LETËR PUBLIKE E PUSH: TË SHPALLET NON GRADA LËVIZJA POLITIKE GREKE ‘AGIMI I ARTË’ DHE SIMBOLET E SAJ

Pashtriku.org, 22. 09. 2013 – Kryetarit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishanit, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama. Ministrit të Punëve të Brendshëm z.Saimir Tahiri
Të nderuar Zotërinj!
Programi Unik Shqiptar me qendër në SHBA dhe degës e saj në Evropë u bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të shpallin NON GRADA partinë greke ekstremiste Agimi i Artë, simbolet dhe anëtarët e saj, pasi kjo organizatë promovon ideologji naziste, dhunë, nxit racizëm midis popujve. Nga dhuna e racizmit që ushtron Agimi i Artë nuk rrezikohen vetëm qytetarët grek dhe të huajt që jetojnë në atë vend, por edhe vendet fqinje me Greqinë, sepse ideologjia fashiste mund të përhapet edhe më gjerë në formën e hakmarrjes. Agimi i Artë jo vetëm që ka provokuar shqiptarët në tokën greke, por anëtarët e saj kanë guxuar disa herë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të zhvillojnë aktivitete antishqiptare duke provokuar ndjenjat kombëtare të një kombi të tërë. Kjo organizatë naziste e kthyer në parti politike disa herë ka deklaruar se do ti shpalli luftë Shqipërisë për aneksimin e jugut të saj, deklaratat politike të Agimit të Artë arrijnë deri aty sa Heroin Kombëtar të të gjithë shqiptarëve Gjergj Kastrioti – Skënderbe ta quajnë grek.

Nëse do shohim më thellë anëtarët e Agimit të Artë nuk janë vetëm nazistë, as neonazistë, por janë diçka tjetër për të cilët bota duhet të trembet. Ata janë një organizatë e errët, e tmerrshme të cilët promovojnë ushtrinë naziste të Hitlerit për të cilën bota e sotme ndjenë ende dhimbjet që i shkaktojë ajo ushtri me ideologjinë e saj vrasëse deri në zhvarrosje të kombeve.
Vetëm javën që shkojë anëtarët e Agimit të Artë në Athinë vranë një qytetar grek vetëm e vetëm se ky njeri nuk i përkiste ideologjisë naziste të tyre. Pak ditë pas së kësaj vrasje anëtarët e Agimit të Artë në qytetin e Lamias dhunuan fizikisht një shtetas shqiptar vetëm pse emigranti në fjalë deklaroj se është me kombësi shqiptare.
Prandaj ne, “Programi Unik Shqiptar”, kërkojmë sa më parë të ndalohen anëtarët dhe simbolet e Agimit të Artë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Të ndiqen penalisht shtetasit shqiptar të cilët promovojnë ideologjinë naziste të Agimit të Artë dhe marrin pjesë në aktivitetet e kësaj organizate politike me karakter racist.

Emin Eddie EGRIU
Kryetar i PUSH-SHBA
Ish-kandidat Demokrat për në Kongresin Amerikan
22.09.2013
NEW YORK

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura