si mbrojtës i Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë dhe si Kryetar i Shtetit Shqiptar, po ju vëmë në dijeni se në kohën kur z. Meta ishte në detyrë i është dërguar zyrtarisht një rezolutë, që doli nga një konferencë intelektualësh dhe specialistësh të pasurive natyrore dhe energjitike kombëtare, që u mbajtë në Prishtinë në 21 Maj 2022, për shqyrtim nga ana e këtij institucioni dhe në instancat që janë nën vartësinë e tij, por Ai nuk veproi! Besojmë se ky dokument i rëndësishëm duhet të jetë në zyrën Tuaj! Ju informojmë se Rezoluta e Konferencës së Prishtinës ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen nga keq-menaxhimi dhe keq-përdorimi nga qeveritë të pasurive natyrore minerare kombëtare, ku Shqipëria ka pjesën e saj kryesore, të cilat kanë 32 vjet që vetëm vidhen dhe shkatërrohen nga kompanitë konҫesionare dhe qeveria nuk vepron? Aty kërkohet ri-shtetëzimi i tyre. Dhe ju vëmë në dijeni, se kjo rezolutë ju është dërguar gjithashtu instancave kryesore të tjera të shtetit për diskutim dhe veprim: Kryeministrit, zotit Edi Rama, dhe Parlamentit, si dhe analogëve të shtetit tjetër Shqipëtar të Kosovës.    

Zoti President, vjedhja dhe shkatërrimi i pronës shtetërore publike nga ana e kupolës politike, qeverive, oligarkëve të saj, etj., bashkë me kompanitë konҫesionare, nën pretekstin se ato nuk mbulojnë dot shpenzimet dhe “punojnë me humbje”, A është në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës së Republikës Shqipërisë?

Zoti President, vjedhja dhe shkatërrimi i pronës shtetërore publike nga ana e kupolës politike, qeverive, oligarkëve të saj, etj., bashk me kompanitë konҫesionare, nën pretekstin se ato nuk mbulojn dot shpenzimet dhe “punojnë me humbje”, A është veprimtari kriminale sabotuese sipas ligjeve të Kushtetutës së Republikës Shqipërisë dhe A përbën vepër penale?

Zoti President, A e lejojnë ligjet e Kushtetutës Republikës Shqipërisë, shfrytëzimin me humbje të pasurive natyrore shtetërore, ashtu sikurse abuzojnë kompanitë konҫesionare ku deklarojnë, qysh nga viti 1994, se gjoja “punojnë me humbje” dhe qeveria heshtë? Në raste të tilla gjithë bota kapitaliste zbaton ligjin e falimentimit, bile edhe në rastin e rrallë kur pasuria është private, shteti i ri-shtetëzon ato – pse nuk zbatohet ky ligj në rastin e vendburimeve ekzistuese minerare në vendin tonë?   

Po parlamenti dhe qeveria pse nuk e shqyrtojn këtë rezolutë? A e shikojn ata këtë gjëndje skandaloze hajdutërie dhe shkatërrimin e kësaj pasurie natyrore dhe pse nuk veprojnë?, kanë frikë nga k/ministri? apo nga parlamenti ka anëtarë që përfitojnë nga konҫesionet në vendburimet e naftës, etj.?

Po organet e drejtsisë, SPAK-u, pse nuk heton Kompaninë Bankers Petroleum dhe të tjerat, si dhe zyrtarët e institucioneve shtetërore apo politikanët e përfshirë në korrupsion dhe shkatërrimin masiv të pasurive natyrore shtetërore, po edhe ky organ është zhytur në korrupsion apo e drejton qeveria? Para pak vitesh, Gjykata Fierit dhe SPAK-u, filluan hetimin për ish-Presidentin e Kompanisë Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, etj., pasi pasardhësja saj, Kompania Kineze, Geo-Jade Petroleum, e denoncoi atë për korrupsion, por siҫ duket dosja u mbyll se u përfol për gjyqëtarë të përfshirë në korrupsion në naftë! Për më shumë mund të ndiqni: “Bankers Petroleum” padit ish-drejtuesin e saj – YouTube

https://exit.al/bankerd-petroleum-padit-sh-drejtuesin-leonidha-cobo/ – Search (bing.com)

Po Kontrolli i Lartë i Shtetit, pse nuk e kontrollon më shpesh këtë kompani, Bankers Petroleum, sepse ai vetë ka evidentuar abuzime të mëdha me shpenzime për punime të pakryera apo duhet të marri urdhër nga qeveria? Kontrollet e shpeshta, evidentojn raste të freskëta abuzimesh dhe pse nuk i ҫon në SPAK?  

Ne specialistët e Industrisë Naftës dhe Minierave kemi shkruar disa herë me analiza faktesh, kemi bërë denoncime tek k/ministri dhe sugjerime në organet e drejtësisë për hetim, se si po shfrytëzohen, vidhen dhe shkatërrohen vendburimet e pasurive natyrore nga kompanitë konҫesionare në këto 32 vite, por Qeveria dhe Institucionet e Shtetit Shqiptar nuk përgjigjen apo të veprojnë duke marr mendime nga specialistët e fushës për zgjidhjen e këtij problemi kaq të rëndësishëm dhe jetik për ekonominë tonë! Të ardhurat nga pasuritë hidrokarbure dhe minerare para vitit 90’ ishin rreth 50% të buxhetit shtetit.

Zoti President, si specialistë që ja kemi kushtuar gjithë jetën tonë Industrisë Naftës, ashtu si gjithë kolegët tanë dhe naftëtarët, po ju drejtohemi Juve me pyetjet më sipër dhe kërkojmë që Ju të bëni një sqarim publik, sepse qeveria, parlamenti dhe drejtësia kanë zgjedhur vetëm rrugën e heshtjes për të mbrojtur hajdutët!

Mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj!  

Me respekt e konsideratë të lartë!

Isuf Tushe

Caush Xhufi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura